Ndėrtuesit nuk e kishin fare idenė qė aty ishte vendpushimi final i modeles mė tė famshme nė botė.
Lisa Gherardini mendohet tė ketė lindur nė Firence nė vitin 1479. Nė moshėn 16- vjeēare ajo u bė bashkėshortja e dytė e njė tregtari pambuku, qė quhej Francesco del Giocondo, me tė cilin pati pesė fėmijė. Pas vdekjes sė bashkėshortit, ajo shkoi tė jetonte tek manastiri i urdhrit fetar tė San Orsolas, 4 vitet e fundit tė jetės sė saj. Ajo besohet se ka vdekur nė moshėn 63-vjeēare,nė vitin 1542. Pėrgjatė shekujve, tokat dhe ambientet e urdhrit janė pėrdorur nė fillim si punishte duhani, mė pas si universitet fetar, por nė vitin 1989 u shndėrrua nė barakė pėr Guardia di Finanzia. Ndėrtuesit nuk e kishin fare idenė qė aty ishte vendpushimi final i modeles mė tė famshme nė botė dhe vetėm nė vitin 2007, gjatė gėrmimeve pėr tė bėrė njė parking tė nėndheshėm, themelet e kishės sė vjetėr u ērrėnjosėn dhe bashkė me to disa varre tė vjetra. E keqja ėshtė se varret, sė bashku me eshtrat, u morėn nga njė ekskavator, u ngarkuan nė njė makinė tė madhe transporti dhe u hodhėn nė njė pirg tė madh dheu nė periferi tė Firences. Giusepe Pallanti, njė ekspert i Da Vinēit, deklaron me keqardhje se tani nuk ka mė asnjė shans qė tė zbulohen eshtrat e vėrteta tė Mona Lizės, sepse aty kishte tė paktėn 100 varre dhe nuk kemi asnjė tė dhėnė se cila prej tyre ėshtė Mona Liza. Pirgu i dheut ėshtė pothuaj 100 metra i lartė.
Krijoni Kontakt