Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kapen 1.5 ton drogë, mes të arrestuarve edhe 13 shqiptare




    Londër, 26 dhjetor - Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës është shkatërruar në Britaninë e Madhe. Mes anëtarëve të rrjetit ishin dhe 13 shqiptarë. Operacioni është kryer nga policia londineze, e cila sekuestroi një sasi prej 1.5 ton kokainë në portin e anijes The Destini Empress, 200 milje larg brigjeve spanjolle.
    Vlera e kokainës e destinuar për në Britani e në gjithë Evropën ishte rreth 450 milionë euro. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të datës 23 dhjetor, por policia informoi të shtunën për rezultatet e operacionit, transmeton News24.
    Task force dhe Agjencia e krimit të organizuar bënë të ditur se trafikantët siguronin drogën në Kolumbi. Operacioni u shtri në katër shtete, Britani, Spanjë, Karaibe e Kolumbi. Droga ishte e klasit A dhe trafikantët akuzohen për pastrim parash në vlerën e miliona eurove.
    Sipas inspektorit të policisë britanike, Peter Bejer, kjo ishte një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë. Ai falënderoi policinë spanjolle për bashkëpunimin.
    Në një raport të fundit të Shërbimit Inteligjet në Britani thuhet se në këtë vend operojnë 400 organizata kriminale, ku shqiptarët së fundi kontrollojnë trafikun e heroinës e kokainës dhe gjithë prostitucionin e organizuar.
    Veç 13 shqiptarëve që ndodheshin në bordin e anijes, për këtë trafik janë arrestuar edhe persona të tjerë, por nuk jepet kombësia e tyre.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    me vjen inat se na nxierin emer te keq...
    sa per ata qe kapen ca me pak as me vjen keq fare

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Sa mire qe paskemi te njejtin mendim,per ata qe meren me droge edhe une nuk kam meshire fare Helena,ne djall te vene.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Shqiptaret s'besoj qe kan qene kryesoret! Kto i bejne te gjithe shtetet po ne na komentojne i cik me shume.Sa gjunah qe i kapen do ishte ngritur i pallat me shume ne shqiperi!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Spanje: Arrestohen 13 shqiptarë në anijen me 1.5 tonë kokainë

    Arrestohen 13 shqiptarë në anijen me 1.5 tonë kokainë

    Asgjësohet rrjeti ndërkombëtar i kokainës. Vlera e drogës, 375 milionë paund. Skema e funksionimit të trafikut me origjinë nga Kolumbia dhe roli i shqiptarëve

    Përkrah trafikantëve të drogës nga Anglia, Spanja, Karaibet dhe Kolumbia, tashmë janë vendosur dhe ata shqiptarë. 13 shqiptarë janë vënë në pranga bashkë me 150 persona të tjerë, pasi janë ndaluar në një anije me 1.5 tonë kokainë pranë brigjeve spanjolle. Lajmi bëhet i ditur nga ana e agjencive ndërkombëtare, të cilat njoftojnë se një ish-anije e rojës bregdetare u zbulua nga policia duke transportuar një ngarkesë prej 1.5 tonësh kokainë që kap vlerën e rreth 375 milionë paundve. Anija është bllokuar në brigjet e Spanjës të mërkurën në mëngjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se anija “Empress Destiny” mund ta ketë origjinën nga Chaguaramas, Trinidad, nga Kolumbia. Burime të Policisë angleze kanë thënë se një ekip elite, përfshirë zyrtarë të doganave, Akciza Ndarja dhe Antikrimit Special Unit (SAUTT) janë ngritur për të hetuar. Hetuesit po verifikojnë nëse anija hyri në ujërat e Trinidad dhe sa kohë qëndroi aty. Hetimi ka përfshirë të gjitha vendet ku mendohet se ka kaluar tranzit në ujëra anija e ngarkuar me kokainë. Ndërkohë që nga ana e banorëve të Trinidad Tabako mësohet se ata kanë informuar se anija mund të jetë ankoruar për disa kohë, disa milje larg nga kjo zonë. Besohet se shumica e drogës vinte nga Kolumbia dhe si treg kryesor dyshohej ai i Londrës. Sipas një raporti të Times-Online, rreth orës 8, të mërkurën, policia spanjolle, duke punuar me Forcat Qendrore të Policisë Metropolitane dhe Agjencinë e Krimit të Organizuar (SOCA), hipi në një anije 200 milje larg bregdetit Iberik dhe gjeti një rreth 1,5 tonë kokainë. Në anije janë arrestuar rreth 150 persona që po udhëtonin për në Spanjë. Mes të arrestuarve janë edhe 13 shqiptarë dhe disa të tjerë nga Kosova që jetojnë në Britani. Deri tani ende nuk janë bërë të ditur emrat e 13 shqiptarëve të arrestuar. Lajmi në fjalë konfirmohet dhe nga një zëdhënës i Metropolitan Police, i cili thekson se është kryer një numër arrestimesh, duke përfshirë edhe anëtarë të ekuipazhit të anijes. Detektivët thonë se kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që është bllokuar ndonjëherë. Rrjeti besohet se përbëhet nga kriminelë me përvojë dhe ka një shtrirje nga Londra e Spanja në Karaibe dhe Kolumbi.

    Raportet
    Rasti më i fundit përforcon edhe më shumë raportet e nxjerra nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët shprehen se kriminelët shqiptarë tashmë janë duke u fuqizuar dita-ditës dhe duke bashkëpunuar me personazhe të njohur të botës së krimit në botë. Vetëm në fillim të këtij viti, Instituti Kërkimor në Uashington vuri alarmin mbi të ashtuquajturën “Mafia ballkanike”. Në këtë raport, ky institut shprehej se rrjetet e drogës në Ballkan janë fuqizuar ndjeshëm. Grupet mafioze të trafikut të heroinës, kokainës, të qenieve njerëzore, por edhe të kontrabandës së cigareve, janë fuqizuar duke investuar paratë e tyre në disa sektorë të industrisë. “Përmes lidhjeve që kanë me politikën, ata lehtësojnë rrugët për pastrimin e parave. Aktualisht Serbia konsiderohet si një nga qendrat e fuqishme rajonale, që lidh fijet e grupeve të drogës me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Madje nga Beogradi janë krijuar rrjete efikase të bashkëpunimit të grupeve mafioze në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri”, – thuhej në këtë raport. Katër javë më parë, edhe ekspertë të strukturave të specializuara europiane në luftën kundër krimit pohuan se “grupet kriminale në Ballkan, me mbështetjen e qendrave politike të caktuara të fuqisë, po ngrenë një organizatë të përbashkët me forcën e vet të armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me shërbimin e vet të zbulimit. Sipas tyre, mafia në Ballkan po krijon një rend të ri, ndërsa grupet kriminale, të ndihmuara edhe nga kolegët e tyre europianë, po zhvillojnë një forcë të vetën të armatosur, duke u bërë kështu gjithnjë e më të rrezikshëm.

    Rrugët e drogës

    Po sipas raporteve të publikuara gjatë kohëve të fundit nga ana e ndërkombëtarëve, mësohet se rrugët kryesore të trafikut të drogës kalojnë nga Ballkani. Një drejtim vjen nga Turqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, kurse tjetri nga Bullgaria të çon drejt Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Kroacisë. Kontrabanda përmes kësaj rruge, krahas me makina dhe kamionë, zhvillohet edhe me aeroplanë, pasagjerë, ndërkohë që janë konstatuar edhe raste kur droga dërgohet edhe me dërgesa postare. Nga ana e saj Europol bën të ditur se përmes rrugës që përdoret, më së shumti për kontrabandën e heroinës nga Afganistani, vitet e fundit është transportuar intensivisht edhe kokaina, e cila, fillimisht është sjellë nga Amerika Jugore dhe, përmes porteve të Afrikës Perëndimore, ka mbërritur në Portugali dhe Spanjë. Grupe të mafies shqiptare dhe tetë klane kriminale në Malin e Zi janë marrë vesh tashmë me narko-liderët në Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe kështu droga me anije transportohet për në portet e Barit në Malin e Zi, si dhe në portet e Kroacisë, Shqipërisë ose edhe në Itali.

    Albania
    26 Dhjetor 2009

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    po përparojna me t madhe
    hallal na koft

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Policia italiane zbulon 400 kg marihuanë nga Shqipëria

    Trafiku i drogës përmes detit nga Shqipëria në Itali ka vazhduar edhe gjatë orëve të para të vitit të ri 2010 sepse të shtunën policia në vendin fqinjë zbuloi dhe sekuestroi një gomone në të cilën u gjetën 400 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë.

    Burime zyrtare të policisë italiane i thanë bashkëpunëtores së agjencisë NOA se sasia e drogës u zbulua në ujërat e Castro Marina, jo larg portit të Leçes.

    Policia tha se gomonia të cilën e ndoqën edhe me helikopter siç dallohet dhe në një nga fotot që shoqërojnë këtë raport, por personat që posedonin drogën arritën të zhduken dhe braktisën mjetin lundrues.

    Nga kontrolli që iu bë gomones, u sekuestrua dhe sasia e madhe e drogës. Policia italiane e Leçes tha se gomonia kishte ardhur nga ujërat shqiptare, ndoshta nga Vlora, kishte përshkuar ngushticën e Otrantos dhe më tej ishte futur në ujërat italiane duke arritur deri tek Castro Marina ku edhe iu nënshtrua ndjekjes policore
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2009
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin



    Londër, 26 dhjetor - Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës është shkatërruar në Britaninë e Madhe. Mes anëtarëve të rrjetit ishin dhe 13 shqiptarë. Operacioni është kryer nga policia londineze, e cila sekuestroi një sasi prej 1.5 ton kokainë në portin e anijes The Destini Empress, 200 milje larg brigjeve spanjolle.
    Vlera e kokainës e destinuar për në Britani e në gjithë Evropën ishte rreth 450 milionë euro. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të datës 23 dhjetor, por policia informoi të shtunën për rezultatet e operacionit, transmeton News24.
    Task force dhe Agjencia e krimit të organizuar bënë të ditur se trafikantët siguronin drogën në Kolumbi. Operacioni u shtri në katër shtete, Britani, Spanjë, Karaibe e Kolumbi. Droga ishte e klasit A dhe trafikantët akuzohen për pastrim parash në vlerën e miliona eurove.
    Sipas inspektorit të policisë britanike, Peter Bejer, kjo ishte një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë. Ai falënderoi policinë spanjolle për bashkëpunimin.
    Në një raport të fundit të Shërbimit Inteligjet në Britani thuhet se në këtë vend operojnë 400 organizata kriminale, ku shqiptarët së fundi kontrollojnë trafikun e heroinës e kokainës dhe gjithë prostitucionin e organizuar.
    Veç 13 shqiptarëve që ndodheshin në bordin e anijes, për këtë trafik janë arrestuar edhe persona të tjerë, por nuk jepet kombësia e tyre.
    JU lumte, le ti kapin te gjithe, e ata qe s'dojne me "u kap" le ti pervilin menget e le te punojne se s'i kap askush, e nese kane pak gja e ndjenje shqiptari, kur te kapen MOS TE DEKLAROHE SHQIPTAR, e MOS T'IA FELLIQIN NDERIN KOMBIT TE PAFAJSHEM,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Gjirokastër, sekuestrohen 650 kg hashash


    Policia e Gjirokastrës ka mundur të kapë një sasi prej 650 kilogramë hashash që po dilte nga fshati Lazarat për t’u dërguar në Sarandë.

    Drejtoria e policisë së Gjirokastrës organizoi operacionin ndjekja. Mesnatën e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat poshtë fshatit Lazarat policia ka kontrolluar të gjitha automjetet.

    Personat të cilët donin të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të Sarandës duke parë se policia ishte në ndjekje, kanë ndërruar drejtim dhe rreth orës 03.00 të mëngjesit me një kamion ku kishin ngarkuar një sasi të madhe lëndë narkotike e dyshuar si marihuanë kanë filluar lëvizjen nga fshati Lazarat për në Sarande nga një rrugë dytësore rrëzë kodrës së fshatit Derviçan.

    Në fshatin Goranxi, personat të cilët po transportonin këtë lëndë narkotike dukë parë që lëvizja e mëtejshme ishte e pamundur pasi policia kishte bllokuar të gjitha drejtimet e lëvizjes dhe ishte vënë në ndjekje të tyre kanë braktisur lëndën narkotike afër një ndertese në ndërtim e sipër dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira dhe moti shumë i keq me stuhi. /TCH/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    na marshin te keqen si anglezet si italianet se ne jemi popull i paster e krenar
    nuk merremi ne me kesi gjerash
    si besoj
    sdu ti besoj
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •