Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Alida Hisku

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alida Hisku

    “Tre shoqet xheloze qė mė vodhėn ditarin”


    Blerina GOCE

    Alida Hisku ėshtė nė qiellin e shtatė. Pas 25 vjetėsh ėshtė ringjitur nė skenė, duke pėrcjellė gati me tė njėjtin emocion kėngėn si nė Festivalin e 13-tė, kur kėndonte “Anės e pas anės o”. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Tirana Observer”, kėngėtarja e shquar e viteve ’70-tė tregon pėr herė tė parė pėrse e dėnuan tė mos kėndonte. Ditari mbi tė cilin u ngrit akuza e agjitacionit dhe propagandės dhe jeta e vėshtirė nė shtypshkronjė, largimi pėr nė Gjermani dhe jeta e re pas martesės me njė mjek gjerman. “Tirana Observer” po boton sot pjesėrisht intervistėn dhėnė nga Gjermania, mė 28 prill tė kėtij viti.
    Cili ishte momenti qė ju thatė me tė vėrtetė qė ishit e famshme?
    Nuk e kam quajtur kurrė veten tė famshme. Kam qenė thjesht njė punėtore e mirė. Kam kėnduar pėr njėfarė kohe edhe me estradėn e shtetit. E kam shfrytėzuar ditėn nė maksimum dhe rrija 16 orė nė punė. Dilja nga shtėpia nė 6.00 tė mėngjesit dhe kthehesha nė 23.00 tė darkės. Edhe sot nė fjalorin tim nuk e kam fjalėn u lodha. Kisha njė shprehjen time karakteristike: Nata pėr gjumė, dita pėr punė. Nuk e ndieja lodhjen dhe isha shumė e qeshur dhe humorxhie. Ndėrsa pėr sa i pėrket kėngės e kam quajtur veten tė aftė, kur fillova seriozisht me Festivalin e tė Rriturve. Kam fituar dy -tre ēmime tė para njėri pas tjetrit. Pas “Vajzat e fshatit tim” thashė pėr herė tė parė tė marr njė kėngė me politikė “Kasollja e Galigatit” me tė cilėn po ashtu mora ēmim tė parė.
    Nga ngritja si njė yll, nė njė rrėzim absurd. Si e kujtoni atė historinė e ditarit?
    Nė Sarandė isha nė dhomė me tri qelbėsira nga Vlora, Rrėsheni dhe Fieri. Mė kujtohet qė atė ditė, ishte 13 qershor, kishte plot njė vit qė kishte vdekur mami dhe isha shumė e trishtuar. Unė gjithmonė mendimet e mia i shkruaja nė njė ditar dhe kjo ishte krejt normale. Edhe motra ime kishte njė ditar. Mamaja na thoshte gjithmonė se ishte gjė e bukur tė mbaje ditar. Atė ditė nė ditar shkrova: Sot jam shumė e mėrzitur. Mė duket jeta skėterrė. Kėtu ha pula gur. Kėta tė shkretė flenė keq dhe rropaten gjithė ditėn. Tė nesėrmen ditari qė kisha nėn jastėk nuk ishte mė. Ma kishin zhdukur ditarin qė e kisha lėnė nėn jastėk. Ditarin ia kishin dhėnė profesorit tė Shkollės sė Partisė, qė e ēoi nė Komitetin e Partisė. Tė nesėrmen mė thonė: Do tė nisemi direkt nė Tiranė, se kėshtu na kanė thėnė me telefon. Mė nisėn nė Tiranė dhe atje mė thirrėn nė Komitetin e Partisė numėr 3. Fize Bozhegu mė tha: Keni thyer rregullat e partisė, ky ėshtė agjitacion propagandė. E kemi gjykuar tė dorėzosh teserėn e partisė. I futa njė tė sharė; i thashė qelbėsirė dhe shtova se nuk ia jepja teserėn e partisė. Atė teserė ia dhashė vetėm babait, tė cilit i thashė: Ti mė rrite, ty ta jap teserėn. Kurse teserėn e Komitetit Qendror e kam akoma me vete. Ma zhdukėn ditarin. Mė humbėn 25 vjet jetė, 25 vjet ditar. Mė zhdukėn bllokun e trashė, sa veprat e Enverit, bllokun qė e kisha bėrė vetė nė shtypshkronjė. Por mė ikėn edhe kujtimet e jetės. Pastaj m’i zhdukėn edhe kėngėt nga arkivi si kėngėtare, mė hoqėn nga puna, mė lėvizėn nga reparti. Si dėnim organizata e partisė mė hoqi dhe mė ēoi nė njė repart ku ishin punėtorėt e dėnuar. Fillova jetėn nga zeroja. Deri ditėn qė kam ikur kam punuar dhe e qepa gojėn. Mė zuri goja merimanga. U mundova tė kthehem nė njė tjetėr njeri. U zhgėnjeva nga jeta. Nuk gjej dot fjalė tė pėrcaktoj logjikėn e kėtyre njerėzve.
    Flitet se keni shkruar diēka qė ju kishit dėshirė tė bėnit koncerte recitale dhe tė bėnit turne nė Shqipėri. Sa e vėrtetė ishte kjo?
    Kėto kanė qenė ėndrrat e mia qė tė krijoja njė grup, njė kompleks. Njė kohė ka pasur njė kompleks tė rinjsh qė mė vonė u hoqėn si modernė, si kapitalistė. Ka qenė njė kompleks i “Petro Nini Luarasit” nė vitet ’70 ku unė kam kėnduar, por vetėm kaq. Nuk e realizova ėndrrėn time. Tė kėndoja dhe tė bėja turne nė Shqipėri dhe jashtė shtetit, tė popullarizoja kėngėn shqiptare. Pėr herė tė parė kur kam dalė nga Shqipėria nga Titogradi isha 16 vjeē. Edhe atje ndihej ndryshimi me botėn e jashtme.Mė vinte keq kur kthehesha nė Shqipėri dhe thosha me vete: Ēfarė kanė mė shumė se ne kėta? Se nė atė kohė ne nuk na linin t’i mbanim flokėt mė tė gjatė se supet, sepse ishte shfaqje moderne. Edhe rrobat na i zgjidhnin ata. Ishte komisioni ku duhej tė kaloje si dele. Ēdo gjė kontrollohej nė pe tė gjilpėrės. Tė arrije sukses nė atė kohė, nuk ishte si sot. Kėndoja me tekst tė shkruar nė dorė, sepse ēdo ditė ata e ndėrronin tekstin kur gjenin ndonjė gjė qė nuk iu pėlqente, apo nuk iu shkonte pėr hije....
    Flitet se dėnimi juaj lidhej edhe me xhelozinė qė shprehnin kolegė tė tuaj nė atė kohė, falė nivelit tėnd profesional. A mund tė na thoni si ėshtė e vėrteta dhe cilėt janė kėto kėngėtare apo kėta kėngėtarė?
    Unė i shikoja koleget dhe kolegėt e mi me syrin e tolerancės. Megjithatė pėr mua ka qenė shumė ambicioze Zyliha Sina; e mbante veten pėr tė bukur. Grindje me kėngėtarėt nuk kam pasur, madje as me Zylihanė. Konkretisht nuk mė pėrfillnin shumė, se kam qenė punėtore e shkurtėr, e vogėl; nuk u dukesha ndonjė kafshatė e fortė. Vetėm kur dilja nė skenė e bėja bam. Nuk e di se ē’mund tė bėnin mbrapa shpine, por unė nuk kisha lidhje me asnjė kėngėtar, pėrveē natės kur dilnim nė festival. Me Liljana Kondakēiun dhe mė pas edhe me Ema Qazimin kemi qenė fqinjė, por nuk ėshtė se rrija shumė me to, pėr arsye se isha edhe nė punė. Gjithsesi u mundova qė me to tė kaloja mirė.
    A mund tė na thoni si ishte atmosfera nė atė kohė mes grupeve tė artistėve, a kishte harmoni dhe si shiheshin me njėri-tjetrin?
    Artistėt ishin ndarė nė dy grupe: profesionistė dhe amatorė. Jo tė gjithė i shikonin kėngėtarėt e rinj me shpirtin e bamirėsisė. Jo tė gjithė iu zgjasnin dorėn pėr t’i ndihmuar. Ka qenė njė mospėrfillje xhelozie; ēdokush e mbante nė vetvete pa e shfaqur dhe mundohej t’u shmangej kėngė-tarėve tė rinj. Unė isha nė grupin e amatorėve, rrija gjithmonė me ata qė ishin tė rinj nė festivale, se me ta merresha vesh mė mirė. Nuk e kam hequr kurrė veten si profesioniste, por gjithmonė jam pėrpjekur tė ul kokėn dhe tė mėsoj, ose ta vjedh nė mėnyrė tė padukshme atė qė doja. Kėshtu, i shkoja Vaēes pas nė dhomat e provave. Nėpėr dasma kėndoja gjithmonė kėngėt e Vaēes. Unė e adhuroja atė. Nuk kam bėrė konservator muzike, por shikoja Vaēen te dhoma e provave, prapa skene, si e hapte dhe si e mbyllte zėrin e “vidhja” nga mėnyra se si ajo punonte me kėngėn.
    Cili ishte kėngėtari apo kėngėtarja pėr tė cilin kishit mė shumė rezerva?
    Tani nuk i mbaj mend edhe aq mirė emrat, se kanė kaluar shumė vjet, por Lindita Theodhori, pėr shembull, e ka hequr veten mė shumė se ēka qenė, pra ishte pak mendjemadhe.
    Nėse kthehemi nė kohė, ēfarė vendimi do tė merrnit nė qoftė se do tė ishit nė situatėn e asaj kohe: pra tė kishin kapur me njė ditar dhe tė thoshin se je armike e partisė?
    Nuk besoj se do tė mund tė bėja dot gjė. Nė njė situatė tė tillė je nė dorė tė organizatorit. Ēdo organizatė ka rregullat dhe statusin e vet. Edhe statusi komunist ka rregullat e tij, ashtu si gjykata. Unė kisha thyer ligjin. Nėse do ta shohim mė ndryshe, padyshim ditari ishte gjė private, qė unė e kisha brenda meje dhe tė fshehur. Por ata e kapėn atė dhe nuk e kuptonin ēdo tė thotė tė ishe artiste, kush isha unė! Brenda tyre, sidomos ato tė ashtuquajturat shoqe, kishin ligėsinė. Megjithatė ata nuk mė kapėn gjėrat mė tė rėndėsishme si adresat e miqve e tė tė njohurve tė mi jashtė shtetit, si dhe kėngėt e huaja, tekstet e tė cilave i shkruaja gjithmonė nė njė bllok. Kėshtu, megjithėse mė dėnuan nuk i humba lidhjet e mia. Kėta miq do tė mė ndihmonin mė vonė pėr tė shkuar nė Gjermani.
    Kur vendosėt tė iknit nė Gjermani dhe pėrse e bėtė kėtė?
    Vendosa tė iki nė vitin 1990. Ishte e pamundur pėr mua tė vazhdoja tė rrija nė Shqipėri. Aq mė tepėr qė isha njė grua e vetme me dy djem, njėri katėr e tjetri dhjetė vjeē dhe e shihja se nuk kishte perspektivė. E parashikova qė do tė vinte demokracia, se atė ėndėrroja tė vinte. Ėndėrroja lirinė nė art, se politika ishte shumė e pistė nga brenda. Ėndėrroja njė vend jo tė robėruar, njė vend mė tė qeshur. Kėshtu, njėra pas tjetrės u bėnė lėvizjet. Mora njė vizė turistike nė vitin ’90-tė nė Bullgari. Iu thashė se do tė vizitoja djalin dhe ma dhanė menjėherė. Nė vitin ’80-tė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Kongresin Marksist-Leninist tė tė Rinjve tė Partisė Komuniste gjermane. I mora nė telefon njerėzit qė kisha njohur atėherė dhe ata mė dėrguan menjėherė njė faks. Kam ndenjur nė njė hotel nė Budapest, madje nuk kisha as para pėr tė paguar hotelin, por motra e Vaēe Zelės mė mori. Ajo kishte ardhur nė Bullgari tė merrte vizė pėr tė shkuar nė Shqipėri. Hoteli ishte plot me shqiptarė. Mė dhanė direkt vizėn gjermane, me azil politik dhe qė atėherė jam nė Gjermani.
    Gjatė kėsaj kohe, ēfarė keni menduar? A keni kėnduar ndonjėherė?
    Gjatė kėsaj kohe, prej 15 vjetėsh nė Gjermani kam thėnė shyqyr qė kam kėngėn. Kėnga ka qenė pėr mua si aspirinė. Sa herė qė kam ndjerė dhimbje kam kėnduar me veten time, sa nė kuzhinė e sa nė banjė. Kur mė dhembte shpirti, kėndoja dhe kėndoja nė shqip, pėr tė mos ta harruar gjuhėn dhe kėngėn. Nė shqip iu kėndoja edhe fėmijėve kur doja t’i vija nė gjumė. Kėnga ėshtė pjesė e gjakut tim, ėshtė jetė. Pa kėngė nuk ka Alidė, pa Alidė nuk ka kėngė.
    Ēfarė mendoje kur shikoje mė pas festivalet? Cilat fjalė ju vinin ndėr mend?
    Jam shtruar dy herė nė spitalin e Neurologjisė me krizė nervore dhe e mbaja veten me ilaēe qetėsuese. Nė atė moment tė shkojnė shumė mendime nė kokė, por nuk ke nė dorė asgjė, madje as nuk mund tė mendosh, por komplet jetėn e lėshon nė dorėn e fatit. U izolova brenda dhe nuk mund tė dilja pėrjashta. Dilja natėn me fshesaxhiet dhe pija cigare e bėja muhabet me to. Ka qenė viti 1982.
    Sa e lidhur jeni me Shqipėrinė, ēfarė ėshtė pėr ty Shqipėria edhe pse jeni larg?
    Vit pėr vit vijmė nė Shqipėri. Djali i vogėl vjen dy herė nė vit. Ėshtė gjaku qė i tėrheq. Tė tre fėmijėt dinė tė flasin mirė shqip. Por tani nuk kam asnjė tė afėrt nė Shqipėri. Prindėrit mė kanė vdekur, kurse motra dhe vėllai janė nė Itali, tė punėsuar si tė gjithė shqiptarėt e tjerė.
    A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr familjen tuaj tė dikurshme nė Shqipėri?
    Nėna ime ka vdekur shumė e re, nė moshėn 48-vjeēare. Ka qenė njė nga krijueset e Filarmonisė sė Shtetit dhe ka kėnduar pėr 16 - 17 vjet me radhė nė Opera. Kam pasur njė vėlla dhe njė motėr mė tė madhe, tė cilėt gjithashtu iu pėrkushtuan muzikės, por asaj klasike.
    Keni ndėr mend tė ktheheni ndonjėherė nė Shqipėri?
    Nuk ka dyshim qė do tė kthehem, pėr tė qėndruar pėrgjithmonė nė Shqipėri bashkė me bashkėshortin tim, Thomasin, pasi tė dalim nė pension. Ndėrsa fėmijėt kanė filluar jetėn dhe kanė marrė rrugėt e tyre nė Gjermani. Por kthimi dhe jeta ime nė Shqipėri do tė jetė rrėnja, epiqendra e fėmijėve tė mi pėr tė ardhur sa mė shpesh nė vendin e tyre. Kur je i vjetėr ke nevojė mė shumė pėr njerėz se sa kur je i ri. Mikpritja njerėzore qė ėshtė nė Shqipėri nuk ėshtė kėtu. Kur mplakesh tė kthehen tė gjitha kujtimet e fėmijėrisė. Nė Gjermani nuk kam kujtime, ndaj ėshtė mė mirė tė kthehem pėrsėri atje ku kam kujtimet e mia.

    Njė nga intervistat mė interesante tė botuara gjatė kėtij viti nė gazetėn “Tirana Observer”, do tė jetė e pranishme pėr ju ēdo ditė tė kėtij muaji. Redaksia ka menduar qė nė muajin e fundit tė vitit 2005, tė ribotojė intervistat e rralla qė gazetarėt kanė mbledhur gjatė punės sė tyre. Qė nė numrin e parė tė “Tirana Observer”, mė 25 mars tė vitit 2005, janė pėrzgjedhur intervistat e vitit. Ato i pėrkasin tė gjitha fushave qė nga historia, politika, arti, sporti etj. Tė intervistuarit janė emra shumė tė njohur si Bernd Fisher, Ismail Kadare, Ramiz Alia, Thanas Nano e shumė tė tjerė, por edhe tė panjohur tė cilėt pėr njė moment janė bėrė protagonistė tė ngjarjeve tė rralla.

    botuar me 28 prill 2005
    Tirana Observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-01-2012 mė 11:03

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2005
    Postime
    15
    C'e ka kete fjalor kjo? Ngeli duke thene qelbsin kjo, qelbsin ajo. Shemtaraqe kjo , mendjemadhe ajo. Ka goje me fol per Zeliha Sinen e Lindita Soten.E ka rrejt menja se eshte Xhenis Xhoplin .
    Turp per te , se s'eshte rradhe qumeshti por gazete.
    Kokderre ka qene gjithmone . Mbaj mend i her , desh i hyri m'dru Avni Mula ne Dekade te Majit se s'pranonte me kendu ne minute te fundit, por s'arriti i ziu se i iku me vrap kjo fycka. A kundershtohet Zotni Avniu? Edhe sikur ta kete gabim, jo vallai , KURRE !
    Mu neverit me kete qe lexova sot.


    Alida Hisku tek Historia e Shqiperise !??
    Te kishit vene Fize Bozhekun si "Zan Caushe e rajonit 3" edhe hahet, por per Aliden jeni lodh kot .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Andrea111 : 13-12-2005 mė 09:18 Arsyeja: Shtese

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alida Hisku

    Alida, historia e njė rinie tė vrarė prej njė ditari...


    Shekulli Kontakt
    16-12-2006


    Alida Hisku



    Historia e jetės sė kėngėtares Alida Hisku dhe zhgėnjimi i saj

    Alida, historia e njė rinie tė vrarė prej njė ditari...



    Skenėn e TOB nė Tiranė, ajo e kishte shkelur qė kur ishte vogėlushe 5-vjeēare, atėhere kur e ėma e saj, kėngėtare lirike, e merrte pėr dore ndėrsa shkonte tė bėnte prova.. Dhe erdhi njė ditė, qė vajza e ish-kėngėtares sė TOB, tė "pushtonte" atė sallė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV, qė nė moshėn 13-vjeēare, duke marrė edhe ēmimin e tretė... Vogėlushja do rritej me skenėn... Kulmin e saj tė suksesit, do ta arrinte disa vite mė vone, atėherė kur mbi supet e saj tė njoma kishte marrė udhėn tė ēelte pranvera e saj e 17-tė. Dhe ajo do ta priste vitin e saj tė lindjes, pranverėn e 17-tė, si fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV..

    Pandeli Simsia

    Nė atė natė finale suksesi, duke interpretuar kėngėn fituese, edhe pse u mundua, nuk e pėrmbajti dot veten nė skenė; qau nga gėzimi ndėrsa kėndonte kėngėn e fitores, duke fshirė lotėt me duart e saj tė brishta, qė i rrėshkisnin nė faqe. U bė e dashur nga tė gjithė ata qė e panė nė skenė dhe nė televizor, dhe ata qė e dėgjonin zėrin e saj nė radio. U bė shumė popullore, siē ishte edhe vetė ajo kėngė fituese popullore: e kapshme dhe e kendueshme nga te gjitha moshat. E papritura ndodhi vitin e ardhshėm. Pėrsėri mes konkurentėve tė shumtė, shpallet fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV. Dy ēmime tė para nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm artistiko-kulturor tė vitit.. U duk se vajza 18-vjeēare, me zėrin dhe talentin e saj shpėrthyes, po shkonte tė prekte majėn e Olimpit... Por nė moshėn 22-vjeēare, jeta do ta godiste fort. Nė atė kohė do t'i ikte njėherė e pėrgjithmonė nga kjo jetė njeriu i saj mė i dashur, nėna. Por kupa e helmit vetėm sa kish filluar tė zbrazej...Erdho goditja tjetėr.. Kėtė radhė jo nga jeta, por nga vetė “Zeusi”... Pėr ta gjymtuar, pėr ta dėnuar, pėr ta ''burgosur'', pėr ta arrestuar, pėr ta ēuar nė Spital Psikiatrik, pėr ta... Pse?! "Nuk na duhen kėta njerėz me ideologji perėndimore... “. Dhe shkaku ishte njė ditar, qė vajza jetime kishte menduar tė mbante me dhimbjen e humbjes sė nėnės. Ah, ai ditar i mallkuar! Ah, ajo vigjilencė e “klasės” Ai ditar do tė shkatėrronte jetėn e saj, familjen e saj, tė ardhmen e saj, shėndetin e saj, psikologjinė e saj...

    E mbetur e vetmuar, me familje tė shkatėrruar, e pėrbuzur nga shoqėria dhe miqėsia, vajza artiste kėngėtare, nėna e dy fėmijėve tė vegjėl e tė parritur, po kalonte kohėn e saj mė tė vėshtirė: ēmendurinė e saj, vrasjen e rinisė sė saj. Dhuna psikologjike qė ajo po kalonte nė ato ditė tė tmerrshme tė arrestimit tė saj nė birucat e ftohta tė qelisė sė burgut, ishin fillimi i vuajtjeve. Artistja kėngėtare do ta pasonte me shtrimin disa herė nė spitalet psikiatrike. Zeusi njoftohej se viktima e tij e gdhinte natėn poshtė pallatit tė saj tė banimit, duke pirė cigare, nėn shoqėrinė e fshirėseve tė rrugėve dhe tė babait tė saj, qė i rrinte pranė nė ēdo kohė, i pagjumė, i shqetėsuar, i plagosur nga fatkeqėsia e fėmijės sė vet. Vitet kaluan, derisa erdhi njė ditė... E vetmja shpresė pėr artisten fatkeqe, ishte largimi nga Atdheu i saj i dashur, ashtu siē po largoheshin pjesa mė e mirė e shqiptarėve. Bashkė me dy djemtė e saj tė vegjėl nė moshė, e braktisur, udhėtoi drejt njė bote tė lirė pa e ditur se ku po shkonte, kush do ta priste... Arriti nė Gjermani. Ngado qė shkonte pėr tė punuar nė atė shtet tė huaj dhe tė panjohur, merrte me vete edhe ata, dy djemtė e saj ende tė parritur. Pas shumė vuajtjesh njė ditė gjeti njė strehė tė re, tė dashurin e saj tė zemrės, mjekun e njohur me emrin Thomas, i cili do tė ishte edhe bashkėshorti i saj i ardhshėm, edhe kujdestari i dy fėmijėve, qė nė atė kohė kishin mė shumė nevojė pėr ngrohtėsi prindėrore.


    Dukej se ēdo gjė e kaluar ishte pėrmbysur...Por artistja donte t'i rikthehej vendit tė saj me njė mision... Lufta nė Kosovė nė vitin 1999... Ajo dhe bashkėshorti i saj, mjeku Thomas Keune, nėpėrmjet shumė tė njohurve mundėn tė sigurojnė ilaēe, ushqime, artikuj higjiene, sapun, shampo etj. Aksioni personal i ēiftit Keune, nė njė kohė rekord, pėr 5-6 ditė mblodhi afro 62 ton ndihma. Tė gjithė atė transport me maune tė mėdha spedicioni, i paguan vetė ata, kurse pėr aeroplanėt (1 000 000 DM njė fluturim pėr nė Rinas - ēifti Keune pėrdori pesė), sponzorizoi ushtria gjermane. Edhe nga dritaret e vogla tė avionit, ku rrinin ulur ēifti shqiptaro-gjerman, mund tė ndihej lufta...(nėnshkruan para nisjes edhe njė testamentet, duke e noterizuar atė...) Mė nė fund arritėn nė Rinas... Dhe sigurisht qė nuk do tu mungonte njė “surprizė” shqiptare.. Malli i sjellė, me peshė 62 tonė, duhej ēdoganuar... Policia kėrkoi 25 mijė DM, malli u bllokua... Kėshtu, ēiftit Keune iu desh tė paguante sėrish... Mė nė fund malli doli nga rinasi. Nėpėrmjet Ministrisė sė Shėndetėsisė, ata tė dy vetė filluan shpėrndarjen e mallit nė pikat ku ishin refugjatėt kosovarė, nė Kopėshtin Botanik, Pallati i Sportit “Partizani”, nė dy spitale private pranė atij Ushtarak. Gjysmėn e mallit e shpėrndanė vetė ato tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, sepse koha po shkonte dhe ata ishin vetėm, punonin ditė e netė pa pushuar. I gjithė ai aksion i rėndėsishėm humanitar, ėshtė i filmuar. Gazetat gjermane nė atė kohė, nuk rreshtėn sė shkruari pėr ēiftin Keune, duke e quajtur artisten kėngėtare shqiptare, nuse nė Gjermani, njė HERO.. Nė njė udhėtim tė dytė, nė dy maunet qė Dr.Keune ēoi nė Shqipėri, ndodheshin 2 salla operacioni; 20 krevate; 20 komodina; 10 karroca elektrike pėr tė plagosurit e operuar, apo pėr tė moshuar... Nuk u ka shkuar asnjėherė ndėr mend tė ulen e tė bėjnė llogaritė e asaj ndihme. Atė aksion humanitar ata e quajnė njė sjellje normale... Janė me qindra emigrantėt shqiptarė nė Gjermani qė janė ndihmuar pėr sistemim nga familja Keune..

    Artisten e bren nga brenda shpirtit tė saj “lima” e bezdisshme, rinia e vrarė, ėndrra e mohuar nga regjimi. Ajo kėrkon tė nxjerrė nga sirtari pėrsėri zėrin e saj, ėndrrėn e vrarė, talentin e madh nė tė kėnduar, kėngėn e bukur shqiptare qė e do marrėzisht... Zėrin e saj tė vrarė e tė mohuar, ajo kėrkon ta risjellė. Dhe ka shumė besim, sepse edhe pse i "burgosur" ai zė ėshtė mė i fuqishėm se kurrė, mė i kthjellėt, mė i ėmbėl. Mund tė jetė edhe zėri mė i fuqishėm nė botė qė, pas 25-vjetėsh heshtje, burgim, vrasje, tė jetė pėrsėri shpėrthyes, si nė atė kohė, i pacėnuar. Pėrsėri nė "ndihmė" i vjen bashkėshorti dr.Thomas. Diēka e bren nga brenda, ndėrsa imagjinon njė kohė tė ēmendur tė pajetuar nga ai vetė. Dhe kėngėtarja shqiptare i rikthehet pėrsėri publikut tė saj. Jo nė skenat e dikurshme shqiptare, si atėhere, por nė skenat evropiane, atje ku janė edhe bashkėatdhetarėt e saj. Dalja e saj nė skenė me njė zė tė fuqishėm, shokon, huton.. Duartrokitjet e tyre asaj i japin forcė. “Bravo, bravo! Tė lumtė motėr, bravoooo!".

    Zhgėnjimi i Alidės me Tiranėn Njė ftesė nga Tirana bėri qė ajo ta riputhte pėrsėri skenėn shqiptare, pėrpara spektatorit shqiptar. Kėngėn "Si Agim i Kuq" edhe pse e kishte kėnduar para 33-vjetėve, duke fituar ēmimin e dytė nė Festivalin e 12-tė tė Kėngės nė RTV, nė atė spektakėl, e kėndoi pa mė tė voglin ndryshim dhe sforcim, njėsoj si atėherė. "Jam rritur me skenėn dhe dua tė vdes nė skenė", do thoshte pėrpara tė pranishmėve nė atė spektakėl. Por nuk do tė vononte shumė, qė kėngėtarja tė merrte zhgėnjimin e saj tė madh, duke ia lėnduar dhe gėrvishur pėrsėri plagėn e vjetėr.

    Mospjesėmarrja e saj nė Festivalin e Dhjetorit, u justifikua pėr mossjelljen nė kohė tė kėngės..! E gjithsesi... "Kthimi" e quajti kėngėtarja albumin e saj tė ri, fjalė, qė ėshtė edhe vetė titulli i njė prej kėngėve tė atij albumi, tekstin e sė cilės, kėngėtarja e ka shkruar vetė: "I'u nisa unė njė rruge pėrpara njė drite/ Shkėlqimi mė thėrriste, doja tė arrija/ Dhe isha shumė e re, e pasionuar/ Kjo rrugė u mbyll njė ditė, gjithshka m'u errėsua/ I ngrita sytė, drita ishte fikur/ Njerėzit rreth meje, tė gjithė kishin ikur..../ .. Dhe ja, erdhi pėrsėri Dhjetori i kėtij viti 2006. Zhgėnjim! Nė fillim i thanė se do kėndosh nė festival. Pastaj i thanė se vetėm do ta pėrshėndesėsh...Pastaj i thanė, “nuk do jesh”. Pėrse kjo sjellje? I duhet tė shmang sytė e fėmijėve: "Ēfarė kanė ata me ty mami?, pyetjen e bashkėshortit "Pėrse veprojnė kėshtu me ty?". Ēfarė duhet tė dėshmojė, rininė e saj qė ia vranė dikur, apo arrogancėn e sotme? Cila kohė ėshtė fajtore? Koha e perėnduar apo koha qė jetojmė?". Dekorata dhe ēmimi mė i bukur pėr tė, ėshtė vlerėsimi qė i bėn populli i saj, sepse ajo ka njė emėr tė njohur dhe tė nderuar:
    Ajo quhet ALIDA HISKU, KEUNE.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22

    Alida Hisku - Nje Yll I Viteve '70

    Per mua eshte nje nga kengetaret me te mira te muzikes se lehte Shqiptare. Ka nje ze te mrekullueshme dhe shume te forte, dhe ka qene shume e famshme dhe shume e dashur ne vitet e arta te saj.

    Keto jane disa nga cmimet te saj nga Festivali I Kenges ne RTSH neper vite...

    1970,
    Festivali i 9-te RTSH,
    “Portret Heroine” (A.Krajka),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1971,
    Festivali i 10-te RTSH,
    "Shqiperia pershendet" (F.Deda)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1973,
    Festivali i 12-te RTSH,
    "Si agim i kuq" (J.Minga, N.Lera),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1974,
    Festivali i 13-te RTSH,
    "Vajzat e fshatit tim"(E.Shengjergji, Zh.Jorganxhi),
    Cmimin e pare.

    "Neper ditet tona"(K.Gjini)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1975,
    Festivali i 14-te RTSH,
    "Buka e duarve tona" (K.Laro, Xh.Spahiu),
    Cmimin e Pare.

    "Dasem ne fshat" (A.Xhunga, I.Kadare)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1976,
    Festivali i 15-te RTSH,
    "Kenget e rinise" (A.Krajka)

    "Bisedon nje popull"( L.Dizdari)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1977,
    Festivali i 16-te RTSH,
    "Kasollja e Galigatit" (A.Mula),
    Cmimin e dyte.

    "Ti qe ke ne sy lirine" (P.Gaci).

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1979,
    Festivali i 18-te RTSH,
    "Nentori i Lirise" (L.Dizdari, K.Petriti),
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1980,
    Festivali i 19-te RTV,
    "Njerezit e Agimeve" (K.Laro, Xh.Spahiu)
    Cmimin e dyte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    1981,
    Festivali i 20-te RTSH,
    "Me kujton ti ato vite" (A.Mula, H.Milloshi)

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Dhe ketu mundeni te shikoni disa videoja nga Alida teper te rralla:

    1977 - Kasollja E Galigatit
    http://www.youtube.com/watch?v=PAzJNyNfSLs

    1977 - Ti Qe Ke Ne Sy Lirine
    http://www.youtube.com/watch?v=Av3PvgIbeM0

    1979 - Nentori I Lirise
    http://www.youtube.com/watch?v=5K2xF8p5d3w

    1981 - Me Kujton Ti Ato Vite
    http://www.youtube.com/watch?v=QsBrDAOK8Dg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LM1 : 03-11-2008 mė 13:10

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Vertet nje kengetare e madhe.
    Jane kenget e rinise tone.
    Ngrihesh mes malesh
    Si kala e lasht`
    Kasolle e thjeshte
    Kasolle me kasht`

    Nuk eshte faji i Alides qe kenget atehere ishin shume te politizuara.
    Ndjej keqardhje qe ate e shkeputen shume shpejt nga kenga!

  6. #6
    Me te vertete shume kengetare e mire!

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    E kam taku para disa muajsh ne Berlin.kishte ra shume.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    E kam taku para disa muajsh ne Berlin.kishte ra shume.
    perse kishte rene? si ishte? =(

    ah cfare fat te mire ke pas ti, une nuk di cfare do te bej nese e takoj aliden nje dite, eshte njera nga deshirat e mia

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga LM1 Lexo Postimin
    perse kishte rene? si ishte? =(

    ah cfare fat te mire ke pas ti, une nuk di cfare do te bej nese e takoj aliden nje dite, eshte njera nga deshirat e mia
    Nje artiste te madhe kur nuk i jepet ajo qe i takon kalon ndonjehere dhe ne depresion.Nje nene me dy femije qe jeton diku ne gjermani si te ishte askushi.
    ps.do ta coj nji foto ne mp.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    Teksti i kenges fituese ne Festivalin e 14-te te Kenges ne 1975, me muzik nga Kujtim Laro dhe tekst nga Xhevahir Spahiu... kendon, natyrisht, kengetarja e madhe Alida Hisku...
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------
    BUKA E DUARVE TONA

    Kjo tokė ngrohu bijtė e mjerimit
    Pėrmbi gur rriti trima, rriti lule dhe shpresė
    Kjo tokė-me lirinė dashuruar,
    Njė grusht dheu dhemb si zemra
    Me jetėn tonė ne e mbrojmė!

    Erdh pranvera, ēeli jeta,
    Farė tė re ne hodhėm,
    Bukė e gaz u mbushėn sofrat,
    Vallėt rrahin tokėn.
    Toka me njerėzit gėzon,
    Toka jonė e lirė, kudo ne na thėrret,
    Ne i japim forcė edhe jetė,
    Nė fusha dhe male djersa jonė kullon
    Toka shqiptare rinon!

    Bukės i buzėqeshin fėmija
    Duart punėtore, fshatare,
    Bukės sonė i gezojnė,
    Grurin tokė me plumbat shtrėnguar,
    Nė gjerdan i mban Atdheu.
    Lirinė e tij ai mbron!

    Erdh pranvera, ēeli jeta,
    Farė tė re ne hodhėm,
    Bukė e gaz u mbushėn sofrat,
    Vallėt rrahin tokėn.
    Toka me njerėzit gėzon,
    Toka jonė e lirė, kudo ne na thėrret,
    Ne i japim forcė edhe jetė,
    Nė fusha dhe male djersa jonė kullon
    Toka shqiptare rinon!
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Uauuu sa bukur teksti, qe kendon per dashurine dhe pasionin per atdheun
    Edhe kompozimi natyrisht teper e bukur, por me vjen shume keq qe ende nuk e kam degjuar kengen nga Alida, e kam degjuar vetem nga Vesa Smolica ne spektaklin "100 Kenget E Shekullit"

    nese e ka dikush kengen nga Alida Hisku, ju lutem ta ndani me ne ta degjojm dhe te kenaqemi te gjithe =] flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LM1 : 11-11-2008 mė 18:36

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •