Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Çfarë duhet të di para se të pagëzohem?

    Cfare dini rreth botezit?
    A mund te pagezohet nje femi ne nje moment qe prinderit nuk jane te pagezuar?
    Kush zgjidhet si nune, kush eshte roli i nunit, cdetyrime ka nuni ndaj teje dhe ti ndaj nunit?
    Te ka te drejte te refuzoj dikush po i propozove te jete nuni yt?
    etc , etc
    faleminderit paraprakisht

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk e di se cfare do te thote "botezi", por po te them ate qe di bazuar nga eksperienca ime personale.

    Ne Kishen Orthodhokse, per cdo pyetje qe te kesh, duhet te shkosh te flasesh me priftin e Kishes te komunitetit ku banon. Eshte prifti ai qe te sqaron, udhezon dhe ndihmon me pyetjet e mesiperme, dhe te gjitha parapergatitjet qe duhet te besh per pagezimin. Prifti eshte autoriteti i Kishes dhe eshte po ai qe do te beje pagezimin e femijes, sipas kanoneve te Kishes. Keshtu qe po nuk ke folur me priftin, kontakto me te sa me pare.

    Po te tregoj nje episod me nje familje shqiptare ne Philadelphia, para disa vitesh, histori qe ma tregoi prifti i Kishes se Shen Joan Gojartit. Nje emigrant shqiptar ne Philadelphia, e kish marre ne telefon dhe i kish kerkuar se donte te pagezonte vajzen 8 vjece. Prifti e kish pyetur nese vinte ne Kishe apo jo? Iu pergjigj jo nuk vi. Prifti e pyeti nese vajza vjen ne Kishe apo jo. U pergjigj, jo nuk vjen. Prifti e kish pyetur nese ishin vete orthodhokse prinderit. Ai i ishte pergjigjur se jo. Atehere perse kerkon ta pagezosh vajzen kur nuk je asnje nga keto? Pergjigjia qe kish marre nga emigranti ishte: "Se eshte mire te jete e pagezuar." Pergjigjia e priftit ishte se nuk pagezonte femije qe prinderit nuk i sjellin ne Kishe dhe nuk besojne ne Zot. Kjo e irritoi emigrantin shqiptar dhe e mbylli telefonin me fjalet: "Mua ne Shqiperi protestantet me luteshin te pagezoheshim dhe une u thosha jo. Kurse Kisha juaj nuk me pagezon vajzen edhe kur une ia kerkoj kete gje!"

    Perse ta tregova kete histori?

    Qe te kuptosh se me cfare njerez ke te besh. Nese jane njerez si puna e ketij emigrantit me lart, qe e kerkojne pagezimin e femijes sa per sy e faqe, atehere eshte mire qe mos t'i futeni fare kesaj valle, pasi pagezimi eshte mister, dhe si te gjitha dhuratat e mistershme te Kishes, nuk duhen marre ashtu lehtasi pa besim e pa frike Perendie.

    Nese familja eshte vertete e interesuar per te njohur besimin orthodhoks, gjeja e pare qe duhet te bejne eshte te frekuentojne sherbesat e Kishes te dielave. Hyrja fizikisht ne Kishe eshte hapi i pare. Hapi i dyte eshte kontakti me priftin. Prifti do te udhezoje per gjithcka dhe do te ndihmoje jo vetem me pagezimin e vajzes por edhe me njohjen e bazave te besimit orthodhoks.

    Nuk ka kuptim per nje familje qe te pagezojne femijet por te mos pagezohen vete. Nese vertete vleresoni besimin orthodhoks aqsa t'iu lini trashegimi femijeve tuaj, duhet qe ju si prinder te ndermerni kete hap te paret. Femija meson gjithcka nga prinderit, si nga nena edhe nga babai. Nese ju besoni, ata do te besojne. Nese ju shkoni ne Kishe, ata do te shkojne ne Kishe. Nese ju praktikoni besimin tuaj, edhe ata do te praktikojne besimin e tyre. Nese ju pagezoheni, edhe ata do te pagezohen. Nuk ka rendesi se kush pagezohet i pari, femija apo prindi, per aq kohe sa familja e merr nje vendim te tille se bashku. Kjo vlen sidomos per familje me femije minorene, jo ne moshe madhore.

    Kisha Orthodhokse, ndryshe nga Kisha Katolike, e ben sherbesen e pagezimit ne cdo moshe, duke filluar qe 40 dite pas lindjes se femijes. Ne Kishen Katolike per shembull, femijet nuk pagezohen derisa arrijne nje moshe madhore qe te "kuptojne" besimin. Gjithashtu, Kisha Orthodhoks i ben zakonisht te dyja sherbesat se bashku, edhe pagezimin, edhe mirrosjen ne te njejten dite. Ndryshe nga Kisha Katolike. Menjehere pas pagezimit, femija fillon e merr Kungaten e Shenjte, Trupin e Gjakun e Krishtit. Nuk ka edhe limit ne moshe se kur pagezohesh. Mund te pagezohesh qe foshnje, mund te pagezohesh edhe kur je plak ne shtratin e vdekjes.

    Femija kur pagezohet ka nevoje edhe per nje nun dhe nje nune. Nuni dhe nuna perzgjidhen nga rrethi familjar apo i komunitet, pasi je konsultuar me priftin. Kriteri i vetem eshte qe te jene njerez me besim dhe qe praktikojne besimin e tyre. Detyrat e nunit jane perkujdesja ndaj femijes gjate gjithe jetes se tyre. Nese dicka u ndodh prinderve e nuk kujdesen dot me per femijen, eshte detyra e nunit dhe nunes, para Perendise qe te kujdesen per ate femije. Nuni dhe nuna ne shumicen e rasteve marrin edhe rolin e atit/nenes shpirterore per femijen gjate gjithe jetes se femijes. Femija shkon tek ta per te marre nje keshille apo per te marre mendimin e pelqimin e tyre per vendime qe eshte gati per te bere. Kjo eshte nje perkujdesje shpirterore e nunit dhe nunes per femijen. Nuni dhe nuna ndihmojne femijen e tyre shpirterore, gjate cdo faze te jetes se saj, qe nga femijeria, e derisa behet nene vete.

    Nuk kam degjuar qe dikush te refuzoje te behet nun apo nune. Kuptohet, ne shembullin qe te solla me lart, refuzimi i priftit erdhi pasi prindi nuk ishte serioz ne afrimin e tij ndaj besimit orthodhoks. Njerezit me besim i mirepresin kerkesat e te tjereve per tu bere nun apo nune, pasi e shohin si nje kontribut te tyre modest ndaj Kishes e komunitetit.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Faleminderit Albo
    Ne rradhe te pare Ju uroj gezuar vitin e ri dhe lumturi e begati ne familjen tuaj.
    Ne fakt titullin nuk e kam shkruajtur korrekt, mund ta ndryshosh dhe quash pagezim.
    Ne fakt ketu ne France ku jam ka vetem nje kishe ortodokse dhe prifti eshte rumun, duke qene se vemi atje ata e quajne botez dhe aq u familjarizova me kete term sa mu be shprehi.
    Duke qene se jemi jashte dhe e ndertuam ketej jeten pak veshtire te kesh kontakt me shqiptare ortodokse dhe dashur pa dashur krijojme shoqeri me njerez qe na lidh edhe puna , besimi dhe kisha dhe duken njerez te mire.
    Im shoq eshte pagezuar dhe e praktikon besimin une nuk jam e pagezuar , jo se nuk kam dashur por kushtet nuk kane qene per te kryer kete gje.
    Tani qe kemi femijen im shoq do ta botezoje dhe deshiron tu propozoje nje familjeje rumune te behen nun qe i njohim mire dhe jane njerez te prekryer, por duke u propozuar kam frike se mos na refuzojne,,,,,
    dhe para ca ditesh nje cift tjeter rumuno hollandez qe do martohen ne hollande na propozuan te jemi nuni i tyre ne celebrimin e marteses se tyre ne hollande, ne fillim detyruam ti refuzojme se na dukej teper larg per te ndermarre kete rol dhe u ndjeme te turperuar................ dhe tani po mendojme c'te bejme ,,,,,,,,,,,, do donim te kemi dike afer qe te mund edhe te behemi shpesh

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje vit te ri te bekuar edhe per ju e familjen tuaj.

    Kisha Orthodhokse eshte nje, dhe si e tille nuk ka asgje te keqe qe prifti eshte rumun apo qe je ne nje vend te huaj. Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te marresh pjese rregullisht te dielave ne sherbesat e kishes se komunitetit, ne menyre qe te njihesh me komunitetin dhe me priftin. Persa i perket punes se nunit, kerkoi ndihme priftit, dhe ai do te rekomandoje apo do t'iu kerkoje besimtareve te komunitetit qe te behen nun i femijes tuaj.

    E rendesishmee eshte qe edhe ti te fillosh te mesosh mbi besimin orthodhoks, pasi ti je nena e femijes dhe femija do te kete shume pyetje mbi besimin apo gjerat qe do te shohi ne Kishe, qe do te pyesi e do te presi qe ju t'i pergjigjeni. Te rekomandoj te fillosh me Katekizmin e Krishtere Orthodhoks, ku meson bazat e besimit orthodhoks.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=2981

    Pasi ta lexosh eshte mire qe cdo pyetje qe te kesh t'ia besh priftit. Ashtu sic jam i bindur qe do kesh shume pyetje edhe ne lidhje me liturgjine qe do shikosh te dielave ne Kishe. Kjo eshte puna parapergatitore qe ti duhet te besh, para se te pagezohesh vete. Pasi pagezohesh, ke te drejte te marresh te gjitha dhuratat e shenjta te Kishes sic eshte kungimi. Pasi te jesh pagezuar, mund te behesh nune edhe per femije te tjere, ashtu sic mund te vendosesh edhe kurore ne Kishe me burrin tend. Vetem besimtaret orthodhokse mund te vene kurore ne Kishe gjate dasmes.

    Kur te lexosh katekizmin, kushtoi nje vemendje te vecante lutjeve. Nuk eshte e rendesishme qe te "kuptosh" gjithcka, por eshte e rendesishme qe te fillosh te lutesh.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •