Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 216
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për një Shqipëri evropiane-laike dhe jo Shqipëri islamike

    Për një Shqipëri evropiane-laike dhe jo Shqipëri islamike
    Scritto da Gazeta Sot
    Venerdì 24 Dicembre 2010 00:00
    Nga Pirro PRIFTI

    Debatet në Tv-Skan dhe në një TV tjetër prestigjioz shqiptar me titull për një Shqipëri Laike apo Islamike, hedhin dhe një herë në treg paditurinë dhe keqinformimin e publikut nga ana e analistëve dhe gazetarëve për ligjet e këtij vendi i cili mezi po zvarritet për tu integruar në BE,

    pikërisht sepse ngatërrojnë problemet, keqinterpretojnë kushtetutën për laicitetin e vendit, dhe disinformojnë publikun duke mbivendosur problemet fetare me ato politike.
    Nuk do të ndalem tek kjo por tek një dukuri tjetër interesante që vlen për tu shqetësuar dhe që mesa duket është pjesë e një politike të hollë e dinake anti-integrim që drejtohet nga ish-nomenklatura komuniste e cila vazhdon të dominojë mediat nëpërmjet disa individëve mashtrues por dhe nga radikalistët të cilët sikur kanë bërë një aleancë të heshtur me këta fosile të komunizmit duke na predikuar pseuo-patriotizmin dhe pesuodo-atdhetarizmin.
    Historiku i emrave në Shqipëri dhe në trevat shqiptare nuk është i vështirë të kuptohet duke patur parasysh të tre komunitetet fetare shumë të respektuara dhe të nderuara qe jetojnë sot në Shqipëri dhe në trevat shqiptare në Republikën e Kosovës dhe në FYROM. Në përgjithësi emrat e fëmijëve janë vendosur bazuar në përkatësinë fetare dhe në një farë mënyre emir tregonte jo vetëm përkatësinë fetare por dhe traditën, mentalitetin, psikologjinë e personit dhe të familjes së tij, por sigurisht tregonte dhe tregon edhe territorin ku jetojnë këta njerëz, gjë që vërteton sipërfaqen e gjerë të trevave shqiptare në Ballkan. Shqiptarët sidomos pas vendosjes së shtetit të diktaturës së proletariatit filluan të vendosnin emra të ndryshëm nga ato shqiptarë dhe kjo tendencë vazhdon deri në ditët e sotme të post-diktaturës. Në një farë mënyrë kjo tregon se shqiptarë pavarësisht nga përkatësia fetare kanë qenë dhe jo shumë fetarë por kanë dashur që atë që nuk e realizuan në të kaluarën (në kohën e pushtimit turk, në kohën e Zogut, në kohën e diktaturës) për tu afruar dhe për tu bërë europianë e realizonin nëpërmjet vendosjes së emrave perëndimorë për të treguar se... “ja dhe ne jemi në Europë...”
    Megjithatë periudha në kohën e sundimit otoman-turk ishte një periudhë e errët dhe plot probleme nacionale, sociale, ekonomike, dhe fetare, problem i vendosjes së emrave në shqip përbënte një përparësi në atë kohë, dhe nga ana tjetër aspekti i dëshirës për tu dalluar nga pushtuesit turq sidomos tek komunitetet e krishtera ortodokse dhe katolike, por dhe tek popullata e konvertuar ishte i dukshëm. Shumë familje patriote shqiptare të të tre feve (pra dhe ato myslimane) përpiqeshin që edhe nëse prindërit konservatorë I vendosnin emrat fetarë ata përpiqeshin që në popull dhe në punët e përditshme ti shkurtonin këto emra p.sh, Avdullah- në Dullë, Islam- në Lame, Ramazan- në Xan ose Xon, Hasan – në Can, Ibrahim – në Braçe, Myftar- në Tare, etj; kurse dhe të krishterët që kishin emra ortodoksë, i shkurtonin si psh, Vangjel – në Xhela, Petraq – në Peçi, Kristofor- në Fori, Dhimitraq –në Taqkë, etj. Problematik mbeteshin të konvertuarit të cilët stimulonin shkurtimet dhe nofkat e mbiemrave por nofkat i stimulonin dhe vetë turqit apo tradhtarët ose shërbëtorët e turqve të asaj kohë i thërrisnin me nofka përçmuese të varfrit apo ata kundërshtuesit dhe besimtarët e sektit tjetër që I gjenin sipas profesionit të tyre apo të përafërt si psh, Nesti – Noçka, Xan-Vula, Isa – Rrota, Hys- topthi, etj, etj.
    Sa për katolikët, ata i kishin emrat e shkurtër Tom, Lesh, Rrok, dhe s`kishin nevojë për shkurtim përveç rasteve kur u shtonte ndonjë nofke përbuzëse njëlloj si të tjerëve-qeveritari, ose administrator turk apo shqiptar ( shih dhe librin “Të Penduarit” që flet për këtë problem). Laramanët kishin një problem të veçantë: ata mbanin mbiemrin e krishterë, dhe në rast të pakta emrin kurse emrin e mbanin mysliman dhe ritet deri në një farë kohe i ruanin të krishtera vetëm në shtëpi nga frika se mos dënoheshin apo gjobiteshin nga administrata turke.
    Me pak fjalë, rezistenca ndaj pushtimit turk ishte dhe në formën e vendosjes së emrave, ose në formën e shkurtimit të tyre, ose të vendosjes së emrave perëndimore ose të vendosjes së emrave të heronjve të ndryshëm kombëtarë apo atyre fqinjë kombëtarë dhe në pak raste ndërkombëtarë. Në kohën e Zogut kur u Shqipëria u bë shtet, problemi vendosjes së emrave filloi të anojë nga vendosja e emrave shqiptarë por emrat fetarë vazhdonin të mbizotëronin sipas feve përkatësisht.
    Vendosja e regjimit komunist në atë kohë ishte një eveniment i ri, dhe një modë e re filloi në vendosjen e emrave sidomos nga qytetarët por dhe nga ata që shkonin jashtë shtetit duke vendosur përkatësisht emra rusë, por dhe italianë, francezë dhe anglo-amerikanë nga klasat qytetare jo komuniste. Izolimi i vendit shkaktoi një pseudo-nacionalizëm të theksuar duke vendosur emra shqiptarë disa herë dhe me detyrim në gjendjet civile të cilat paraqitnin dhe një listë emrash shqiptarë apo të huaj që duheshin tu vendoseshin fëmijëve si dhe ato që nuk duhet të vendoseshin duke insistuar që të mos vendoseshin emrat fetarë për të gjitha komunitetet. Kjo vazhdoi deri në 1967 kur shteti shqiptar sanksionoi me ligj ateizmin. Atëhere popullata shqiptare në mënyrë si të thuash instiktivisht për të treguar se i përket Evropës perëndimore dhe jo diktaturës,- filloi të vendosë masivisht emra që shikonte apo dëgjonte në radio, nga sporti, në televizion (pas `74), por edhe për të kundërshtuar dhe rezistuar politikave aspak humane të qeverisë komuniste, sepse nuk mund të ngrihej dot në greva. Fundi i represionit komunist shkaktoi dhe lindjen e një sistemi të ri, afrimin me perëndimin, hapjen, emigrimin, komunikimin me Evropën, rivendosjen ligjore të përkatësive fetare në vend. Emrat vazhduan të vendoseshin shqiptarë, e të huaj, pra kishte dhe dëshira nacionaliste por dhe dëshira për integrim u pasqyrua dhe pasqyrohet edhe sot nëpërmjet emrave. Po kështu dhe për emrat fetarë të cilat vendoseshin dhe vendosen edhe sot më tepër nga familjet fshatare dhe që zbatojnë ritet fetare përkatëse.
    Problem interesant por që për mendimin tim është shqetësues, po ndodh sot me shtimin e merave arabë të cilat në pamjen e parë nuk duhet të shqetësojnë njeri por të para nën prizmin e dinamikës dhe ecurisë së vendit shikon që në vend të shtimit të emrave nacionale por dhe të huaj (kryesisht anglo-saksonë dhe latinë), vërehet një në mënyrë paradoksale një rritje e emrave arabe e turq në komunitetin mysliman të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në Kosovë (më pak në Shqipëri). Natyrshëm del pyetja: e përse këta emra që nuk janë përdorur asnjëherë më parë? E përse sot? Sigurisht vendosja e emrave fetarë është në fakt një çështje e zbatimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nuk diskutohet përse vendoset ky emër dhe përse ky. Megjithatë ka disa emra të rinj që janë të panjohur përsa i përket emrave të shqiptarëve në vite. Sot mund të dëgjojmë dhe të shohim në letër këmbim, në face-book, në internet, në lajme, emra njerëzish në përdorim me kombësi shqiptare por që kanë emra arabë e sigurisht fetarë si: Sunnullah, Alaudin, Abdulgafurr, Al Amin, Salahudin, Hasret (emër femre), Elguharaba, Abudurimi (?!), Albselefet (përveç emrave të zakonshëm që tani u jepet theksi arab).
    Është e vërtetë që në kohën kur shqiptarët ishin në Federatën Jugosllave ata nuk lejoheshin të përdornin emra shqiptarë por lejoheshin të përdornin emra fetarë! Kjo strategji e serbëve u jepte të kuptonin (sigurisht ishte një ide të turbullt) tek shqiptarët vendalinj- se ata “nuk janë shqiptarë por myslimanë”, në mënyrë që të realizonin largimin e tyre nga trojet etnike për në Turqi... “sikundër ata duhet ta kishin vendin”. Kjo strategji u kundërshtua në ato kohë nga inteligjenca shqiptare e Kosovës dhe e Maqedonisë. Sot sidomos pas viteve ’90 kur Kosova u përfshi gradualisht në luftën pan-Jugosllave për pavarësi të ish-republikave, dhe me kulmin kur pas eksodit të ’99, Kosova u çlirua nga forcat e NATOS, gjithashtu dhe në Maqedoni, shqiptarët e Maqedonisë arritën disa të drejta duke arritur të përfaqësohen në qeverinë e shtetit FYROM, pati krahas rritjes së nacionalizmit shqiptar edhe një rritje paralelisht të fillimit të vendosjes së disa emrave myslimanë jashtë atyre të traditës që janë gjendur dhe gjendur rëndom në të gjithë Shqipërinë. Lulëzimi i emrave arabë krahas atyre tradicionalë turq, mund të vihet re me shqetësim jo vetëm nga shqiptarët e atyre trevave por dhe në Shqipëri ashtu dhe në BE sepse mund të ketë këto arsye që po i rendis më poshtë.
    • Një formë sfide ndaj kulturës perëndimore.
    • Një formë rezistence dhe urrejtje të fshehur ndaj SHBA.
    • Një influencë në rritje e kulturës arabe tek disa të rinj që kanë mbaruar shkolla fetare jashtë vendit (pjesërisht në Turqi por ajo nuk ka tendencë radikaliste), si në Arabi, Malajzi, Siri, Jemen, etj, duke ndryshuar traditën islamike të disa pjesëtarëve të komunitetit të madh dhe të respektuar mysliman i cili në Shqipëri dhe Kosovë e Maqedoni është i ndarë respektivisht në sektin syni (me xhami) në veri, dhe bektashij (teqe) në jug, të cilët janë shumë më të afruar me të krishterët dhe më tolerantë.
    • Ndikimi arsimoro-financiar i kulturës së re jashtë asaj tradicionale të vjetër myslimane.
    • Prania e komuniteteve të vogla turke egjiptiane etj në këto treva.
    • Varfëria e madhe ekonomike e individëve që pranojnë traditën e re ndaj asaj të vjetre.
    • Prania e individëve jo-turq në kohën e luftës në Kosovë dhe ndihma e tyre financiare dhe militare deri para ‘99.
    Këto faktorë të sipërpërmendur kanë krijuar idenë tek disa komunitete shqiptarësh se ata janë në rradhë të parë me etni(?!) myslimane dhe jo shqiptare, gjë që e cila mund të sjellë së pari probleme në integrimin e tyre, dhe së dyti këta komunitete kanë rënë përsëri në kurthin e strategjisë serbe të dikurshme (por tani me kahje tjetër) që meqë këta njerëz që flasin shqip por janë me kombësi myslimane (ashtu si deklaruan serbët e Jugosllavisë së Titos për boshnjakët) e kështu ta kenë më të lehtë që në një të ardhme të favorshme (për sllavët) t’i përzënë nga vendi.
    Ky fakt është shqetësues sepse etnia apo kombësia është çështje fakti dhe jo dëshire.
    Feja nuk është kombësi por është diçka shpirtërore dhe mund të ndryshojë (p.sh, shqiptarët kanë ndryshuar disa herë fe për arsye pasurie dhe gradash). Kjo dëshirë e shprehur nga disa individë të këtyre komuniteteve është e ngjashme me atë që kërkojnë disa ekstremistë politikanë greke dhe minoritarë për të shprehur etninë sipas dëshirës duke hedhur poshtë faktin që etnia apo kombësia është çështje fakti- çështje AND, çështje identiteti, çështje regjistrash, kurse feja është e rëndësishme por është çështje dëshire. Me këtë mënyrë individë radikalistë të vendeve lindore të Azisë së vogël e të mesme po bëjnë të njëjtën gjë me shqiptarët e varfër, duke u dhënë “një kothere bukë” për t’iu ndërruar doket dhe traditat.
    Le të shpresojmë që komuniteti i shëndoshë mysliman (por dhe në Shqipërinë e jugut) të kuptojnë rëndësinë e shprehjes së etnisë ashtu si është, dhe jo duke e bërë çështje dëshire. E ardhmja e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve mund të rrezikohet nga të dy anët nëse këta njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se ç’po ndodh. Ndoshta historia përsëritet, por e ardhmja e Shqipërisë, Kosovës dhe e shqiptarëve të Maqedonisë nuk është as sfida dhe urrejtja e fshehur ndaj SHBA dhe kulturës perëndimore e globalizmit, as forma e protestës nëpërmjet vendosjes së emrave të rinj jashtë traditës dhe dokeve shqiptare, por është integrimi në BE, punësimi, arsimimi sipas standardeve europiane, bashkëpunimi me fqinjët dhe me vendet e BE, dhe sidomos ruajtja fort e miqësisë dhe e bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik- SHBA duke iu larguar nostalgjive turko-arabe.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Ter mllefin qe keni ne shpirt nxjereni miiiiiire,dhe kenaquni duke vjell se vetem keshtu mund ta ndihmoni islamin dhe ta beni ate edhe me te forte.

    me thoni se sa sukses keni aritur duke vjell kundra islamit prej vitesh?

    kot e keni o trima,islami nuk esht nje grusht njerez qe do humbin me nje te vjellur
    islami nuk esht drit qirijsh qe me nje frym shuhet
    islami nuk esht parti qe i vjen fundi,as regjim komunist as socialist,islami do jet gjithmone sa te ekziston kjo bote.

    nese nuk edin sa jemi ne bote ja nuk ta them une se do thuash i risni numrat,po ta sjell nje video te thjeshte kshtu vetem per ilustrim te numrit te muslimaneve,qe ne realitet esht edhe me imadh se ky qe thuhet

    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Anesti_55 mbyll ket tem esht turp te thuhet kjo nga nje shqiptarqfar do lloj feje te jesh kto tema perqajn popullin.
    Ne jemi populli i vetem ne bot qe kemi disa fej dhe nuk e rrujm fort per kta per mua te kemi disa fej ne nje komb esht nje pasuri.
    Hiqe ket tem.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2009
    Postime
    134
    Islami ec perpara ne mbar boten,e shqiptaret dun me u kthy mbrapa me hy neper gropa.e po trent jemi ne

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    Anesti_55 mbyll ket tem esht turp te thuhet kjo nga nje shqiptarqfar do lloj feje te jesh
    Hiqe ket tem.
    Urani jo cdo kush qe ka lind ne shqiperi dhe ka nenshtetesi shqiptare eshte shqiptar.
    Dhe un kame shtetsi amerikane, dhe femijet e mij linidn ne amerik, por ne amerikan nuk jemi. keshtu dhe puna e anestit. ai eshte nenshtetas shqiptar por jo shqiptar .

    Per cfar flet ky artikull sepse asnje rresht nuk lexova, syri me kapi shkaras nje mbiemer prifti aty, me siguri ndonje qafir e ka shkruar kete pacavure.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 24-12-2010 më 21:35

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Urani jo cdo kush qe ka lind ne shqiperi dhe ka nenshtetesi shqiptare eshte shqiptar.
    Dhe un kame shtetsi amerikane, dhe femijet e mij linidn ne amerik, por ne amerikan nuk jemi. keshtu dhe puna e anestit. ai eshte nenshtetas shqiptar por jo shqiptar .

    Per cfar flet ky artikull sepse asnje rresht nuk lexova, syri me kapi shkaras nje mbiemer prifti aty, me siguri ndonje qafir e ka shkruar kete pacavure.
    Un nuk jam kunder as nje feje dhe nje shqiptar i vertet nuk ka arsye te jet kunder as nje feje spses ashtu jemi edukuar.
    Dhe mendoj se edhe ti je me mua.
    Ky qe ka hap ket tem duhet ta mbyll.
    Qfar do qoft kombsia e tij apo feja e ti.

  7. #7
    Ne krijimin e nje Shqiperie laike, moderne dhe europiane, myslimanet(pratikant) jane te perjashtuar, sepse ne Shqiperi jane vetem nje minorance e rendomte. Nje shtet dhe shoqeri moderne dhe laike ndertohet duke u bazuar ne shumicen e popullsie dhe jo ne pakica etnike dhe fetare. Ne Shqiperi, maxhoranca e popullsise kane ne zemer dhe ne mendje demokracine, Perendimin, Europen, dhe zhvillimin. Popullsia ne Shqiperi eshte e perbere nga ishmysliman jo pratikant, nga atesista qe nuk besojne, nga te krishtere ortodoks dhe katolik, dhe nga nje pakice shume e vogel islamikesh pratikant te versionit Hamas-Hezbollah, si keta ketu me lart qe mund t'i dallosh nga injoranca dhe paedukata.
    Islamiket, ata qe mbushin forumet neper internet, jane te gjithe nga Kosova dhe Maqedonia. Eshte per te te ardhur keq, por ky eshte problem per Kosoven, do t'i duhet shtetit te Kosoves te perballet me kete rryme injorante. Ne Shqiperi, na sjellin ndonje problem vetem kur festojne festen e bajramit, sepse dynden te gjithe drejt qyteteve shqiptare per te rritur numerin e festuesve. Nje taktike qe e perdornin partite politike ne vitet 90. Te njejtit njerz marrin pjese ne te gjitha mitingjet.
    Askush nuk mund t'a ndale integrimin e Shqiperise ne familjen e madhe Europiane, laike dhe moderne. Me liberalizimin e vizave, rane edhe kufinjet qe na ndanin nga europianet e tjere, dhe integrimi i popullit shqiptar eshte i plote. Integrimi i fundit mbete ai i struturave shteterore, qe eshte nje proçes me i gjate por qe nuk ndikon ne anen shoqerore dhe kulturore.

  8. #8
    Nuk ka rruge tjeter per kombin shqiptar, perveç modernizimit dhe te perqafimit te vlerave perendimore!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    pse cka po pritni,kapuni per vlerat perendimore,vec mos i haroni:alkoolin,drogen,prostitucionin,vetvrasjet,q ent,macet,prinderit ne dom te pleqeve kur te plaken,dhunimi i femijes nga vet prindit,incesti,e shum shum tjera...qe po te filloi te te flas per kulturat e evropes,me mir do thuash kisha hy ne grop se ne evrope.ti ne evrop hyn me gjith kemb,por prej saj meri ato te mirat e jo gjitha vlerat dhe kulturat qe ti servon ajo.....se po ja filluat me homo homo do shfaroheni gjith,dhe po ja filluat te murgoni grat dhe vajzat ateher do shfaroseni edhe me shpejt,andaj hapni syt dhe shiqoni ku esht shpetimi o njerez qe shifni vetem me syt e ballit e ato te zmeres ia keni dhen me qira Evropes.
    Jetë e rëndë.......!!!

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Ti njono paske nje kuptim krejt tendin per fjalen "vlere"!!!
    Ne ç'liber famelarte ke lexuar se droga, prostituzioni, alkoli, incesti, etj, qenkan "vlera" te kultures evropiane??!!
    Jarigas

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •