PESË KËSHILLA



IMAM MUHAMMED EL-BAKIR

(676-733)



Nëse kanë vepruar me pasaktësi

Ti mos u bën të tjerëve padrejtësi.



Nëse të ka tradhtuar ndonjëri

Ti mos tradhto askënd, asnjeri.



Nëse të kanë quajtur rrenacak

Ti mos u bën i egër, shtazarak.



Nëse të kanë lëvdëruar

Ti mos u bën i ngazëlluar.



Nëse të kanë kritikuar

Ti mos u bën i shqetësuar.



Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



(Botuar në gazetën “Drita Islame”

Nr.12 (335), f.15, Tiranë, Dhjetor 2010