سبحان الله وبحمده سبحان الله العظيم
SUBHANALLAHI VE BIHAMDIHI SUBHANALLAHIL ADHIM
Ngjarje e vėrtetė
Tė cilėn e rrėfen njė person i cili thotė:
Isha nė Itikaf nė Qabe gjatė dhjetė ditėve tė fundit tė Ramazanit, pas namazit tė Sabahut, merrja pjesė nė ligjėratat e hoxhės ibn Uthejmin Allahu e mėshiroftė
Gjatė ligjėratės hoxhėn e pyeti njė nxėnės pėr njė ēėshtje se si e komenton ai atė, dhe si e ka komentuar hoxha ibn Bazi Allahu e mėshiroftė.
Hoxha jonė i nderuar iu pėrgjegj nė pyetje duke folur fjalė tė mira pėr hoxhėn ibn Baz Allahu i mėshiroftė tė gjithė hoxhallarėt .
Derisa unė isha duke ndėgjuar ligjėratėn afėr meje qėndronte njė djal i ri i cili kishte afėr 30 vjet dhe qante me lot dhe me zė sa qė tė gjithė tė pranishmit e ndėgjuan.
Pasi qė hoxha e pėrfundoi ligjėratėn dhe u larguan njerėzit, iu afrova edhe pak mė afėr duke e pyetur, pasi qė e pėrshėndeta me selam:
Si je vėlla? Pėr ēfarė po qan?
Mu pėrgjegj me njė gjuhė tė thyer.
Ska gjė, ska gjė ... por mu kujtua Ibn Bazi Allahu e mėshiroftė pėr atė qava.
Nga tė folurit e tij e kuptova se ai ishte nga Pakistani apo Afganistani por i veshur me rroba saudiane.
Mė tha se mė ka ndodhur me hoxhėn ibn Baz njė ndodhi:
Para dhejtė viteve punoja nė njė firmė si rojtar nė qytetin e Taifit, ndėrkohė me erdhi njė letėr nga Pakistani ku mė treguan se nėna ime ishte e sėmurė shumė dhe se nėse nuk operohej brenda 10 ditėve mund tė vdiste. Operacioni kushtonte 7000 Real Saudike kurse unė kisha vetėm 1000 Real.
Kėrkova nga pronari i firmės ku punoja njė borxh, mirėpo ai refuzoi kėrkesėn time.
Fillova tė qaj, nuk dija ēfarė tė bėja pėr nėnėn time qė me kishte rritur dhe edukuar me shumė vuajtje.
Pranė firmės ku punoja ishte njė shtėpi e madhe dhe e bukur, vendosa tė hy nė atė shtėpi natėn dhe tė vjedh ndonjė gjė pėr ta shitur.
Kėrceva mbi murin e shtėpisė dhe hyra nė oborr, por nuk kaluan disa minuta dhe me kapi policia, u habita nga kjo shpejtėsi e policisė dhe thashė: ku pasna hyrė unė? duke pyetur veteveten i habitur.
Mė dėrguan nė stacionin policor por nuk mė mbajtėn shumė, pėrsėri mė kthyen nė atė shtėpi qė hyra, tash u habita edhe me shumė, ēfarė po ndodhė. Nuk kaloi shumė kohė dhe dėgjova ezanin e sabahut, filluan njerėzit tė zgjohen, e nė mesin e tyre ishte edhe njė plak tė cilin e mbanin pėr dore sepse si duket ai nuk shihte. Mė tha njėri nga tė pranishmit: a keni abdes? Thash jo, aty eshtė vendi pėr abdes mund ta shfrytėzoni. Subhanallah unė po habitem me kėto sjellje sikur tė mos isha hajn por ndonjė anėtar i kėsaj familje. Xhamia ishte afėr, shkuam tė gjithė sė bashku nė xhami dhe pas namazit ai plaku mbajti njė ligjėratė para tė pranishmėve, unė e pyeta njėrin nga xhemati kush ėshtė ky hoxhė? Mė tha nuk po e njeh, thash jo!!! Ibn Bazi ėshtė ky. Unė ula kokėn nga turpi qė kisha bėrė thashė nė vete kam hy nė shtėpinė e hoxhės pėr tė vjedhur o zot ēfarė kam bėrė unė.
Pas namazit u kthyem sė bashku nė shtėpinė e hoxhės dhe mė afruan mėngjes pėr tė ngrėnė.
Pas pak erdhi hoxha dhe mu afrua duke mė pyetur a ke ngrėnė mėngjes? Thashė po .
Si tė quajnė? Thashė Murteda
Pse ky po vjedh ?
Unė me shumė sinqeritet i tregova hoxhės duke i treguar pėr rastin e nėnės.
Ai mė tha mirė nė rregull unė po ti jap 9000 Real, i thashė jo vetėm 7000 kėrkohen. Mė tha: tė duhen pėr shpenzime tjera.
I mora paratė, e falenderova hoxhėn dhe i kėrkova falje. Pa humbur kohė udhėtova pėr nė Pakistan ku arrita ti ndihmoj nėnės dhe ajo u operua falė Zotit pati sukses dhe unė pas 5 muajve pėrsėri u ktheva nė Saudi dhe drejt shkova te hoxha pėr ti treguar pėr nėnėn time dhe se ajo ėshtė lutur pėr hoxhėn dhe familjen e tij dhe i kėrkon falje pėr sjelljen jo tė mirė tė djalit tė saj.
Po, dhe ia ktheva 1500 real. Mė pyeti hoxha: ēfarė janė kėto? I thashė mė kanė tepruar, mė tha kėto janė tuajat, tė duhen, mbajė pėr vete o biri im.
Pasi qė hoxha pėrfundoi bisedėn iu drejtova me njė kėrkesė duke i thėnė: o hoxha im i nderuar, kam njė kėrkesė nga ju dhe tė lutem mos ma refuzo, me prano tė jem shėrbėtori yt, mė tha mirė, nė rregull.
Pas ca kohe, mė tregoi njė nxėnės i hoxhės duke mė treguar pėr ngjarjen time se kur i treguan hoxhės pėr mua se mė kishte marrur policia hoxha ishte bėrė shumė nervoz dhe kishte kėrkuar qė menjėherė tė mė kthejnė nė shtėpinė e hoxhės dhe ashtu ndodhi.
E kėshtu pra kur e kujtova hoxhėn nuk munda ta mbajė veten nga lotėt.
Kėshtu ėshtė pra morali i dijetarėve.
Pėrktheu nga Arabishtja
Nazmi Shaqiri
Krijoni Kontakt