Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    A cdo vit do na tregoni se a duhet apo sduhet me festu .... eshte pak e tepert edhe besoj qe anetaret nuk jane femi mos me dite qka eshte mire e qka eshte keq .
    Po mir o xhamia, mbasi për ty është e qartë, pse po mërzitesh. A e din ti se këtu ka anëtar të ri që ende nuk e dinë këtë gjë? Sipas teje duhet të mos i thuajmë të vërtetës, se është e vërtetë? Ne ju tregojmë atyre anëtarë që janë besimtarë musliman, kurse për të tjerët, nuk na intereson fare, se është e njëjtë për ta i këshillove, apo jo, ata nuk ndrishojnë.

    Në rastëse është nevoja ne do ta përsërisim atë, jo vetëm se çdo vit, por edhe më shpesh për tu informuar të padijshmit që kjo festë nuk duhet festuar.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    mia@, sa i përket asaj që ke thënë se familja ime, bashkë me mua e kemi festuar këtë festë pagane, ke të drejtë dhe është e vërtetë se e kemi festuar. Kjo zgjati deri sa na erdhi e vërteta dhe pasi e pranuam të vërtetën dhe i thamë larg nesh injorancës, prej asaj dite ne nuk po e festojmë më.

    Po ti mia@, kur do ta kuptosh se kjo festë nuk duhet festuar, apo ende nuk të ka ardhur e vërteta, po rin në atë injorancë që kam qenë unë dikur. Pra dil në dritë oj mia@ dhe leri muhabetet e kota se nuk ke hajr prej atyre festave, por vetëm se keni humbje, si kaj xhepi, ashtu edhe kaj mendja, se i hupni mendt në këtë festë! Pini si pijanecë, bërtisni si budallenj, bëni zhurmë gjithë natën, dhe mos harrojmë se imoralitetet në këtë festë janë të papërshkrueshme, etj., etj., etj., të mos i përmendi të gjitha dëmet që sjell kjo festë pagane e padobishme. Prap të them se nuk të ndalon askush ti që ta festosh, se kjo temë ka qenë për ata që besojnë dhe jo për ata që nuk besojnë. Për këtë është mirë që të mos futeni këtu dhe të na tregoni mend ju se kjo festë nuk ka gjë të keqe, të pëlqen ti festoje, por ne këtu kemi argumente që nuk duhet festuar dhe ne na mjaftojnë ato Argumentet dhe jo mendimet e juaja. Ne i duam të afërmit tanë se kështu na mëson feja, por jo në harrame. Fëlliqësirave ju thuajmë jashtë traditës muslimane, sepse nuk kanë vend tek na. Në rastëse don me ditë se si i respektojnë muslimanët farefisin e tyre, ndoshta do të hap nji temë te re që të mos e devijojmë temën e radhës dhe aty ta sqarojmë se si duhet qenë ajo tek besimtarërt musliman, kurse për besimet e të tjerëve as që na intereson fare, sepse nuk kemi nevojë ta dimë. Nuk ka mbet të na tregon dikush që nuk beson All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, se si duhet mbajtur marëdhënijet farefisnore me harrame, këtë sot edhe nji fëmij të nji familje muslimane, nuk mundesh me e bindë se kjo festë është mirë që të festohet. Po ju jeni mësuar me ato shprehjet e juaja, gjoja dashamirëse, por ne e shohim të vërtetën se është e kundërt asaj që thoni ju, prandaj e refuzojmë atë me argumente.

    Kjo mendoj se vlen për të gjithë ata që mendojnë njëjtë si kjo anëtarja mia@.
    Per cfare imoraliteti e ke fjalen se une vetem me familjen e kam festuar Vitin e Ri?
    Nese mendon se do besh imoralitet po ta festosh kete feste me familjen, atehere s'ta ka fajin festa po mendja.
    Po juve nuk harxhoni tere ato leke per te ngrene ne muajin e Ramazanit, dhe jo per nje dite, por nje muaj rresht e plot te tjera. Kurbanet qe beni qe nuk jane te lira. Mesa di une per kurban nuk mund te besh dot pazare. Do e blesh aq sa ta japin. Boll folet budallalliqe se nuk jua ha njeri. Nese nuk do ta festosh, mos e festo.
    Pse nuk eshte e mire te festohet?
    Ndalo alkoolin, mishin e derrit, fto vetem familjare dhe je ne rregull.
    Gezuar e per shume vjet! Qofte nje vit i begate per te gjithe fetare dhe jo fetare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 31-12-2010 më 18:13
    Feelings change - memories don't.

  3. #33
    Urim i veçantë
    Pendim, Falje, kërkim Falje


    Të dashur miq, ndonëse ju kam uruar edhe një herë, në këto momente, s’di si më erdhi në mendje fjala e urtë daneze: “Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhem – po”. Kjo fjalë më shtyri të mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti që lamë pas dhe doli se kisha pasur një vit me shumë përpjeta e tatëpjeta, me çaste të lumtura e me çaste jo shumë të lumtura, me mirëkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrë në hak dhe se dikush më kishte hyrë në hak...

    Prapë fjala e urtë daneze më erdhi në shërbim:”... të ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijësh për të mirë. Atëherë mora këtë vendim që të jua them edhe juve, miq të dashur:

    1. Pendohem për gjithë të këqijat që kam bërë, ( nuk ka gjë më fisnike se të pendohesh )
    2. Do t’i fal të gjithë ata që kanë gabime ndaj meje. ( nuk ka gjë më madhështore se të falësh )
    3. Kërkoj të falur botërisht ndaj gjithë atyre që i kam lënduar, që ua kam prishur ditën e që kam bërë gabime të paqëllimshme ndaj tyre.


    Dhe për fund, miq të dashur, më lejoni të ju uroj:
    12 muaj lumturi,
    52 javë qetesi,
    365 ditë dashuri,
    8.760 orë paqe,
    525.600 minuta sukses,
    31.536.000 sekonda miqësi.


    Gëzuar Vitin e Ri
    2 0 1 1
    Le të jetë ky vit i realizimit të dëshirave tua
    personale, familjare dhe kombëtare.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    ej a do beheni rehat se iku viti i vjeter e erdh i riu....aman mos ardht me kurre se na lodhet

    mia ti mir e ke formulu,shkurt dhe shqip.sikur une.
    une sonte kam heng dhe kam pi si cdo nat tjeter,dhe isha ne nje ditlindje ketu ne familje,as alkool as muzik as asgje,vetem ha pij,kemi lujt pak karta(pishpirik) dhe 15 min para 12,kur te gjith dolen me kris,un ika ne shtepi...dmth sbera dicka te jashtzakonshme nga netet tjera,e per te kris skam kris,se nuk jap para per raketa femijesh
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Adem Gashi,kalkulatorin paske dit me perdor boll mire
    vetem une do te kisha then,jo prej viti ne vit te urohemi,por te duam njeri tjetrit dhe gjith njerzimit te miren per gjithmone,se ska mbetur nje nat e caktuar kur duhet te urohet dikush,kjo pak me duket banale,po cdokush din per vete. si doqoft flm per uratat,dhe un te deshiroj ty dhe familjes tende dhe gjith shqiptareve dhe gjith njerzive te mire,gjith te mirat per gjithmone.
    Jetë e rëndë.......!!!

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Adem Gashi,kalkulatorin paske dit me perdor boll mire
    vetem une do te kisha then,jo prej viti ne vit te urohemi,por te duam njeri tjetrit dhe gjith njerzimit te miren per gjithmone,se ska mbetur nje nat e caktuar kur duhet te urohet dikush,kjo pak me duket banale,po cdokush din per vete. si doqoft flm per uratat,dhe un te deshiroj ty dhe familjes tende dhe gjith shqiptareve dhe gjith njerzive te mire,gjith te mirat per gjithmone.
    Përshëndetje njoni_ch. Nuk është porosia e mesazhit te "kalkulatori". Pikërisht ato që i përmende ti thuhen në mesazh: ta duam njëri tjetrin, të pendohemi ( t'i biem pishman ) kur bëjmë një punë të keqe, të kërkojmë falje kur dikujt i bëjmë keq dhe pse jo, ajo më madhështorja është t'i falim ata që na kanë bërë keq. Mesazhi i urimit ka për bazë tolerancën, respektin, atë njerëzoren - të njerëzishmen.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #37
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    A mos është kjo temë për urime?!!!!!
    A mos vallë doni të futni huti tek beimtarët?!!!!
    A mos vallë ka mbetur ju të na tregoni se duhet festuar këtë festë?!!!!



    Përgjigja është e njohur, JO nuk është ajo që thoni ju se ne e kemi të vërtetën dhe e lamë të kotën, kurse ju të humburit mereni atë të kotën dhe lerni rahat të tjerët.

    All-llahu s.v.t., thotë:


    " Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. "
    ( Bekare, 256 ).

    " Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur. " ( Isra, 81 ).

    " Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!" ( Sebe, 49 ).

    " Atë e mallkoi All-llahu. Ai ( djalli ) ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu". Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; ... ( Nisa, 118-119 ).

    " Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet. " ( Mearixh, 42 ).

    Këta fjalë të Krijuesit nuk i kupton kush, përveçse atyre që kanë mendje të shëndoshë. Kurse atyre të tjkerëve ju themi: Mbasi këshillën nuk e pranoni, ju vazhdoni me tuajën dhe ne me tonën. Ta shohim përfundimin se kush ka pasur të drejtë.


    mia@ ka thënë:

    Per cfare imoraliteti e ke fjalen se une vetem me familjen e kam festuar Vitin e Ri?
    Nese mendon se do besh imoralitet po ta festosh kete feste me familjen, atehere s'ta ka fajin festa po mendja.
    Po juve nuk harxhoni tere ato leke per te ngrene ne muajin e Ramazanit, dhe jo per nje dite, por nje muaj rresht e plot te tjera. Kurbanet qe beni qe nuk jane te lira. Mesa di une per kurban nuk mund te besh dot pazare. Do e blesh aq sa ta japin. Boll folet budallalliqe se nuk jua ha njeri. Nese nuk do ta festosh, mos e festo.
    Pse nuk eshte e mire te festohet?
    Ndalo alkoolin, mishin e derrit, fto vetem familjare dhe je ne rregull.
    Gezuar e per shume vjet! Qofte nje vit i begate per te gjithe fetare dhe jo fetare!

    mia@, ti je aq e trashë saqë edhe gjërat e thjeshta si kupton. Unë e kam fjalën për festën në përgjithësi dhe jo se si e feston ti, ku as që më intereson se si e festoni ju. Ku ke thësnë se s'ka faj festa por mendja, hmm bash kjo ju mungon juve mendja! Ne harxhojmë për muajin e Ramazanit kjo është e vërtetë, sepse atë muaj e kemi për obligim agjërimin, mbasi jemi të urdhëruar nga Krijuesi dhe ne e mbajmë besën e dhënë Atij. Këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse ne shpenzojmë për të përfituar kënaqësinë e Krijuesit dhe jo si ju që festoni nji festë që nuk keni as haberin se pse e festoni, ndoshta për ta kënaqë shejtanin!!!!!

    Për Kurban, hmmmmm mia@, ti nuk ja din vlerën e kurbanit, për këtë bën bla bla bla këtu dhe gjoja se din diçka. Hajde mia@ shko pyet ndonjërin nga të afërmit e tu si është musliman dhe ta tregon se çfarë shpërblimi kanë ata që presin Kurban!

    Ata budallalëqet je tu i folë ti moj e marë, se je tu shëtit me mendt e tu dhe nuk din se çka flet.

    Dhe mos mu përgjigj më se nuk kam me ta kthyer më, se nuk më debatohet me nji person që flet pa argumente.

  8. #38
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin

    mia@ ka thënë:

    Per cfare imoraliteti e ke fjalen se une vetem me familjen e kam festuar Vitin e Ri?
    Nese mendon se do besh imoralitet po ta festosh kete feste me familjen, atehere s'ta ka fajin festa po mendja.
    Po juve nuk harxhoni tere ato leke per te ngrene ne muajin e Ramazanit, dhe jo per nje dite, por nje muaj rresht e plot te tjera. Kurbanet qe beni qe nuk jane te lira. Mesa di une per kurban nuk mund te besh dot pazare. Do e blesh aq sa ta japin. Boll folet budallalliqe se nuk jua ha njeri. Nese nuk do ta festosh, mos e festo.
    Pse nuk eshte e mire te festohet?
    Ndalo alkoolin, mishin e derrit, fto vetem familjare dhe je ne rregull.
    Gezuar e per shume vjet! Qofte nje vit i begate per te gjithe fetare dhe jo fetare!

    mia@, ti je aq e trashë
    Pak turp nga vetja nuk te vjen......!!!!! I thua dhe vetes besimtar pale.Keto te meson Kurani? Si te ofendosh te tjeret.
    saqë edhe gjërat e thjeshta si kupton. Unë e kam fjalën për festën në përgjithësi dhe jo se si e feston ti, ku as që më intereson se si e festoni ju. Ku ke thësnë se s'ka faj festa por mendja, hmm bash kjo ju mungon juve mendja!
    Nese ti ke shku per lesh nuk eshte faji yne.....Nje keshill shoqerore ke nga une mundohu te mbledhesh edhe ato pak grame qe te kane ngelur ne kaptinen tende boshe
    Ne harxhojmë për muajin e Ramazanit kjo është e vërtetë, sepse atë muaj e kemi për obligim agjërimin, mbasi jemi të urdhëruar nga Krijuesi dhe ne e mbajmë besën e dhënë Atij. Këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse ne shpenzojmë për të përfituar kënaqësinë e Krijuesit dhe jo si ju që festoni nji festë që nuk keni as haberin se pse e festoni, ndoshta për ta kënaqë shejtanin!!!!!

    Për Kurban, hmmmmm mia@, ti nuk ja din vlerën e kurbanit, për këtë bën bla bla bla këtu dhe gjoja se din diçka. Hajde mia@ shko pyet ndonjërin nga të afërmit e tu si është musliman dhe ta tregon se çfarë shpërblimi kanë ata që presin Kurban!

    Ata budallalëqet je tu i folë ti moj e marë, se je tu shëtit me mendt e tu dhe nuk din se çka flet.

    Dhe mos mu përgjigj më se nuk kam me ta kthyer më, se nuk më debatohet me nji person që flet pa argumente.
    Nese ti Rame nuk do ta festosh mos e festo .
    Por te lutem mos ofendo 99,9% te shqiptareve.

  9. #39
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sa qesharak jan bere njerzia

    Ja gjith ai maskarallak i mbremshem (me petalte e fishekzjarre) sot dita zbardhi me te zakonshmen e saj duke i ndriquar tere ato mbeturina fishekzjarresh ku me total u shpenzuan miliona euro dhe ne fund badihava.

    Kjo logjik e lodhet prej fokeje, duhet te kuptoj se pavarsisht qe njeriu e numron jeten e tij drejt vdekjes me data, dite, muaj dhe vite, ajo jete e tij nuk varet prej ketyre kalkulimeve kronologjike.

    Nese dikush me thot Urime Viti i ri, ateher le te te pret nga une per cdo muaj ti them Urime Muaji i ri (1 shkurti, 1 marsi, 1 prilli, 1 maji, 1 qershori etj etj)

    Thjesht nese nisemi nga ky mentalitet ku duke numru dite, muaj dhe vite te festojme, ateher po ja bejme keshtu: Le te numron dikush deri ne 365 dhe kur te arrin deri tek numri 365 te festojm urraaa jasha jasha

    Ose tjetra, te festohen dekadat (kur behen rrafsh 10 vjet), te festohen shekujt (kur behen 100 vjet) etj etj

    Hajt se behet mire edhe per kete shtres.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #40
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Nese ti Rame nuk do ta festosh mos e festo .
    Por te lutem mos ofendo 99,9% te shqiptareve.
    Ti prenceedi, a ka mundësi që të jesh më i qartë se ku i kam ofendu 99,9% të shqiptarëve, a pse u them besimtarëve që të mos e festojnë vitin e ri?!!!

    Ku tu duk vetja se të kam ofendu ti personalisht dhe ma sjell këtu atë ofendim qi ta kam bë?!!!

    Në rastëse nuk i bjer argumentet, atëherë mos akuzo të tjerët.

    A mos të duket se me të thanë se je i trashë dhe ti e mer si ofendim. Thasë atë që e meriton nni personi dhe hiq ma tepër, mbasi ti të ka djeg ajo fjalë, pse nuk të djegin fjalët që këtu i ke me thasë ofendimesh nga ata shokët e tu dhe hiç zë nuk bën, që t'ju thuesh se na i ofendoni 99-9% shqiptarë?!!!

    Aj se e dimë shumë mirë se me çfarë personash kemi të bëjmë dhe nuk e lodhim fare kokën që të miremi me kësi injorantësh.

    A na mëson Kur'ani të shprehemi ne kështu???

    " As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu". " ( 2-120 ).

    " E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve. " ( 3-20 ).

    " Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! " ( 3-73 ).

    " O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë. " ( 5-57 ).

    " O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. " ( 47-7 ).


    Pastaj këtu është hapur tema për muslimanët dhe jo për ata që nuk janë muslimanë do vinë e të na shesin mend këtu me mendimet e juaja personale. Besoj se kjo është e qartë për nji person që ka mendjen e shëndoshë?

    Mos harrojmë se tema është : " KREMTIMI I VITIT TË RI TEK MUSLIMANËT "


    Nuk ju tha askush asgjë atyre që duan ta festojnë këtë festë, le ta festojnë, por ju lutemi që të mos na sjellin mendimet e tyre që duhet festuar edhe ne , se ne kemi pruar argumente që si besimtarë muslimanë nuk duhet ta festojmë dhe kaq.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •