Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Përleshje mes 10 shqiptarësh në Greqi, 3 plagosen në gjendje kritike



    Lamia– Përleshje mes dhjetë shqiptarësh në Greqi, pas një keqkuptimi që pasoi nxehjen e gjakrave kaq shumë sa u përdorën sëpata (në foto), hunj, sqeparë, thika dhe sende të tjera të mprehta dhe të forta.
    Bashkëpunëtori i agjencisë NOA raporton nga Lami, se ngjarja ka ndodhur natën duke hyrë dita e sotme (e Mërkurë). Gjithsej dhjetë vetë kanë qenë shqiptarët e përfshirë në incident, në një nga fshatrat e Ftiotida, “Kombodadhes”, në rajonin e Lamias.



    Gjithçka mes dy fiseve shqiptare nisi kur gruaja e njërës prej familjeve shkoi në shtëpinë e familjes tjetër për të folur me ta mbi një sherr që kishte pasur më herët me gruan e banesës tjetër dhe duke dashur ta qortojë për një konflikt që kishte nisur midis tyre.


    Me të nisur debati, familjarët “rivalë” kanë nisur ta shajnë gruan fqinje dhe ndërsa ajo këmbëngulte në të vetën, iu vërsulën duke e shtyrë që ta nxirrnin jashtë.

    Në këto çaste kanë mbërritur familjarët e gruas dhe këtu ka nisur përleshja me dhjetë vetë.
    Burra e gra, duke kapur ç’të gjenin, sëpata, hunj, sqeparë, thika, gurë dhe sende të tjera, qëlluan njëri-tjetrin për disa minuta rresht, mes klithmash e sharjesh pafund.



    Situata e krijuar nxori jashtë shtëpive komshinjtë dhe ata lajmëruan policinë.
    Kur forcat policore mbërritën, konstatuan pesë të plagosur, mes tyre një grua. Ata u dërguan në spitalin e Lamias, ku mjekët pohuan se tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën pasi kanë marrë plagë serioze në kokë.
    Ndërkohë, policia arrestoi tre të tjerë kurse po kërkon edhe dy që u larguan nga vendngjarja me të dëgjuar sirenat e policisë.
    Kurse për të plagosurit, policia ka vendosur t’i mbajë nën mbikëqyrje. Policia tha se në incident u përfshinë dhe dy fëmijë, të cilët kanë marrë lëndime pa rrezik jete.
    Fqinjët e marrë në pyetje nga policia, thanë se i njihnin prej vitesh dy familjet, si njerëz punëtorë dhe të qetë. Sipas asaj që banorët thanë, dy familjet kanë jetuar në paqe në këtë fshat, pa krijuar asnjë problem.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Pupupu sa gjaknxehte qe jemi ne shqiptaret....

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    48
    a nuk jane vrare te gjithe .... uuu mire kishin bere te kishin vrare njeri tjetrin se ndryshe nuk ban,

    kush tha me larte se ne shqiptaret jemi shume te mire te kulturuar evropjan te qyteteruar heheheheh

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po keta paskan sepata dhe te mprehta bile por kane gjuajtur me anen tjeter. Tehu qenka i pa gjakosur.
    Kjo tregon dhemsuri !!
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Po grate cne, pse si ndane burrat nga sherri qe u krijua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 22-12-2010 më 17:07

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow cfare tmerri. cfare jane keta kafshe barbar na e shpifen.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    edhe prinderit tane ka patur raste qe mund te jene zene
    po njeriu me llogjike nuk arin deri ne sepata sigurisht ky fis ka qene mangut nga truri
    i kam parasysh keta agallare injorant kemi nje ketu ngjitur qe policija e nje me emer
    njerez pa llogjik
    3 me pak ska gje .....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447
    edhe neandertalet e kohes gurit do ua kishin zili!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Konstantin : 22-12-2010 më 17:19

  9. #9
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Po keta paskan sepata dhe te mprehta bile por kane gjuajtur me anen tjeter. Tehu qenka i pa gjakosur.
    Kjo tregon dhemsuri !!
    hahahahaha
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  10. #10
    Në këto çaste kanë mbërritur familjarët e gruas dhe këtu ka nisur përleshja me dhjetë vetë.
    Burra e gra, duke kapur ç’të gjenin, sëpata, hunj, sqeparë, thika, gurë dhe sende të tjera, qëlluan njëri-tjetrin për disa minuta rresht, mes klithmash e sharjesh pafund.



    Thua te kene qene shiptare????????????????????????????????????????
    No.
    Paqe!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •