7:11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
7:12. (All-llahu) Tha: “Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
7:13. (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar”.
7:14. (Iblisi) Tha: “Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!”
7:15. (All-llahu) Tha: “Ti je i afatizuar!”
7:16. (Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
7:17. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!”
Krijoni Kontakt