Brace: Berisha pakt me killera pėr tė na mbyllur gojėn
Brace: Berisha pakt me killera pėr tė na mbyllur gojėnTIRANĖ- Deputeti i Partisė Socialiste Erion Brace pas mbledhjes sė grupit tė Partisė Socialiste bėn publike pėr mediat pėrmbajtjen e njė CD-je kėrcėnuese nė drejtim tė tij dhe kryetarit tė Partisė Sociliste Edi Rama.
“Ditėn e hėnė personeli i ka dhėnė kėtij institucioni njė zarf, brenda tij ėshtė njė kartolinė dhe brenda saj ėshtė njė CD, nga ana e pasme e sė cilės ėshtė materializuar ky tekst “Ke 24 orė kohė ndryshe tė gjitha televizionet do ta publikojnė”, thekson Brace.
Sipas deputetit socialist zarfi mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski, njė njeri i lidhur me krimin, sic tha Brace, ndėrsa shton se ky i fundit mė akuzon mua, Ramėn dhe politikanė tė tjerė se kemi lidhje me trafiqe dhe jemi tė pėrfshirė nė dy vrasje”.
Po ashtu Brace shprehet se nė zarf janė edhe emrat e politikanėve kosovarė Hashim Thaci e Jakup Krasniqi, deri tek politikani maqedonas Menduh Thaci.
Duke hedhur poshtė pėrmbajtjen e kėsaj cd-je kėrcėnuese Brace shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qėnė nė dijeni tė pėrmbajtjes sė zarfit dhe kėtė e bėn sipas Braces, pėr tė penguar transparencėn e kėrkuar nga PS.
“Sali Berisha nė cilėsinė e kryxeministrit tė Republikės ėshtė angazhuar personalisht nė ndėrprerjen e fushatės sė transparencės, duke kėrcėnuar drejdpėrdrejt njerezit qe po i tregojnė shqiptarėve vjedhjet e Sali Berishės. Sali Berisha po bashkėpunon me krimin e organizuar”, tha Brace.
Pėr pėrmbajtjen e CD-sė theksoi Brace ėshtė vėnė nė dijeni edhe Presidenti i Republikės, ndėrsa shton se "kam marrė kontakte edhe me Prokurorinė e Tiranės“
(m.a/BalkanWeb)
================================================== ================================================
Letra e "Ujkut gri", skaner i politikės sė re socialiste. Janė tė njėjtėt
Rrėfimi i Kadriovskit: Si dėrgohej kokaina me pasaporta diplomatike
"Me Greqinė e kishim kollaj dhe trafiku i drogės kryhej rregullisht me automjete zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Pa problem kalonim nga 20 kilogram kokainė. I bėj thirrje A.G. ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė"
....Pas bisedės erdhi edhe njė zonjė qė tani ėshtė nė njė post tė rėndėsishėm shtetėror (viti 2002). Mbeta i habitur kur mė kėrkuan kokainė qė ta trafikonin vetė. Njė mik qė ishte me mua u mbaroi punėn dhe kėshtu u bėmė mė tė afėrt.
...nė Vlorė na shėtitėn nė disa vende ku njerėzit e pushtetit mė treguan se ēfarė gjėrash disponojnė me njerėz dhe motoskafe. Mė thonin duam vetėm tė fillojmė punėn
Nė numrin e nesėrm do tė lexoni reagimin skandaloz tė zėdhėnėsit tė politikės sė re tė PS pėr dosjen "Kadriovski"
Nė numrin e ditės sė dielė gazeta "RD" botoi pjesėn e parė tė letrės sė baronit tė drogės, Daut Kadriovskit, i njohur si "Ujku gri", dėrguar nė shkurt tė vitit 2002 medias shqiptare. Nė pjesėn e parė tė letrės sė tij, Kadriovski tregonte se si mbėrrinte droga nga SHBA nė Shqipėri, ku paketohej dhe si merrej ajo nė aeroportin e Rinasit me targat qeveritare "RSH". Kush ishte zyrtari i lartė socialist me inicialet L.H. qė fshihej pas kėtij trafiku dhe me vilė nė Amerikė. "Ujku gri", i cili tani po vuan dėnimin nė burgjet italiane, pėrmes letrės dėrguar medias, pranon se ai ka qenė njė nga krerėt e trafikut tė drogės, por ai shton se njė trafik tė tillė nė Shqipėri e ka bėrė me zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist. Aty dukej qartė se si ishte implikuar zėdhėnėsi i politikės sė re nė pazaret e pista tė drogės dhe vrasjeve tė mafies. Nė pjesėn e dytė tė letrės sė Kadriovskit, sot po botojmė tė dhėna tė reja rrėnqethėse pėr kapjen e politikės sė re socialiste nga mafia, njerėzit e sė cilės militojnė pa shkėputje qė nga viti 2001. Kadriovski tregon se si e transportonte drogėn nė Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotė se nė Greqi e kishte shumė kollaj, pasi e dėrgonin drogėn rregullisht dhe pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainė. Makinat zyrtare tė mbushura me drogė kalonin pa asnjė problem sepse personat qė ishin brenda ishin tė pajisur me pasaporta diplomatike. Kadriovski pėrmend edhe A.G., duke i bėrė thirrje "ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė". "Ujku gri" tregon se si njė ditė i kishte shkuar njė zonjė zyrtare dhe i kishte kėrkuar qė kokainėn ta transportonin vetė zyrtarėt pėr nė Greqi.
Gazetari i pushtetit, mik i trafikut tė drogės
Jam befasuar me ju gazetarėt. Ju nuk informoni kaq shumė dhe kaq pėr kasapėt, barbarėt e Ballkanit qė lanė me mijėra fėmijė pa prindėr dhe e dogjėn Kosovėn para syve tė botės. Sa pėr mua, qeshja me vete kur dėgjova pėr njė gazetė, kryeredaktori i sė cilės mė duket se nuk mė ka njohur nė fotografi dhe nuk mė ka ditur si "Daut" apo si "Mehmet". Mė ka njohur dhe u bė shumė kohė qė nuk mė ka takuar, prandaj ėshtė ngatėrruar. Tani nuk e di se ēfarė pune bėn, por 2-3 vite mė parė mbante disa poste, inicialet i ka A.G. Mė kujtohet nėpėrmjet njė miku, u takuam tek piceri "Shushica" nė Tiranėn e Re, e m'u prezantua si ish-pėrgjegjės i gazetės, i paprekshėm, diplomat etj. Mė erdhi pak ēudi se ishte shumė i ri, mirėpo kur u takuam prapė e vėrtetova se bashkė me tė ishin edhe dy veta qė i njihja unė mirė. Ishin nė atė kohė shoqėruesit e njė ministri. Pas disa minutash erdhi edhe njė zonj, qė tani ėshtė nė njė post tė rėndėsishėm. Gjatė bisedės ngela i habitur kur mė kėrkuan kokainė pėr vete. A.G. dhe pėr disa tė tjerė, por prapė njė mik qė ishte me mua, u mbaroi punėn dhe kėshtu u bėmė mė tė afėrt. Pas disa ditėsh mė afruan tė rrinim nė Vlorė ku ishin edhe tre femra qė na i prezantuan si shoqe.
Nė Vlorė, tek Uji i Ftohtė afėr tunelit hėngrėm nga njė peshk e pastaj kaloi biseda pėr biznes. Na shėtitėn nėpėr disa vende qė mė treguan se ēfarė gjėrash disponojmė me njerėz me motoskafe. Duam vetėm tė fillojmė punėn, mirėpo unė u tėrhoqa, vetėm ai miku im filloi biznesin me AG.
Trafiku me grekėt
Sidomos me Greqinė e kishim kollaj dhe rregullisht me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike, pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainė, por edhe vendet nė makina ishin mirė tė rregulluara. Po i bėj thirrje A.G. ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė, ndėrsa pėr njė tjetėr koleg tuajin nuk mė vjet ēudi se ai vetėm emrin e ka nė atė gazetė. E kam paur rastin ta takoj nė Pogradec, thonė te vila e Enver Hoxhės, ishte sė bashku me ish-prefektin e Shkupit dhe me shefin e Policisė sė Ohrit. Unė isha me shoqen dhe dy fėmijėt. Duhet t'i kujtohem mirė zotėrisė. Por habitem kur dėgjoj se kush shkruan.
Ju, nė vend qė tė gėrmoni punėn e cigareve Slim si tregtarėt grekė e marrin nga Ukrahina qė ka mbetur qysh nė kohėn e eksplodimit tė Ēernobilit dhe e sjellin dikund afėr Janinės, ku e pastrojnė me njė lloj acidi e pastaj miqtė e tyre e bien nė Shqipėri, qė pas disa viteve tė fillojnė pasojat e tė lindin edhe deshnit e jo vetėm mushkat. Mė vjen keq qė po pėrmend Slimin, se personat qė e organizojnė i kam miq, mirėpo mė vjen keq edhe pėr njerėzit e ngratė, meqenėse kjo punė ju takon juve qė ta zbulonit nė vend qė tė merreni me mua.
Mė takonin deputetė e ministra
Nė tė vėrtetė vinin deputetė e ministra dhe mė takonin nė Australi. Pėrshembull. Njėri nga ministrat mė tha se, kam njė fėmijė tė sėmurė me njė sėmundje tė pashėrueshme nė Shqipėri. Mė tha se, ka kėrkuar, por se nuk kam gjetur ilaēe pėr atė lloj sėmundje. Unė bėra ēmos, 4 mijė km larg shkova dhe ia gjeta ilaēin dhe tani e ka fėmijėn top. Si mundet tė jem pėr ju asi lloj egėrsie dhe i keq shembull, si mundet njė njeri sipas jush aq i keq e fėmijėt e tij tė jenė nxėnėsit numėr njė si nė Australi, ashtu edhe nė Shqipėri. Aq tė shkėlqyer sa qė vajza mbaroi shkollėn e mesme dhe brenda 2 vjet tė lartėn, duke kaluar nga njė vit nė dy vite. Gjithashtu edhe ēuni, Berati, pyeteni nė kolegjin turk se ata do t'iu tregojnė mė mirė. Nuk dua t'ju ofendoj se e di qė njė pėrqindje e juaj jeni gazetarė tė mrekullueshėm dhe tė aftė, kurse njė pėrqindje e madhe nuk ka lidhje me gazetarinė. Ju e dini mirė se nė tė tjera vende gazetarėt e luajnė edhe rolin e dedektivit, duke gėrmuar mė shumė zbulohet lloj-lloj skandali nga ata se nga policia. Shembull merrni nė Amerikė nga presidentėt e gjer te terrorizmi, nė Turqi shembull 90 pėrqind e krimeve, kontrabandės, terrorizmit etj., ėshtė zbuluar nga gazetarėt.
Arrestimi
Daut Kadriovski arrestohet nė Golem tė Durrėsit, Supertrafikanti, super i kėrkuari. Kjo ėshtė formula me tė cilėn ėshtė shprehur menjėherė drejtėsia shqiptare. Janė tė paktėn 13 shtete qė e kėrkojnė njeriun me kėmbė platini.
"Ujku"
Anėtar i bandės "Ujqėrit gri" nė Itali, nė mesin e viteve '90. Ka ikur nga prangat italiane dhe prej pesė vjetėsh jetonte nė Shqipėri. Nė shtetin fqinj, pėrtej Adriatikut, ishte i dėnuar me 12 vjet heqje lirie nė mungesė. Dėnimi ėshtė marrė nga Apeli i Romės, por trafikanti ka ikur.
Gjermania
Nė Gjermani sėrish emri i Mehmet Ajdinit apo Daut Kadriovskit njeri qė sipas akuzės ka pėrdorur rreth 20 emra, ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit nga drejtėsia e kėtij vendi. Po sipas organit tė akuzės edhe nė Gjermani ėshtė dėrguar nė qeli. Por ujku ka arritur tė dalė nga qelia. Arratisja i ka kushtuar jo pak Kadriovskit, qė ėshtė plagosur nė kėmbė.
Maqedonasit
Disa shtete kėrkojnė ta rimarrin Kadriovskin mes tė cilave dhe Maqedonia, por e para e ka kėrkuar Italia. Mė pas, Gjermania dhe Australia. Por, Daut Kadriu ka kundėrshtuar duke pretenduar se ėshtė pala serbe ajo qė kėrkon ta fusė nė dorė, pasi ai ėshtė atentatori i ministrit tė Brendshėm aktual serb. Janari e ka gjetur nė Itali, nė qelinė e munguar ujkun gri.
Faqe nga libri "Sekrete tė mafies shqiptare"
Sekretat e mafies shqiptare ėshtė libėr i autorit Dejan Lluēiē, qė i ka kushtuar njė vend tė veēantė rastit Kadriovski. Don Korleone quhet Daut. Kėshtu nis tregimi pėr kumbarėn e mafies shqiptare sipas serbėve.
Fq.123
Daut Kadriovski ėshtė lindur mė 1948 nė Shkup e gjykuar sipas tė gjitha gjėrave ėshtė njė kriminel shumė inteligjent. Kadriovski ėshtė kumbar (nun) i mafies shqiptare.
Fq.130
Nė interes tė dyanshėm ėshtė bėrė njė marrėveshje nė mes tė mafies shqiptare dhe asaj italiane. Mafia shqiptare ka marrė pėrsipėr furnizimin me drogė tė Italisė sė Veriut pėr kundėrvlerė janė marrė para ose armatim qė ėshtė vlerėsuar si biznes i fortė.
Fq.134
Interesante ėshtė qė qendrat e porosisė sė drogės pėr kėtė grup tė mafies shqiptare nė tė njėjtėn kohė janė dhe qendra tė emigracionit shqiptar, ē'ka tė sjell nė pėrfundim qė ky grup nuk do tė ishte kaq efikas nėse s'do tė ishte krijuar bindje qė nė aksionet e saj nuk ka vetėm veprime kriminale, por edhe mėnyrė qė tė krijohet kapital pėr blerjen e pasurisė sė serbėve nė Kosovė. Qė lidhja nė mes tė emigracionit politik dhe kriminaliteti ekziston, tregon edhe angazhimi i oficerit tė Ushtrisė Popullore tė Jugosllavisė, gjithashtu shqiptari Tahir Zehaj nė punė me drogėn.
Fq.138
Korruptimi i njėrit prej njerėzve kyē, oficerit tė UPJ-sė i cili punon nė Sekretariatin pėr Mbrojtjen Popullore nė Prishtinė na tregon neve qė puna e mafies shqiptare ėshtė drejtpėrsėdrejti nė funksion tė destabilizimit tė Jugosllavisė.
Pse Opozites i vjen nje leter kercenuese me cv dhe e con ne prokurori duke mos pritur hetimin e akuzon direkt Berishen ?
Pse ne ate kohe u akuzua socialistet nga bandat kriminale si te lidhur me grupet kriminale dhe sot nga i njejti emer mafioz, socialistet akuzojne Berishen per bashkepunim me grupin kriminal ?
Pse pikerisht tani pas arritjes me sukses te liberalizimi i vizave dhe fakteve prokurorise per zgjedhjet ne Shkoder qe nuk kishte asnje manipulim ?
Si ka mundsi qe Opozita ben gjithmone "viktimen" sa here te vije rasti dhe akuzon Berishen kundershtarin politik ne qeveri per lidhje kriminale ne nje kohe qe eshte ne disfavor te fakteve kunder saj ne politike?
Krijoni Kontakt