Kam hapur me pare nje teme ku u mbyll dhe kjo nuk me dha mundesine te shpreh nje mendim te cilin e mbeshtes me argumenta.
Gjithsesi nuk dua te ofendoj askend dhe nuk dua te filloj nje dicka nga e para
Shpesh u thuhet besimtareve se ata jane injorante per shkak se nuk jane Ateist.
A nuk eshte kjo fjale nje paragjykim ?
A nuk eshte nje fjali ofenduese kjo?
A nuk eshte kjo thenie nje injoranci ne kuptimin e nje argumenti fallso ose te kote?
Sepse nuk mund te thuash per dike qe eshte injorant per faktin se nuk eshte i te njetjit mendim me ty
Por pretendohet se mqns Ateistet na paskan argumente llogjike dhe besimtaret nuk na paskan kjo perben nje fakt per Ateistet.
Une respektoj Ateistet sepse jane njerez si une me ndjenja dhe zemer dhe shpirt, por nuk mund te bie dakort me ta ne lidhje me Perendine.
Nje Ateist shpall qe nuk ka Zot.
Dhe ku bazohet ai per kete?
DARVINI- teorite e DARVINIT
Nuk ka teori tjeter ku te bazohet.
Por pikepyetja primare e kesaj baze eshte se ajo ngelet vetem nje teori e cila nuk eshte faktuar asnjehere.
Nese kjo teori eshte faktuar , le te sillen faktet me te cilat eshte faktuar kjo teori.
Por ne fakt pretendohet se jane fakte disa gjera qe dihen por jane interpretuar ne menyra te ndryshme.
DIkush kur shikon disa racash qensh mendon dhe thote se ketu paska ndodhur evolucion , por nuk kupton se ky eshte vetem nje interpretim , sepse ata qen te racave te ndryshme qener jane.
Kjo ishte vetem nje shembull.
Gjithsesi nuk dua te sjell nje teme kunder Ateismit por te sjell nje te kuptuar te ri ne lidhje me Atreismin.
Ateizmi eshte nje fe e cila e interpreton ne menyren e vete filimin e jetes dhe egzistencen e cdo gjeje.
Eshte thene diku ne kete forum qe feja duhet t ekete patjeter nje Qenie supreme qe adhurohet ose disa qenie supreme.
Por une do te parashtroja faktin qe kjo nuk eshte aspak e vertete .
Si i behet me fene Budiste qe nuk ka asnje qenie supreme qe duhet adhuruare?
Le te mendojme nje here per pak minuta dhe ta shikojme kete gje ne kete pikpamje.
Do te zbulojme gjera qe nuk i kishim menduar me pare.
Per mua Ateizmi ngelet nje fe.
Krijoni Kontakt