Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares?

    Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, Julian Assange, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje. Siç njofton Indeksonline, ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar me gazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas. Ndërkohë, në shtëpinë e Pranverës gjendet dhe një çifteli, aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për BBC-në, në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës. Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ka ai do të kalojë Krishtlindjet. “Do të jenë Krishtlindje jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona”, ka thënë Smith. Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën. Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit, Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej, 8 anëtarë të ekipit u vranë. Për t’i kujtuar ata, Smith e hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët. Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998. Vitin e kaluar Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë, për të mbajtur tryezë diskutimi për mediet moderne. Ata do ta strehojnë Assangen, derisa të vendoset për ekstradimin e mundshëm në Suedi, ose vazhdimin e gjykimit në Londër.

    Gazeta Tema

  2. #2
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Kush ka besuar që Assange ka simpati për shqiptarët. Themeluesi i WikiLekas, Julian Assange, po pushon këtyre ditëve në Londër ndërsa publikisht nuk ka folur asnjëherë për marrdhëniet me shqiptarët apo nëse ka simpati për simbolet tona.

    Megjithatë, ai duket se ka folur shumë kësaj radhe duke u shfaqur me një çifteli prapa krahëve të tij. Gjatë një interviste për BBC, në murin pas shpinës së tij duket e varur çiftelia - instrumenti muzikor dhe tradicional i shqiptarëve. Sikurse Assange, edhe shumë shqiptarë vazhdojnë ta mbajnë atë me dekada në odat dhe shtëpitë e tyre.

    Në një raport tjetër televiziv për Assange, po gjatë një interviste, pas shpinës së tij duket flamuri kombëtar kuq e zi. Ai është i varur në murin e një zyre¸ ku Assange shfaqet me kolegët e tij duke punuar. Flamuri dhe çiftelia – flasin për Julian Assange, "shqiptarin" e madh. Mbase në të ardhmen, ai do të gjej kohë të rrëfej për këto simbole dhe ndjenjat që ka për shqiptarët. /indeksonline/

    Kliko këtu për ta shikuar intervistën në BBC, ku duket çfitelia: BBC News - Julian Assange tells BBC his concerns over Swedish case

    ..dhe në këtë video ku duket flamuri:
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk eshte kah me pelqen qe kjo kosovare ja ka hap dyert keti mangupi qe ka punua kunder interesave amerikane,qite jasht ate depsez se hor na bane

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte kah me pelqen qe kjo kosovare ja ka hap dyert keti mangupi qe ka punua kunder interesave amerikane,qite jasht ate depsez se hor na bane
    Nga hundet te ka nxjerre G.W. Bushi?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    edhe cfar u be tani.....
    Jetë e rëndë.......!!!

  6. #6
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte kah me pelqen qe kjo kosovare ja ka hap dyert keti mangupi qe ka punua kunder interesave amerikane,qite jasht ate depsez se hor na bane
    hahahaha i bukur ky koment
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares?

    Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, Julian Assange, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje. Siç njofton Indeksonline, ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar me gazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas. Ndërkohë, në shtëpinë e Pranverës gjendet dhe një çifteli, aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për BBC-në, në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës. Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ka ai do të kalojë Krishtlindjet. “Do të jenë Krishtlindje jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona”, ka thënë Smith. Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën. Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit, Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej, 8 anëtarë të ekipit u vranë. Për t’i kujtuar ata, Smith e hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët. Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998. Vitin e kaluar Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë, për të mbajtur tryezë diskutimi për mediet moderne. Ata do ta strehojnë Assangen, derisa të vendoset për ekstradimin e mundshëm në Suedi, ose vazhdimin e gjykimit në Londër.

    Gazeta Tema
    Ketu shifet Flamuri shqiptar
    http://www.youtube.com/watch?v=on3Jy...ayer_embedded#!

    Ciftelia

  8. #8
    Fakti qe ka dal me çifteline apo flamurin shqiptar ne dukje, nuk e ben Assangen nje simpatizant te shqiptareve. Perkundrazi, me cuditi fakti qe nga gjithe shtetet e botes, ne intervisten e tij, mori si shembull nje 'dokument' per Shqiperine, qe nuk u provua apo s'kish dijeni asnjeri.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Edhe ju mendoni se ky Assange nuk esht njeri i Amerikes bo booooo

    Amerika vendosi ti thote disa gjera dhe e shpiku Assange kaq e thjesht esht kjo nuk ka asgje ketu per te filozofuar .

    I lumte kesaj kosovares e cila esht ber pjes per ta ndihmuar Ameriken nje gje esht shume e rendesishme ne ter ket histeri nga te gjitha ato sekrete te shumta aty nuk ka asnje dokument mbi IZRAELIN .

    Gjdo teori/variant tjeter esht muhabet koti.

    Prenja koken gjarprit haaaaa (Ky esht nje argument i forte qe amerika ne nej te ardhme ta sulmoje Iranin ).......

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Edhe ju mendoni se ky Assange nuk esht njeri i Amerikes bo booooo

    Amerika vendosi ti thote disa gjera dhe e shpiku Assange kaq e thjesht esht kjo nuk ka asgje ketu per te filozofuar .

    I lumte kesaj kosovares e cila esht ber pjes per ta ndihmuar Ameriken nje gje esht shume e rendesishme ne ter ket histeri nga te gjitha ato sekrete te shumta aty nuk ka asnje dokument mbi IZRAELIN .

    Gjdo teori/variant tjeter esht muhabet koti.

    Prenja koken gjarprit haaaaa (Ky esht nje argument i forte qe amerika ne nej te ardhme ta sulmoje Iranin ).......
    Kqyre tash kete shikut,jeni ban ma te fort se te cia,po sjellnaj ju qata thas te serbis qe hyt ne kabinetin e koshtunicese leri ti ameriken se i vockel je ti me i dit prapaskenat.
    Amerika po e kerkon,e ti thua qe eshte i marikes qka nuk nin njeri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •