Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Krishtlindje 2011: Krishti lindi! Lavderojeni Atė!

    Krishtlindje 2011

    Kapėrcimi i sė pamundurės nga ana njerėzore

    † Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė


    Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,
    Bij tė shtrenjtė mė Zotin,

    “Perėndia u shfaq nė mish” (1 Tim. 3:16)



    Kapėrcimi i sė pamundurės nga ana njerėzore ėshtė mesazhi themelor i tė kremtes sė madhe qė feston sot bota e krishterė. Madje edhe mendja mė e guximshme nuk e kishte pėrfytyruar se “vetė Perėndia i paafrueshėm dhe i pakapshėm do tė merrte natyrėn njerėzore dhe do tė shfaqej nė mish”. Pėr logjikėn klasike, diēka e tillė i takon sferės sė tė pamundurės.
    Pikėrisht, kėtė kapėrcim tė sė pamundurės nga ana njerėzore festojmė sot me madhėshti. Dhe thirremi ta gėzojmė, pavarėsisht realitetit tė ashpėr qė pėrjetojmė. Biri dhe Fjala e Perėndisė u bė njeri, hyri nė historinė njerėzore. Fakti “qė u shfaq” nėnkupton jetėn e mėparshme e tė pėrjetshme tė Fjalės. “Duke qenė Perėndi dhe Bir i Perėndisė e duke pasur natyrėn tė padukshme, u shfaq nė tė gjithė, duke u bėrė njeri (Theodhoriti, episkopi i Kiros). Liria e Perėndisė nuk njeh cak. Po ashtu dhe dashuria e Tij, qė ėshtė cilėsia e Tij thelbėsore.
    “Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne” (Jn. 1:14). Biri dhe Fjala e Perėndisė, duke marrė trupin njerėzor shfaqi njėkohėsisht vlerėn e pashtershme dhe rėndėsinė unikale qė ka kjo krijesė e Tij e mrekullueshme. Dhe zbuloi se qėllimi final i njeriut ėshtė tė bėhet banesė e Perėndisė. Me bėrjen e Tij njeri, Krishti shfaqi dinamikėn e lirisė dhe tė dashurisė sė Perėndisė personal, e pakapshme kjo pėr mendjen e njerėzore. I vendosi marrėdhėniet njerėzore me Atė mbi njė bazė tė re.
    Tė gjithė sa vėshtrojmė me besim e dashuri te Biri dhe Fjala e Perėndisė qė u bė njeri, e kuptojmė se Ai mbetet pėrfundimisht rruga (Jn.14:6) qė udhėheq mrekullisht nėpėr shtigjet e jetės. Dhe shumė nga ne kemi pėrvojė vetjake, se atje ku tė gjitha duken tė mbyllura e tė errėta, Ai hap rrugė shpėtimtare.
    Kapėrcimi i sė pamundurės nga ana njerėzore, qė na zbulojnė Krishtlindjet, nuk shpallet me trumbeta dhe me premtime pompoze publike. Ndėrhyrjet e Perėndisė mbeten pėr ēdo kohė jo tė zhurmshme e mistike. Ato i karakterizon thjeshtėsia dhe pėrulėsia, ndėrkohė qė ruajnė origjinalitet tė jashtėzakonshėm. Dhe kėto ndėrhyrje vazhdojnė nė shekuj.
    Ligjet e natyrės qė rregullojnė botėn nuk e pėrjashtojnė ndėrhyrjen e Perėndisė Krijues, Ligjvėnės dhe Providencial. Me lirinė dhe dashurinė e Tij, nuk resht sė vepruari, kur Ai e gjykon me vend, pėr kapėrcimin e sė pamundurės nga ana njerėzore, me mėnyra tė mrekullueshme. Sigurisht, kur nuk ekziston besimi te Perėndia i dashurisė, i Cili ėshtė i lirė nga ēdo lloj nevoje, njeriu mohon mundėsinė e mrekullisė. Ndėrkohė, i krishteri pranon me pėrulėsi pafuqishmėrinė e natyrės njerėzore dhe i kėrkon Atij, i Cili ėshtė i pafund dhe i tėrėfuqishėm, t’i falė mundėsinė e pėrmbilogjikshme dhe ndriēimin pėr tė pranuar mrekullinė.
    Kohėt e fundit, kushtet e vėshtira pėr shkak tė krizės sė pėrgjithshme morale dhe ekonomike kanė ēuar nė rrugė tė shumta pa krye. Nė kėtė atmosferė tė mjegullt e mbytėse, e kremtja e Krishtlindjeve vjen qė tė dhurojė dritė ngushėlluese. Tė sigurojė se Biri i Perėndisė u bė njeri qė tė qėndrojė gjithmonė “me ne”. Perėndia nuk na braktis, edhe kur shpesh E harrojmė dhe sillemi sikur tė mos ekzistojė.
    Krishti shfuqizon me mėnyra tė mrekullueshme tė pamundurat nga ana njerėzore. “Se nuk ka punė qė tė jetė e pamundur pėr Perėndinė” (Lluk. 1:37). Por nuk ėshtė “Deus ex machina” i tragjedisė antike. Ai respekton lirinė tonė dhe shpreson qė edhe ne tė vėmė nė pėrdorim mundėsitė qė i ka falur natyrės sonė njerėzore.
    Ekzistojnė shumė gjėra qė rėndom i quajmė “tė pamundura”, tė cilat ftohemi t’i kapėrcejmė me hirin e Tij, duke filluar nga ato qė kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė e personale. Nė pamje tė parė, ēlirimi nga pasionet tona, nga dashuria e sėmurė pėr veten, lakmia, epshi trupor, gėnjeshtrat, nga indiferenca ndaj drejtėsisė dhe ligjshmėrisė, ndaj solidaritetit me tė tjerėt ngjan pothuajse e pamundur. Pėr mė tepėr, njėkohėsisht shprehemi se ėshtė “e pamundur” tė ndėrmarrim iniciativa qė lypin sakrifica, pėr hir tė bashkėsisė mė tė gjerė shoqėrore. Nė tė kundėrt, besimi dhe marrėdhėnia personale me Krishtin, shpengojnė dhe vėnė nė lėvizje fuqi tė fshehura brenda nesh pėr kapėrcimin e tė pamundurave nga ana njerėzore. Njėkohėsisht injektojnė energji jetėsore tė mahnitshme nė shpirtin njerėzor, qė tė rezistojė nė kushtet mė tė disfavorshme tė privimit, pėrndjekjeve, trysnive dhe tė vazhdojė tė veprojė me optimizėm krijues. Kėtė pėrvojė e pėrmbledh dėshmia e apostull Pavlit: “Tė gjitha mund t’i bėj me anė tė Krishtit qė mė jep fuqi” (Fil. 4:13).
    Tė kremtet e Kishės na ftojnė tė rishikojmė jetėn tonė. Tė vijmė nė vete nga turbullimi dhe depresioni. Tė ripėrtėrijmė besimin dhe sigurinė tonė se Krishti, ardhjen nė botė tė tė Cilit festojmė sot, qėndron gjithmonė “me ne”; se “tė pamundurat pėr njerėzit, janė tė mundura pėr Perėndinė” (Lluk. 18:27). Tė ndryshojmė mėnyrėn e tė menduarit dhe tė sjelljes. Tė bashkėrendojmė jetėn tonė me vullnetin e Tij. Dhe ky ndryshim personal reflekton gjithmonė me bamirėsi nė bashkėsinė mė tė gjerė shoqėrore; fuqizon durimin, solidaritetin me tė tjerė, paqen, krijimtarinė, me mėnyra qė shpesh mbeten tė padukshme, por qė janė esenciale.
    “Perėndia u shfaq nė mish...”.
    Vėllezėrit e mi, kapėrcimi i sė pamundurės nga ana njerėzore mbetet pėrherė mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe pėrvoja vetjake e atyre qė jetojnė nė Krishtin.
    Uroj nga zemra, qė kjo bindje tė fuqizohet brenda nesh gjatė kėsaj periudhe festive, tė na ngushėllojė dhe tė na mbėshtesė nė vitin qė vjen.

    Krishtlindje tė bekuara! Viti i Ri qoftė i mbushur me durim ngazėllues!


    Me tė gjithė dashurinė time mė Krishtin,

    † Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-12-2011 mė 22:21
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nxėnėsit e shkollės “Protagonistėt” festojnė ardhjen e Krishtlindjes

    Tradita e aktiviteteve nė prag tė Krishtlindjes frymėzoi si ēdo vit nxėnėsit dhe mėsuesit e shkollės fillore 9-vjeēare shqiptaro-amerikane “Protagonistėt”. Ata u shfaqėn tė mirorganizuar, duke shprehur me devocion talentin e tyre pėrgjatė dy ditėve festive. Paraditen e 20 dhjetorit ishin fėmijėt e klasave fillore (I-IV), tė cilėt shfaqėn programin e tyre tė pėrgatitur me pėrkushtim, ndėrsa ditėn tjetėr, nė prani edhe tė Kryepiskopit Anastas, ishin nxėnėsit e klasave V-IX qė me zell e entuziazėm paraqitėn kėngėt, vallet, vjershat dhe krijimet e tyre pėr festat e fundvitit.
    Nė kėtė atmosferė, si gjithmonė pėrgatitja e parė ėshtė ajo e zbukurimit tė ambientit. Qė nė hyrje tė sallės sė aktiviteteve nė ambjentet e shkollės vihej re urimi “Gėzuar Krishtlindjet”. Por nxėnėsit ishin zbukuruar edhe mė shumė, duke u stolisur enkas pėr kėtė program. Dritat e bukura shumėngjyrėshe qė shprehin madhėshtinė e kėtyre festave, shoqėruar me pankartėn “Ja Krishti lind, lavdėrojeni” ishin skena dhe mesazhi kryesor qė shėrbenin si preludi mė i bukur i Krishtlindjeve. Programi nisi me pėrcjelljen e mesazheve nga ana e fėmijėve si pėr t’i lajmėruar njerėzit se po afron Lindja e Shpėtimtarit dhe tė gjithė duhet tė bėhen gati. Nė vazhdim, nxėnėsit e kėsaj shkolle kėnduan kėngė, recituan poezi, luajtėn nė piano jo vetėm nė shqip, por edhe nė anglisht dhe greqisht, duke shprehur njėkohėsisht edhe talentet e tyre nė fusha tė ndryshme.
    Aktiviteti u shoqėrua nga prezenca e shumė prindėrve, miqve dhe dashamirėsve tė shumtė, tė cilėt i duartrokitėn me kėrshėri dhe i uruan pėrzemėrsisht fėmijėt e qeshur dhe tė emocionuar.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Takim studentor nė prag tė Krishtlindjes

    Nė kuadėr tė pritjes sė festės sė Krishtlindjes, ditėn e shtunė, mė 18 dhjetor, nė Qendrėn Studentore tė Kishės sonė nė Tiranė u zhvillua takimi i studentėve orthodhoksė me temė: "Ku do tė jetė grazhdi i Krishtit foshnjė pėr kėtė vit". Ky ishte takimi i fundit studentor pėr vitin 2010, takim i cili i pėrgatiti tė gjithė pėr pritjen e madhe tė ardhjes sė Shpėtimtarit. Gjithēka nė Qendėr tregonte se kjo e kremte e madhe sjell harmoni dhe bukuri nė jetė. Tė gjitha zbukurimet tregonin nė heshtje se nė botė po vjen Drita, qė i tregon tė gjithė njerėzimit se si duhet tė ecim nė jetė.
    Programi nisi me lutjen e mėngjesit, e cila u pasua nga referati i parė i misionares Pamela Barksdale, e cila theksoi rėndėsinė e edukimit tė krishterė nė familje. Mė pas, studentėt u drejtuan pėr nė Shtėpinė e Fėmijės “Zyber Hallulli”, ku atmosfera u mbush me gėzim edhe pėr tė rinjtė orthodhoksė, edhe pėr fėmijėt e kėsaj Shtėpie, tė cilėt ndanė me njėri-tjetrin kėngė e valle. Studentėt iu dhuruan fėmijėve dhuratėn e Krishtlindjes, duke ndarė me ta dashurinė e krishterė.
    Pas kėsaj vizite baritore, ata ndoqėn referatin e dytė nga Episkopi i Apolloninė, Hirėsi Nikolla, i cili theksoi qė pėr kėtė Krishtlindje dhe ēdo ditė tė jetės duhet tė jetojmė ēudinė, ashtu si Shėn Maria me Josifin. “Jeta bėhet monotone, sepse nuk jetojmė ēudinė. Zoti ynė ėshtė Zot i surprizave dhe gjithmonė na gėzon dhe na rrit me tė papriturat qė na sjell. Kur zbatojmė porositė dhe i bindemi vullnetit tė Tij, atėherė e kemi bėrė zemrėn grazhd ku shtrihet foshnja e vogėl Jisu” – pėrfundoi fjalėn e tij, imzot Nikolla. Gjithashtu programi pėrmbante takime nė grupe tė vogla ku pjesėmarrėsit reflektuan mbi ecurinė e tyre shpirtėrore, orėn e punimeve artizanale dhe pėrfundoi me shėrbesėn e Mbrėmėsores. Para se tė largoheshin, pėr secilin prej studentėve ishte pėrgatitur njė surprizė. Sipas traditės sė Krishtlindjeve, njė student i veshur si shėn Nikolla, ndau pėr tė gjithė dhurata, nė kujtim tė dhuratės sė madhe qė Perėndia bėri pėr mbarė njerėzimin, Birin e tij tė Vetėmlindur.

    Nxėnėsit e shkollės “Protagonistėt” festojnė ardhjen e Krishtlindjes

    Tradita e aktiviteteve nė prag tė Krishtlindjes frymėzoi si ēdo vit nxėnėsit dhe mėsuesit e shkollės fillore 9-vjeēare shqiptaro-amerikane “Protagonistėt”. Ata u shfaqėn tė mirorganizuar, duke shprehur me devocion talentin e tyre pėrgjatė dy ditėve festive. Paraditen e 20 dhjetorit ishin fėmijėt e klasave fillore (I-IV), tė cilėt shfaqėn programin e tyre tė pėrgatitur me pėrkushtim, ndėrsa ditėn tjetėr, nė prani edhe tė Kryepiskopit Anastas, ishin nxėnėsit e klasave V-IX qė me zell e entuziazėm paraqitėn kėngėt, vallet, vjershat dhe krijimet e tyre pėr festat e fundvitit.
    Nė kėtė atmosferė, si gjithmonė pėrgatitja e parė ėshtė ajo e zbukurimit tė ambientit. Qė nė hyrje tė sallės sė aktiviteteve nė ambjentet e shkollės vihej re urimi “Gėzuar Krishtlindjet”. Por nxėnėsit ishin zbukuruar edhe mė shumė, duke u stolisur enkas pėr kėtė program. Dritat e bukura shumėngjyrėshe qė shprehin madhėshtinė e kėtyre festave, shoqėruar me pankartėn “Ja Krishti lind, lavdėrojeni” ishin skena dhe mesazhi kryesor qė shėrbenin si preludi mė i bukur i Krishtlindjeve. Programi nisi me pėrcjelljen e mesazheve nga ana e fėmijėve si pėr t’i lajmėruar njerėzit se po afron Lindja e Shpėtimtarit dhe tė gjithė duhet tė bėhen gati. Nė vazhdim, nxėnėsit e kėsaj shkolle kėnduan kėngė, recituan poezi, luajtėn nė piano jo vetėm nė shqip, por edhe nė anglisht dhe greqisht, duke shprehur njėkohėsisht edhe talentet e tyre nė fusha tė ndryshme.
    Aktiviteti u shoqėrua nga prezenca e shumė prindėrve, miqve dhe dashamirėsve tė shumtė, tė cilėt i duartrokitėn me kėrshėri dhe i uruan pėrzemėrsisht fėmijėt e qeshur dhe tė emocionuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-12-2011 mė 22:20
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Vizitė baritore nė azilin e qytetit tė Gjirokastrės

    Edhe sivjet, si ēdo prag Krishtlindje tjetėr, me bekimin e Mitropolitit tė Gjirokastrės Imzot Dhimitrit, nxėnėsit e Liceut kishtar “Kryqi i Nderuar”, sė bashku me stafin e tyre, vizituan azilin e pleqve tė kėtij qyteti. Nė azil strehohen rreth 50 tė moshuar.
    Mitropolia e Gjirokastrės me rastin e festave tė fundvitit ofroi disa dhurata simbolike pėr ta. Ndėrkohė nxėnėsit e kėsaj shkolle pėrgatitėn njė program tė veēantė gjatė kėsaj vizite baritore. Ndėr tė tjera, drejtori i konviktit tė shkollės “Kryqi i Nderuar”, Atė Joan Mėrkuri tha: “Pavarėsisht se njerėzit nė kėtė botė janė tė rinj apo tė moshuar, tė varfėr apo tė pasur, pėrpara syve tė Perėndisė jemi tė gjithė tė barabartė, tė gjithė jemi Bij tė Zotit”.
    Pak pėrpara se programi tė pėrfundonte, njėri prej tė moshuarve u shpreh: “Ju falėnderojmė nga zemra qė morėt iniciativėn tė vini tek kėta njerėz tė vetmuar qė kanė nevojė pėr njė fjalė tė ngrohtė dhe mos harroni asnjėherė prindėrit tuaj qė ju kanė sjellė nė jetė”.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Urime Krishtlindjet Komunitetit Orthodoks

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Gezuar Krishtlindjet per shume vjet.
    Urime te gjitheve.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Mesazhi i Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė,

    Mesazhi i Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė,
    Krishtlindje 2010

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e shqipėrisė

    Krishtlindje 2010

    Dėlirėsi - Korrupsion

    † Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė

    Klerit dhe besimtarėve shpresėtarė Orthodhoksė,
    Bij tė shtrenjtė mė Zotin,

    “Fėmijė na lindi ne” (Is. 9:6)

    Nė ashpėrsinė qė mbizotėron nė botė, Shpėtimtari vjen si “fėmijė”, duke theksuar qė nė ēastin e parė dėlirėsinė, qė ka nė vetvete dinamikė mistike dhe mundėsi tė panumėrta. Me kėtė pafajėsi tė qetė dhe pa frikė, Fjala e mishėruar e Perėndisė e shikon realitetin njerėzor tė korruptuar e tė mbushur me djallėzi dhe intrigė. “Sepse fėmija i sapolindur ėshtė simboli i paligėsisė- meqė fėmija ėshtė krijesė e re”, thekson shėn Kirilli i Aleksandrisė. Fėmija ka njė bukuri me fuqi sa origjinale, aq edhe tė brishtė.
    Shpėtimtari i botės kėrkoi nga tė Tijtė dėlirėsinė e zemrės - atje ku lindin dėshirat dhe predispozitat. Ai nuk kėrkoi njė shpresėtari sipėrfaqėsore, por pastėrtinė e thellėsisė sė qenies. Mė vonė, nė moshė tė pjekur, kur Krishti u pėrball me polemikėn e farisenjve, tė cilėt gjoja kishin frikė Perėndie, dhe tė saducenjve skeptikė, paralajmėroi: “Nėse nuk ktheheni dhe nuk lindni si fėmijėt, nuk do tė hyni nė Mbretėrinė e qiejve”. Dhe i bekoi e i pėrqafoi fėmijėt, e tha: “Sepse e kėtyre ėshtė mbretėria e Perėndisė” (Mark. 10:14), e gjithė atyre qė janė si fėmijė nė thjeshtėsi, nė mirėsi. “E tyrja ėshtė, pra e gjithė atyre qė kanė ndėrtuar, prej natyrės, paligėsinė e shpirtit dhe pėrulėsinė me anė tė vullnetit, gjė qė fėmijėt e kanė nga vetė natyra e tyre”, shpjegon kryepiskopi Theofilakt. Dhe Krishti kėmbėngul: “Me tė vėrtetė, po ju them juve, ai qė nuk e pranon mbretėrinė e Perėndisė si fėmijė, nuk ka pėr tė hyrė nė atė” (Mark. 10:15, Lluk. 18:17).
    Nė njė rast tjetėr, duke pėrshkruar moralin, qėndrimin ndaj jetės sė atyre qė i njeh si tė Tijtė, siguron: “lum ata qė kanė zemėr tė pastėr, se ata do tė shikojnė Perėndinė” (Matth. 5:8). Pra, sa kanė zemėr tė pastėr, do tė shikojnė Perėndinė ballė pėr ballė dhe do tė kenė marrėdhėnie tė vėrtetė kungimi me Atė. Kėta janė me tė vėrtetė tė lumur.



    * *


    “Fėmijė na lindi ne”. Pafajėsia dhe dėlirėsia e “fėmijės”, e Fjalės sė mishėruar tė Perėndisė, e “Adamit tė ri”, shpejt do tė pėrballej me zemėrashpėrsinė dhe djallėzinė e Adamit tė vjetėr dhe tė rėnė, tė cilat dalin nė pah me tė gjithė intensitetin e tyre nė personin e Herodit. “Shkoni e vėzhgoni mirė pėr djalin”, u kėrkoi mbreti djallėzor tė diturve tė Lindjes, Magėve. “Edhe si ta gjeni, tė mė lajmėroni, qė tė vij edhe unė e t’i falem atij” (Matth.2:8). Pushtetari i korruptuar dhe i pandalshėm para asgjėje, bėn plane pėr tė mbaruar punė sa mė shpejt me kėrcėnimin qė mbart Jisui i sapolindur, dėlirėsia e mishėruar. Historia e Krishtlindjes zbulon fare qartė konfliktin: Korrupsioni kundėr dėlirėsisė dhe, dėlirėsia e mendimeve, predispozitave, shtysave kundėr korrupsionit- tė ēdo lloj pushteti, tė madh apo tė vogėl.
    Nė pamje tė parė, pėrfundimi i konfliktit duket se ėshtė i paracaktuar. Shkatėrrimi i dėlirėsisė, mbizotėrimi i korrupsionit duken tė pashmangshme. Por, nė kėndvėshtrimin afatgjatė, nė ndėrgjegjen mbarėbotėrore imponohet pastėrtia e kristaltė e Jisuit, ndėrsa figura e korruptuar e Herodit zhytet nė pėrbuzje. Sepse ky “fėmijė” qė lind ėshtė nė tė vėrtetė Biri i Perėndisė qė ka pushtetin e vėrtetė: “.... e do tė quhet emri i tij engjėlli i kėshillės sė madhe, kėshilltar i mrekullueshėm, Perėndi i fuqishėm, pushtetar, princ i paqes, atė i jetės sė ardhshme” (Is.9:6).

    Pastėrtia e Jisuit, shenjtėria e shpirtit tė Tij, nuk ka asnjė lidhje me naivitetin dhe pafuqinė. Pėrkundrazi, ajo shfaqet e guximshme dhe e palėkundur. Jisu Krishti godet hipokrizinė, padrejtėsitė, korruptimin. Kritika e Tij kumbon nė mėnyrė pėrcaktuese nė vazhdėn e historisė sė botės, duke pėrmbysur sisteme tė fuqishme e tė korruptuara.


    * *


    Lindja e “fėmijės” Jisu na ēel sytė pėr tė pėrqendruar vėmendjen tonė nė pafajėsinė dhe pastėrtinė e syve fėmijėrorė, nė ēdo qoshe tė planetit tonė ku ata panė dritėn pėr herė tė parė. T’i shikojmė me respekt e dhembshuri dhe tė shprehim pėr sa mė shumė fėmijė qė mundemi interesim johipokrit dhe me vepra.
    Por mė kryesorja, tė kėrkojmė pėrbrenda nesh, nė thellėsinė e shpirtit tonė, “fėmijėn”, dėlirėsinė, e cila e ndjekur nga ana egoiste e vetes sonė- gjė qė tė kujton njė Herod tė korruptuar- ėshtė mėrguar nė ndonjė cep tė subkoshiencės sonė. Me gjithė ndryshimet qė sjell jeta, ēdo njeri fsheh nė ndonjė anė tė shpirtit tė tij diēka nga pafajėsia e tij fillestare fėmijėrore. Le t’i japim pastėrtisė dhe dėlirėsisė- sė mendimeve, predispozitave, shtysave- vendin e duhur nė jetėn tonė.
    Sigurisht, janė tė mira shpalljet dhe tė dobishme vendimet pėr tė luftuar korrupsionin. Ėshtė i nevojshėm kėrkimi i metodave dhe sistemeve pėr ta mundur atė. Por, nga sa dalin nė dritė ēdo ditė, ėshtė treguar qartazi, se mėnyrat dhe metodat e shmangies sė masave ligjore janė mė tė shumta. Korrupsioni buron nga mendja dhe zemra. Dhe pikėrisht atje duhet, nė mėnyrė afatgjatė, bashkė me mjetet teknike tė drejtpėrdrejta, tė drejtohet trajtimi kurues i shoqėrisė sonė. Duke filluar nga edukimi i drejtė i fėmijėve, i tė vegjėlve dhe tė mėdhenjve, duke i bėrė ata tė duan bukurinė e dėlirėsisė dhe tė ndershmėrisė. Tė mėsojnė tė urrejnė mashtrimin dhe jo tė mburren pėr tė. Tė ndėrgjegjėsohen se sinqeriteti, karakteri i palėkundur dhe drejtėsia, tė gjitha kėto forma tė dėlirėsisė edhe kur dikush ėshtė nė moshė tė pjekur, nuk janė dobėsi, por cilėsitė e karakterit fisnik dhe tė paepur- qė si pėrfundim mbetet gjėja mė e vyer pėr familjen, shoqėrinė dhe qytetėrimin.



    * *


    “Fėmijė na lindi ne”. Nė kėtė tė kremte tė madhe tė Krishtlindjeve, le tė lutemi me pėrgjėratė, qė Fjala e mishėruar e Perėndisė tė na falė diēka nga pafajėsia e urtė dhe dėlirėsia e Tij e patrembur. Le tė na dhurojė pastėrti nė qėllimet, nė ndjenjat, nė shtysat dhe veprimet tona. Dhe tė na ndriēojė me fuqinė e sė vėrtetės dhe tė dashurisė sė Tij, tė rezistojmė fort ndaj ēdo forme korrupsioni- tė jashtėm apo tė brendshėm.
    Krishtlindje tė bekuara! Viti i Ri qoftė i mbushur me dritė dhe shpresė!



    Me dashuri tė thellė mė Krishtin,
    †Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mesazhi i Fortlumturise se Tij, Kryepeshkopit Anastas me rastin e Festes se Krishtlindjes, 2011, 2010.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-12-2011 mė 22:23

  9. #9
    Gezuar diten e Krishtlindjes!
    Paqe!

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Gezuar Krishtlindjet dhe nje vit te bekuar ne vijim te gjitheve...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •