
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Shumėēka nė Kosovė po vihet nė funksion tė negociatave tė reja me Serbinė. Prej raportit tė Dick Martyt e deri te koalicionet e mundshme qeveritare. Negociatat e paralajmėruara janė shndėrruar nė njė ide rregullative qė organizon hapat politikė nė Kosovė e rreth Kosovės.
Raporti i Dick Martyt tashmė e kreu punėn e vet. Nė njėrėn anė e bėri edhe mė servil ish-kryeministrin, i cili tash ėshtė mė i gatshėm se kurrė mė parė qė tė takohet me Boris Tadiqin. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, ky raport qė mori dhenė nė tė gjitha mediet botėrore krijoi pėrfytyrimin pėr shqiptarėt si bashkėfajtorė nė krimet e luftės sė fundit nė Kosovė. Duke dėmtuar epėrsinė morale tė shqiptarėve asfaltohet rruga e negociatave me Serbinė, tė cilat pavarėsisė sonė pa sovranitet ia kontestojnė edhe formalitetin.
Po ashtu, tė gjitha ato parti qė synojnė tė hyjnė nė koalicionin e ardhshėm qeveritar tashmė e kanė tė qartė se do tė jenė pjesė e njė qeverie qė do tė bėjė pazar me Serbinė armike pėr vendin tonė, Kosovėn. Pra, kėto parti e marrin si njė fakt tė kryer qė Kosova sėrish po vihet nė tryezėn e negociatave me Serbinė dhe janė tė preokupuara veēse me postet e tyre nė qeverinė e ardhshme. Kėshtu, shansi pėr ndarjen e brendshme tė ministrive fitoi prioritet mbi rrezikun e ndarjes sė brendshme tė Kosovės.
Vetėm paralajmėrimi i negociatave me Serbinė, nė kėto kohėt e fundit, e faktorizoi kaq shumė Serbinė nė Kosovė. Mund tė merret me mend se ēfarė do tė jetė ndikimi i Serbisė nė Kosovė pėrgjatė atyre negociatave e pas tyre. Dhe, kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndikimin e pėrditshėm tė Serbisė nė veri apo nė enklavat serbe, por pėr ndikimin e saj nė tėrė politikėn zyrtare tė Kosovės. Ėshtė Prishtina e Kosovės sė pavarur ajo qė po ndikohet nga Beogradi dhe jo vetėm Mitrovica e Graēanica.
Mėnyra mė e mirė pėr ta hedhur poshtė raportin e Dick Martyt ėshtė tė thuhet qė Kosova nuk do tė bėjė bisedime me Serbinė. Pra, tė thuhet: JO NEGOCIATA! Mėnyra mė e mirė pėr ta pranuar raportin e Dick Martyt ėshtė qė Kosova tė shkojė nė kėto negociata me Serbinė. Pra, tė thuhet: JO VETĖVENDOSJE!. Duke i pranuar negociatat me Serbinė pėr veten e saj, Kosova e vė nė pikėpyetje pavarėsinė e saj. Dhuratė mė tė mirė e mė tė madhe pėr Dick Martyn dhe Serbinė nuk mund tė ketė.
Janė sė paku dhjetė arsye kapitale pse Kosova nuk duhet tė shkojė nė negociata me Serbinė, duke qenė se ato janė krejtėsisht tė padrejta. Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės; Serbia nuk po e ndryshon Kushtetutėn e saj, ku shkruan qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė; Serbia nuk i ka kėrkuar falje Kosovės pėr krimet ndaj shqiptarėve pėrgjatė gjithė shekullit XX; Serbia nuk na i ka dorėzuar kriminelėt serbė tė luftės; Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1.800 tė pagjeturve dhe nuk jep informacione pėr ta; Serbia nuk na i ka paguar dėmet e luftės dhe okupimit; Serbia ua shkel tė drejtat shqiptarėve autoktonė nė Luginėn e Preshevės dhe i shtyp ata; Serbia vazhdon t“i financojė strukturat e saj ilegale nė Kosovė; Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare tė qytetarėve tė Kosovės dhe librat kadastralė; dhe, nė Serbi janė dhjetėra mijėra kriminelė serbė tė luftėrave tė viteve tė “90-ta qė shėtisin tė lirė e tė pacenuar nga prokuroria e shtetit.
Mirėpo, janė edhe dy arsye tė tjera qė bėjnė qė kėto negociata tė jenė asimetrike, d.m.th. midis dy palėve edhe nominalisht tė pabarabarta. Sė pari, kėto negociata janė negociata me Serbinė pėr Kosovėn dhe jo negociata me Serbinė edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė. Dhe, sė dyti, nė negociatat me Serbinė faktorėt ndėrkombėtarė edhe ndėrmjetėsojnė edhe sundojnė me Kosovėn josovrane, por jo edhe me Serbinė.
Ish-kryeministri i ka vetėm dy mundėsi. Tu thotė jo negociatave me Serbinė, ta shpėtojė Kosovėn dhe ta vėrė veten e tij nė rrezik, meqė mandej do tė mund tia publikojė tė gjitha tė palarat pėrmes tė cilave e kanė shantazhuar. Ose, tu thotė po negociatave, tė blejė ca kohė pėr veten e tij, dhe ta dėmtojė Kosovėn edhe pėrtej Planit famėkeq 6 Pikėsh tė Ban Ki-Moon-it. Me shpejtėsi po arrijmė nė momentin kur nuk mund tė shpėtohet edhe Kosova edhe ish-kryeministri i saj. Ose-ose ėshtė kjo situatė. A thua cilėn prej kėtyre dy mundėsive do tė zgjedhė ish-kryeministri? E di se tė gjithėve na duket qė me siguri e dimė pėrgjigjen e ish-kryeministrit. Nga pėrvoja me tė e kemi.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Krijoni Kontakt