Kryetari i Prizrenit ka deklaruar se serbët nuk kanë marrë leje për shfrytëzimin e “Shatërvanit” dhe shfrytëzimin e parkingjeve për parkimin e autobusëve.
E premte 24 Dhjetor 2010 15:40
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk do të marr pjesë në ceremoninë fetare të së dielës në kishën ortodokse në Prizren për kurë është paralajmëruar se peshkopi serb Teodosije do ta marrë detyrën si peshkop i Rashkës në Prizren. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë. Kryetari Prizrenit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen provokimeve eventuale nga serbët që ceremonia të kaloj pa eksese. Kryetari Muja të premten në një konferencë shtypi ka thënë se nuk do të merr pjesë në këtë ceremoni fetare ngase nuk janë ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit e lart të Republikës së Kosovës. Gjithashtu arsye për të mos marr pjesë kryetari Muja ka thënë se është edhe se nuk është kërkuar leje nga kjo komunë për të shfrytëzuar sheshin “Shatërvan” dhe hapësirat tjera publike që do të shfrytëzohen me këtë rast. Kryetari Muja ka thënë se ka kërkuar sqarime nga KFOR-i, që do të siguroj mbajtjen e kësaj ceremonie bashkë me Policinë e Kosovës, pse po lejohet që ceremonia fetare të merr konotacion politike.
“Gjenerali Stephan Thomas, më informoj se në këtë ceremoni fetare që do të mbahet në Kishën Ortodokse serbe në Shatërvan do të merr pjesë edhe presidenti Tadiq, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë edhe një ministër tjetër. Dhe unë nga gjenerali kam kërkuar të më shpjegoj se a është e informuar Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe nëse është ceremoni fetare pse të merr ajo ceremoni konotacione politike meqenëse në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shtetit serbë të Qeverisë së Serbisë. Unë e kam ftesën për të marr pjesë, por unë nuk do të marr pjesë sepse në këtë ceremoni nuk janë të ftuar asnjë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Prizrenit.
“Nuk kanë marr leje për shfrytëzimin e “Shatërvanit”, sheshit të qytetit, për shfrytëzimin e parkingjeve për parkimin e autobusëve, me të cilët do të vijnë një numër bukur i madh serbësh në këtë ceremoni dhe unë pak informata kamë marr disa ditë më herët nga gjenerali i KFOR-it gjerman zotri Thomas, i cili ishte në zyrën time dhe gjitha informatat që mi dha unë nuk kamë pas haber për këtë ngjarje”.
Ndërkaq Muja ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komuna mos t’i përgjigjen provokimeve eventuale që mund të vijnë nga serbët që do të marrin pjesë në këtë ceremoni, duke bërë thirrje që ceremonia të kalojë qetazi. /Koha/
Krijoni Kontakt