-
Ardian Vehbiu: Si e njoha Bashkim Shehun
Ardian Vehbiu: Si e njoha Bashkim Shehun
Ardian Vehbiu | 25/12/2010 | Kuriozitete | 0 KOMENTE | Facebook | - +
"Shoqėrohej me Ismail Kadarenė, ose Ismail Kadareja shoqėrohej me tė"
Shumė vite mė parė, nė Tiranėn e fundit tė viteve 1970 fillimit tė viteve 1980, kam pasur rastin tė njoh Bashkim Shehun, kryesisht si tė birin e kryeministrit tė atėhershėm, Mehmet Shehu, por mė pas edhe si njeri tė gjallė, tė identifikueshėm pėrtej lidhjeve tė tij familjare.
Ishim studentė nė tė njėjtin fakultet, ai tre vite mė lart se unė; ndėrkohė, Bashkimi kishte botuar njė vėllim me tregime dhe sė shpejti do tė bėhej njė nga autorėt e filmit "Radiostacioni", tė bazuar nė romanin "Nėntori i njė kryeqyteti", tė Ismail Kadaresė. Kishte lindur, si tė thuash, pėr tė shkėlqyer.
Meqė romani vetė rrėfente ēlirimin e Tiranės nė nėntor tė vitit 1944, kishte nga ata lexues qė e interpretonin si njė homazh tė Kadaresė ndaj kryeministrit tė atėhershėm, Mehmet Shehu, pėr tė cilin thuhej se kishte komanduar operacionet ushtarake tė marrjes sė kryeqytetit nga forcat e UNĒSh.
Pėrfshirja e tė birit Bashkim nė vazhdimin e kėtij operacioni fitimtar, kėtė herė nė lėmin letrar-artistik, do tė interpretohej, rrjedhimisht, si mbyllja simbolike e rrethit.
Filmin e mbaj mend turbullt (nė fakt mė kujtohet vetėm Agim Qirjaqi); por mė shumė mbaj mend se ēfarė ndodhi gjatė xhirimeve, meqė nė atė kohė banoja ngjitur me ndėrtesėn e vjetėr tė Radio Tiranės, ose me vendin ku pikėrisht u xhiruan zallahisht shumė skena tė filmit; aso kohe dalja e rrugės Kont Urani te rruga e "Kavajės" u mbyll me mur; dhe krejt zona u shndėrrua nė njė set filmik ku bėhej luftė ditė e natė. Qejf i madh pėr fėmijėt, por dhimbje koke pėr tė gjithė tė tjerėt...
Gjithsesi, nė atė kohė Bashkimi shquhej si djalė i zgjuar, i zoti, i veshur me shije dhe sqimė, me prirje pro-perėndimore, me grua tė bukur... me fjalė tė tjera, si ekuivalent i aristokratit nė shoqėrinė tonė barazimtare.
Edhe nuk kisha dėgjuar kurrė njeri tė thoshte diēka tė keqe pėr tė; ishte i sjellshėm, i kujdesshėm, i vėmendshėm ndaj tė tjerėve; pak i tėrhequr dhe ndonjėherė i ēuditshėm. Nė biseda tregonte erudicion tė madh dhe dukej qė nuk e kalonte kohėn duke luajtur futboll ose tavėll me rojet e tė atit.
Si shumė tė tjerė, edhe unė ia kisha zili privilegjet, por edhe mė vinte keq qė do tė mbetej gjithnjė nė hijen e tė atit aq tė fuqishėm, meqė tė gjithė do ta njihnin dhe do ta trajtonin si "i biri i Mehmetit".
Ia pata shprehur kėtė keqardhje njė shoku, tė cilit iu duk tepėr qesharake; meqė ne aso kohe deri edhe njė patate tė skuqur nuk e gjenim dot vetė qė ta hanim dhe visheshim ende me palltot qė na kishin sjellė dikur nga Rusia etėrit. Megjithatė, unė e thosha me sinqeritet dhe besoj nuk e bėja si kompensim pėr anonimitetin tim relativ; Bashkimi, aso kohe, nuk ishte veēse njė filiz pak i shtrembėr rebel i mbirė nė trupin e pėrhershėm tė lisit.
Shkruante shumė mirė, edhe pse pak ngadalshėm dhe ndonjėherė mėrzitshėm; por gjithnjė prozė teknikisht tė pėrsosur, nė stilin e vet.
Shoqėrohej me Ismail Kadarenė, ose Ismail Kadareja shoqėrohej me tė - vėshtirė ta ftilloje kėtė; ne letrarėt e rinj i pėrfytyronim si shkėmbenin mendime pėr letėrsinė e madhe dhe Perėndimin, Kafkėn dhe kafkat; pinin cigare Marlboro dhe Dunhill; frekuentonin lokale tė freskėta nė verė dhe tė ngrohta nė dimėr.
Pastaj ndodhėn ato qė ndodhėn e qė dihen; pak ditė pas vetėvrasjes sė Mehmetit, e kam parė Bashkimin te hyrja e njė vile te rruga e "Elbasanit", ku e kishin ēuar me gjithė tė ėmėn pėrkohėsisht, derisa t'u vinte urdhri i internimit; e kisha pasur njė pėrshėndetje me tė dhe "trimėrisht" vendosa qė ta pėrshėndes pėrsėri; por ai u tregua mė i zgjuar dhe uli kokėn dhe bėri sikur s'mė pa.
Qė atėherė s'e kam parė mė; edhe pse ia kam lexuar veprėn herė pas here. Shoh qė shkruan nė shtyp dhe qė raportin me tė atin e ka zgjidhur nė mėnyrėn mė njerėzore tė mundshme, si bir i dhembshur dhe si qytetar - nė intervistėn e fundit, dhėnė M. Nanos, e kishte pėrmendur Mehmetin si njeriun me tė cilin do tė donte tė kishte zhvilluar njė bisedė tė gjatė.
Herėn e fundit qė isha nė Tiranė, ia bleva romanin "Mozart" me vonesė; vepėr e mirė, madje nga mė tė mirat qė kam lexuar nė letėrsinė shqipe tė pas viteve 1990. Bashkim Shehu i tregimeve tė viteve 1980, tashmė ėshtė prozator i nivelit europian, i rafinuar, me art tė madh nė tė shkruar, zotėsi tė admirueshme pėr ta mbajtur rrėfimin nė kontroll e pėr ta ruajtur drejtpeshimin e rrėfimit, personazhe tė besueshme dhe komplekse, struktura polifonike dhe paralele. "Mozart" me vonesė ėshtė roman pėr totalitarizmin, i shkruar me tonin e njė onkologu qė pėrshkruan njė formė veēanėrisht agresive tė kancerit qė e ka prekur atė vetė.
Ėshtė fat i madh, pėr letėrsinė shqipe, qė ka tashmė njė autor tė tillė kaq profesionisht tė kompletuar, kaq tė ditur dhe kaq tė ndjeshėm ndaj njeriut.
Gjatė leximit pati momente kur m'u hoq prej mendjes Mehmet Shehu politikan kryeministėr Lin Biao i Enverit; e konsiderova kėtė si meritė tė autorit, i cili tashmė njihet (pėrveēse natyrisht si shkrimtar) jo vetėm si biri i numrit dy tė regjimit totalitar dhe pinjoll i kastės aristokratike tė kuqe; por edhe si i persekutuar nė kanalet dhe nė burgjet e po atij regjimi, ose njeri qė i ka parė tė dy anėt e gurit: tė sipėrmen, tė rrahur nga dielli dhe nga era dhe nga shiu e tė shkelur nga thundrat e gomerėve dhe ēizmet e ushtarėve; dhe tė poshtmen, tė zhytur nė vezė tė njoma kandrrash dhe krimba dimėrues mbledhur kutullaē si zemberek dhe spore kėrpudhash dhe kalbėsi pylli.
Shpresoj tė vijė dita kur Mehmetin, njė burrė shteti pėrndryshe brutal dhe bashkėfajtor me Enverin pėr tė gjitha krimet e pėrbindshme tė totalitarizmit, ta identifikojnė si "i ati i Bashkim Shehut". Ndoshta edhe do tė jetė e mundshme pėr shkrimtarin qė, me veprėn e vet, si njė tė mirė tė vyer qė i shtohet universit shqiptar, tė kompensojė disi pėr bėmat dhe gjėmat e tė atit dikur.
Kjo do tė ndodhė, madje duhet tė ndodhė, pasi tė perėndojė, nė Shqipėri, brezi qė e ka tė gjallė Mehmetin nė kujtesė; dhe tė vijė dita kur pasardhėsit e viktimave tė tij dhe dashamirėsit e Bashkim Shehut prozator tė jenė njė bashkėsi e vetme.
shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt