Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një lloj njeriu të ri të lashtë, që ka bashkëjetuar me neandertalët, rreth 50 000 vite më parë.


ë quajtur “Denisovans”, këta banorë të Siberisë besohet se kanë populluar shumë zona të Euroazisë në një periudhë kur vëllezërit e tyre më të njohur ende nuk kishin braktisur Afrikën.

Një analizë ADN-je, e bërë nga gishti i dorës së një skeleti të fosilizuar i tregoi shkencëtarëve se si mund të jenë dukur këta njerëz të lashtë, në atë që mund të jetë një zbulim tronditës për botën e shkencës.

Përveç neandertalëve, deri tani njihej vetëm ekzistenca e një grupi të vetëm bashkëekzistuesish, të quajtur “Hobit”, zbuluar vite më parë në ishujt e Indonezisë.

”Një specie humane ka evoluar në kohët e hershme në Europë”, deklaroi profesori Svante Paabo, pjestar i institutit shkencor Max Planck në Laipcig, Gjermani.

”Ka ekzistuar forma perëndimore e quajtur neandertal dhe tani dimë edhe për formën lindore të quajtur denisovan”.

Banorët e hershëm të Siberisë janë pasardhës direkt të një grupi edhe më të hershëm që ka populluar përpara neandertalëve Australinë e sotme. 4-6% e AND-së së denisovanëve, korespondonme atë të të ashtuquajturve malenesian./T.CH/