Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Dr.Shefqet Krasniqi - Dik Marti sulmon UÇK-në

    Dik Marti sulmon UÇK-në

    Dr.Shefqet Krasniqi

    Këtu ditë është duke u folur shumë për raportin e Dik Martit paraqitur asamblesë së Evropës ku në te sulmon në mënyrën më të vrazhdë UÇK-ën dhe figurat më eminente të saj,

    kinse ata paskan kontrabanduar me armë dhe me organe të brendshme të ushtarëve e civilëve serbë të zënë rob gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Lajm ky i cili u përhap si vetëtima jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në tërë Evropën dhe jashtë saj. Të gjitha mediat i kushtuan rëndësi shumë të madhe këtij lami duke e vërë atë në rend të parë të lajmeve ditore. Bie pyetja a thua vërtet meriton ky lajm ti epet kaq shumë rëndësi të madhe sa që të merren të gjitha mediat me te dhe të flitet për te natën e ditën?! Unë nuk mendoi ashtu, përkundrazi lajmet të tilla as që vlen me u marr me tu se lëre më me i kushtuar rëndësi kaq të madhe. Eh sa njeriu qohet jerum e flet hashamet, e me ja nis ne mu marr me ta, na shkon jeta duke e mbrojtur vetën tonë. Me rëndësi është që të jemi të pastër, e ne e dimë se kush ka qenë UÇK- ëja dhe çfarë pune kanë bërë sepse kemi qenë vet anëtar të saj, e nuk kemi ne nevojë me ardhur askush e me na treguar neve se a kemi qenë të mirë apo të këqinjë, a kemi qenë të ndershëm apo të pa ndershëm. Ai zotëriu mundë ta konsideron vetën të lirë për të shprehur, qoftë edhe për ta akuzuar dikë, por fatmirësisht rregullat e “lojes” janë se nëse e akuzon dikë për diçka duhet të sjellësh argumente dhe dëshmi, përndryshe mund të dënohesh para gjygjit, këtu rregulla janë në tërë botën. Kjo sa i përket të akuzuarit, ndërsa i akuzuari nuk ka nevojë asnjëherë të sjell asnjë dëshmi se ka qenë i pafajshëm, sepse në esencë ai është i tillë derisa të sillen argumentet dhe të vërtetohet aktpadia.
    E ne i themi atij zotëriut siç ka thënë Allahu : “Thuaju: sillni argumentet e juaja nëse mendoni se jeni të sinqertë në at që pretendoni” (Bekare: 111). Nëse i sjell argumentet tuaja atëherë ka hapësirë për të debatuar rreth atyre argumenteve sepse edhe ne i sjellim argumentet tona e pastaj shohim se kush e ka më mirë, apo të kujt janë argumentet më të forta, përndryshe pretendime të kota e boshe ka sa të duash, apo atu mbeten të tilla, ngase janë të tilla, e ne nuk kemi kohë të merremi me tu, ne jemi në procesin e formimit të institucioneve më të larta qeveritare, neve na presin para vete shumë punë, ende jemi veç në fillim. Andaj as që ja vlen bile ta humbim kohën me thash e thëna të njerëzve të marr të cilët nëse i shikojmë në detale Zoti e di sa çka dalin, andaj mos të humbim kohë me te. Kjo nga njëra anë, e nga ana tjetër ky rast është edhe një dëshmi e qartë për neve shqiptarët se jo e tërë Evropa janë burra të mirë, por në mesin e tyre ka të atillë që vërtetë nuk donë me na pa që jemi gjallë e lëre më me na inkuadruar në familjen e tyre të madhe. Mendoi se ky është një mësim fort i mirë për ne dhe se nuk është i pari e as i fundit sepse edhe më herët kanë ditur disa qarqe evropiane të dalin kundër shqiptarëve, e sot doli ky zvicerani, e nesër Zoti e di e kush del. Kjo shpifje ndaj UÇK-ës dhe figurave të saj po ma kujton shpifjen e Serbisë se në Kosovë ka “fundamentalistë e terrorist islam”, por ajo ani pse u mundua ta vërtetoi këtë pretendim, kurr nuk arriti ta bëjë, por qëllimi saj ishte i qartë, të mundohet ta iritoi botën perendimore ndaj neve. Bile jo vetëm serbët, por mjerisht pati dhe ka edhe sot qarqe të brendshme në Kosovë të cilat u munduan dhe mundohen edhe më tej ta përhapin atë ide se tek ne ka “terrorist”. Gjithë ashtu kjo shpifje po ma kujton shpifjen e disa njerëzve këtu në Kosovë se femrat të cilat mbulohen po edhe djemtë të cilët i lëshojnë mjekrat marrin para nga shoqata e organizata të ndryshme arabe, bile për këtë edhe bëjnë be. Por ne asnjëherë nuk ua kemi vërë veshin “përrallave” të tilla e as që kemi dashur të humbim kohë me tu. Nëse ka diç të vërtetë le ta vërtetojnë dhe le të na sjellin dëshmi, përndryshe ne vazhdojmë punën tonë dhe nuk merremi me ta, sepse koha është më e shtrenjtë sesa mu marr me njerëz të tillë. E njëjta gjë mendoj se qëndron edhe raportin e Dik Martit dhe se ne duhet të kemi qëndrim të qartë ndaj tij dhe ndaj çdo njeriu i cili ndjek rrugën e tij, ata hapin gojën dhe llomotitin kotë, e ne shikojmë punën tonë, punojmë dhe e qojmë vendin para. Allahu na ruajt sherrit të tij dhe të çdo njeriu dashakeqës ja, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Të lumtë Dr. Shefqet Krasniqi

    Hero në luftë
    Hero në paqe


    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Shefqeti burr asht kan prej kohesh,por nuk dij a i ben mire kjo qe futet edhe ne keto pune...kur dihet se te huajt nuk e kan ne sy te mire.
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Paj shkrimet nëpër gazeta më tepër preferohet të jenë me tematika të politikës dhe kombit andaj mendoj se doktori e ka goditur cakun e duhur.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    zoti mos e sprovoft me pas pun me qafirat.
    Jetë e rëndë.......!!!

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Amin!

    Mirëpo mos e ki dert vlla i nderuar se Doktori nuk është i vetëm ka përkrahje të fuqishme këtu në Prishtinë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ne sduhet te brengosemi se qka do bejn te tjeret me ne sepse kjo bot eshte sprov dhe njerzit e mir do sprovohen shum por ne duhet te brengosemi per veprat tona te kqija dhe te frigohemi vetem nga zoti
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    pritni tani reagimet e jarigasit,chinos ,sepse nje islamik si dr , nuk ua mer mendja te beje nje gje te tille.
    Po ku eshte DOM KQIRA??

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga sheki51 Lexo Postimin
    Po ku eshte DOM KQIRA??
    Nuk ka kohë të merret me Dick Martyn, është i zënë me masakrimin e 1 milion e 900 mijë shqiptarëve.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    lereni pash zotin mos e permendni me at qen....se qen ma te flliqt nuk njeh historia e shqiptarise....
    Jetë e rëndë.......!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •