Sali Berisha flet pėr vdekje tė Kokėdhimės dhe funeral tė Ramės
SHEKULLI ONLINE | 24/12/2010
TIRANĖ- Pas kritikave tė ashpra tė Raportit tė KE-sė, mazhoranca dhe opozita i ofruan dje njėra-tjetrės propozimet pėr pėrmirėsimin e situatėn nė vend. Nė projektrezolutėn e socialistėve e cila u prezantua nga deputeti Pandeli Majko theks i veēantė i kushtohej transparencės sė zgjedhjeve dhe reformimin e sistemit gjyqėsor me qėllim pastrimin e korrupsionit. Pikė e rėndėsishme ishte edhe heqja e imunitetit tė deputetėve qė sipas selisė rozė do tė pengojė krimin e organizuar. Ndėrkohė nė projektrezolutėn e PD-sė fajėsohet opozita pėr ēdo dėshtim tė qeverisjes. Sipas PD-sė, bojkoti dhe braktisja e debateve, mbledhjeve dhe votimeve nė Kuvend ka penalizuar realizimin e objektivave dhe ka zvarritur proceset institucionale tė vendit.
Por nė vend qė tė diskutohej mbi dy projektrezolutat dhe kritikat e KE-sė, veēanėrisht pėr kryeparlamentaren Topalli, debati i djeshėm u kanalizua nė sharje, ofendime dhe debate personale. Nėntė orė me vonesė, kryeministri Berisha u shfaq nė sallėn e Parlamentit nė kulmin e debateve dhe monopolizoi situatėn. Fillimisht ai mbajti njė fjalim rreth 70 minuta tė gjatė pėr 'gjithēka' pėrveē projektrezolutės sė KE-sė dhe rolit tė Topallit. Berisha e nisi fjalimin e tij me arritjet e qeverisė, me pensionet, pagat, me uljen e pensioneve tė ushtarakėve e deri tek Daut Kadriovski dhe tek kostumet e Edi Ramės. Kryeministri ka arritur qė tė debatojė me deputetėt e opozitės pėr mė shumė se dy orė duke mos lėnė asnjė person tjetėr nga mazhoranca pėr tė folur. Nga ana e saj edhe opozita ka rėnė nė kėtė "grackė" duke folur vetėm pėr ēėshtjet personale tė Sali Berishės dhe duke lėnė nė harresė temėn qė kishte seanca, rezolutėn e KE dhe rolin e Topallit.
Edhe pse mė vonė opozita tentoi qė tė rikthente debatin tek tema e ditės, kryeministri Berisha arriti qė ti shmanget nė ēdo rast duke kanalizuar serish ēėshtjen tek debatet personale.
Testamenti i Ramės dhe Koēos
Rama ka obsesionin e vdekjes. Jo se e ka familja e tij. Opsesionin e vdekjes ai e ka tė pėrbashkėt me Koēon. Shkoni tek noterja dhe lexoni testamentin e Koēos se e ka identik. Shkoni takoni noteren M.S. Ata qė e dėgjojnė, iu duket e pabesueshme por janė absolutisht tė vėrteta kėto qė po ju them...
Ja tani se ēfarė thotė testamenti: Ky testament ėshtė i vėllezėrve Koēo Kokėdhima dhe Edvin Kristaq Rama. Ky testament mbahet nė prani tė noteres Mimoza Sadushi. Doni mė shumė? Mė poshtė nuk mund tė lexoj sepse atė noteren pastaj e heqin nga puna...
"Nė janar 2007 njė diplomat i shquar nė Tiranė mė vjen nė zyrė pėr ēėshtjen e certifikatave. Sapo u fut nė zyrė i ra telefoni, ishte Edi Rama. Mė tha: Mund tė flas? Jo i thashė, mos fol kėtu, fol nė dhomėn tjetėr se zoti Rama nuk tė lėshon pa 35 minuta, se po tė kapi nė telefon ai mos e pyet. Por pas 30 minutash sekretarja mė thėrret tė kėrkon ai dhe shkova, diplomati hap altoparlantin e telefonit, ku dėgjohej Rama qė thoshte "jam shtrirė kėtu pėrdhe, kam hyrė nė grevė urie, unė do vdes tani. Unė i thashė: vdis i thuaj. Po, po, vdis dhe do tė vij tė tė hedh njė batanije"...
"Nė maj isha nė Zagreb, kur mė bie telefoni nga PE urgjent. Njė mik i imi nga Parlamenti Evropian mė thotė: Sali kemi njė problem i madh. Mė thanė se Edi Rama hyn nė grevė urie dhe ka vendosur tė vdesė. Unė i thashė, Edi Rama po tė dojė ka njė dhomė nė katin e parė, ku jam unė, tė bėjė grevė urie aty, por pėr tė vdekur ai nuk vdes se ai nuk hyn nė grevė dhe nuk vdes. Po tė vdesė do t'i bėj funeralin shtetėror mė madhėshtor qė ka njohur Shqipėria dhe fjalimin mė tė bukur nekrologjik"
Krijoni Kontakt