Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 117
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Kush e rrëzoi kandidaturën e Adem Demaçit për president?

    Shefik SHKODRA

    "Gjarpijt e Gjakut", emërtim interesant. Ne disa, vërtet kemi jetuar gjithmonë me gjarpinj edhe praktikisht. Çfarë do të kishte pas këtij titulli të ballinës, si duket ai libër?!

    Atëherë ishte vështirë të gjendej ndonjë libër, çfarëdo qoftë, vetëm shqip të jetë. Sa përkthimet të vështira e të pa ëndshme të autorëve botërorë e jugosllavë kemi lexuar! Ishte herët një kohë kur bisedonim si nxënës se kush është ky Adem Demaçi. Nuk më kujtohet mirë në cilën klasë ishim, por ishte një dëshirë e madhe që ta gjenim "Gjarpijt e Gjakut", një roman të vogël nga ky autor shqiptar në Kosovë. Çdo gjë që është e ndaluar, duket diç si e mistershme, prandaj edhe shumë kureshtare. Është kureshtare për të rinj e për më të vjetër. Po njeriu sa është i ri është edhe më guximshëm se të tjerët. Askush nuk mund t'ia thyej mendjen për ta zbuluar një ditë sekretin për çështjen që është i interesuar.
    Do djem të fshatit që ishin në Shkollën Normale, thuhej se njëri e kishte dhe kjo nuk vonoi shumë e ky roman, kjo prozë e bukur u bë edhe pronë e fshehtë për disa, kështu më dhe mua më ra në dorë. Pak si me drithërima e lexova dhe më thanë si në pëshpëritje se, nuk duhet të gjendet nëpër duar ky libër. Është i rrezikshëm. Mund të burgosin me të. Është i ndaluar! Unë nuk pash kurrfarë rreziku nga ai tekst. Askënd nuk kishte sharë as nuk e kishte kërcënuar. Ishte një prozë shumë e mirë dhe e lehtë për ta lexuar dhe për ta kuptuar. Ishte një realitet i kohës që përcillej te ne historikisht. - Jo, nuk është krejt thjesht puna, tha njëri, dhe vazhdoi, ky njeri që e ka shkruar këtë është në burg, i dënuar politikisht. Thuhet se, nuk e ka pranuar këtë regjim. Dhe as shkrimet e tija nuk duhet të lexohen dhe janë të kyçura e jashtë përdorimit.

    Një personalitet me stoicizëm dhe vendosmëri

    Zgjedhja e një presidenti që do t'i pëlqente më së miri të gjithë qytetarëve të Kosovës do të ishte vetë, Adem Demaçi. Dhe me siguri se udhëheqja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë aq e dobët edhe prej këtyre partive që i kemi, megjithatë ende ka nevojë që të veprohet më me dinamikë dhe me një sens të një kursi shumë më refleksiv politik e historik për këtë vend, i cili është në këtë fazë të shtet formimit. Një vend i cili është përplot me probleme e që kërkohet të zgjidhen. Për këtë është mirë të kihet parasysh një personalitet me një stoicizëm dhe një vendosmëri në të gjithë lëmenjtë. Më e pakta është ajo që do të duhej, e ajo e para është, respektimi i kushtetutës dhe ligjet e aprovuara nga legjislacioni i Kosovës. Në këto rrethana është shumë vështirë për cilindo personalitet që të vihet në këtë karrige, të insistoj dhe të veproj pa u luhat nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme.
    Në këto rrethana, në mesin e krejt inteligjencës, partive dhe shoqatave të ndryshme është vështirë të gjendet personi me të gjitha cilësitë për ta marrë përsipër një obligim zyrtar të një presidenti të Kosovës.
    Nuk ka njeri në botë i cili nuk do të kishte mangësi në qenien e tij. Kush më shumë e kush më pak. Gjithnjë do të duhej të kërkohet njeriu me më pak të meta e veti negative. Ai i cili është më pak ose fare i përfolur në afera të ndryshme. Duket se, Adem Demaçi është njeriu i tillë për këtë kohë që ta obligoj veten për ulësen e presidentit. Ai i ka meritat e kahershme, por edhe sot është mjaft vital e i pa luhatshëm. Do t'i ndihmonte shumë vendit po qe se të gjitha partitë do të ishin në marrëveshje e pa fjalë për inaugurimin e tij president.

    Udhëheqës pa anime, pa interesa personale e grupore

    Për afro tridhjetë vite burgje të rënda në ish-Jugosllavinë dhe mbijetimit të të gjitha të zezave që i janë sjellë nga Serbia dhe politika titiste, ai dha gjithë rininë e vet për këtë vend e këtë popull. Ai doli më në fund ngadhënjyes. Doli me të njëjtën vijë dhe vijon ende pa rrëshqit në as një hap. Dhe jeta e tij është përplot peripeci, por gjithsesi ai nuk ka ndërruar nga vetja asgjë. E sheh dhe dëgjon mirë krejt ecurinë e politikës shqiptare. Politikë, tashmë kjo e mendimit pluralist dhe pro perëndimore.
    Për gjithë kushtet dhe rrethanat e sotme, do të duhej të lutej që Adem Demaçi ta pranojë vendin e presidentit. Bagazhi i tij është përplot me fakte të një personaliteti të veçantë; si intelektual, si atdhedashës, jolakmitar, madje edhe hero i qëndresës para një terrori të vështirë në këto troje. Një personalitet frymëzues i gati të gjitha breznive deri më sot. Pa ia numëruar të gjitha vuajtjet, kapërcimet e tyre nëpër kohë si dhe vetitë e tij prej njeriu të formuar, të paepshëm në momente delikate, të pa kërcënuar dhe të afërt me të gjithë qytetarët, për këtë e të tjera vlen të emërohet president i Kosovës me një konsensus të partive dhe personaliteteve tjera të vendit. Është pak i moshuar, por me një kujdes më të madh bindja del se, ky do të jetë në gjendje të udhëheq vendin pa anime, pa interesa personale e grupore, pa përkulje dhe servilizëm, gjithnjë me një moto të vetme - ngritja dhe zhvillimi politik, ekonomik e kulturor i Kosovës.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin

    Haj zoti mos e baft,mos ta nin kush,kjo do ishte fundi i fundit te kosoves.
    Kosoves i duhet nje president i shkolluar,i edukuar dhe qe ka respekt gjith populli e keto i mungojn keti gjynahi

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    48
    kosoves i duhet nje president jo sherbetor i huaj por i popullit te vet, se gjithe qe i kemi pas i kemi pas shan lepirsa

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Haj zoti mos e baft,mos ta nin kush,kjo do ishte fundi i fundit te kosoves.
    Kosoves i duhet nje president i shkolluar,i edukuar dhe qe ka respekt gjith populli e keto i mungojn keti gjynahi
    Cdo dite po e deshmon injorancen tende edhe me shum... cdo dite po deshmon qe je nje njeri qe nuk i don njerezit qe kontribojn per kete vende.

    Cka ka bere keq Adem Demaci qe sipas teje qenka i keq.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Cdo dite po e deshmon injorancen tende edhe me shum... cdo dite po deshmon qe je nje njeri qe nuk i don njerezit qe kontribojn per kete vende.

    Cka ka bere keq Adem Demaci qe sipas teje qenka i keq.
    O i nderuar ka kalu koha e demaqave,neve na duhet nje njeri vital,i shkolluar qe njeh gjuh te huaja qe eshte i zoti me nje fjal,e ademi nuk eshte me qu me dhen se ti hup tana,une e kuptoi dashurin qe ke per demaqin,por kjo nuk mjafton,dhe te jesh i sigurt se qe ne momentin qe behet kryetar do te na bashkoi me shkie prap kapirash.
    Po ku ki ti ne bot nje kryetar te till,po a je normal ti,une e kisha ban naj kryetar te penzionerave te naj lagjeje edhe veq domina me lujt,ti koke shume i mbrapambetur,na myt me budallakina.
    Per me qen kryetar duhet te ket edhe kondicion,duhet te udhtoi duhet te punoi nga 12 ore,duhte te jet nate edit ne gjendje gadishmerie,po lodhe more ate tru pak e mos e mbaj per se rani,diqka jam bind shqiptaret trurin e kan findak te ri,a din pse sepse shume pak e perdorin.
    Me te mira

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Thumbs up Demaçi, kundërkandidati i Pacollit

    AAK, Vetëvendosja dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, Adem Demaçin.

    E diel 20 Shkurt 2011 23:25

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë një test të vështirë të hënën, kur pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re e ku, sipas paralajmërimeve, do të votohet edhe për presidentin e ri në vend.

    Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin.

    Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare.

    Nga burime të besueshme të portalit “Qendra”, mësohet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar, Adem Demaçin.

    Marrëveshja mësohet se është arritur të dielën në mes të AAK-së, “Vetëvendosjes”, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidimin e Demaçit mund të votojnë për Adem Demaçin.

    Adem Demaçi, veprimtar i njohur i çështjes shqiptare, ishte burgosur shumë herë nga regjimi serb. Ka mbajtur rreth 30 vjet burg, njihet si Mendela e Evropës. Pasi u lirua nga burgu ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

    Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për Mbrojtjen e Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hm.. e nxorri kryet albini.. qe i merr nga demaqi direktivat..

    pra dhe pak nga qosi e erion veli ruc edvin-kosi.

  8. #8

    Thumbs up VV propozon Demaçin për President !!!

    Fadil Halimi | 04-04-2011 09:49 CET Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, në takimin e së dielës me përfaqësues të pikave në terren të kryesuar nga Ali Lahu, për president të vendit ka propozuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

    Ky propozim ka dalë nga kjo parti pas situatës së krijuar në vend. Me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e “fitueseve te zgjedhjeve” dhe indolenca e partive opozitare, u kërkua që në krye të shtetit të vjen një personalitet konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë, i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

    Andaj nga ky takim doli ideja se njeriu më i qëlluar për këtë pozitë në këtë moment është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi. Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e pikave nga terreni mendojnë se ky propozim duhet të merret seriozisht dhe Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës ta përkrahin atë në mënyrë që ta nxjerrin vendin nga kjo katandisje institucionale në të cilën ndodhet sot vendi.

    Veç kësaj, zgjedhja në këtë pozitë e Demaçit do te kthente dinjitetin e nëpërkëmbur të institucioneve të Kosovës dhe do të faktorizonte korpusin politik shqiptarë. Po ashtu, sipas VV në Podujevë, zgjedhja e Adem Demaçit për president të vendit do ishte një njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...per-president/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Vetëvendosja propozon Demaçin president
    Publikuar: Sot, më 04 prill 2011

    Podujevë, 4 prill - Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, në takimin e së dielës me përfaqësues të pikave në terren, të kryesuar nga Ali Lahu, për president të vendit ka propozuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, njofton “Zëri”.

    Ky propozim ka dalë nga kjo parti pas situatës së krijuar në vend. Me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e “fitueseve te zgjedhjeve” dhe indolenca e partive opozitare, u kërkua që në krye të shtetit të vjen një personalitet konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë, i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
    Nga ky takim doli ideja se njeriu më i qëlluar për këtë pozitë në këtë moment është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi.

    Zgjedhja në këtë pozitë e Demaçit do te kthente dinjitetin e nëpërkëmbur të institucioneve të Kosovës dhe do të faktorizonte korpusin politik shqiptarë. Po ashtu, sipas VV në Podujevë, zgjedhja e Adem Demaçit për president të vendit do ishte një njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,54430
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me ne fund e nxorri kryet albin ku.rva..
    dolli sic e paramendoja se kush djaj jan mbas albin k.urves..
    pra demaq qose m.utavistet..

    thënks arian qosja qe na e shuajte kuriozitetin..

    pra antar te larte te shtabit polpotist.. jane dirigjuesit e falanges destruktive me nick vetvendosja..

    dhe is mustafa sipas dyshimeve qe kisha.. duket qe moti eshte spiun i shikit..

    ke te doni vini po me te mir se Pacolli nuk do gjej Kosova..

    Pacolli,. njeriu qe e do kosoven pa interes..

    ..

    shi kur te dalin dhe ca falangist tjer te thon..duam qose caushin e 97 tes per president.. se ashtu po dojke edvinua.. miku i is mutafes..

    pra.. mafia e betonit dhe veglat e shikit.. po punojn nen rrogoz..

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •