Austria dekoron Zhani Cikon
Presidenti Federal i Republikės sė Austrisė dekoron me Kryqin Austriak tė Nderit pėr Shkencėn dhe Artin, Dirigjentin dhe Drejtorin e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, Mjeshtrin Zhani Ciko.
Kjo dekoratė e lartė nderimi nga pala austriake, maestro Zhani Cikos iu dorėzua me ceremoni mė 24 Shator 2013 nė Tiranė, nga ambasadori austriak Florian Raunig.
Mjeshtri Zhani Ciko, i cili ka lindur nė vitin 1945 nė Tiranė, ėshtė qė prej dhjetė vitesh Drejtor i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit.
Ciko ėshtė jo vetėm njė njohės dhe adhurues i kulturės dhe muzikės austriake, por edhe njė drejtues dhe realizues i shumė veprave tė kėsaj muzike.
Veēanėrisht, gjatė viteve tė fundit pati njė bashkėpunim akoma mė intensiv me Ambasadėn Austriake nė Tiranė, ndėr tė tjera nė realizimin e projekteve tė pėrbashkėta si Vejusha Gazmore nė vitin 2011, "Flauti Magjik nė vitin 2012 dhe Don Giovanni nė vitin 2013.
Pėrveē punės drejtuese dhe artistike, maestro Zhani Ciko komenton rregullisht prej mėse 20 vitesh transmetimin e drejtėpėrdrejtė tė Koncertit tė Vienės, nė Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe prej 10 vitesh organizon nje event elitar si ballo e fundvitit From Vienna to Tirana, ku nė fokus janė muzika dhe baleti austriak.
Si pėrmes punės sė tij aktive nė promovimin e kulturės dhe muzikės austriake, ashtu edhe nė zgjerimin e bashkėpunimit dypalėsh pėrmes projekteve kulturore nė Shqipėri me mbėshtetje nga Austria, maestro Zhani Ciko ka merita tė mėdha tė cilat vlerėsohen lartė nga Presidenti Federal i Austrisė, pėrmes akordimit tė Kryqit Austriak tė Nderit pėr Shkencėn dhe Artin.
Bota Sot
Krijoni Kontakt