Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511

    PDK arrinë marrëveshje me Koalicionin për Kosovë të Re (AKR-PD-PSD...)

    Besoj të gjithë jeni në dijeni të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe Koalicionit Kosova e Re. Sot u realizua një takim i Hashim Thaçit me Behgjet Pacollin dhe u dakorduan për koalicion. Cili është opinioni i juaj?!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ai qe behet shok ne krim behet kriminel.
    Ne kte rast Pacolli paska ren aq posht sa historia nuk do ja fali.
    Nuk e di edhe Agani qfar do bej ,me gjas do harroj se ne bashkveprim me te keqen meret edhe pergjegjsi.

    Po behet luft per lek ,ani lereme kta qe deri dje shanin thaqin... tani i bien ne gjunj.
    mjerim per shoqrin ,para kohes neolitit jemi kthyer.
    Te qeverisesh ne nji qeveri ku as si koncept nuk njifet demokracia esht injoranc.

    Ma O ZOT me keq.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    .... e tash fillon aj vajtimi i vertet me lot perpjet duke qajt tjerat parti , sepse e din ato mo qe kurr ne pushtet me ardh jo, kurr , amo kurr.
    ktu eshte fundi i partive tjera , ato duhet eliminohen ti kthen fshatit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Ai qe behet shok ne krim behet kriminel.
    e more mjeran ketu verdikti i popullit ka fol e jo krimi por keni koh ju te vajtoni edhe 4 kater vite rresht
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    inshallah seshte e vertet sepse do jem shum i deshpruar dhe do kisha kerku qe ferid agani te terhiqet nga koalicioni

    keta njerz nuk jan te interesuar te punojn per kosoven ton keta njerz jan ata qe po tentojn shkatrrojn kosoven keta njerz jan ata qe po e mjelin kosoven
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    e more mjeran ketu verdikti i popullit ka fol e jo krimi por keni koh ju te vajtoni edhe 4 kater vite rresht
    jo edhe qitu te past fol verdikti i popullit,edhe ne venezuel ka me vendos verdikti i popullit dhe qavezin kan me zgjedh president te pergjitheshem.
    E pam qysh ke ky verdikt,po kallamutne qysh e kini kallamut deri me tani veq mos e harroni fundin,se nuk besoi qe keni me pas jet 4 vjeqare siq po pretendon ti.
    Pacolli deri dje e ka akuzu thaqin per krime dhe sot ju bashku krimit a do te thot se pacolli do na behet kriminel demokrat te presim e te shofim.
    Imazhi i kosoves ka ren ne zero fal ketyre pehlivanave tan,perqarjet nuk na ndihmoin por opozita duhet te bashkohet dhe te bej nje opozit te fort ku kerkesat e para te saj do te duhej te ishin respektimi i ligjit sidomos nga ana e qeveritarve te cilet po sillen sikur kosoven ua ka lan babai i tyre.
    Keto zgjedhje do te mbahen mend si me te kqijat deri me tani qe ka mbajt kosova,shpresoim qe dikush duhet te vehet mbrapa grillave sepse nese nuk behet keshtu prap do te kemi nje qeveri qe nuk e ka besushmerin e shumices se popullit,perkundrazi shifet si qeveri e zorit,apo siq thot populli per inat te res um vdekt djali,dmth per inat te serbis ta pranojm ketrezultat qe as ne mugadishu nuk behet keshtu.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    inshallah seshte e vertet sepse do jem shum i deshpruar dhe do kisha kerku qe ferid agani te terhiqet nga koalicioni
    Të jesh i bindur se kjo gjë ka ndodhur, për më tepër shikone emisionin "Interaktiv" në KTV prej ores 23:00 ku përpos koalicionit Agim Çeku dhe Ferid Agani dolën në një konferencë për media dhe e mbrojtën Hashim Thaçin nga akuzat e Dick Martyt.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ata qe futen ne koalicion me pdk marrin rrisk te madh,nuk besoi kurr qe elektorati i tyre do ta pranonte,por kush pyet elektoratin sot.Ajo parti qe futet me pdk duhet te llogaris se po futet me nje qeveri qe eshte me e korruptuara deri me sot,prandaj behet edhe bashkpjesemarrese e ketyre krimeve

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511



  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511


    Pacolli, satelit i Thaçit, thonë VV dhe AAK

    Askë nuk e ka befasuar paralajmërimi për krijimin e qeverisë ndërmjet PDK-së dhe AKR-së. Por, kanë nisur reagimet e para të partive tjera politike për lajmin.
    Vetëvendosja thotë se AKR-ja ka qenë gjithmonë aty për të ndihmuar Hashim Thaçin në kohë të vështira.
    “AKR-ja ka qenë gjithmonë nën sqetullën e Hashim Thaçit. Ne e dimë që AKR-ja e ka inicuar votëbesimin e qeverisë, që ndihmoi në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Tash po i ndihmon prapë për krijimin e qeverisë, për të harruar krimin ndaj votës më 12 dhjetor”, ka thënë për KTV-në, Visar Ymeri.
    Ndërkohë, duke folur për Zërin, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi,ka thënë se Thaçi e Pacolli janë marrë vesh më herët.
    “Është pikërisht AKR-ja ajo e cila e iniciojë rrëzimin e Qeverisë së rrëzuar të Thaçit, duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në pikë të dimrit. Tash, fillojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re, pa përfunduar i tërë procesi zgjedhor. Andaj, siç duket, edhe manipulimet në këtë proces kanë qenë pjesë e këtij skenari”, ka thënë Isufi. /koha/



    Thaçi e Pacolli, bashkë në Qeveri

    Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar.


    Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate të PDK-së.


    Për më tepër, siç thuhet më tej, “të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike”.

    Ndërkaq, në një komunikatë të AKR-së, thuhet se “kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar sot në një vend publik në qendër të Prishtinës dhe me atë rast kane diskutuar edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova".

    "Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e në këtë kuadër edhe për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja".

    Që nga zgjedhjet e të dielës dhe publikimi i rezultateve preliminare, kjo ishte hera e parë që një takim i tillë, ky synohet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, bëhet publik edhe për opinionin.

    Përveç AKR-së, PDK-ja shpreson, që në qeverinë e ardhshme, të përfshijë edhe komunitetet pakicë. /Zëri/
    Ndryshuar për herë të fundit nga PrisHtiNa-Lee : 18-12-2010 më 17:37

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •