Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e lexuar ne parlament

    Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

    Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

    Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

    Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

    Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

    Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

    Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

    Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

    Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

    Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

    Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

    2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

    3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

    5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

    6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

    8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

    9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

    11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

    12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. //ii
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

    Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

    Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

    Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

    Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

    Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

    Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

    Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

    Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

    Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

    Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

    2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

    3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

    5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

    6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

    8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

    9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

    11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

    12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. //ii

    Hajnia dhe korrupsioni nuk janë vlera
    21 DHJETOR 2010 - E Martë 20:06
    Kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së i doli prapë në ndihmë Hashim Thaçit. Sa herë që Thaçi ka nevojë, pranë e ka Muharrem Xhemajlin, i cili zellshëm e keqpërdorë pozitën e vet si kryetar i Shoqatës për t’ia vendosur atë si mburojë të gjallë Hashim Thaçit. Dhe atë me arsyetimin se po i mbronë vlerat e luftës së UÇK-së. Paçka që si udhëheqje e Organizatës kurrë nuk bënë asgjë për ta mbrojtur UÇK-në e përjashtuar nga Kushtetuta e Kosovës, flamurin kombëtar të përjashtuar nga institucionet e Kosovës, dinjitetin e Kosovës të përdhosur përmes secilës negociatë të kaluar a të ardhme të Hashim Thaçit me pushtetin e Serbisë.



    Nuk është hera e parë që këto organizata dalin kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Para çdo demonstrate të njëjtët udhëheqës pas takimit paraprak me Hashim Thaçin e kanë sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe pse protestonim për të njëjtat vlera për të cilat ka luftuar UÇK-ja. Akti i fundit, kur gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit vet Muharrem Xhemajli i ka mbushur kutitë me vota të PDK-së në Krajkovë të Drenasit, tregon se cilat vlera në të vërtetë i mbron ai.



    Hashim Thaci thirret në UÇK dhe luftën çlirimtare e i përmend ato vetëm atëherë kur rrezikohet personalisht.



    Pse Hashim Thaçi nuk e përfshiu UÇK-në në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e Republikës së Kosovës? Pse ai e ndërroi flamurin dhe himnin kombëtar shqiptar me flamurin lara-lara dhe me himnin pa tekst? Pse ai pranon që sërish të shkojë të takohet me Boris Tadiqin për të folur me të për Kosovën? Pse Hashim Thaçi për tri vjet qeverisje nuk e dërgoi në botë asnjë punim shkencor e historik për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve? Pse ai nuk financoi sa ishte kryeministër botime akademike për të vërtetën e luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së?


    Raporti i Dick Marty-t nuk paraqet diçka të re, por shqetësimi i Hashim Thaçit është i ri. Çdo njeri normal e di që e ashtuquajtura ‘Shtëpi e verdhë’ nuk ekziston. Se ajo është shpikje e Serbisë dhe se diplomatët e zyrtarët proserbë e kanë propaganduar atë. Hashim Thaçi nuk është shqetësuar për atë akuzë. Mirëpo, në atë raportin e Dick Marty-t ka edhe shumë akuza të tjera për korrupsion e kontrabandë kundër Thaçit dhe shpurës së tij që duket se e kanë brengosur Thaçin andaj edhe erdhi ky reagim i panikosur i tij. Disa prej këtyre akuzave i referohen informatave të shërbimit sekret shtetëror gjerman BND.



    Në fakt, Dick Marty ia ka bërë një shërbim të shkëlqyeshëm Thaçit. Ai në raportin e tij ia ka përzier akuzat për korrupsion e kontrabandë me akuzën për 'Shtëpinë e verdhë' që askush nuk e beson por me të cilën po merren të gjithë këto ditë.



    Hashim Thaçi është gjithsesi i korruptuar dhe i shantazhuar. Ai nuk e ka hall njollosjen e UÇK-së por veten e tij. Është vetë Hashim Thaçi ai që e ka shpërfillur UÇK-në institucionalisht dhe politikisht dhe kësisoj i ka hapur rrugë qarqeve proserbe për sulme në opinionin publik ndërkombëtar ndaj UÇK-së.


    Mediet që i kontrollon Thaçi vetëm tash na i shfaqin pamjet e pasojave të luftës dhe hallet e robërve të luftës. Vetëm tash që Thaçit po i lëkunded pozita. Tani është koha që lufta jonë e drejtë t'i shfaqet opinionit publik ndërkombëtar e jo qytetarëve të Kosovës përmes mediave qeveritare. Sikur të shfaqeshin nëpër mediet tona në vazhdimësi storiet e luftës çlirimtare dhe humbjeve dhe sakrificave të popullit tonë, ne nuk do të ishim në këtë gjendje të rëndë tash.



    Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja fare nuk janë e njëjta gjë. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, UÇK-ja është UÇK e Adem Jasharit me flamurin e kuq e shkabën dykrenare dhe jo e Hashim Thaçit me flamurin e kaltër me lara. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, UÇK-ja është UÇK e 2.500 dëshmorëve të kombit dhe e veteranëve e invalidëve të luftës, e jo e këtyre që u bënë pjesë e regjimit si puna e Hashim Thaçit që ditën është politikan e natën biznesmen. Vetëm me këtë diskurs mbrohet UÇK-ja e shpëtohet Kosova. Kurrsesi ndryshe.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    PIKAT KRYESORE



    Legalizimi i ndarjes se Kosoves ne baza etnike; -Autonomia e zgjeruar per enklavat serbe, garantimi i te drejtes se vetos ndaj te gjitha vendimeve te Kuvendit te Kosoves, garantimi i te drejtes se tyre per lidhje horizontale ndermjet veti dhe vertikale me Beogradit Zevendesimi i kolonizatorit nderkombetar, i unmikistanezeve me ata eumikistanez Vazhdimi i negociatave te Kosoves me Serbine deri ne arritjen e kompromiseve tjera ( natyrisht ne dem te interesave te shqiptareve.



    Nuk mund te pritet diçka e mire nga bijte dhe niperit e atyre qe e paten fjalen kryesore, gjate arritjes se Marreveshjes se Shen Stefanit (1878), ne Kongresin e Berlinit (1878), ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (1913), gjate perpilimit dhe nenshkrimit te Traktatit te fshehte te Londres (1915), si dhe te Traktatit te Versajes (1918), me qe rast e copetuan Shqiperine Natyrale
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Tabela e permbajtjes

    Dispozitat e pergjithshme

    Aneksi I - Dispozitat Kushtetuese

    Aneksi II - Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te Komuniteteve

    Aneksi III - Decentralizimi
    Shtojce Aneksit III - Perkufizim i komunave te reja

    Aneksi IV - Sistemi Gjyqesor

    Aneksi V - Trashegimia Fetare dhe Kulturore

    Aneksi VI - Borxhi Nderkombetar

    Aneksi VII - Prona dhe Arkivi

    Aneksi VIII - Sektori i Sigurise se Kosoves

    Aneksi IX - Perfaqesuesi Civil Nderkombetar

    Aneksi X - Misioni Evropian per Politika te Sigurise dhe Mbrojtjes

    Aneksi XI - Prania Ushtarake Nderkombetare

    Aneksi XII - Agjenda Legjislative



    PROPOZIMI GJITHePeRFSHIReS PeR MARReVESHJEN PeR STATUSIN E KOSOVeS

    Neni 1 Dispozitat e pergjithshme

    1.1 Kosova do te jete shoqeri shumetnike, e cila qeveriset ne menyre demokratike, dhe me respektim te plote te sundimit te ligjit, permes institucioneve te veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqesore.

    1.2 Ushtrimi i autoritetit publik ne Kosove do te bazohet ne barazine e te gjithe qytetareve dhe respektimin e nivelit me te larte te drejtave dhe lirive themelore te njeriut nderkombetarisht te pranuara, si dhe ne promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe pjesemarrjes se te gjitha komuniteteve dhe pjesetareve te tyre.

    1.3 Kosova do te miratoje Kushtetuten. Kushtetuta e Kosoves do te pershkruaje dhe garantoje mekanizmat ligjore dhe institucionale, te cilet jane te domosdoshem per tu siguruar se Kosova qeveriset sipas standardeve me te larta demokratike, dhe e cila do te promovoje bashkejetesen paqesore dhe prosperitetin e te gjithe banoreve te saj. Kushtetuta do te perfshije parimet dhe dispozitat e perfshira ne Aneksin I te kesaj Marreveshjeje, por nuk do te kufizohet vetem ne to.

    1.4 Kosova do te kete ekonomi te hapur te tregut me konkurrence te lire.

    1.5 Kosova do te gezoje te drejten e negocimit dhe lidhjes se marreveshjeve nderkombetare dhe te drejten per te kerkuar anetaresim ne organizata nderkombetare.

    1.6 Gjuhe zyrtare ne Kosove do te jene gjuha shqipe dhe serbe.

    1.7 Kosova do te kete simbolet e veta te veçanta kombetare, perfshire flamurin, stemen dhe himnin, te cilat pasqyrojne karakterin shumetnik te saj.

    1.8 Kosova nuk do te kete pretendime territoriale ndaj asnje shteti apo pjese te ndonje shteti dhe nuk do te kerkoje bashkim me asnje shtet apo pjese te ndonje shteti.

    1.9 Kosova do te bashkepunoje plotesisht me te gjitha entitetet e perfshira ne implementimin e kesaj Marreveshje dhe do te ndermarre te gjitha obligimet qe parashihen per te me kete Marreveshje. Kosova dhe Republika e Serbise inkurajohen te bashkepunojne ne mirebesim sa i perket çeshtjeve qe kane te bejne me implementimin dhe realizimin e kushteve te kesaj Marreveshjeje.

    1.10 Komuniteti nderkombetar do te mbikeqyre, monitoroje dhe do te kete tere pushtetin e domosdoshem per te siguruar implementimin efektiv dhe efikas te kesaj Marreveshjeje, sipas perkufizimeve te ofruara ne Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu do te ftoje bashkesine nderkombetare qe t’i ndihmoje Kosoves ne permbushjen e suksesshme te obligimeve te saja.


    Neni 2 Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut

    2.1 Kosova do te promovoje, mbroje dhe respektoje nivelin me te larte te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, perfshire te drejtat dhe lirite e percaktuara ne Deklaraten Universale per te Drejtat e Njeriut, Konventen Nderkombetare per te Drejta Civile dhe Politike, dhe Konventen Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve te saj. Kosova do te ndermarre te gjitha masat e domosdoshme drejt ratifikimit te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve te saj.

    2.2 Te gjithe njerezit e Kosoves kane te drejte te gezojne drejtat e njeriut dhe lirite themelore, pa diskriminim te çfaredo lloji ne baze te races, ngjyres, gjinise, gjuhes, fese, mendimeve politike apo mendimeve tjera, prejardhjes kombetare apo shoqerore, lidhjes me ndonje komunitet, prones, lindjes apo statusi tjeter. Te gjithe njerezit ne Kosove jane te barabarte para ligjit dhe kane te drejte, pa diskriminim, ne mbrojtje te barabarte ligjore.

    2.3 Parimet e mos-diskriminimit dhe mbrojtjes se barabarte para ligjit do te zbatohen dhe respektohen, posaçerisht ne fushat e punesimit ne administrate publike dhe ndermarrje publike, dhe qasjen ne financa publike.

    2.4 Kushtetuta e Kosoves do te pershkruaje mekanizmat ligjore dhe institucionale per mbrojtjen, promovimin, dhe zbatimin e drejtave te njeriut per te gjithe njerezit e Kosoves, siç percaktohet ne Aneksin I te kesaj Marreveshjeje.

    2.5 Kosova do te promovoje dhe respektoje ne plotesi procesin e pajtimit mes te gjitha komuniteteve te saj dhe pjesetareve te tyre. Kosova do te zbatoje nje qasje gjitheperfshirese, me ndjeshmeri gjinore, per tu ballafaquar me te kaluaren e saj, e cila do te perfshije nje varg te gjere iniciativash kalimtare te drejtesise.

    2.6 Te gjitha autoritetet kompetente ne Kosove do te bashkepunojne me, dhe do t’i ofrojne qasje te papenguar te gjithe mekanizmave apo organizatave te njohura nderkombetarisht per monitorimin e te drejtave te njeriut.


    Neni 3 Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te Tyre

    3.1 Banoret qe i perkasin te njejtit grup kombetar apo etnik, gjuhesor, apo grupi fetar tradicionalisht prezent ne territorin e Kosoves (me tej Komunitete) do te kene te drejta te veçanta, te percaktuara ne Aneksin II te kesaj Marreveshjeje, krahas te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te percaktuara ne Nenin 2 te Aneksit I te kesaj Marreveshjeje.

    3.2 Kosova do te garantoje mbrojtjen e identitetit kombetar, etnik, kulturor, gjuhesor dhe fetar te te gjitha komuniteteve dhe pjesetareve te tyre. Kosova do te krijoje mekanizma kushtetues, ligjore dhe institucionale te nevojshem per promovimin dhe mbrojtjen e drejtave te te gjithe pjesetareve te komuniteteve dhe per perfaqesimin dhe pjesemarrjen e tyre efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese, siç percaktohet me Anekset I dhe II te kesaj Marreveshjeje.

    3.3 Autoritetet e Kosoves do te udhehiqen ne politikat dhe praktikat e tyre nga nevoja per te promovuar fryme te paqes, tolerances dhe dialogut nderkulturor dhe nderfetar mes komuniteteve te saj dhe pjesetareve te tyre.


    Neni 4 Te Drejtat e Refugjateve dhe Personave te Zhvendosur

    4.1 Te gjithe refugjatet dhe personat e zhvendosur nga Kosova do te kene te drejten e kthimit dhe kerkimit te prones se tyre dhe posedimeve personale, ne pajtim me ligjet vendore dhe nderkombetare.

    4.2 Kosova do te ndermarre te gjitha masat e nevojshme per te mundesuar dhe krijuar nje atmosfere te favorshme per kthim te sigurt dhe te denje te refugjateve dhe personave te zhvendosur, bazuar ne vendimet e tyre te lira dhe te bazuara ne informata te sakta, perfshire perpjekjet per te promovuar dhe mbrojtur lirine e tyre te levizjes dhe mbrojtjen nga kercenimi.

    4.3 Kosova do te bashkepunoje plotesisht me Komesarin e Larte per te Drejta te Refugjateve te Organizates se Kombeve te Bashkuara, i cili do t’i ndihmoje autoritetet kompetente ne ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmes per te kthyerit, dhe i cili, mes tjerash, do te kryeje vleresime periodike dhe do te ofroje raporte publike mbi kushtet e kthimit dhe situaten e personave te zhvendosur brenda Kosoves, dhe gjithashtu do te ofroj bashkepunimin me organizata te tjera te perfshira ne procesin e kthimit.


    Neni 5 Personat e zhdukur

    5.1 Kosova dhe Republika e Serbise, ne pajtim me normat dhe standardet vendore dhe nderkombetare, do te ndermarrin te gjitha masat e duhura per te percaktuar dhe ofruar informata sa i perket identitetit, vendndodhjes dhe fateve te personave te zhdukur, ne bashkepunim te plote me Komitetin Nderkombetar te Kryqit te Kuq (KNKK) dhe partneret tjere relevante nderkombetare.

    5.2 Kosova dhe Republika e Serbise do te vazhdojne te marrin pjese ne menyre kuptimplote, efektive dhe pa vonesa te panevojshme ne Grupin Punues per Persona te Zhdukur, te themeluar sipas kornizes se “Dialogut te Vjenes” dhe te kryesuar nga KNKK, apo ndonje mekanizmi tjeter pasardhes i cili mund te themelohet. Kosova dhe Republika e Serbise do te fuqizojne institucionet perkatese qeveritare te ngarkuara me kete çeshtje me mandat ligjor, autoritet dhe resurse te nevojshme per te mbajtur dhe intensifikuar kete dialog, dhe per te siguruar bashkepunim aktiv te te gjitha administratave gjegjese.


    Neni 6 Veteqeverisja Lokale dhe Decentralizimi

    6.1 Komunat do te jene njesi themelore territoriale te veteqeverisjes lokale ne Kosove.

    6.2 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te bazohet ne parimet e qeverisjes se mire, transparences, dhe efikasitetit dhe efektivitetit gjate ofrimit te sherbimeve publike, duke i kushtuar kujdes te posaçem nevojave dhe brengave specifike te komuniteteve jo-shumice dhe pjesetareve te tyre.

    6.3 Komunat ne Kosove do kene te drejte per bashkepunim nderkomunal dhe tejkufitar ne çeshtjet me interes te perbashket gjate ushtrimit te pergjegjesive te tyre, siç parashihet ne Aneksin III te kesaj Marreveshjeje.

    6.4 Kufijte e komunave te reja do te perkufizohen ne pajtim me Shtojcen e Aneksit III te kesaj Marreveshjeje.


    Neni 7 Trashegimia Fetare dhe Kulturore

    7.1 Kosova do te siguroje autonomine dhe mbrojtjen e te gjitha konfesioneve fetare dhe teresise se objekteve fetare brenda territorit te saj.

    7.2 Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove (KOS), perfshire klerin dhe pjesetaret, aktiviteteve dhe pronave te saj, do t’i ofrohet siguri shtese dhe masa tjera mbrojtese per gezimin e plote te drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve te tyre, siç parashihet me Aneksin V te kesaj Marreveshjeje.

    7.3 KOS do te jete e vetmja pronare e prones se saj ne Kosove, me diskrecion te plote sa i perket menaxhimit te prones se saj dhe qasjes ndaj premisave te saj, siç parashihet me Aneksin V te kesaj Marreveshjeje.

    7.4 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN) do te themeloje nje Keshill Implementues dhe Monitorues (KIM), i cili do te monitoroje dhe ndihmoje zbatimin e plote te dispozitave dhe masave mbrojtese te posaçme te cilat i ofrohen KOS dhe lokacioneve fetare e kulturore Serbe, siç parashihet me Aneksin V te kesaj Marreveshjeje.


    Neni 8 Çeshtjet Ekonomike dhe Pronesore

    8.1 Kosova do te zbatoje politika ekonomike, sociale dhe fiskale te domosdoshme per nje ekonomi te qendrueshme. Per te perkrahur veçanerisht sistemin e qendrueshem te llogarive publike, Kosova do te themeloje, me Komisionin Evropian dhe ne bashkepunim te ngushte me Fondin Monetar Nderkombetar, nje sistem te mbikeqyrjes fiskale. Kosova gjate pergatitjes se buxhetit te saj do te keshillohet me PCN.

    8.2 Te gjitha borxhet e Republikes se Serbise te cilat i ngarkohen Kosoves, si rezultat i procesit te alokimit te borxheve, siç parashihet me Aneksin VI te kesaj Marreveshjeje, do te konsiderohen detyrime financiare te Kosoves.

    8.3 Prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikes Federative te Jugosllavise apo e Republikes se Serbise, e cila ndodhet brenda territorit te Kosoves ne momentin e Marreveshje, do t’i kalohet ne pronesi Kosoves.

    8.4 Ndermarrjet publike dhe obligimet e nderlidhura me to, dhe ndermarrjet shoqerore dhe asetet e tyre, aktualisht nen jurisdikcion te Agjensionit Kosovar te Mirebesimit (AKM), do te rregullohen siç parashihet me Aneksin VII te kesaj Marreveshjeje.

    8.5 Kosova do te njohe, mbroje dhe fuqizoje ushtrimin e drejtave te personave mbi pronat e tyre private te luajtshme dhe paluajtshme te ne Kosove, ne pajtim me norma dhe standarde te njohura nderkombetarisht. Kerkesat lidhur me pronat private te paluajtshme, perfshire pronat bujqesore dhe komerciale, edhe me tej do te adresohen nga Agjensioni Kosovar i Pronave (AKP), sipas nevojes, siç parashihet me Aneksin VII te kesaj Marreveshjeje. Kosova do t’i adresoje me prioritet te gjitha çeshtjet e kthimit te pronave, perfshire ato te Kishes Ortodokse Serbe, siç parashihet me Aneksin VII te kesaj Marreveshjeje.

    8.6 Kosova dhe Republika e Serbise do te tentojne te zgjidhin ne menyre te drejtperdrejte mes tyre te gjitha mosmarreveshjet, te cilat nuk adresohen nga kjo Marreveshje, me pajtim te dyanshem, duke marre parasysh normat dhe standardet relevante nderkombetare. Kosova dhe Republika e Serbise pritet te sigurojne trajtim te barabarte dhe jodiskriminues ndaj kerkesave pronesore dhe financiare te qytetareve te njera tjetres, dhe do te sigurojne qasje te barabarte dhe jodiskriminuese ne juridiksionet dhe mekanizmat e vet per zgjidhje te kerkesave.


    Neni 9 Sektori i sigurise

    9.1 Perveç ne rastet e percaktuara ndryshe me kete Marreveshje, Kosova do te kete pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurine, drejtesine, sigurine publike, sherbimet e inteligjences, reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve te territorit te saj.

    9.2 Institucionet Kosovare te sigurise do te veprojne ne pajtim me standardet demokratike nderkombetarisht te njohura dhe te drejtat e njeriut, dhe do te siguroje perfaqesim te barabarte proporcional te komuniteteve ne te gjitha nivelet e gradimit.

    9.3 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN) dhe Prania Ushtarake Nderkombetare (PUN), ne pajtim me dispozitat e kesaj Marreveshje dhe sipas mandateve te tyre gjegjese, do te mbikeqyrin dhe udhezojne zhvillimin e metejme te institucioneve Kosovare te sigurise.

    9.4 Do te themelohet nje force e re, profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurise e Kosoves (FSK), e cila do te zhvilloje nje kompozicion te armatosur lehte, i afte per te kryer funksione specifike te sigurise, siç parashihet me Aneksin VIII te kesaj Marreveshjeje.

    9.5 Kosova do te themeloje nje organizate civile brenda Qeverise e cila do te ushtroje kontroll civil mbi FSK, ne pajtim me kete Marreveshje.

    9.6 TMK, pasi qe ka arritur qellimet e parapara, perfshire mundesimin e rimekembjes se Kosoves pas konfliktit, do te shperbehet nje vit pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.

    9.7 Te gjitha organizatat e paautorizuara me ligj per te kryer veprimtari ne sektorin e sigurise ne Kosove do te ndalojne se vepruari.


    Neni 10 Komisioni Kushtetues dhe Zgjedhjet

    10.1 Menjehere pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, Kryetari i Kosoves, ne keshillim me Kryesine e Kuvendit te Kosoves, do te therret nje Komision Kushtetues per hartimin e Kushtetutes, ne keshillim me Perfaqesuesin Civil Nderkombetar, ne pajtim me kete Marreveshje.

    10.2 Komisioni Kushtetues do te perbehet nga njezetenje (21) anetare Kosovare, te cilet duhet te kene kualifikimet relevante profesionale dhe ekspertizen e duhur per arritjen e ketij qellimi, dhe i cili do te pasqyroje shumellojshmerine e shoqerise se Kosoves, duke marre parasysh parimet nderkombetarisht te njohura te barazise gjinore, siç parashihet me instrumentet e te drejtave te njeriut te percaktuara ne Nenin 2 te Aneksit I te kesaj Marreveshjeje. Pesembedhjete (15) anetare do te emerohen nga Kryetari i Kosoves, ne keshillim me Kryesine e Kuvendit. Tre (3) anetare do te emerohen mes deputeteve te Kuvendit qe mbajne uleset e rezervuara per komunitetin Serb ne Kosove, dhe tre (3) anetare do te emerohen mes deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara per komunitetet tjera joshumice ne Kosove.

    10.3 Komisioni do te themeloje nje mekanizem kuptimplote i cili do te informoje anetaret dhe opinionin publik mbi punen e vet. PCN do te emeroje perfaqesues te cilet do te ndihmojne punen e Komisionit, perfshire hartimin e rregullave te punes dhe vleresimin e modeleve nderkombetare per hartimin e kushtetutes.

    10.4 Kuvendi nuk mund te miratoje formalisht Kushtetuten perderisa PCN mos ta vleresoje se ajo eshte ne pajtim me kushtet e parapara me kete Marreveshje. Kuvendi do ta miratoje formalisht Kushtetuten brenda 120 ditesh nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshje, me votim te deputeteve aktual te Kuvendit te Kosoves, me dy te tretat e deputeteve te pranishem qe votojne, pas keshillimeve te duhura me deputetet e Kuvendit qe perfaqesojne komunitetet joshumice ne Kosove. Pas miratimit formal, Kushtetuta do te vleresohet si e miratuar nga Kuvendi i Kosoves dhe do te hyje ne fuqi diten e pare pas kalimit te periudhes tranzitore, qe parashihet me Nenin 14.1 te kesaj Marreveshjeje.

    10.5 Jo me vone se nente muaj nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshjeje, Kosova do te organizoje zgjedhje te pergjithshme dhe komunale ne pajtim me kushtet e kesaj Marreveshjeje dhe kufijve te ri komunal, te percaktuar me Aneksin III te kesaj Marreveshjeje. Zgjedhjet do te certifikohen se i kane permbushur standardet nderkombetare nga nje autoritet nderkombetar kompetent.


    Neni 11 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar

    11.1 Nje Grup Drejtues Nderkombetar (GND), i cili do te perbehet nga akteret kyç nderkombetar, do te emeroje Perfaqesuesin Civil Nderkombetar (PCN) dhe do te kerkojne nga Keshilli i Sigurimit i Organizates se Kombeve te Bashkuara miratimin e emerimit. PCN dhe Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), i emeruar nga Keshilli i Bashkimit Evropian, do te jene i njejti person.

    11.2 GND do te perkrahe dhe do t’i jape udhezime Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne permbushjen e mandatit te tij/saj.

    11.3 PCN do te kete pergjegjesi te pergjithshme per mbikeqyrjen, dhe do te jete autoriteti perfundimtar ne Kosove per sa i perket interpretimit te kesaj Marreveshjeje, siç parashihet me Aneksin IX, e veçanerisht nenin 2, te kesaj Marreveshjeje.

    11.4 Siç parashihet me Aneksin IX te kesaj Marreveshjeje, PCN-se do t’i besohet ushtrimi i autoriteteve te caktuara per sigurimin dhe mbikeqyrjen e implementimit te plote te kesaj Marreveshjeje, perfshire autoritetin per te ndermarre masa, sipas nevojes, per parandalim dhe permiresimin e shkeljeve te kesaj Marreveshjeje. Kompetenca do t’i akordohen PCN-se edhe ne cilesine e tij/saj si PSBE, siç parashihet me Nenin IX te kesaj Marreveshjeje.

    11.5 PCN do te mbaje rolin e pergjithshem bashkerendues mbi aktivitetet e organizatave tjera nderkombetare ne Kosove, perderisa ato nderlidhen me pergjegjesite e PCN-se per monitorimin dhe sigurimin e zbatimit te plote te kesaj Marreveshjeje, siç parashihet ne Aneksin IX te saj.

    11.6 Mandati i PCN-se do te vazhdohet perderisa Grupi Drejtues Nderkombetar te vleresoje se Kosova ka permbushur kushtet e parapara me kete Marreveshje. GND do te ofroje udhezime per zvogelimin deri ne terheqjen perfundimtare te PCN-se.

    11.7 GND do te kryeje rishikimin e pare te mandatit te PCN-se, bazuar ne gjendjen e implementimit te kesaj Marreveshjeje, jo me vone se dy vite pas hyrjes se saj ne fuqi.


    Neni 12 Perkrahja Nderkombetare ne Fushen e Sundimit te Ligjit

    12.1 Bashkimi Evropian do te themeloje Misionin Evropian per Politika te Sigurise dhe Mbrojtjes (MEPSM).

    12.2 MEPSM do t’i ndihmoje autoritetet Kosovare ne perparimin e tyre drejt qendrueshmerise dhe pergjegjesise dhe ne zhvillimin e fuqizimin e metejme te gjyqesorit te pavarur, sherbimit policor dhe doganor, duke siguruar se keto institucione veprojne jashte ndikimit politik dhe ne pajtueshmeri me standardet nderkombetarisht te pranuara dhe praktikat me te mira evropiane.

    12.3 MEPSM do te perkrahe implementimin e kesaj Marreveshjeje dhe do te ofroje mentorim, monitorim dhe keshille ne fushen e sundimit te ligjit ne pergjithesi, duke mbajtur autoritete te caktuara, ne veçanti sa i perket gjyqesorit, sherbimit policor, doganor dhe korrektues, nen modalitetet dhe pergjate nje periudhe kohore te percaktuar nga Keshilli i BE-se, ne pajtim me Anekset IX dhe X te kesaj Marreveshjeje.


    Neni 13 Prania Ushtarake Nderkombetare

    13.1 NATO do te krijoje nje Prani Ushtarake Nderkombetare (PUN) per te perkrahur implementimin e kesaj Marreveshjeje, siç parashihet me Aneksin XI te saj.

    13.2 Kjo PUN do te udhehiqet nga NATO dhe do te veproje nen autoritetin e Keshillit Veriatlantik dhe do t’i nenshtrohet udhezimeve dhe kontrollit politik te tij, permes zinxhirit komandues te NATO-s. Prania ushtarake e NATO-s ne Kosove nuk parandalon krijimin e nje misioni percjelles ne te ardhmen nga ndonje organizate tjeter nderkombetare te sigurise, pas rishikimit te mandatit.

    13.3 PUN do te bashkepunoje ngushte dhe do te perkrahe punen e PCN-se, MEPSM-se dhe organizatave tjera nderkombetare qe mund te jene te pranishme ne Kosove, per te mbikeqyrur dhe siguruar zbatimin e plote te kesaj Marreveshjeje.

    13.4 PCN do te jete pergjegjes per ofrimin e nje mjedisi te sigurt ne tere territorin e Kosoves, ne bashkeveprim me PCN-ne dhe ne perkrahje te institucioneve te Kosoves, deri ne ate kohe qe institucionet e Kosoves jane ne gjendje te marrin persiper pergjegjesite, te shqyrtuara nje nga nje, sa i perket detyrave te sigurise te kryera nga PUN-i. Me kalimin e kohes, Kosova, perkrahur nga PCN-ja dhe PUN-i, do te zhvilloje nje proces per te parashtruar nje plan te tranzicionit per bartjen e pergjegjesive te sigurise se PUN-it.

    13.5 PUN do te kete pergjegjesine e pergjithshme per zhvillimin dhe trajnimin e Forces se Sigurise te Kosoves, dhe NATO do te kete pergjegjesi te pergjithshme per zhvillimin dhe themelimin e nje organizate civile te qeverise per te ushtruar kontroll civil ndaj kesaj Force, pa paragjykim ndaj pergjegjesive te PCN-se, siç parashihet ne Aneksin IX te kesaj Marreveshjeje.

    Neni 14 Aranzhimet kalimtare dhe dispozitat perfundimtare

    14.1 Pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, do te parashihet nje periudhe kalimtare prej 120 diteve:

    a) Gjate periudhes se tranzicionit, UNMIK-u do te vazhdoje te ushtroje mandatin e vet ne pajtim me rezolutat perkatese te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (KSOKB), ne konsultim me Perfaqesuesin Civil Nderkombetar (PCN). PCN do te kete pushtet per te monitoruar implementimin e Marreveshjes gjate periudhes se tranzicionit dhe per t’i rekomanduar UNMIK-ut mbi veprimet qe duhet ndermarre per te siguruar pajtueshmerine me kete Marreveshje.

    b) Korniza Kushtetuese per Veteqeverisjen e Perkohshme dhe ligjet tjera ne fuqi do te mbesin ne fuqi deri ne perfundim te periudhes se tranzicionit, perderisa nuk bien ne kundershtim me kete Marreveshje.

    c) Kuvendi i Kosoves do te miratoje formalisht Kushtetuten e re para perfundimit te kesaj periudhe te tranzicionit ne pajtim me kushtet e kesaj Marreveshjeje.

    d) Nese deri ne fund te periudhes se tranzicionit, Kushtetuta e re nuk miratohet formalisht, UNMIK-u do te ndryshoje Kornizen Kushtetuese te Veteqeverisjes se Perkohshme ne pajtim me kushtet e kesaj Marreveshjeje. Korniza e ndryshuar Kushtetuese per Veteqeverisjen e Perkohshme do te mbetet ne fuqi deri ne momentin e miratimit te kushtetutes se re nga Kuvendi.

    e) Gjate periudhes se tranzicionit, Kuvendi i Kosoves, ne keshillim me PCN-ne do te miratoje formalisht legjislacionin e nevojshem, ne veçanti siç parashihet me Aneksin XII te kesaj Marreveshjeje per te implementuar plotesisht kushtet e kesaj Marreveshjeje. Legjislacioni i tille, i cili nuk kerkon miratimin e metejme apo shpalljen nga ana e UNMIK-ut, do te trajtohet si i miratuar formalisht nga Kuvendi i Kosoves dhe do te hyje ne fuqi menjehere pas perfundimit te periudhes se tranzicionit nese eshte ne pajtim me kete Marreveshje dhe Kushtetuten e re apo Kornizen Kushtetuese per Veteqeverisjen e Perkohshme siç eshte ndryshuar nga UNMIK-u. Deri ne hyrjen ne fuqi te ketij legjislacioni, autoritetet kompetente ne Kosove do te ndermarrin te gjitha masat e nevojshme per te siguruar qe nuk merren veprime qe jane ne kundershtim me kete Marreveshje.

    f) Gjate periudhes se tranzicionit, UNMIK-u dhe PCN-ja, apo perfaqesuesi i tij/saj do te bashke-kryesojne grupet punuese per te formuluar, me Kosoven , detajet dhe modalitetet e transferim te kompetencave.

    g) Ne fund te periudhes se tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do te skadoje dhe te gjitha pushtetet legjislative dhe ekzekutive te cilat i mvishen UNMIK-ut do te transferohen en bloc tek autoritetet qeverisese te Kosoves, perveç nese parashihet ndryshe ne kete Marreveshje. Ne kete kohe, PCN dhe PUN do te marrin persiper pergjegjesi te plote per ushtrimin e mandatit te tyre, siç parashihet ne kete Marreveshje.

    h) Regjimi ligjor qe qeveris zgjidhjen e te gjitha pergjegjesive te mbetura te UNMIK-ut do te krijohet gjate periudhes se tranzicionit permes nje marreveshjeje ne mes te OKB-se (UNMIK) dhe Kosoves, ne konsultim me PCN-ne.

    14.2 Ne bashkepunim te ngushte me PCN-ne, UNMIK-u do te siguroje tranzicion te rregullt te kornizes ligjore nga ajo qe aktualisht eshte ne fuqi ne kornizen ligjore te themeluar permes kesaj Marreveshjeje.

    14.2.1 Rregulloret e UNMIK-ut te shpallura nga ana e PSSP-se, ne pajtim me Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara 1244, perfshire urdheresat administrative dhe vendimet ekzekutive te nxjerra nga PSSP-ja dhe ligjet e shpallura te miratuara nga Kuvendi i Kosoves do te vazhdojne se zbatuari, perveç nese percaktohet ndryshe ne kete Marreveshje, deri ne skadimin e vlefshmerise se tyre, apo deri ne anulimin apo zevendesimin e tyre me legjislacionin qe rregullon te njejten çeshtje ne pajtim me dispozitat e kesaj Marreveshjeje.

    14.2.2 Kosova do te vazhdoje te jete e obliguar, ne baza te reciprocitetit, sipas nevojes, nga te gjitha marreveshjet nderkombetare dhe aranzhimet tjera ne fushen e bashkepunimit nderkombetar, te nenshkruara nga UNMIK-u per Kosoven dhe ne emer te saj dhe te cilat jane ne fuqi ne daten e hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje. Obligimet financiare te ndermarra nga UNMIK-u per Kosoven dhe ne emer te saj, ne pajtim me keto marreveshje apo aranzhime do te respektohen nga Kosova.



    ANEKSI I
    DISPOZITAT KUSHTETUESE


    Kushtetuta e ardhshme e Kosoves do te perfshije, mirepo nuk do te jete e kufizuar, ne parimet dhe elementet ne vijim.


    Neni 1 Dispozitat themelore

    Kushtetuta e Kosoves:

    1.1 Do te jete ne te gjitha dispozitat e saj ne pajtim me kete Marreveshje dhe do te
    interpretohet ne pajtim me kete Marreveshje; ne rast te mosperputhjeve mes dispozitave te kushtetutes dhe dispozitave te kesaj Marreveshjeje, do te mbizoterojne keto te fundit.

    1.2 Do t’i inkorporoje dispozitat e parashikuara ne nenin 1, Parimet e Pergjithshme, te kesaj
    Marreveshjeje.

    1.3 Do te konfirmoje qe Kosova eshte shoqeri shumetnike, qe bazohet ne barazine e te
    gjithe qytetareve dhe ne shkallen me te larte te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te njohura nderkombetarisht, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe pjesemarrjes se te gjitha komuniteteve te saja dhe pjesetareve te tyre.

    1.4 Do te konfirmoje qe Kosova nuk ka fe zyrtare dhe qe do te jete e paanshme ne çeshtjet e
    orientimeve fetare.

    1.5 Do te konfirmoje pergjegjesine e autoriteteve kosovare per te promovuar dhe lehtesuar
    kthimin e sigurt dhe me dinjitet te te gjithe refugjateve dhe personave te zhvendosur nga Kosova dhe per t’i ndihmuar ata ne kthimin e pronave dhe posedimeve te tyre.

    1.6 Do te parashikoje te drejten e te gjithe qytetareve te ish Republikes Federative te
    Jugosllavise te cilet kane qene banore te perhershem te Kosoves me 1 janar te vitit 1998 dhe pasardhesve te tyre te drejtperdrejte per ta fituar nenshtetesine e Kosoves, pavaresisht nga vendbanimi i tyre i tanishem dhe çfaredo nenshtetesie tjeter qe ata mund te kene.

    Neni 2 Dispozitat per promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut

    2.1 Kushtetuta do te parasheh qe te drejtat dhe lirite e parapara me instrumentet dhe
    marreveshjet nderkombetare ne vijim do te jene te zbatueshme drejtperdrejt ne Kosove dhe te kene prioritet ndaj te gjitha ligjeve te tjera; asnje ndryshim ne Kushtetuten e Kosoves nuk do t’i pakesoje keto te drejta:

    Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut
    Konventa Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokollet e saj;
    Konventa Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;
    Konventa Kornize e Keshillit te Evropes per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare;
    Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Racor;
    Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Kunder Gruas;
    Konventa per te Drejtat e Femijes;
    Konventa Kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndeshkimeve tjera Mizore, Jonjerezore dhe Poshteruese;

    2.2 Kushtetuta do te konfirmoje parimin qe te gjithe personat ne Kosove gezojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, siç parashihet me nenin 2.1 te ketij Aneksi pa diskriminim te çfaredo lloji ne baze te races, ngjyres, gjinise, gjuhes, fese, mendimit politik apo mendimi tjeter, origjines kombetare apo sociale, lidhjes me ndonje komunitet, prones, statusit te lindjes apo ndonje statusi tjeter. Kushtetuta gjithashtu do te konfirmoje parimin qe te gjithe personat ne Kosove jane te barabarte para ligjit dhe te kene te drejte, pa diskriminim, ne mbrojtje te barabarte para ligjit.

    2.3 Kushtetuta do te inkorporoje nenet prej 1 deri ne 3 te Drejtave te Komuniteteve dhe Pjesetareve te tyre, siç parashihet me Aneksin II te kesaj Marreveshje.

    2.4 Kushtetuta do te parashikoje te drejten per individet, te cilet pretendojne se te drejtat dhe lirite qe u garantohen atyre me kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik, qe te parashtrojne ankese prane Gjykates Kushtetuese, pas shfrytezimit te te gjitha mjeteve te tjera juridike.

    Neni 3 Kuvendi i Kosoves

    Sa i perket Kuvendit te Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje, mes tjerash, si vijon:

    3.1 Kuvendi do te kete 120 deputete te zgjedhur me votim te fshehte ne baze te listave te hapura, nga te cilet 100 ulese do t’u ndahen te gjitha partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidateve te pavarur ne perpjesetim me numrin e votave te vlefshme qe ata i kane marre gjate zgjedhjeve per Kuvend. Listat e kandidateve do t’i kushtojne nje kujdes te duhur parimeve te njohura nderkombetarisht per barazine gjinore, siç pasqyrohen ne instrumentet e te drejtave te njeriut te permendura ne nenin 2 te ketij Aneksi.

    3.2 Per dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit te Kushtetutes, Kuvendi i Kosoves do te kete (20) ulese te rezervuara per perfaqesim te komuniteteve te cilat nuk jane shumice ne Kosove, ne menyren si ne vijim: Dhjete (10) ulese do t’i ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidateve te pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne komunitetin serb te Kosoves dhe dhjete (10) ulese do t’i ndahen komuniteteve te tjera si ne vijim: komuniteti rom nje (1) vend; komuniteti ashkali nje (1) ulese; komuniteti egjiptas nje (1) ulese ; dhe nje (1) ulese shtese do t’i jepet cilitdo komunitetit rom, ashkali apo egjiptas qe ka numrin me te madh te votave te pergjithshme; komuniteti boshnjak tri (3) ulese ; komuniteti turk dy (2) ulese dhe komuniteti goran nje (1) ulese . Çdo ulese e fituar ne kuvend nepermjet te zgjedhjeve do te jene ulese shtese perveç dhjete (10) uleseve te rezervuara te cilat ju ndahen komunitetit serb te Kosoves dhe komuniteteve te tjera respektivisht.

    3.3 Pas dy mandateve te para zgjedhore:

    3.3.1 Partite, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatet e pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne komunitetin serb te Kosoves do te kene gjithsej numrin e ulese ve ne kuvend te fituar nepermjet te zgjedhjeve te hapura me minimum dhjete (10) ulese te garantuara nese numri i ulese ve te fituara eshte me i vogel se dhjete (10).

    3.3.2. Partite, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatet e pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne komunitetet tjera do te kene gjithsejte numrin e ulese ve ne kuvend te fituar nepermjet te zgjedhjeve te hapura me minimumin e ulese ve te garantuara siç parashihen me nenin 3.2, nese numri i ulese ve te fituara nga secili komunitet eshte me i vogel se numri i ulese ve te parashikuara me nenin 3.2.

    3.4 Grupi i anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese t e rezervuara apo garantuara per komunitetin serb te Kosoves si dhe grupi i anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per komunitetet e tjera do te kene secili me se paku nje (1) perfaqesues ne Kryesine e Kuvendit.

    3.5 Se paku nje zevendes kryesues i secilit komision parlamentar do te jete nga radhet e komunitetit tjeter nga ai te cilit i perket kryesuesi.

    3.6 Pushtetet dhe procedurat e tanishme te komisionit per te drejtat dhe interesat e komuniteteve do te mbeten ashtu siç jane. Sa i perket perberjes, pjesetaret e komuniteteve do te perfaqesohen, mirepo jo me shume se nje e treta (1/3) e anetareve te komisionit per te drejtat dhe interesat e komuniteteve do te perfaqesojne grupin e anetareve te kuvendit te cilet mbajne ulese te rezervuara per komunitetin serb te Kosoves dhe jo me shume se nje e treta (1/3) e anetareve te tij do te perfaqesojne grupin e anetareve te Kuvendit qe mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per komunitetet e tjera te cilat nuk jane ne shumice ne Kosove.

    3.7 Per miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve te paraqitura si ne vijim do te kerkojne shumicen e anetareve te pranishem te Kuvendit gjithashtu edhe shumicen e anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve te cilat nuk jane ne shumice.

    a) Ligjet te cilet ndryshojne kufijte komunal, themelojne apo shuajne komunat, perkufizojne shtrirjen e pushteteve te komunave dhe pjesemarrjen e tyre ne marredheniet nderkomunale dhe tejkufitare;
    b) Ligjet te cilat implementojne te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre perpos atyre te parashikuara me kushtetute;
    c) Ligjet per perdorimin e gjuheve;
    d) Ligjet per zgjedhjet lokale;
    e) Ligjet per mbrojtjen e trashegimise kulturore;
    f) Ligjet per lirine fetare apo per marreveshjet me komunitetet fetare;
    g) Ligjet per arsimin;
    h) Ligjet per perdorimin e simboleve (perfshire simbolet e komunitetit) dhe festat publike

    3.8 Pavaresisht nga dispozitat e nenit 3.7 te ketij Aneksi, çdo ligj i tille qe kerkohet per implementimin e kushteve te kesaj marreveshje siç parashihen me Aneksin XII te saj nuk do jete objekt, gjate miratimit te tij fillestar, i kerkesave te nenit 3.7 te ketij Aneksi.

    3.9 Asnjeri nga ligjet qe i nenshtrohen kerkesave te nenit 3.7 apo propozimeve te cilat jane ne kundershtim me çfaredo dispozite te kesaj marreveshje nuk mund te jete objekt i referendumit.

    3.10 Kuvendi do te themeloje rregulloren e vet te punes e cila do te jete ne pajtim me parimet e ndershmerise dhe transparences ne vendim-marrjen demokratike.

    Neni 4 Kryetari i Kosoves

    Sa i perket Kryetarit te Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    4.1 Kryetari i Kosoves do te perfaqesoje unitetin e popullit.

    4.2 Kryetari i Kosoves mundet ti ktheje kuvendit per shqyrtim çfaredo propozim ligji qe ai e konsideron si te demshem per interesat legjitime te nje apo me shume komuniteteve.

    Neni 5 Qeveria e Kosoves

    Sa i perket Qeverise se Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    5.1 Do te jene se paku dy zevendes ministra nga komuniteti serb i Kosoves dhe dy zevendes ministra nga komunitetet tjera joshumice te Kosoves; nese jane me shume se dymbedhjete (12) ministra, do te jete edhe nje zevendes minister i trete qe perfaqeson komunitetin serb te Kosoves dhe nje zevendes minister tjeter qe perfaqeson komunitetin tjeter joshumice te Kosoves.

    5.3 Perberja e sherbimit civil do te pasqyroje shumellojshmerine e popullit te Kosoves duke i dhene nje konsiderate te duhur parimeve te njohura te barazise gjinore siç pasqyrohen ne instrumentet e te drejtave te referuara ne nenin 2 te ketij Aneksi. Nje keshill i pavarur mbikeqyres per sherbimin civil do te siguroje respektimin e rregullave dhe parimeve qe rregullojne sherbimin civil dhe pasqyrojne shumellojshmerine e popullit te Kosoves.

    Neni 6 Gjykata Kushtetuese dhe Sistemi i Drejtesise

    Sa i perket Gjykates Kushtetuese te Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    6.1 Gjykata Kushtetuese do te perbehet nga nente gjyqtare, te cilet do te jene juriste te shquar me karakterin me te larte moral.

    6.1.1 Gjashte (6) gjyqtare do te emerohen nga Kryetari me propozim te Kuvendit. Nga gjashte gjyqtaret e emeruar per mandatin e pare pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, dy (2) gjyqtare do te sherbejne per nje mandat tre vjeçar pa mundesi zgjatje. Metutje, çdo gjyqtar i emeruar ne Gjykaten Kushtetuese do te emerohet per nje mandat nente vjeçar pa mundesi zgjatje. Gjyqtaret mandati i te cileve pritet te skadoje ne fund te periudhes fillestare prej tre apo gjashte vjet do te zgjidhen si grup nga Kryetari i Kosoves menjehere pas emerimit te tyre.

    6.1.2 Sa i perket kater (4) nga gjashte pozitat gjyqesore, vendimi per te propozuar nje person si gjyqtar te Gjykates Kushtetuese do te kerkoje shumicen prej dy te tretave ne Kuvend; sa i perket dy pozitave te tjera, do te kerkohet pelqimi i shumices se anetareve te Kuvendit perfshire ketu edhe pelqimin e anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese t e rezervuara apo garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve te cilet nuk jane ne shumice ne Kosove.

    6.1.3 Tre gjyqtare nderkombetar do te emerohen nga Kryetari i Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut pas keshillimit me Perfaqesuesin Civil Nderkombetar.

    6.2 Dhjete apo me shume deputete te Kuvendit ne mes tjerash do te kene te drejten qe te kontestojne kushtetueshmerine e çfaredo ligji apo vendimi te miratuar nga Kuvendi prane Gjykates Kushtetuese sikur per çeshtjet materiale gjithashtu edhe ato procedurale.

    6.3 Komunat munden te kontestojne kushtetueshmerine e ligjeve apo akteve te qeverise te cilat cenojne pergjegjesite e tyre apo zvogelojne te hyrat e tyre prane Gjykates Kushtetuese.

    Sa i perket sistemit te drejtesise ne Kosove, Kushtetuta do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    6.4 Gjyqtaret dhe prokuroret do te emerohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Kosoves pas propozimit te bere nga Keshilli Gjyqesor i Kosoves (KGJK). Te gjitha konkurset per pozita te gjyqtarit apo prokurorit duhet te shpallen publikisht dhe te jene te hapura per te gjithe kandidatet e kualifikuar te cilet do te zgjedhen per propozim nga KGJK-ja ne baza meritore ne pajtim me ligjin ne fuqi dhe dispozitat e nenit 6.6 te ketij Aneksi.

    6.5 Keshilli Gjyqesor i Kosoves do te kete pavaresi te plote ne kryerjen e funksioneve te tij me qellim te sigurimit te nje sistemi te integruar, pavarur, profesional dhe paanshem te drejtesise, sigurimit te qasjes ne drejtesi per te gjithe personat ne Kosove dhe garantimit qe sistemi i drejtesise se Kosoves eshte perfshires dhe pasqyron plotesisht natyren shumetnike te Kosoves. Kjo nuk do te paragjykoje themelimin, ne ndonje faze te mevonshme, te ndonje subjekti te posaçem pergjegjes per çeshtjet qe kane te bejne me emerimin, shqiptimin e masave disiplinore dhe shkarkimin e prokuroreve, i cili nese themelohet do te gezoje te njejten pavaresi gjate kryerjes se funksioneve te tij.

    6.6 Sa i perket rekrutimit, perzgjedhjes, emerimit, avansimit ne detyre dhe transferit te gjyqtareve apo prokuroreve, autoritetet relevante ne Kosove do te sigurojne qe gjyqesia dhe sherbimi i prokurorise pasqyrojne karakterin shumetnik te Kosoves dhe nevojen per nje perfaqesim te barabarte te te gjitha komuniteteve ne Kosove duke i dhene nje kujdes te posaçem parimeve te njohura nderkombetarisht te barazise gjinore siç pasqyrohet ne instrumentet e te drejtave te njeriut te referuara ne nenin 2 te ketij Aneksi.

    6.7 Pergjegjesite e tanishme dhe roli i Ombudspersonit mbeten ashtu siç jane.

    Neni 7 Komisioni Qendror Zgjedhor

    7.1 Komisioni do te kete nente (9) anetar perfshire ketu edhe kryesuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor te cilet do te emerohen nga Kryetari i Kosoves nga radhet e Gjykates Supreme dhe Gjykatave te Qarkut.

    7.2 Gjashte (6) anetar do te emerohen nga gjashte grupet me te medha parlamentare te perfaqesuara ne Kuvend te cilat nuk kane te drejte te marrin pjese ne ndarjen e ulese ve te rezervuara. Nese me pak grupe jane te perfaqesuara ne Kuvend, grupi apo grupet me te medha munden te emerojne nje anetar shtese. Nje (1) anetar do te emerohet nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne ulese t e rezervuara apo garantuara per komunitetin serb te Kosoves dhe nje (1) anetar nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne ulese t e rezervuara apo garantuara per komunitetet tjera te cilat nuk jane shumice ne Kosove.

    Neni 8 Decentralizimi/Veteqeverisja lokale

    Sa i perket veteqeverisjes lokale ne Kosove, Kushtetuta do te parashohe ne mes tjerash si ne vijim:
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    8.1 Kosova do te perbehet prej komunave te cilat do te gezojne nje shkalle te larte te veteqeverisjes dhe te cilat inkurajojne dhe sigurojne nje pjesemarrje aktive te te gjithe qytetareve ne jeten demokratike.

    8.2 Kompetencat dhe kufijte e komunave do te percaktohen me ligj.

    8.3 Komunat kane te drejte per burime lokale te te hyrave dhe pranim te financimit te duhur nga autoritetet qendrore.

    8.4 Komunat kane te drejte per bashkepunim nderkomunal dhe tejkufitar ne fushat e kompetencave te tyre vetanake dhe zgjeruara.

    Neni 9 Dispozitat ekonomike

    Sa i perket sektorit ekonomik/financiar te Kosoves, Kushtetura do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    9.1 Kosova do te perdor nje valute te percaktuar me ligj.

    9.2 Kosova do te kete nje autoritet te pavarur qendror bankar.

    9.3 Kosova do te themeloje organet e pavarura rregullative te tregut.

    Neni 10 Amandamentet Kushtetuese

    Sa i perket amandamenteve te Kushtetutes, Kushtetuta do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:

    10.1 Çdo amandament ne Kushtetute do te kerkoje aprovimin nga dy te tretat e deputeteve te Kuvendit perfshire ketu dy te tretat e deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne vende te rezervuara apo garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve te cilet nuk jane shumice ne Kosove.

    10.2 Asnje amandament i Kushtetutes nuk mundet te pakesoje te drejtat dhe lirite qe referohen ne nenin 2 te ketij Aneksi.

    Neni 11 Dispozitat kalimtare

    Kushtetuta gjithashtu do te parashikoje qe te gjitha autoritetet ne Kosove do ti japin fuqi ligjore vendimeve apo akteve te autoritetit nderkombetar te cilit i eshte dhene mandati per te mbikeqyrur implementimin e Marreveshjes dhe do ti permbahen te gjitha detyrimeve te Kosoves te parashikuara me kete Marreveshje.

    ANEKSI II
    Te DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESeTAReVE Te TYRE

    Neni 1 Dispozitat themelore

    1.1 Banoret te cilet i perkasin te njejtit grup kombetar apo etnik, gjuhesor apo fetar te cilet tradicionalisht jane te pranishem ne territorin e Kosoves (Komunitetet) do te kene te drejta te posaçme siç parashihen me kete Aneks, krahas te drejtave te njeriut dhe lirive themelore te parashikuara me nenin 2 te Aneksit I te kesaj Marreveshje.

    1.2 Çdo pjesetar i komunitetit do te kete te drejte qe te zgjedh lirisht qe te trajtohet apo te mos trajtohet ne ate menyre dhe asnje diskriminim nuk do te rezultoje nga zgjidhja e tij apo nga ushtrimi i te drejtave te cilat jane te nderlidhura me kete zgjidhje.


    1.3 Pjesetaret e komuniteteve do te kene te drejte qe te shprehin, avancojne dhe zhvillojne identitetin e tyre dhe atributet e komunitetit.

    1.4 Ushtrimi i ketyre te drejtave do te barte me veti pergjegjesite per te vepruar ne pajtim me ligjin e Kosoves dhe nuk do te shkel te drejtat e te tjereve.


    Neni 2 Detyrimet per Kosoven

    2.1 Kosova do te krijoje kushtet e duhura te cilat i mundesojne komuniteteve dhe pjesetareve te tyre qe te ruajne, mbrojne dhe zhvillojne identitetet e tyre. Qeveria ne veçanti do te perkrah iniciativat kulturore te komuniteteve dhe pjesetareve te tyre perfshire ketu edhe nepermjet te ndihmes financiare.

    2.2 Kosova do te promovoje frymen e tolerances, dialogun dhe do te mbeshtes pajtimin ndermjet komuniteteve dhe respektoje standardet e parashikuara me Konventen Kornize te Keshillit te Evropes per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare dhe Karten Evropiane per Gjuhet Regjionale dhe te Pakicave.

    2.3 Kosova do te ndermerr te gjitha masat e nevojshme per te mbrojtur personat te cilet mund te jene objekt i kercenimeve apo veprave te diskriminimit, armiqesise apo dhunes si rrjedhoje e identitetit te tyre kombetar, etnik, kulturor, gjuhesor apo fetar.

    2.4 Kosova do te miratoje masat adekuate sipas nevojes per te promovuar ne te gjitha fushat e jetes ekonomike, sociale, politike dhe kulturore nje barazi efektive ndermjet pjesetareve te komuniteteve. Masat e tilla nuk do te konsiderohen te jene veper e diskriminimit.

    2.5 Kosova do te promovoje ruajtjen e trashegimise kulturore dhe fetare te te gjitha komuniteteve si pjese perberese e trashegimise se Kosoves. Kosova do te kete nje detyre te posaçme per te siguruar nje mbrojtje efektive te objekteve dhe monumenteve te rendesise kulturore dhe fetare per komunitetet.

    2.6 Kosova do te ndermerr veprime efektive kunder te gjithe atyre qe minojne gezimin e te drejtave te pjesetareve te komuniteteve. Kosova do te permbahet nga politikat apo praktikat qe kane per qellim asimilimin kunder vullnetit te tyre te personave te cilet u perkasin komuniteteve dhe do te mbroje keta persona nga çfaredo veprimi qe ka per qellim nje asimilim te tille.

    2.7 Kosova do te siguroje, ne baza jodiskriminuese, qe te gjitha komunitetet dhe pjesetaret e tyre mund te ushtrojne te drejtat e tyre te specifikuar me tutje.


    Neni 3 Te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre

    3.1 Pjesetaret e komuniteteve do te kene te drejten, ne menyre individuale apo si pjese e komunitetit, qe te:

    a) Shprehin, mbajne dhe zhvillojne kulturen e tyre dhe ruajtjen e elementeve thelbesore te identitetit te tyre, kryesisht fese, gjuhes, traditave dhe kultures se tyre.

    b) Pranojne arsimim publik ne njeren nga gjuhet zyrtare te Kosoves sipas zgjidhjes se tyre ne te gjitha nivelet;

    c) Pranojne arsimim publik parashkollor, fillor dhe te mesem ne gjuhen e tyre deri ne masen e parashikuar me legjislacion, nese pragjet per themelimin e paraleleve apo shkollave te veçanta per kete qellim jane me te uleta se ato qe zakonisht parashihen per institucionet arsimore;

    d) Themelojne dhe menaxhojne institucionet private te arsimit dhe trajnimit per te cilat mund te jepet ndihma financiare publike ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare.

    e) Perdorin gjuhen dhe alfabetin e tyre lirisht privatisht dhe publikisht;

    f) Perdorin gjuhen dhe alfabetin e tyre ne marredheniet e tyre me autoritetet komunale apo zyret lokale te autoriteteve qendrore ne fushat ne te cilat ata perfaqesojne nje perqindje te mjaftueshme te popullates ne pajtim me ligjin. Shpenzimet e bera per perdorimin e interpretuesit apo perkthyesit do te barten nga autoritetet komunale.

    g) Perdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare;

    h) Kene emrat lokal te regjistruar ne formen e tyre origjinale dhe ne shkrimin e gjuhes se tyre si dhe te kthejne emrat e tyre ne formen origjinale nese te njejtat jane ndryshuar me force;

    i) Kene emertime lokale, emertime te rrugeve dhe tregues te tjere topografik qe pasqyrojne dhe jane te ndjeshme ndaj karakterit shumetnik dhe shume gjuhesor te fushes ne fjale:

    j) Qasje te garantuar ne dhe perfaqesim te posaçem ne, mediat transmetuese publike si dhe programet ne gjuhen e tyre ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare;

    k) Krijojne dhe perdorin mediat e tyre vetanake, perfshire ketu ofrimin e informatave ne gjuhen e tyre dhe perdorin numrin e rezervuar te frekuencave per mediat elektronike ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare;

    l) Gezojne kontakte te papenguara ndermjet njeri tjetrit brenda Kosoves dhe themelojne dhe mbajne kontakte te lira dhe paqesore me personat ne cilindo shtet ne veçanti me ata me te cilet ndajne identitetin etnik, kulturor, gjuhesor apo fetar apo trashegimine e perbashket kulturore ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare;

    m) Gezojne kontakte te papenguara me dhe marrin pjese pa diskriminim ne aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale, regjionale dhe nderkombetare;

    n) Themelojne shoqata per kulture, art, shkence dhe arsim si dhe shoqata e studiuesve dhe te tjera per shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit te tyre.


    Neni 4 Pjesemarrja e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre ne jeten publike dhe vendim-marrje

    4.1 Komunitetet dhe pjesetaret e tyre do te perfaqesohen ne Kuvend. Legjislacioni i caktuar ne menyre specifike me kushtetute nuk mund te nxirret apo ndryshohet pa pelqimin e deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara apo garantuara per komunitetet siç parashihet me nenin 3.7 te Aneksit I.

    4.2 Perberja e qeverise dhe procesi i emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve do te parashikoje modalitetet e posaçme te cilat sigurojne pjesemarrjen e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre siç parashihet me Anekset I dhe IV.

    4.3 Do te jete nje Keshill Konsultativ per Komunitete nen ombrellen e Kryetarit te Kosoves ne te cilin do te perfaqesohen te gjitha komunitetet. Ky Keshill Konsultativ per Komunitete do te perbehet, ne mes tjerash, nga perfaqesuesit e asociacioneve te komuniteteve. Mandati i Keshillit Konsultativ per Komunitete do te perfshijne si ne vijim:

    4.3.1 Ofroje nje mekanizem per shkembimin e rregullt ndermjet te komuniteteve dhe qeverise se Kosoves;

    4.3.2 Jep mundesine komuniteteve per te komentuar ne nje faze te hershme per iniciativat legjislative dhe te miratimit te politikave te cilat mund te pergatiten nga qeveria, per te sugjeruar iniciativa te tilla dhe per te kerkuar qe pikepamjet e tyre te inkorporohen ne projektet dhe programet perkatese.

    4.3.3 Çdo pergjegjesi apo funksion tjeter te parashikuar me kete Marreveshje apo ne pajtim me ligjin.

    4.4 Komunitetet dhe pjesetaret e tyre do te kene te drejte per perfaqesim te barabarte ne punesim ne organet publike dhe ndermarrjet shoqerore ne te gjitha nivelet, perfshire ketu ne veçanti punesimin ne sherbimin policor ne zonat e banuara me komunitetin perkates duke respektuar ne te njejten kohe rregullat qe kane te bejne me kompetencen dhe integritetin qe qeveris me administraten publike.

    4.5 Ne komunat ne te cilat se paku dhjete (10) perqind e banoreve i perkasin komuniteteve te cilat nuk jane ne shumice ne ato komuna, posti i Nenkryetarit te Kuvendit Komunal do te rezervohet per nje perfaqesues nga radhet e ketyre komuniteteve. Pozita e Nenkryetarit do te mbahet nga kandidati qe i perket popullates joshumice i cili ka pranuar shumicen e votave ne listen e hapur te kandidateve per zgjedhje per Kuvendin Komunal. Nenkryetari per komunitete do te promovoje dialog mes komuniteteve dhe do te sherbeje si pike formale e kontaktit per adresimin e brengave dhe interesave te komuniteteve joshumice ne takimet e Kuvendit dhe punen e tij. Nenkryetari gjithashtu do te jete pergjegjes per shqyrtimin e ankesave te qe parashtrohen nga komunitetet dhe pjesetaret e tyre sa i perket pohimeve se vendimet apo aktet e kuvendeve komunale shkelin te drejtat e tyre te garantuara me kushtetute. Nenkryetari do t’i referoje keto çeshtje tek Kuvendi Komunal per shqyrtim te serishem te vendimit apo aktit. Ne rast se Kuvendi Komunal zgjedh qe te mos shqyrtoje aktin apo vendimin e vet, apo nese nenkryetari vlereson se rezultati edhe pas shqyrtimit paraqet shkelje te drejtave te garantuara me kushtetute, nenkryetari mund te dorezoje kete çeshtje drejtperdrejt ne Gjykaten Kushtetuese, e cila mund te vendose nese do te pranoje kete rast per shqyrtim.


    ANEKSI III
    DECENTRALIZIMI


    Do te themelohet nje sistem i avancuar dhe i qendrueshem i veteqeverisjes lokale ne Kosove per trajtimin e shqetesimeve legjitime te serbeve te Kosoves dhe komuniteteve tjera qe nuk perbejne shumice ne Kosove dhe anetareve te tyre, per te inkurajuar dhe siguruar pjesemarrje aktive ne jeten publike dhe per te fuqizuar qeverisjen e mire dhe efikasitetin dhe efektshmerine e sherbimeve publike anembane Kosoves, ne pajtim me parimet dhe dispozitat ne vijim:

    Neni 1 Dispozitat themelore

    1.1 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te bazohet ne parimet e Kartes Evropiane per Veteqeverisjen Lokale dhe veçanerisht ne parimin e subsidiaritetit.

    1.2 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te mbroje dhe promovoje standardet e pranuara nderkombetarisht te te drejtave te njeriut, me konsiderate te veçante ne nevojat e komuniteteve jo shumice dhe anetareve te tyre ne Kosove.

    1.3 Parimet kryesore te decentralizimit do te parashihen ne Kushtetute, siç parashihet ne nenin 8 te Aneksit I te kesaj Marreveshje.

    Neni 2 Legjislacioni i Kosoves per Veteqeverisje Lokale

    2.1 Kosova do te nxjerre Ligjin e ri mbi Veteqeverisjen Lokale brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshjeje, i cili do te perforcoje kompetencat dhe organizimin e komunave, siç parashihet ne kete Aneks dhe ne Aneksin XII.

    2.2 Kosova do te nxjerre Ligjin e ri mbi Kufijte Komunal brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshje, i cili do te pervijon komunat e reja, siç parashihet ne kete Aneks dhe ne Aneksin XII.

    2.3 Kosova do te nxjerre legjislacionin themelor, ne pajtim me parimet e percaktuara ne kete Aneks, ne menyre qe te sigurohen trajtimi i paanshem dhe standardet minimale per te gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe çeshtjeve publike qe bien ne pergjegjesine e tyre, veçanerisht duke respektuar parimin subsidiaritetit.

    Neni 3 Kompetencat komunale

    3.1 Komunat ne Kosove do te kene kompetenca te plota dhe ekskluzive, perderisa u perket interesit lokal, duke respektuar standardet e percaktuara ne legjislacionin ne fuqi ne fushat ne vijim (me tej, kompetencat vetanake).

    a. Zhvillimi lokal ekonomik;
    b. Planifikimi urban dhe rural;
    c. Perdorimi dhe zhvillimi i tokes;
    d. Implementimi i rregulloreve te ndertimit dhe standardeve te kontrollit te ndertimit;
    e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
    f. Ofrimi dhe mirembajtja e sherbimeve publike dhe sherbimeve komunale, perfshire furnizimin me uje, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujerave te zeza, menaxhimi i mbeturinave, rruget lokale, transporti lokal dhe skemat e ngrohjes lokale;
    g. Pergjigja ndaj situatave emergjente lokale;
    h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, fillestar dhe te mesem, perfshire regjistrimin dhe licencimin e institucioneve te arsimit, punesimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e instruktoreve dhe administratoreve te arsimit;
    i. Ofrimi i kujdesit shendetesor primar publik;
    j. Sherbimet familjare dhe sherbimet tjera;
    k. Banimi publik;
    l. Shendetesia publike;
    m. Licencimi i sherbimeve dhe objekteve lokale, perfshire ato qe kane te bejne me argetimin, aktivitetet kulturore dhe ato te kohes se lire, ushqimin, strehimin, tregjet, shitesit e rruges, transporti lokal publik dhe taksite;
    n. Emerimi i rrugeve lagjeve dhe vendeve tjera publike;
    o. Ofrimi dhe mirembajtja e parqeve dhe hapesirave publike;
    p. Turizmi;
    q. Aktivitetet kulturore dhe te kohes se lire;
    r. Çdo çeshtje tjeter qe ne menyre te shprehur nuk perjashtohet nga kompetenca e tyre, apo qe nuk i eshte percaktuar nje autoriteti tjeter;

    Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetanake komunale

    4.1 Disa komuna te caktuara ne Kosove do te kene kompetenca vetanake te zgjeruara si vijon:

    4.1.1 Komuna e Mitrovices se Veriut do te kete kompetencen e arsimit te larte, perfshire regjistrimin dhe licencimin e institucioneve te arsimit, punesimit, pagimit te rrogave dhe trajnimit te instruktoreve dhe administratoreve te arsimit;

    4.1.2 Komunat e Mitrovices se Veriut, Graçanices dhe Shterpces do te kene kompetenca per ofrimin e kujdesit shendetesore sekondare, perfshire regjistrimin dhe licencimin e institucioneve te kujdesit shendetesore, punesimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratoreve te kujdesit shendetesor;

    4.1.3 Te gjitha komunat ne te cilat komuniteti serb eshte shumice, do te kene:
    a. Autoritetin per te ushtruar pergjegjesine per çeshtje kulturore, perfshire, ne pajtim me dispozitat e Aneksit V te kesaj Marreveshjeje, mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise kulturore dhe fetare serbe dhe tjeter brenda territorit komunal si dhe perkrahjen per komunitetet tjera fetare lokale:

    b. Te drejta te avancuara pjesemarrese ne zgjedhjen dhe shkarkimin e Komandanteve te stacioneve policore, siç percaktohet ne nenin 2.6 te Aneksit VIII te kesaj Marreveshjeje.

    4.2 Per sa i perket ketyre kompetencave te zgjeruara vetanake, Kosova do te nxjerr legjislacionin kornize per te ofruar qasje te barabarte ndaj sherbimeve publike; standardet minimale cilesore dhe sasiore ne ofrimin e sherbimeve publike; kualifikimet minimale te personelit dhe objektet e trajnimit; parimet e pergjithshme mbi licencimin dhe akreditimin e ofruesve te sherbimeve publike.

    4.3 Komunat qe zbatojne kompetencat e zgjeruara vetanake mund te bashkepunojne me çdo komune tjeter ne ofrimin e sherbimeve te tilla.

    Neni 5 Kompetencat e Deleguara Komunale

    5.1 Autoritetet qendrore ne Kosove do te delegojne pergjegjesite mbi kompetencat ne vijim tek komunat, ne pajtim me ligjin:

    a. Regjistrat kadastrale;
    b. Regjistrat civil;
    c. Regjistrimi i votuesve;
    d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
    e. Shperndarja e pagesave te asistences sociale (perjashtuar pensionet); dhe
    f. Mbrojtjen e pyjeve.

    5.2 Autoritetet qendrore mund te delegojne kompetenca shtese tek komunat, sipas nevojes, ne perputhje me ligjin.

    Neni 6 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale

    6.1 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e autoriteteve qendrore ne fushat e kompetencave te tyre vetanake do te kufizohet ne sigurimin e pajtueshmerise me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet ne fuqi.

    6.1.1 Autoriteti mbikeqyres administrativ mund te kerkoje nga komuna qe te rishqyrtoje vendimet apo aktet tjera ligjore qe konsiderohen si jo te pajtueshme me Kushtetuten apo ligjet e miratuara ne pajtim me kete Marreveshje. Kerkesa e tille do te tregoje shkeljet e pretenduara ndaj Kushtetutes apo ligjit. Kerkesa nuk do te pezulloje ekzekutimin e vendimit komunal apo aktin tjeter ligjor.

    6.1.2 Nese komuna pranon kerkesen ne perputhje me nenin 6.1.1 te ketij Aneksi, ajo mund te vendose te pezulloje ekzekutimin e vendimit apo aktit tjeter ligjor qe eshte ne pritje te shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.
    6.1.3 Nese komuna refuzon kerkesen apo verteton vendimin apo aktin e tij qe eshte ne shqyrtim e siper, autoriteti mbikeqyres administrativ mund te sfidoje vendimin apo aktin tjeter ligjor ne Gjykaten e Qarkut kompetente per territorin e komunes. Gjykata e Qarkut, permes mases se perkohshme, mund te urdheroje pezullimin e zbatimit te vendimit te kontestuar apo aktit tjeter ligjor.

    6.2 Per sa i perket kompetencave te deleguara komunale, autoritetet qendrore mund te rishikojne pershtatshmerine e vendimit apo aktit tjeter ligjor komunal te dhene, krahas pajtueshmerise se tij me Kushtetuten e Kosoves dhe legjislacionin e miratuar ne pajtim me kete Marreveshje dhe me pas, mund te pezullojne, modifikojne apo zevendesojne, sipas nevojes, ekzekutimin e vendimit apo aktit tjeter komunal.

    Neni 7 Arsimi

    7.1 Per sa i perket planprogramit arsimor te shkollave te Kosoves me mesim ne gjuhen serbe:

    7.1.1 Shkollat te cilat vijojne mesim ne gjuhen serbe mund te zbatojne planprograme apo tekste shkollore te hartuara nga Ministria e Arsimit te Republikes se Serbise, pas njoftimit ndaj Ministrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise te Kosoves.

    7.1.2 Ne rast te kundershtimit nga ana e Ministrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise te Kosoves ndaj zbatimit te planprogramit apo tekstit shkollor te veçante, çeshtja do te referohet tek nje komision i pavarur per te shqyrtuar pajtueshmerine e planprogramit apo tekstit shkollor ne fjale me Kushtetuten e Kosoves dhe legjislacionin e miratuar ne pajtim me kete Marreveshje.

    7.1.3 Komisioni i pavarur do te perbehet nga tre (3) perfaqesues te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te Kosoves qe mbajne ulese te rezervuara apo te garantuara per komunitetin serb, tre (3) perfaqesues te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Kosoves, dhe nje (1) pjesetar i zgjedhur nderkombetar qe perfaqeson Perfaqesuesin Civil Nderkombetar.

    7.1.4 Komisioni do t’i merr te gjitha vendimet me ane te shumices se votave dhe do te Kryesohet permes rotacionit ne mes te perfaqesuesit te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te Kosoves qe mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per komunitetin serb dhe perfaqesuesit te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Kosoves çdo vit.

    7.2 Per sa i perket universitetit publik ne gjuhen serbe:

    7.2.1 Universiteti i Mitrovices se Veriut do te jete institucion autonom i arsimit te larte. Universiteti do te miratoje statutin qe do te saktesoje organizimin e brendshem dhe qeverisjen e tij, dhe procedurat dhe nderveprimin me autoritetet publike, ne pajtim me legjislacionin kornize qendror, i cili do te shqyrtohet nga nje komision i pavarur siç parashihet ne nenin 7.2.2 te ketij Aneksi.

    7.2.2 Vendimet mbi pajtueshmerine e Statutit me legjislacionin kornize qendror, standardet evropiane dhe praktikat me te mira dhe mbi çeshtjet qe kane te bejne me akreditimin e Universitetit brenda sistemit Universitar te Kosoves do te merren nga nje komision i pavarur i perbere nga tre (3) perfaqesues te zgjedhur nga Universiteti, tre (3) perfaqesues te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Kosoves dhe nje (1) pjesetar i zgjedhur nderkombetar qe perfaqeson Perfaqesuesin Civil Nderkombetar. Komisioni do t’i merr te gjitha vendimet me ane te shumices se votave dhe do te kryesohet permes rotacionit ne mes te perfaqesuesit te zgjedhur nga Universiteti dhe perfaqesuesit te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Kosoves, çdo vit.

    7.2.3 Komuna e Mitrovices se Veriut do te kete autoritet per te zbatuar pergjegjesine e ketij Universiteti publik ne gjuhen serbe, ne pajtim me nenin 4.1.1 te ketij Aneksi. Komuna do te kete te drejten e emerimit te dy anetareve te Bordit te Universitetit, qe do te perbehet nga gjithsej nga nente (9) anetare gjithsej. Komuna gjithashtu do te siguroje se Universiteti pranon premisa dhe financim adekuat per veprimtarine e tij.

    Neni 8 Financat lokale

    8.1 Komunat do te formojne buxhetet e tyre vetanake qe mbulojne detyrat qe bien brenda kompetences se tyre. Legjislacioni qendror do te percaktoj kerkesat publike te menaxhimit dhe pergjegjesise financiare te zbatueshme per te gjitha komunat, ne pajtim me standardet nderkombetare.

    8.2 Komunat do te kene te drejte ne burimet e tyre vetanake financiare, qe do te perfshijne autoritetin per te vene apo mbledhur detyrimet doganore, tatimet ne te ardhura te personave fizik dhe juridik, TVSh-ne dhe detyrimet e akcizes, tatimet ne kapital perveç tatimit ne pronen e paluajtshme qe gjendet brenda Komunes, apo tarifat qe kane efekt te paanshem siç jane detyrimet dhe tatimet.

    8.3 Sistemi ekzistues i granteve kryesisht te kushtezuara qendrore do te korrigjohet ne menyre qe te perfshije sistemin e drejte dhe transparent te granteve ne bllok, duke siguruar autonomine me te madhe komunale ne ndarjen dhe shpenzimin e fondeve qendrore. Formula e shperndarjes se granteve ne bllok, e cila do te merr parasysh nevojen e ndarjes adekuate te burimeve te komuniteteve jo shumice ne komunat perkatese, nevojen per sistem te drejte te barazimit dhe qe do te siguroje nivel te arsyeshem te stabilitetit ne te ardhurat komunale, do te percaktohet permes ligjit ne pajtim me standardet nderkombetare.

    8.4 Pavaresisht nga dispozitat e nenit 8.3 te ketij Aneksi, komunat me pergjegjesi te kompetencave te zgjeruara vetanake, siç parashihet ne nenin 4 te ketij Aneksi, do te kene te drejte ne fonde qendrore shtese perbrenda kufizimeve te tyre te percaktuara nga standardet minimale cilesore dhe sasiore per ofrimin e sherbimeve publike lidhur me ushtrimin e ketyre pergjegjesive, ne pajtime legjislacionin kornize qendror.

    8.5 Komunat do te sigurojne auditime te brendshme te pavarura dhe objektive se paku nje here ne vit dhe do t’i nenshtrohet auditimeve te jashtme te pavarura te rastit te ndermarra nga nje autoritet autonom ne menyre qe te siguroje menaxhim efektiv te burimeve publike, rezultatet e te cilit duhet te jene publike.

    Neni 9 Bashkepunimi nderkomunal

    9.1 Duke u bazuar ne parimet e Kartes Evropiane per Veteqeverisje Lokale, komunat do te kene te drejte te bashkepunojne dhe te krijojne partneritete me komunat tjera te Kosoves, per kryerjen e funksioneve te interesit te perbashket, ne pajtim me ligjin.

    9.1.1 Pergjegjesite komunale ne fushat e tyre vetanake dhe kompetencat e tyre te zgjeruara vetanake mund te ushtrohen permes partneriteteve komunale ne perjashtim te ushtrimit te kompetencave themelore komunale siç jane zgjedhja e organeve komunale dhe emerimi i zyrtareve komunal, percaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative te zbatueshem ndaj qytetareve ne pergjithesi.

    9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme per implementimin dhe ushtrimin e bashkepunimit funksional permes, mes tjerash, themelimin e nje organi vendimmarres te perbere nga perfaqesuesit e emeruar nga kuvendet e komunave pjesemarrese, punesimit dhe shkarkimit te personelit administrativ dhe keshilledhenes dhe vendimeve mbi nevojat per financim dhe nevojave tjera operacionale te partneritetit.

    9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nenshtrohen kerkesave te raportimit tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ per pajtueshmeri me legjislacionin, ne pajtim me dispozitat e nenit 6.1 te ketij Aneksi.

    9.2 Bazuar ne parimet e Kartes Evropiane per Veteqeverisje Lokale, komunat do te kene te drejte te formojne dhe marrin pjese ne asociacionet e komunave te Kosoves per mbrojtjen dhe promovimin e interesave te tyre te perbashket ne pajtueshmeri me ligjin.

    9.2.1 Anetaresimi ne asociacionet e tilla do te kufizohet ne komuna te Kosoves. Asociacionet e tilla mund te bashkepunojne me homologet e tyre nderkombetare.

    9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’i ofrojne anetareve te tyre disa sherbime, perfshire asistence te trajnimit, ngritjes se kapaciteteve dhe asaj teknike, hulumtimin lidhur me kompetencat komunale dhe rekomandime te politikave,

    9.3 Komunat e angazhuara ne nje partneritet apo asociacion, ne perputhje me dispozitat e neneve 9.1 dhe 9.2 te ketij Aneksi, do te publikojne te gjitha informatat qe kane te bejne me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit/asociacionit, ne pajtim me ligjin.


    Neni 10 Bashkepunimi me institucionet e Republikes se Serbise

    10.1 Komunat do te kene te drejte te bashkepunojne, brenda kompetencave te tyre, me komunat dhe institucionet, perfshire agjencite qeveritare, te Republikes se Serbise. Bashkepunimi i tille do te merr formen e ofrimit te asistences financiare dhe teknike nga ana e institucioneve te Serbise ne implementimin e kompetencave komunale.

    10.2 Komunat do te njoftojne Ministrine per Administrimin e Pushtetit Lokal te Kosoves paraprakisht per çfaredo qellimi per t’u angazhuar ne nje bashkepunim te tille. Njoftimi do te perfshije draft marreveshjen ndermjet te komunes dhe institucionit partner te propozuar te Serbise.

    10.3 Draft marreveshja e bashkepunimit do te perkufizoje fushat e bashkepunimit te parapare, ofrimin e stafit dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet perpunues dhe aranzhimet tjera relevante procedurale ne pajtim me kerkesat financiare publike qe jane te zbatueshme per te gjitha komunat.

    10.4 Qellimi i tille per te bashkepunuar dhe draft marreveshja e cila e shoqeron ate munden te jene objekt i rishikimit nga Ministria per Administrimin e Pushtetit Lokal te Kosoves per pajtueshmerine e saj me legjislacionin kornize qendror. Pavaresisht nga dispozitat e nenit 6.1 te ketij Aneksi, Ministria ne perputhje me rishikimin e tille mundet te urdheroje ndryshimet ne draft marreveshjen e bashkepunimit apo nese shkelja e rende e ligjit nuk mundet te trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mundet te pezulloje bashkepunimin e synuar. Komuna mundet te kundershtoje veprimin e tille te Ministrise ne gjykaten e qarkut kompetente per territorin e komunes.

    10.5 Partneritetet ndermjet komunave te Kosoves do te kene te drejte per marredhenie te drejtperdrejta me institucionet e Republikes se Serbise vetem deri ne masen e nevojshme per implementimin e aktiviteteve praktike te partneritetit.

    10.6 Nje komision i perbashket i Republikes se Serbise/Kosoves do te themelohet per te shtytur bashkepunimin e tille me institucionet ne Republiken e Serbise dhe adresuar çeshtjet e ndjeshme ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe ka te beje me kete bashkepunim.

    Neni 11 Financimi i aktivitetet komunale nga Republika e Serbise

    11.1 Komunat do te kene te drejte te pranojne donacione financiare nga Republika e Serbise qe eshte objekt i dispozitave ne vijim:

    11.1.1 Çdo donacion financiar per komunat e Kosoves nga Republika e Serbise do te jete i kufizuar ne qellimin e vet ne ushtrimin e pergjegjesive te komunes ne fushat e kompetencave te tyre vetanake dhe do te jete transparent dhe do te behet publik.

    11.1.2 Komunat munden te pranojne donacionet financiare nga Republika e Serbise nepermjet te xhirollogarive ne bankat komerciale te certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosoves. Thesari Qendror do te njoftohet per çdo pranim te tille.

    11.1.3 Komunat qe pranojne donacione financiare nga Republika e Serbise do te raportojne keto donacione se bashku me shpenzimet gjegjese ne buxhetet e tyre komunale.

    11.1.4 Donacionet financiare nga Republika e Serbise per komunat e Kosoves nuk do te kompensoje ndarjen e granteve dhe burimeve te tjera qe u ofrohen komunave ne pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 te kesaj Marreveshje dhe nuk do te jete objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtese te shqiptuara nga ndonje autoritet qendror.

    11.2 Transferet individuale, perfshire pensionet, qytetareve individual te Kosoves munden te ndikohen nepermjet te financimit nga Republika e Serbise.

    Neni 12 Themelimi i komunave te reja

    12.1 Komunat e reja do te themelohen, kufijte e te cilave jane caktuar si ne shtojcen e ketij Aneksi dhe do te percaktohen me ligjin e ri per kufijte komunal.

    12.2 Pas hyrjes ne fuqi te ligjit per kufijte komunal, autoritetet e Kosoves dhe Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN) do te ndermerr te gjitha pergatitjet e nevojshme per te siguruar qe deri ne momentin e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, te jene ndare burimet, pronat dhe strukturat administrative te kerkuara per themelimin dhe funksionimin e ketyre komunave te reja. Pergatitjet e tilla do te perfshijne si ne vijim:

    12.2.1 PCN-ja do te emeroje, ne keshillim me komunitetet lokale ne komunat e reja, apo ne rastin e Novoberdes ne zonat e reja kadastrale, dhe Ministrine e Administrimit te Pushtetit Lokal, Ekipet Pergatitore Komunale (EPK) per t’u pergatitur per themelimin e komunave te tyre te reja perkatese dhe detyrat tjera te nderlidhura siç kerkohet nga PCN-ja.

    12.2.2 Gjate pergatitjeve te tilla, funksionet ekzekutive perkitazi me komunat e reja dhe ofrimin e sherbimeve publike atyre do te mbeten ne pergjegjesi te ish komunave ne keshillim me EPK-te.

    12.2.3 Sa i perket komunes se tanishme te Mitrovices, aranzhimet per themelimin e komunes se Mitrovices Veriore do te perbehet nga ata siç parashihet me nenin 13 te ketij Aneksi.

    12.2.4 Keto dhe aranzhimet tjera kalimtare ndermjet ish komunave dhe komunave te reja do te parashihen me ligjin per kufijte komunal.

    12.3 Menjehere pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale, te gjitha funksionet dhe kompetencat ekzekutive do te barten nga komunat e paraprake tek qeverite e porsazgjedhura te komunave te reja, ne pajtim me kete Marreveshje. Autoritetet qendrore te Kosoves do te sigurohen qe te gjitha financat e parapara per komunat e reja tu ndahen atyre dhe qe ato t’i kene pranuar keto fonde, dhe do te ndermarrin te gjitha masat e domosdoshme per tu siguruar qe komunat e reja te jene ne gjendje te fillojne veprimtarine e tyre si njesi efektive territoriale te veteqeverisjes lokale.

    12.4 Pavaresisht nga dispozitat e Nenit 12.1 te ketij Aneksi, Kosova do te hyje ne konsultime me komunitetet joshumice ne rastet kur ky komunitet perben se paku 75% te popullsise ne nje vendbanim te perqendruar me popullsi te gjithmbarshme prej se paku 5000 banoresh, sa i perket themelimit te komunave te reja.

    Neni 13 Mitrovica

    13.1 Ne territorin e komunes aktuale te Mitrovices do te krijohen dy komuna, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal te percaktuar ne shtojcen e ketij Aneksi III.

    13.2 Do te krijohet nje Bord i Perbashket i komunave te Mitrovices se Veriut dhe Mitrovices se Jugut, i cili do te zhvilloje bashkepunim funksional ne fushat e kompetencave te tyre, sipas marreveshjes mes vete komunave.

    13.3 Bordi i Perbashket do te perbehet nga njembedhjete (11), nga te cilet nga pese (5) anetare do te zgjidhen nga dy komunat, dhe nje (1) perfaqesues nderkombetar qe do te zgjidhet nga PCN. Bordi i Perbashket do te udhehiqet nga perfaqesuesi nderkombetar.

    13.4 PCN do te hape ne Mitrovice nje zyre e cila do te fokusohet, posaçerisht, ne fushat e sigurise/sundimit te ligjit, lirise se levizjes/kthimit, te drejtave pronesore/te banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet ne Aneksin IX te kesaj Marreveshje.

    13.5 Gjate periudhes tranzitore prej 120 ditesh, PSSP do te krijoje strukturat e perkohshme komunale, ne bashkerendim me PCN, per komunen e re te Mitrovices se Veriut, sipas kufijve te percaktuar ne dokumentin e bashkengjitur ketij Aneksi. Pas perfundimit te periudhes tranzicionit, keto struktura te perkohshme komunale do te mbesin nen autoritetin e PCN, deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te para lokale ne kete komune.


    Neni 14 Regjistrimi i Popullsise dhe Shqyrtimi i Dispozitave te Decentralizimit

    14.1 Nje vit pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje, Kosova, ne keshillim me PCN, do te beje regjistrimin e popullsise, i cili do te kryhet ne pajtim me standardet nderkombetare dhe do t’i nenshtrohet vezhgimit nderkombetar. Ne kete kontekst, Republika e Serbise dhe shtetet tjera fqinje do te autorizojne regjistrimin permes nje agjencie nderkombetare te refugjateve dhe personave te zhvendosur qe deshirojne te kthehen ne Kosove.

    14.2 Dispozitat e ketij Aneksi lidhur me themelimin e komunave te reja, perfshire kufijte administrative te tyre, mund te rishqyrtohen, dhe te ndryshohen sipas nevojes, nga PCN, ne bashkepunim me Qeverine e Kosoves dhe Keshillit Konsultativ per Komunitete, brenda gjashte muajsh nga dorezimi i rezultateve perfundimtare te regjistrimit te popullsise ne Kosove. Shqyrtimi do te marre ne konsiderate zhvillimet demografike dhe ne veçanti kthimin e refugjateve dhe personave te zhvendosur neper komuna, si dhe funksionalitetin dhe qendrueshmerine e autoriteteve komunale dhe aktiviteteve te tyre.

    SHTOJCe E ANEKSIT III
    PeRCAKTIMI I KUFIJVE Te KOMUNAVE Te REJA

    Zonat kadastrale (ZK) qe do te formojne komunat e caktuara jane te percaktuara ne vijim:

    Graçanice (16)
    ZK Badoc
    ZK Batushe
    ZK Çagllavice (sipas perkufizimit ne harten III A)
    ZK Dobratin
    ZK Graçanice
    ZK Gushterice e Ulet
    ZK Gushterice e Eperme
    ZK Llapllaselle
    ZK Lepi
    ZK Livagje
    ZK Preoc
    ZK Skullan
    ZK Sushice
    ZK Suhadoll
    ZK Radeve
    ZK Uglar

    Novoberde (24)
    ZK Bostan
    ZK Bolec
    ZK Bushince
    ZK Carevc
    ZK Dragance
    ZK Izvor
    ZK Jasenovik
    ZK Kollubar
    ZK Koretishte
    ZK Kufce e Eperme
    ZK Llabjan
    ZK Makresh i Ulet
    ZK Makresh i Eperm
    ZK Manishince
    ZK Miganoc
    ZK Mozgove
    ZK Novoberde
    ZK Parallove
    ZK Prekoc
    ZK Stanishor
    ZK Strazhe
    ZK Terniqec
    ZK Tirince
    ZK Zebince

    Ranillug (13)
    ZK Bozhec
    ZK Domoroc
    ZK Drenoc
    ZK Gllogoc
    ZK Hodec
    ZK Kormnjan i Eperm
    ZK Kormnjan i Ulet
    ZK Pançelle
    ZK Rajanoc
    ZK Ranillug
    ZK Ropotove e Madhe
    ZK Ropotove e Vogel
    ZK Tomanc

    Partesh (3)
    ZK Butrike e Poshtme
    ZK Pasjan
    ZK Partesh

    Kllokol/Verboc (8)
    ZK Gernçar
    ZK Kllokot
    ZK Letnica
    ZK Mogille
    ZK Shashar
    ZK Verboc
    ZK Vernakolle
    ZK Vernez

    Mitrovica e Veriut
    ZK Mitrovica (sipas perkufizimeve te paraqitura ne hartat e bashkengjitura III, B, C)
    ZK Suhodoll i Eperm (sipas perkufizimeve te paraqitura ne hartat e bashkengjitura III, B dhe C)
    ZK Suhodoll i Poshtem (sipas perkufizimeve te paraqitura ne hartat e bashkengjitura III, B dhe C)





    ANEKSI IV
    SISTEMI GJYQeSOR

    Neni 1 Organizimi i gjykatave

    1.1 Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform te ligjeve duke vendosur mbi ankesat e
    paraqitura para saj ne pajtim me ligjin. Se paku pesembedhjete perqind (15%) te gjyqtareve te Gjykates Supreme, por ne asnje rast me pak se tre (3) gjyqtare, do te vijne nga komunitetet jo shumice te Kosoves.

    1.2 Se paku pesembedhjete perqind (15%) te gjyqtareve te seciles gjykate te qarkut, por ne
    asnje rast me pak se dy (2) gjyqtare, do te vijne nga komunitetet jo shumice te Kosoves.

    1.3 Nese ne njeren nga komunat e reja dhe te themeluara mbi bazen e Aneksit III nuk ka
    gjykate themelore, komuna me vendim te Kuvendit Komunal mund ta parqet kerkesen para Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK) per te vendosur mbi themelimin e gjykates themelore ne territorin e saj, ose qe nje nga gjykatat ekzistuese themelore ne territorin e komunes tjeter te kete juridiksion mbi komunen e re. Te njejten te drejte e ka edhe komuna ekzistuese, ku shumica e popullates i takon komunitetit jo shumice te Kosoves, dhe ne te cilen nuk ka gjykate themelore.

    1.3.1 KGJK i aprovon kerkesat per gjykata te reja themelore, perveç kur vleresohet se
    norma e lendeve per ate juridiksion eshte e pamjaftueshme per ta arsyetuar ekzistimin e gjykates se veçante.

    1.3.2 Kur KGJK e aprovon kerkesen per themelimin e gjykates se re themelore,
    autoritetet kompetente do t’i ndermarrin te gjitha masat e nevojshme per te siguruar se gjykatat e reja, themelohen dhe funksionojne brenda periudhes gjashte mujore nga data e marrjes se vendimit.

    1.3.3 Nese KGJK nuk e aprovon kerkesen per themelimin e gjykates se re themelore, ose
    kur komuna i kerkon gjykates ekzistuese qe ta shtrije kompetencen e saj edhe ne territorin e vet, autoritetet kompetente do te ndermarrin masat e nevojshme per permiresimin e qasjes ne drejtesi per komunitetet vendese, e cila eshte veshtiresuar per shkak te izolimit gjeografik, mungeses se sigurise, ose per shkak te faktoreve tjere te rendesishem. Keto masa mund te perfshijne krijimin ne kuader te territorit te komunes se re, te nje zyre nderlidhese te gjykates themelore ekzistuese prej te ciles komuna e re ka kerkuar shtrirjen e kompetences ne territorin e vet, ose qe gjykata themelore te mbaje seancat ne territorin e komunes se re.

    Neni 2 Gjyqtaret dhe prokuroret

    2.1 Perberja dhe sherbimit te gjyqesise dhe prokurorise do ta pasqyroje shumellojshmerine e etnike te Kosoves dhe nevojen per perfaqesimin e barabarte te te gjitha komuniteteve, duke i dhene rendesi te duhur parimeve te njohura nderkombetare per barazine gjinore, ashtu siç pasqyrohen edhe ne instrumentet per te drejtat e njeriut te parashikuara me nenin 2 te Aneksit I te kesaj Marreveshjeje.

    2.2 Institucionet gjyqesore te Kosoves, ne veçanti do te pasqyrojne perberjen etnike nga fusha e tyre e kompetences. Keshilli Gjyqesor i Kosoves do te ndermerr masa te nevojshme per shtimit te numrit te gjyqtareve dhe prokuroreve nga radhet e komuniteteve te Kosoves te cilat aktualisht jane te nen-perfaqesuara ne mesin e gjyqtareve dhe prokuroreve qe sherbejne ne Kosove dhe ne çdo pjese tjeter perkatese.

    2.2.1 Per permbushjen e pergjegjesive te veta ne kete drejtim, KGJK, ne mes tjerash, ne mesin e kandidateve me kualifikime te barabarta per funksionin e gjyqtarit dhe prokurorit, do t’i jep perparesi pjesetareve te komuniteteve te nen-perfaqesuara.

    2.2.2 Dhenia e perparesise per kandidatet me kualifikime te barabarta nga komunitetet e nen-perfaqesuara, do te zbatohet deri atehere kur perqindja e gjyqtareve dhe prokuroreve pjesetare te komuniteteve jo shumice ne Kosove te jete nen 15% dhe/ose deri atehere kur perqindja e gjyqtareve dhe prokuroreve te cilet jane pjesetare te komunitetit serb te Kosoves, te jete nen 8%.


    Neni 3 Procesi i emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve

    3.1 Shqyrtimi gjitheperfshires, i vazhdueshem, i njehershem kosovar per pershtatshmerine e te gjithe kandidateve per emerime te perhershme per gjyqtare dhe prokuror ne Kosove, deri ne moshen e pensionimit te percaktuar me ligj (“procesi i emerimit), do te vazhdoje te kryhet ne pajtim me Urdheresen administrative 2006/18 dhe nuk do te ndikohet nga perfundimi e mandatit te UNMIK-ut, ose me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se re, ashtu siç parashikohet me nenin 14 te Marreveshjes, perveç deri ne masen e lejuar me kete Aneks.

    3.1.1 Te gjithe kandidatet e suksesshem te cilet jane emeruar ose riemeruar per gjyqtare dhe prokurore nga ana e PSSP-se, si pjese e “procesit te emerimit”, do te vazhdojne te sherbejne neper postet e tyre deri ne skadimin e natyrshem te mandatit te tyre ose deri atehere kur ata shkarkohen ne pajtim me ligjin.

    3.1.2 Siç parashikohet me nenin 14 te kesaj Marreveshje, pas perfundimit te mandatit te UNMIK-ut, Komisioni i pavarur gjyqesor dhe prokurorial (KPGJP) do t’ia paraqese me shkrim Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK), rekomandimet per kandidatet per emerim dhe riemerim per gjyqtare dhe prokurore, e i cili e ushtron autorizimin perfundimtar qe t’ia propozoje kryetarit te Kosoves, kandidatet per emerim dhe riemerim per gjyqtare edhe prokurore.

    3.1.3 Te gjithe kandidatet e suksesshem te cilet jane emeruar ose riemeruar nga kryetari i Kosoves per gjyqtare dhe prokurore, sipas propozimit te KGJK-se si pjese e “procesit te emerimit” do te vazhdojne te sherbejne ne keto poste deri ne skadimin e natyrshem te mandatit te tyre ose deri atehere kur ata shkarkohen ne pajtim me ligjin.

    3.2 Me perfundimin e periudhes transitore, te parapare me nenin 14 te kesaj Marreveshje, perberja dhe procedurat e “procesit te emerimit” te KGJK-se, lidhur me perzgjedhjen e gjyqtareve per pozitat gjyqesore te cilat jane te rezervuara per pjesetaret e komuniteteve jo shumice te Kosoves, do te krijohen dhe zhvillohen ne pajtim me dispozitat e nenit 4 te ketij Aneksi.

    Neni 4 Keshilli Gjyqesor i Kosoves

    4.1 Keshilli Gjyqesor i Kosoves (KGJK) do te kete pergjegjesi, qe midis tjerash, te vendose mbi propozimet per kandidatet per funksionin e gjyqtarit, avancimin dhe transferimin e gjyqtareve si dhe per proceduren disiplinore ndaj gjyqtareve. Me ligj do te percaktohen autorizimet dhe procedura e KGJK-se, duke perfshire ketu edhe çeshtjet qe kane te bejne me disiplinen dhe shkarkimin e anetareve te vet. KGJK do te kete pavaresi te plote ne kryerjen e funksioneve te veta.

    4.2 KGJK do te perbehet nga trembedhjete (13) anetare.

    4.2.1 Ne mesin e trembedhjete anetareve, pese (5) prej tyre do te jene anetaret kosovare te KPGJP-se si pjese e fazes se pare (1) dhe te dyte (2) te “procesit te emerimit” ne pajtim me Urdheresen administrative 2006/18. Prej ketyre pese anetareve, nje (1) gjyqtar dhe nje (1) prokuror, te zgjedhur sipas metodes se rastesise, do te sherbejne ne KGJK deri ne skadimin e natyrshem te mandateve te tyre ekzistuese, me ç’rast do te zevendesohen me nje (1) gjyqtar dhe nje (1) prokuror te verifikuar nga KPGJP dhe qe jane zgjedhur nga ana e kolegeve te tyre, duke iu permbajtur metodave te cilat kane per qellim sigurimin e perfaqesimit me te gjere te sherbimit te gjyqesise dhe prokurorise. Dy (2) gjyqtaret e mbetur dhe nje (1) prokuror, nga radhet e pese anetareve kosovar te KPGJP-se, do te sherbejne ne KGJK per nje mandat plotesues njevjeçar (1) pas skadimit te natyrshem te mandatit te tyre, me ç’rast ata do te zevendesohen me procedure te njejte sikur edhe ish-koleget e tyre te KPGJP-se. Ne rast ne rast te themelimit te nje subjekti pergjegjes per çeshtjet e emerimit, disiplines dhe shkarkimit te prokuroreve, te gjithe anetaret e mbetur te KGJK-se do te jene gjyqtare.

    4.2.2 Nga radhet e tete anetareve te mbetur, dy (2) prej tyre do t’i zgjedhin deputetet e Kuvendit te Kosoves te cilet mbajne uleset e rezervuara ose te garantuara per perfaqesuesit e komunitetit serb te Kosoves, dy (2) anetare do te zgjedhen nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara ose te garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve tjera, dhe dy (2) anetare do te zgjedhen nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne uleset e fituara gjate ndarjes se pergjithshme te uleseve. Ne secilin rast, se paku nje nga dy anetaret do te jete gjyqtari i verifikuar nga KPGJP. Dy (2) anetare nderkombetare, ku njeri prej te cileve duhet te jete gjyqtare, do te perzgjidhen nga PCN-ja sipas propozimit te misionit te MEPSM-se.

    4.2.3 Te gjithe anetaret e KGJK-se duhet te posedojne kualifikime relevante profesionale dhe pervoje te nevojshme per punen e KGJK-se.

    4.3 Kandidatet per pozita gjyqesore te cilat jane te rezervuara per pjesetaret e komuniteteve jo shumice ne Kosove, mund te propozohen per emerim vetem nga i gjithe KGJK, nga shumica e anetareve te KGJK-se te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te cilet zene uleset e rezervuara ose te garantuara per pjesetaret e komuniteteve jo shumice ne Kosove. Nese ky grup i anetareve te KGJK-se nuk e propozon kandidatin per kete pozite pas dy seancave te njepasnjeshme te KGJK-se, atehere te gjithe anetaret e KGJK-se do te kene te drejten e propozimit te kandidatin per keto pozita gjyqesore. Kandidatet do te terhiqen nga radhet e atyre qe kane aplikuar dhe te cilet i plotesojne te gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

    4.4 Kandidatet per pozitat gjyqesore per gjykatat themelore nen kompetencen e te cilave hyjne ekskluzivisht, territori i nje apo me shume komunave ku shumica e popullsise i takon komunitetit serb te Kosoves, mund te propozohen per emerim vetem nga i gjithe KGJK, nga dy anetaret e KGJK-se te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara ose te garantuara per komunitetin serb te Kosoves te cilet veprojne bashkerisht ne menyre unanime. Nese keta dy anetare nuk propozojne kandidate per keto pozita gjate dy seancave te njepasnjeshme te KGJK-se, atehere te gjithe anetaret e KGJK-se do ta kene te drejten e propozimit te kandidateve. Kandidatet do te terhiqen nga radhet e atyre qe kane aplikuar dhe te cilet i plotesojne te gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

    4.5 Asnje gjyqtar, nuk mund te shkarkohet ose transferohet kunder deshires se tij/saj ne nje pozite tjeter, perveç me propozimin e KGJK-se dhe kur kete e parasheh Kushtetuta dhe ligji. Gjyqtari i pakenaqur me nje vendim te tille, gezon te drejten e ankeses para Gjykates Supreme.



    ANEKSI V
    TRASHeGIMIA KULTURORE DHE FETARE

    Neni 1 Emri, organizimi i brendshem dhe pasuria e Kishes ortodokse serbe

    1.1 Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosoves do te gezoje mbrojtje dhe gezim te te drejtave
    te veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me kete Aneks. Ushtrimi i ketyre te drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve barte me vete edhe detyra dhe pergjegjesi per te vepruar ne pajtim me ligjet e Kosoves, dhe per te mos shkelur te drejtat e te tjereve.

    1.2 Kosova do ta njeh Kishen ortodokse serbe te Kosoves, duke perfshire manastiret, kishat
    dhe objektet tjera qe shfrytezohen per qellime fetare, dhe si pjese integrale e Kishes ortodokse serbe me seli ne Beograd.

    1.3 Kosova do ta respektoje emrin edhe organizimin e brendshem te Kishes ortodokse
    serbe, duke perfshire ketu edhe hierarkine dhe aktivitetet e saj.

    1.4 Kosova garanton qe prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe pasura tjeter e Kishes
    ortodokse serbe, eshte e paprekshme dhe nuk do te jete objekt i eksproprijimit.

    1.5 Kisha ortodokse serbe ne Kosove do te kete diskrecion (liri te plote veprimi) te plote ne
    menaxhimin e pasurise se vet dhe qasjes ne objektet e veta. Autoritetet e Kosoves do te kene qasje ne objektet te cilat jane pasuri e Kishes ortodokse serbe te Republikes se Serbise, vetem me pelqimin e dhene nga Kisha, ne rastet e urdhrit gjyqesor te leshuar ne lidhje me aktivitetet ilegale, ose ne rast te rrezikut te drejtperdrejte per jeten dhe shendetin.

    Neni 2 Perkrahja ekonomike dhe perkrahja tjeter

    2.1 Kisha ortodokse serbe e Kosoves do te jete e lire te pranoje donacione dhe te perfitoje nga perkrahja tjeter nga çdo institucion brenda ose jashte Kosoves. Keto donacione do te jepen ne menyre plotesisht transparente.

    2.2 Kosova do t’i ofroje Kishes ortodokse te Serbise privilegje doganore dhe tatimore, krahas atyre privilegjeve te cilat i gezojne te gjitha fete e Kosoves, per aktivitetet ekonomike te Kishes qe jane specifike per vete qendrueshmerine financiare, siç jane, te qendisurat dhe veshjet fetare, qirinjte, ngjyrat per ikona, punimet e drurit dhe zdrukthetarise, vererat, rakia, mjalti dhe produktet tjera te bletes. Keto privilegje do te perfshijne, importimin dhe blerjen e produkteve relevante, materialeve, veglave dhe aparateve; dhe eksportimin e produkteve te cilat rezultojne nga aktivitetet e lartpermendura.

    Neni 3 Siguria per objektet kulturore dhe fetare

    3.1 Kishes ortodokse serbe, manastireve dhe kishave te saj, dhe objekteve tjera fetare dhe kulturore te rendesise te veçante per komunitetin serb te Kosoves, do t’i ofrohet siguria e nevojshme.

    3.1.1 Pergjegjesia kryesore per garantimin e sigurise te trashegimise kulturore dhe fetare te Kosoves, do te bie mbi organet kosovare te zbatimit te ligjit, e ne veçanti mbi Sherbimin Policor te Kosoves (SHPK). Mbrojtja e objekteve kulturore dhe fetare serbe do te jete detyre e veçante operacionale per SHPK-ne. Misioni i sundimit te ligjit te MEPSM-se, ne konsultim me Pranine Ushtarake Nderkombetare (PUN), do ta monitoroje, do te kujdeset dhe do ta keshilloje SHPK-ne ne realizimin e kesaj detyre.

    3.1.2 Ne periudhen menjehere pas Marreveshjes, PUN do te ofroje sigurine per manastirin e Graçanices, Deviçit, Zoçishtit, Arkangjelit te Shenjte, Budisavcit, Goriçit, Deçanit, Patrikanen e Pejes dhe monumentit memorial te Gazimestanit. Ofrimi i sigurise per keto objekte do te vazhdoje edhe deri atehere kur PUN, pas konsultimeve me PCN-ne dhe misionin e MEPSM-se, te vendose se jane plotesuar kushtet per bartjen e ketyre pergjegjesive tek SHPK-ja.

    3.1.3 Per shkallen dhe kohezgjatjen e masave specifike per ofrimin e sigurise fizike per keto objekte, nga ana e PUN-se, do te merren parasysh, inter alia, (ne mes tjerash) 1. vleresimi i sigurise, i kryer nga PUN; 2. keshillat e pranuara nga Keshilli implementues dhe monitorues (KIM), dhe ne pajtim me nenin 5 te ketij Aneksi.

    3.1.4 KIM do te kete per qellim ndertimin e nivelit me te larte te besimit dhe besueshmerise dhe punes drejt normalizimit te gjendjes se sigurise perreth ketyre objekteve. Kapacitetet e SHPK-se do te zgjerohen sa me shpejte qe eshte e mundur me qellim qe PUM te kete mundesi te ç’angazhohet nga keto detyra jo ushtarake.

    3.2 Kosova do te garantoje lirine e levizjes per klerin dhe anetaret e Kishes ortodokse serbe brenda Kosoves dhe sipas nevojes do te ofroje aranzhime te nevojshme sigurie per kete levizje.

    Neni 4 Zonat e mbrojtura

    4.1 Nje numer i zgjedhur i manastireve te Kishes ortodokse serbe, si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore te rendesise te veçante per komunitetin serb te Kosoves, do te gezojne mbrojtje te veçante permes percaktimit te “Zonave te mbrojtura”. Objektivat e zonave mbrojtese jane: te sigurohet nje ekzistim dhe funksionim paqesor i objekteve qe duhet mbrojtur; te ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke perfshire menyren e jetes te manastirit dhe klerit; dhe te parandalohet zhvillimet negative perreth tyre, duke siguruar kushtet me te mira te mundshme per zhvillim harmonik dhe te qendrueshem te komuniteteve te cilat banojne ne hapesirat perreth ketyre objekteve. Gezimi i te drejtave pronesore ne zonat e mbrojtura mund te kufizohet ne menyren si ne vijim:

    4.1.1 Do te ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si ne vijim:

    a) Ndertimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndertimi i centraleve per prodhimin e energjise ose rrjetit te energjise elektrike, furrave dhe fabrikave.
    b) Ndertimi ose zhvillimi i objekteve, siç jane: strukturat ose godinat me te gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nen mbrojtje; perdorimi i materialeve te rrezikshme ne çdo ndertim te ri (duke perfshire objektet banesore): neper rruge, pompa te benzines dhe qendra te riparimit te automjeteve; supermarkete; klube nate.

    4.1.2 Kur rrethanat e kerkojne, mund te kufizohet çdo aktivitet nga keto fusha. Para kryerjes se aktiviteteve nga fushat si ne vijim, komuna perkatese duhet te konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:

    a) Ndertimet ose zhvillimet komerciale, siç jane: ndertimi i rrugeve, ndertimi i
    depove, punetorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve te nates, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve te ushqimit, dhe çdo ndertim me i madh neper rajonet rurale;
    b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitese;
    c) Urbanizimi i tokes bujqesore.

    4.1.3 Kosova do te siguroje qe planet hapesinore per rajonet brenda zonave te mbrojtura te jene ne pajtim me kufizimet e percaktuara ne 4.1.1 dhe 4.1.2

    4.1.4 Zonat e mbrojtura per lokacionet si ne vijim do te percaktohen me hartat e bashkengjitura:

    Manastiri i Deçanit, Deçan
    Patrikana e Pejes
    Manastiri i Graçanices
    Kisha e Virgjereshes, Lipjan
    Manastiri i Deviçit, Skenderaj
    Manastiri i Gorioçit, Istog
    Manastiri i Budisavcit, Kline
    Manastiri i Sokolices, Zveçan
    Manastiri i Draganacit, Gjilan
    Manastiri i Arkangjelit te Shenjte, Prizren
    Manastiri i Banjskes, Zveçan
    Manastiri i Zoçishtes, Zoqishte, Rahovec
    Fshati Hoqe e Madhe, Rahovec
    Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok
    Kisha e Shen Gjergjit, Gornjaselle, Prizren
    Manastiri i Soçanices, Leposaviq
    Kisha e vetmise, Uljarice, Kline
    Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq
    Keshtjella mesjetare e Zveçanit
    Qyteti mesjetar i Novoberdes
    Ura mesjetare e Vojnoviqeve, Vushtrri
    Vetmia e Petrit te Shenjte ne Korishe, Prizren

    4.1.5 Zona e mbrojtur per objektet si ne vijim do te perkufizohet ne 100 metra hapesire rreth perimetrit te tyre:

    Manastiri i Petkut te Shenjte, Leposaviq
    Manastiri i Sheruesve te Shenjte, Leposaviq
    Manastiri i Virgjereshes se Shenjte te Hvosnos, Skenderaj
    Manastiri i Markut te Shenjte, Korishe, Prizren
    Manastiri i Treshit te Shenjte, Mushtisht, Suhareke
    Kisha e Virgjereshes se Shenjte, Sredske, Prizren
    Manastiri i Uroshit te Shenjte, Nerodime, Ferizaj
    Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti

    4.1.6 Zona e mbrojtur per objektet si ne vijim do te perkufizohet ne 50 metra hapesire rreth perimetrit te tyre:

    Manastiri i Dollacit, Kline
    Kisha e Shen Nikolles, Gjurakoc, Istog
    Kisha e Virgjereshes se Shenjte ne Hodegetri, Mushtitsht, Suhareke
    Kisha e Nikolles se Shenjte, Shterpce
    Kisha e Teodorit te Shenjte, Biti e Poshtme, Shterpce
    Kisha e Nikolles se Shenjte, Gotovushe, Shterpce
    Kisha e Virgjereshes se Shenjte, Gotovushe, Shterpce
    Kisha e Shen Gjergjit, Biti e Eperme, Shterpce
    Kisha e Nikolles se Shentje, Mushnikove, Prizren
    Kisha e Nikolles se Shentje, Drajçiq, Prizren
    Kisha e Nikolles se Shentje, Sredske, Prizren
    Kisha e Apostujve te Shenjte (ose Petkut te Shenjte), Mushnikove, Prizren
    Kisha e Shen Gjergjit, Serdske, Prizren

    4.1.7 Zona e mbrojtur per Qendren Historike te Prizrenit do te percaktohet nga organet komunale te Prizrenit ne bashkepunim me KIM dhe do te perfshije objektet e Kishes ortodokse, objektet otomane, katolike, te foluren dhe objektet tjera te rendesise se veçante historike dhe kulturore. Objektet kulturore dhe fetare serbe si ne vijim, do te pershihen ne zone te mbrojtur: Kisha e Virgjereshes se Shenjte e Levishes; lagja e vjeter “mehalla Marash” ; Kisha e Shpetimtarit te Shenjte; shkolla ortodokse per prifterinj e Kirilit dhe Metodit te Shenjte; dhe Rezidenca Episkopike me Kishen e Shen Gjergjit.

    4.2 Fshati Hoqe e Madhe, do ta kete te drejten, qe ne konsultim me komunen e Rahovecit, te ushtroje autorizime te kufizuara ne aktivitetet nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit te trashegimise kulturore dhe fetare, dhe nga fusha e planifikimit rural ne lidhje me zonat e mbrojtura, dhe ne pajtim me nenin 5.2 te Rregullores se UNMIK-ut 2000/45 per veteqeverisjen e komunave te Kosoves. Keshilli implementues dhe monitorues (KIM) do t’i mundesoje (lehtesoje) keto konsultime ne pajtim me nenin 5.4 te ketij Aneksi.

    Neni 5 Keshilli implementues dhe monitorues

    5.1 Keshilli implementues dhe monitorues (KIM) do te themelohet, dhe do te thirret rregullisht per te monitoruar dhe lehtesuar zbatimin e dispozitave te kesaj Marreveshjeje, qe ka te beje me mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne Kosove.

    5.2 KIM do te kryesohet nga nje zyrtar i larte nderkombetare i cili do te caktohet nga Perfaqesuesi civil nderkombetar (PCN) i Kosoves.

    5.3 Perveç kryesuesit, KIM do t’i kete shtate (7) anetare tjere. Perfaqesuesit e institucioneve si ne vijim, do te sherbejne ne KIM: Ministria e Kultures e Kosoves, Institucioni per mbrojtjen e monumenteve ne Prishtine, Kisha ortodokse serbe, Instituti per mbrojtjen e monumenteve ne Leposaviq, OSBE-ja, Keshilli i Evropes, dhe UNESCO.

    5.4 KIM, do te:
    a) Keshilloje dhe paraqese rekomandime per PCN-ne lidhur me zbatimin e dispozitave te Marreveshjes e qe kane te bejne me mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne Kosove;
    b) Mbikeqyre percaktimin e kufijve te zonave te mbrojtura ne terren dhe zbatimin e tyre;
    c) Rekomandon ndryshimet ne kufijte administrativ te zonave te mbrojtura dhe aplikimin e kufizimeve atehere kur keto arsyetohen nga rrethanat;
    d) Ndermjetesoje zgjidhjen e kontesteve (konflikteve) midis Kishe ortodokse serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale te Kosoves, ne lidhje me zbatimin e dispozitave te ketij Aneksi;
    e) Rekomandoje PDN-se masat per korrigjimin e mangesive te mundshme ne zbatimin e dispozitave te Marreveshjes, qe kane te bejne me mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne Kosove;
    f) Keshilloje organet e Kosoves per zbatimin e ligjit, Pranine ushtarake nderkombetare dhe misionin e MEPSM-se lidhur me çeshtje e sigurise te cilat ndikojne ne objektet e trashegimise kulturore dhe fetare.

    5.5 KIM do te mbeshtetet nga sekretariati i cili do te jete pergjegjes per monitorimin e perditshem te zbatimit te ketij Aneksi, dhe do te perbehet nga personeli nderkombetar dhe vendor te cilet i raportojne drejtpersedrejti kryesuesit.

    5.6 Autoritetet e Kosoves dhe Serbise do te pajtohen per mekanizmin e tanishem te restaurimit te objekteve te Kishes ortodokse serbe, me Komisionin per zbatimin e rindertimit, ose me pasardhesin e tij.

    5.7 KIM do te punoje ngushte me Komisionin per zbatimin e rindertimit, ose me pasardhesin e tij, ne çeshtjet e ruajtjes dhe rindertimit te trashegimise kulturore dhe fetare serbe.

    Neni 6 Kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike

    6.1 Republika e Serbise brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshjeje, do t’i ktheje artefaktet arkeologjike dhe etnologjike te cilat jane marre hua nga muzete e Kosoves per ekspozim te perkohshem ne Beograd gjate viteve 1998-1999.


    ANEKSI VI
    BORXHI NDeRKOMBeTAR

    Neni 1 Dispozitat e Pergjithshme

    1.1 Kosova do te merr persiper pjesen e vet te borxhit nderkombetar te Republikes se
    Serbise. Borxhi nderkombetar i cili do te ndahet perfshin nder te tjera, borxhin ndaj Bankes Boterore, dhe kreditoreve te klubit te Parisit dhe klubit te Londres. Pjesa e Kosoves do te percaktohet permes negociatave, ne mes Kosoves dhe Republikes se Serbise duke pasur parasysh parimet e caktimit te borxhit individual ne rast te ndarjes nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavise, ne marreveshje me kreditoret relevante.

    Neni 2 Obligimet e Servisimit te Borxhit

    2.1. Perderisa borxhi nuk eshte permbushur plotesisht dhe nuk eshte i rindare ne marreveshje me kreditoret, Republika e Serbise ne pajtim me pergjegjesite e veta si huamarrese/garantuese e pavarur do te siguroje vazhdimesine e servisimit te borxhit. Kosova do t’i kompensoje Republikes se Serbise pjesen e caktuar ne menyre te rregullt per Kosoven, te borxhit te servisimit te cilin Republika e Serbise e ka paguar ne pritje te kompletimit te procesit te permbushjes se borxhit.

    Neni 3 Arbitrimi

    3.1. Nese, brenda nje viti pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, Kosova dhe Republika e Serbise nuk jane pajtuar per permbushjen dhe caktimin e borxheve, Grupi Drejtues Nderkombetar do te emeroje nje arbiter nderkombetar pas konsultimit me palet, per ndarjen e borxhit nderkombetar te Republikes se Serbise ne mes te Republikes se Serbise dhe Kosoves, ne ate pjese te borxhit nderkombetar per te cilin nuk eshte arritur ujdi nga palet, ne marreveshje me kreditoret relevante.

    3.2. Caktimi i borxhit nga arbitri do te jete i parevokueshem dhe do te vendos se cilat borxhe do t’i transferohen Kosoves.



    ANEKSI VII
    PRONA DHE ARKIVI


    Neni 1 Ndermarrjet Publike

    1.1. Te drejtat e pronesise ne ndermarrjet publike (NP) dhe obligimet e nderlidhura, duke
    perfshire, por jo kufizuar ne, detyrimet para korporatizimit do t’i transferohen Kosoves. Te drejtat e pronesise dhe obligimet e nderlidhura te NP-ve te cilat ofrojne sherbime vetem ne ndonje komune specifike apo ne numer te kufizuar te komunave, posaçerisht ne fushat e ujerave te zeza, ujitjes dhe ngrohjes do t’i transferohen asaj komune ose komunave perkatese.

    1.2. Pavaresisht nga keto te drejta pronesore, organet kompetente te Kosoves marrin masa
    te duhura per implementimin e parimeve te Bashkimit Evropian per qeverisjen dhe liberalizimin e korporatave. Masat e theksuara me lart do te perjashtojne posaçerisht rikthimin e Statusit te NP-ve te inkorporuara si Kompani te pavarura Aksionare dhe strukturave qeverisese te korporates te cilat jane implementuar brenda tyre.

    Neni 2 Ndermarrjet Shoqerore

    2.1. Administrimi i ndermarrjeve shoqerore (NSH) dhe aseteve te tyre do te ushtrohet nga institucioni pasardhes i Agjencise Kosovare te Mirebesimit (AKM), e themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/xx e ndryshuar me Rregulloren 2001/12 e ndryshuar.
    2.2. Per qellim te monitorimit, posaçerisht te perputhshmerise me parime e Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut (KEDNJ) dhe me legjislacionin perkates te privatizimit dhe likuidimit te NSH-ve. PCN emeron:

    a. Tre (3) anetare nderkombetare te bordit te drejtoreve te institucionit pasardhes i AKM-se;
    b. Drejtorin e Sekretariatit Ekzekutiv te Bordit te drejtoreve te institucionit pasardhes te AKM-se;
    c. Nje (1) anetar nga secili komision i likuidimit.

    2.3. Anetaret nderkombetare te bordit te drejtoreve kane kompetenca, qe ne veprim te perbashket dhe unanimisht, te pezullojne vendimin e institucionit pasardhes te AKM-se nese ata gjejne se nje vendim i tille eshte ne kundershtim me parimet e KEDNJ-se Protokolleve te saj dhe ligjit te aplikueshem, dhe te referojne çeshtjen ne Dhomen e Posaçme prane Gjykates Supreme per te marre vendim. Dhoma e Posaçme per raste te tilla vendose me nguti.

    2.4. Pagesa e secilit individ nga mjetet e privatizimit dhe likuidimit te grumbulluara ne Fonde trusti, kerkon pajtimin e anetareve nderkombetare te bordit te drejtoreve, te cilet veprojne bashkerisht dhe unanimisht, perveç nese Dhoma e Posaçme tashme ka leshuar vendim per pagesat qe duhet bere.

    2.5 Dy donatoret me te medhenj nderkombetare te institucionit pasardhes te AKM-se kane te drejte te marrin pjese ne takimet e bordit te drejtoreve te institucionit pasardhes te AKM-se ne cilesine e vezhguesve.

    Neni 3 Procesi i Shqyrtimit te Kerkesave ne AKM

    3.1. Caktimi perfundimtare i pronesise dhe shqyrtimi i kerkesave do te vazhdoj te behet nga Dhoma e Posaçme ne Gjykaten Supreme e themeluar per kete qellim me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/13.

    3.2. Do te jene pese kolegje te specializuara ne Dhomen e Posaçme, per te shqyrtuar fushat e kompetencave si ne vijim: (i) kerkesat mbi privatizimin; (ii) kerkesat mbi listat e punetoreve; (iii) kerkesat mbi pronesine e pergjithshme dhe kreditore; (iv) kerkesat mbi likuidimin; (v) kerkesat e riorganizimit te ndermarrjes. Secili kolegj i specializuar perbehet nga dy (2) gjyqtare nderkombetar dhe nje gjyqtar kosovar.

    3.3. Prane Dhomes se Posaçme do te ekzistoje kolegji i apelit per shqyrtimin e vendimeve te Dhomes se Posaçme. Kolegji i apelit perbehet nga tre (3) gjyqtare tjere nderkombetare dhe dy (2) gjyqtare kosovar.

    Neni 4 Agjencioni Kosovar i Prones (AKP)

    4.1. Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10, e ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50 per Shqyrtimin e Kerkesave te Prones se Paluajtshme Private, duke perfshire pronen bujqesore dhe komerciale, vazhdon te jete ne fuqi dhe zbatohet ne perputhshmeri me dispozitat e kesaj Marreveshjeje. Shqyrtimi i rasteve pronesore do te finalizohet deri me 31 dhjetor 2007, me veshtrim ne kompletimin e implementimit te vendimeve jo me vone se 31 dhjetor 2008.


    4.2. Postet ne vijim do te plotesohen nga perfaqesuesit nderkombetare sipas emerimit nga PCN:

    a: Tre (3) anetare nderkombetare te Bordit Mbikeqyres, perfshire edhe kryesuesin e tij;
    b: Drejtori i Sekretariatit Ekzekutiv;
    c: Dy (2) anetare nderkombetare te Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave, perfshire edhe kryesuesin e tij;
    d: Dy (2) gjyqtare nderkombetar, ne perputhshmeri me nenin 5 te ketij aneksi

    Neni 5 Procesi i Shqyrtimit te Ankesave ne AKP

    5.1. Ankesat kunder vendimeve te Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave te AKP-se vendosen nga kolegjet prej tre gjyqtareve ne Gjykaten Supreme te perbera prej dy (2) gjyqtareve nderkombetar dhe nje (1) gjyqtari vendor.

    5.2. Kosova implementon masa shtese, ne konsultim me PCN-ne, per te siguruar qe procesi i shqyrtimit per kthimin/kompensimin e kerkesave pronesore eshte efikas dhe vendimet zbatohen ne menyre efektive.

    Neni 6 Kthimi i prones

    6.1. Kosova gjithashtu adreson çeshtjet e kthimit te prones, perfshire edhe ato qe kane te bejne me Kishen Ortodokse Serbe, si çeshtje me prioritet. Kosova do te themeloj mekanizma te pavarur per formulimin e politikave, kornizave legjislative dhe institucionale per adresimin e çeshtjeve te kthimit te prones. Perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ftohen per te marre pjese ne mekanizma te tille, te cilet perfshijne perfaqesues te komuniteteve joshumice.

    Neni 7 Arkivi

    7.1. Arkivi, duke perfshire regjistrat kadastral dhe dokumentet e lidhura me Kosoven dhe banoret e saj te cilat jane zhvendosur nga Kosova, do te kthehen ne Kosove. Pjeset e Arkivit Shteteror te Republikes se Serbise, te nevojshme per administrim normal te Kosoves do te transferohen ne Kosove sipas parimit te rendesise funksionale, pavaresisht se ku ka qene apo eshte i vendosur arkivi.

    7.2. Republika e Serbise do te kthej apo transferoj te gjithe arkivat brenda gjashte muajve te hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje. Derisa arkivi te jete kthyer apo transferuar, Republika e Serbise do te lejoje qasje te lire, te papenguar dhe efektive ne to.



    ANEKSI VIII
    SEKTORI I SIGURISe Ne KOSOVe


    Neni 1 Siguria ne Kosove

    1.1. Perveç aty ku eshte specifikuar ne kete Marreveshje, Kosova do te kete kompetenca mbi zbatimin e ligjit, sigurise, drejtesise, sigurise publike, inteligjences, organeve civile emergjente dhe kontrollit te kufijve ne territorin e saj.

    1.2. Institucionet e sigurise ne Kosove do te operojne ne perputhshmeri me standardet demokratike dhe te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te saj, ashtu siç eshte parapare ne aneksin II.

    1.3. Kosova do te themeloje nje komision parlamentar per mbikeqyrje te sektorit te sigurise ne perputhshmeri me kete Marreveshje.

    1.4. Kosova do te themeloje Keshillin e Sigurise te Kosoves (KSK), i cili i raporton kryeministrit. KSK zhvillon strategjine e sigurise ne perputhshmeri me kete Marreveshje. Kosova do te hartoj kornize legjislative mbi komponentet e sektorit te sigurise ne perputhshmeri me kete Marreveshje, me dispozita te duhura buxhetore dhe te mbikeqyrjes.

    1.5. Ne ato fusha te sektorit te sigurise ku vazhdohet perfshirja nderkombetare ne perputhshmeri me kete Marreveshje, Kosova, ne bashkepunim me PCN-ne dhe PUN-ne me kohe do te zhvilloje strategji per transferim te plote te pergjegjesise te autoritetet kosovare.

    1.6. Procesi i zhvillimit te sektorit te sigurise ne Kosove do te jete plotesisht transparent ndaj fqinjeve te Kosoves, dhe Kosova do te themeloje masa te duhura te nderlidhjes dhe ndertimit te besimit me fqinjet e saj rajonal.

    1.7. Kosova do te permbushe standardet e OKB-se, OSBE-se dhe BE-se dhe praktikat ne terren te sigurise dhe kontrollit te armeve, si dhe marreveshjet tjera rajonale dhe deklaratat nen fusheveprimin e OSBE-se.

    Neni 2 Policia


    2.1. Nje zinxhir i unifikuar i komandes se sherbimeve policore do te ruhet ne gjithe Kosoven.

    2.2. Kufijte e stacioneve policore rajonale do te jene te njejta me kufijte komunal.

    2.3. Perberja etnike e policise brenda komunes deri ne masen e mundshme do te reflektoj perberjen etnike te popullates ne komune.

    2.4 Keshillat e perbere nga perfaqesuesit komunal dhe te policise duke perfshire edhe komandantet e stacioneve do te behen plotesisht funksional ne menyre qe te lehtesojne bashkepunimin ne mes te Sherbimit Policor dhe autoriteteve komunale/udheheqesve lokal te komunitetit. Keshillat udhehiqen nga kryetaret e komunave.

    2.5. Komandantet e stacioneve lokale informohen paraprakisht per operacionet nga forcat policore qendrore apo speciale brenda perimetrit te stacioneve policore lokale perveç nese kerkesat operacionale kerkojne ndryshe.

    2.6. Ne komunat me shumice serbe ne Kosove, komandantet e stacioneve lokale zgjedhen sipas procedures ne vijim: Kuvendi komunal propozon se paku dy emra per komandant stacioni te cilet i permbushin kerkesat minimale te profesionit ashtu siç eshte parapare ne legjislacionin e Kosoves. Ministria e Puneve te Brendshme mund te emeroj nje kandidat nga kjo liste brenda 15 diteve te pranimit te listes. Ne rast se asnjeri nga kandidatet nuk pranohen nga ministria, Kuvendi Komunal do te siguroje listen e dyte me se paku dy kandidate te ndryshem per shqyrtim nga ministria, te cilet jane nga radhet ekzistuese te Sherbimit Policor te Kosoves dhe te cilet permbushin te gjitha kerkesat minimale te profesionit ashtu siç kerkohet nga legjislacioni i Kosoves. Ministria pastaj obligohet qe te emeroj nje kandidat nga lista e dyte brenda 15 diteve te pranimit te saj.

    Neni 3 Kufiri

    3.1. Kosova ne koordinim me PCN-ne dhe PUN-ne zhvillon nje strategji per mundesimin e dorezimit e pergjegjesive, me faza, per kontroll te kufijve dhe udheheqjes se tyre te asociuar dhe integruar ne Sherbimin Policor te Kosoves.

    3.2. Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu siç kane qene keto vija kufitare me 31 dhjetor 1988, perveç ndryshimit te vijes kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe Republikes Federative te Maqedonise me 23 shkurt 2001.

    3.3. Kosova do te angazhohet me Republiken Jugosllave te Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per te shenuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e çeshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te saj. PCN dhe PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te seciles pale.

    Neni 4 Sherbimet e Inteligjences

    4.1. Kosova do te themeloj nje agjencion vendor te sigurise per te monitoruar kercenimet ndaj sigurise se brendshme ne Kosove, ne perputhshmeri me aneksin IX. Ky agjencion do te jete profesional, apolitik, shumetnik dhe nen mbikeqyrje te Parlamentit dhe administrates civile.


    Neni 5 Forca e Sigurise e Kosoves

    5.1 Ne Kosove do te themelohet nje Force e Sigurise (FSK), e cila do te jete profesionale dhe shumetnike. Ajo nuk do te krijoje nje barre te panevojshme financiare per burimet e Kosoves. Qeveria do te themeloj nje organizate civile per te siguruar nje kontroll civil mbi FSK-ne, ne perputhshmeri me anekset IX dhe XI.

    5.2. FSK do te jete e armatosur lehte dhe nuk do te posedoje arme te renda si, tanke, artileri te rende apo kapacitet ajror ofanziv. FSK do te perbehet prej me teper se 2500 pjesetareve aktiv dhe 800 pjesetareve rezerve.

    5.3 Ndryshimet ndaj kufizimeve te percaktuara ne nenin 5.2 te ketij aneksi do te percaktohen nga PUN, ne koordinim me PCN-ne. Nje vleresim i plote i ketyre kufizimeve do te behet jo me heret se 5 vite nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.

    5.4. Fillimisht, FSK do te jete kryesisht pergjegjese per pergjigjen ndaj krizave, asgjesimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile. Pastaj FSK do te dizajnohet dhe pergatitet per permbushjen e funksioneve tjera te sigurise, te cilat nuk jane te pershtatshme per policine apo organizatat tjera te zbatimit te ligjit. PUN ne koordinim me PCN-ne do te themelojne nje proces te standardizuar te monitorimit me qellim te percaktimit se kur do te autorizojne FSK-ne per angazhim ne keto funksione te sigurise.

    5.5. Pjesetaret e FSK-se do te rekrutohen nga e gjithe shoqeria. Nje procedure formale e perzgjedhjes do te zhvillohet nga Kosova se bashku me PUN-ne. Rekrutimi do te filloj menjehere pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje ne menyre qe te sigurohen aftesite fillestare brenda nje viti te hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.

    5.6. Pajisja e FSK-se do te jete nje perpjekje e perbashket ne mes te Kosoves dhe komunitetit nderkombetar, pasi te jene siguruar fondet dhe burimet. Kosova do te beje te njohura per PUN-ne te gjitha burimet dhe fondet dhe pajisjet e siguruara per FSK-ne nga jashte.

    Neni 6 Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK)

    6.1. TMK-ja do te shperbehet. PUN, ne konsultim me PCN-ne dhe Kosoven, do te ushtroje mbikeqyrje ekzekutive te TMK-se, dhe do te vendose rreth kohes se shperberjes se saj. Shperberja do te behet brenda nje viti te hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje. Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do te zhvillohet nga bashkesia nderkombetare per keta pjesetare te TMK-se.

    Neni 7 Kontrolli i hapesires ajrore

    7.1. Kosova do te kete pronesi, pergjegjesi dhe llogaridhenie te plote per hapesiren e saj ajrore. Do te themeloj Autoritetin Civil te Aviacionit (ACA) per te rregulluar veprimtarite e Aviacionit Civil ne Kosove, dhe PUN do te kete te drejte te rivendose kontroll ushtarak ndaj hapesires ajrore, ashtu siç eshte parapare ne nenin 2 te aneksit XI.
    ACA gjithashtu do te caktoj nje kompani per sherbimet e navigacionit ajror.


    ANEKSI IX
    PeRFAQeSUESI CIVIL NDeRKOMBeTAR

    Neni 1 Objektivat

    1.1 Kosova do te jete pergjegjese per menaxhimin e çeshtjeve te veta, bazuar ne parimet
    demokratike te sundimit te ligjit, pergjegjshmerine e qeverise dhe mbrojtjen e promovimin e te drejtave te njeriut, te drejtave te pjesetareve te te gjitha komuniteteve dhe mireqenien e pergjithshme te qytetareve te saj. Duke kuptuar se per permbushjen e pergjegjesive qe i jane caktuar Kosoves sipas kesaj marreveshjeje lipset te zhvillohen nje varg veprimtarish te nderlikuara dhe te renda, nje Perfaqesues Civil Nderkombetar (PCN) do ta mbikeqyre zbatimin e kesaj marreveshjeje dhe do t’i mbeshtese perpjekjet relevante te autoriteteve te Kosoves.

    Neni 2 Mandati dhe autoriteti i perfaqesuesit civil nderkombetar

    2.1 Sa i perket mbikeqyrjes se pergjithshme te zbatimit te kesaj marreveshjeje, PCN-ja:

    a. do te jete autoriteti final ne Kosove sa i perket interpretimit te aspekteve civile te kesaj marreveshjeje;
    b. do ta siguroje zbatimin efektiv te kesaj marreveshjeje nepermjet kryerjes se detyrave specifike qe i jane caktuar PCN-se ne pjeset e tjera te kesaj marreveshjeje;
    c. do te ndermarre masa korrigjuese per ta permiresuar, nese ka nevoje, çdo veprim qe ndermerret nga autoritetet e Kosoves, qe PCN-ja konsideron se perben shkelje te kesaj marreveshjeje, se e rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, ne ndonje menyre tjeter, bie ndesh me kushtet dhe frymen e kesaj marreveshje. Masat e tilla korrigjuese mund te perfshijne, por nuk kufizohen me anulimin e ligjeve apo vendimeve qe miratohen nga autoritetet e Kosoves;
    d. ne rastet e deshtimeve serioze apo te vazhdueshme ne venien ne jete te thelbit apo frymes se kesaj marreveshjeje dhe/apo ne rast te pengesave serioze ne punen e PCN-se dhe/ose MEPSM-se, PCN-ja do ta kete autoritetin ta sanksionoje apo largoje nga detyra çdo zyrtar publik apo te ndermarre masa te tjera, sipas nevojes, per ta siguruar respektimin e plote te kesaj marreveshjeje;
    e. do ta monitoroje, nepermjet zyres se tij/te saj apo nepermjet krijimit te mekanizmave te duhur raportues nga akteret dhe organizatat e tjera nderkombetare qe mund te jene te pranishme ne Kosove, implementimin e te gjitha aspekteve civile te kesaj marreveshjeje.

    2.2 Krahas autoritetit te tij/te saj per te emeruar, siç eshte percaktuar ne pjeset e tjera te
    kesaj marreveshjeje, PCN-ja do ta kete autoritetin e emerimit te drejtperdrejte apo dhenies se pelqimit per emerimin e posteve si vijon:

    a. Auditori i Pergjithshem do te jete nderkombetar qe do te emerohet nga PCN-ja.
    b. Pas skadimit te mandatit te anetareve nderkombetare te tanishem te Bordit te Drejtoreve te Trustit te Kursimeve Pensionale te Kosoves (TKPT), PCN-ja do ta emeroje nje perfaqesues nderkombetar si anetar te Bordit te Drejtoreve te TKPT-se.
    c. Gjyqtaret dhe prokuroret nderkombetare do te perzgjidhen nga MEPSM-ja, per emerimin e te cileve do te lipset, para emerimit te tyre, pelqimi i PCN-se;
    d. Drejtori Gjeneral i Sherbimit te Doganes, Drejtori i Administrates Tatimore, Drejtori i Thesarit dhe Drejtori Menaxhues i Autoritetit Qendror Bankar te Kosoves (AQBK) do te emerohen nga autoritetet kompetente per emerim, pas marrjes se pelqimit nga PCN-ja;
    e. Gjate ushtrimit te autoritetit te tij/te saj per emerime, PCN-ja do t’i marre parasysh kualifikimet profesionale te kandidateve, reputacionin e integritetit te tyre dhe do ta percjelle zbatimin rigoroz dhe te paanshem te ligjit.

    2.3 Pushteti dhe kompetencat e PCN-se dhe pushteti dhe kompetencat e PSBE-se do t’i mvishen te njejtit person. PSBE-ja do t’i kete keto kompetence ne sferen e sundimit te ligjit, perfshire, ne veçanti, gjyqesorin, policine, doganen dhe sherbimet korrektuese, te cilat do te ushtrohen ne emer te tij/te saj nga MEPSM-ja, siç parashihet me nenin 12 te kesaj marreveshjeje, nepermjet modaliteteve qe do te percaktohen nga Keshilli i BE-se ne perputhje me kete marreveshje, PSBE-ja do t’i kete kompetencat si vijon:

    a. Autoritetin qe te siguroje zhvillimin e hetimeve te duhura ndaj rasteve te krimeve te luftes, terrorizmit, krimit te organizuar, korrupsionit, krimeve nderetnike, krimeve ekonomike/financiare dhe krimeve te tjera serioze sipas ligjit, perfshire, kur konsiderohet me vend, nga ana e hetuesve nderkombetare qe do te veprojne se bashku me autoritetet e Kosoves apo ne menyre te pavarur;
    b. Autoritetin qe te siguroje qe ndaj rasteve qe jane pershkruar ne nenin 2.3a te ketij aneksi te ndermerren masa te duhura te ndjekjes penale perfshire, kur ka nevoje, nga ana e prokuroreve nderkombetare qe do te veprojne se bashku me prokuroret e Kosoves apo ne menyre te pavarur. Perzgjedhja e rasteve per aktvendime do te bazohet ne kriteret objektive dhe masat mbrojtese procedurale, si te percaktohen nga Kryesuesi i MEPSM-se. Prokuroret nderkombetare do te veprojne sipas legjislacionit te Kosoves;
    c. Autoritetin per te siguruar qe rastet e pershkruara ne nenin 2.3a te ketij aneksi dhe rastet civile qe kane te bejne me pronesine te gjykohen si duhet, perfshire, nese ka nevoje, nga ana e gjyqtareve nderkombetare qe do te punojne ne menyre te pavarur apo ne panele me gjyqtare te Kosoves ne gjykaten perkatese qe ka juridiksion mbi rastin e dhene. Perzgjedhja e rasteve per gjykim ku perfshihen gjyqtare nderkombetare do te bazohet ne kriteret objektive dhe masat mbrojtese procedurale, si te percaktohen nga Kryesuesi i MEPSM-se. Gjyqtaret nderkombetare do ta gezojne pavaresine e plote ne kryerjen e detyrave te tyre gjyqesore dhe do te sherbejne ne sistemin gjyqesor te Kosoves sipas ligjit;
    d. Pergjegjesine per te siguruar qe vendimet qe merren mbi rastet qe jane pershkruar ne nenin 2.3a te ketij aneksi te zbatohen si duhet dhe sipas ligjit nga autoritetet kompetente te Kosoves;
    e. Autoritetin per te marre pergjegjesi te tjera ne menyre te pavarur apo nen mbeshtetjen e autoriteteve kompetente te Kosoves, per ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit te ligjit, rendin publik dhe sigurine;
    f. Ne konsultim me PCN-ne, autoritetin per t’i kthyer per rishqyrtim apo anuluar vendimet operative qe merren nga autoritetet kompetente te Kosoves, sipas nevojes, per ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit te ligjit, rendin publik dhe sigurine;
    g. Autoritetin per te mbikeqyrur, per te drejtuar dhe per te ofruar keshilla ne te gjitha sferat qe kane te bejne me sundimin e ligjit. Autoritetet e Kosoves duhet t’i lehtesojne perpjekjet e tilla dhe te ofrojne qasje te menjehershme dhe te plote tek çdo vend, individ, veprimtari, procedim, dokument, apo çeshtje a ngjarje tjeter ne Kosove;
    h. Autoritetin per ta siguruar zbatimin e efektshem te kesaj marreveshjeje permes kryerjes se detyrave qe i jane caktuar PSBE-se ne pjeset e tjera te kesaj marreveshjeje;
    i. Autoritetin per t’i emeruar anetaret e personelit te MEPSM-se per t’i kryer detyrat qe i jane caktuar MEPSM-se.

    2.4 PCN-ja do ta mbikeqyre zhvillimin e institucioneve civile te Kosoves, perfshire kontrollin civil mbi institucionet e saja te sigurise, pa paragjykuar pergjegjesite e NATO-s dhe te PUN-se ne zhvillimin e FSK-se dhe mbikeqyrjen e saj civile, siç parashihet me nenin 13.5 te kesaj marreveshjeje.
    2.5 PCN-ja do ta mbikeqyre zhvillimin e Agjencise Vendore te Sigurise, siç eshte specifikuar ne aneksin VIII te kesaj marreveshjeje.
    2.6 PCN-ja do ta kete autoritetin e krijimit te nje mekanizimi per rishikimin e kompetencave te tij/te saj dhe te PSBE-se, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet qe i gezon PCN-ja dhe PSBE-ja sipas kesaj marreveshjeje.

    Neni 3 Koordinimi me akteret nderkombetare

    3.1 Per ta siguruar koherencen dhe efektivitetin ne angazhimin nderkombetar ne Kosove, PCN-ja do t’i themeloje mekanizmat e duhur per koordinimin e aktiviteteve te te gjithe aktereve nderkombetare. Keta aktere do t’i mbeshtesin perpjekjet e tilla duke ia ofruar PCN-se informatat relevante per ushtrimin e funksioneve te tij/te saja.
    3.2 Nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE-ja) kerkohet qe edhe me tutje ta zhvilloje misionin e saj ne Kosove, perfshire nje prani gjitheperfshirese ne terren, ne menyre qe ta mbeshtese zhvillimin demokratik te Kosoves dhe punen e PCN-se dhe te zyres se tij/te saj. Aranzhime te veçanta per nje mbeshtetje te tille nga OSBE-ja do te percaktohen midis OSBE-se dhe PCN-se.
    3.3 Ne perputhje me rolin e tij/te saj te koordinimit te pergjithshem perkitazi me mbikeqyrjen e zbatimit te kesaj marreveshjeje, PCN-ja do ta kryesoje nje Komitet per Koordinim qe do te perbehet nga Kryesuesi i Pranise Ushtarake Nderkombetare, Kryesuesin i MEPSM-se, Kryesuesi e Misionit te OSBE-se dhe, nese ky komision konsideron se eshte me vend, perfaqesues te organizatave te tjera qe do te t’i kontribuojne zbatimit te kesaj marreveshjeje.

    Neni 4 Struktura/angazhimi i stafit ne Zyren e Perfaqesuesit Civil Nderkombetar

    4.1 PCN-ja do te emerohet nga nje Grup Drejtues Nderkombetar pas konsultimeve me BE-ne. GDN-ja do ta kerkoje miratimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se per kete emerim. Ne GDN do te marrin pjese: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe NATO-ja.
    4.2 PCN-ja do t’i raportoje drejtperdrejte Grupit Drejtues Nderkombetar dhe do t’i kryesoje takimet e tij. Grupi Drejtues Nderkombetar do t’i ofroje udhezime PCN-se.
    4.3 PCN-se do t’i ofrohet mbeshtetje nga stafi (Zyra Civile Nderkombetare (ZCN-ja), si ta konsideroje te nevojshme, per t’i ndihmuar ne kryerjen e funksioneve qe jane parapare me kete marreveshje.
    4.4 PCN-ja ka te drejte te themeloje çfaredo pranie ne terren qe ai/ajo e konsideron te nevojshme per zbatimin e plote te kesaj marreveshjeje. PCN-ja do ta themeloje nje zyre ne terren ne Mitrovice, e cila do te perqendrohet, ne veçanti, ne sferat e sigurise/sundimit te ligjit, te lirise se levizjes/kthimit, te drejtave pronesore/strehimit dhe te zhvillimit ekonomik.
    4.5 Sipas ligjeve te Kosoves, PCN-ja, edhe ne cilesine e tij/te saj si PSBE, do ta gezoje, sido qe te jete e nevojshme, kapacitetin ligjor per ushtrimin e plote te funksioneve te tij/te saj, siç parashihet me kete marreveshje.
    4.6 PCN-se, edhe ne cilesine e tij/te saj si PSBE, do t’i caktohen privilegjet dhe imunitetet sa vijon:
    a. Kosova do t’ia ofroje PCN-se dhe PSBE-se dhe objekteve te tij/te saj, arkivave dhe pronave te tjera, privilegjet dhe imunitetet e njejta qe i gezon nje mision diplomatik dhe objektet e tij, arkivat dhe pronat e tjera, sipas Konventes se Gjeneves per Marredheniet Diplomatike.
    b. Kosova do t’ia ofroje PCN-se, PSBE-se dhe anetareve profesionale te stafit te tij/te saj, si dhe familjeve te tyre, privilegjet dhe imunitetet e njejta qe i gezojne agjentet diplomatike dhe familjet e tyre sipas Konventes se Gjeneves per Marredheniet Diplomatike.
    c. Kosova do t’ua ofroje anetareve te tjere te stafit te zyrave te PCN-se dhe PSBE-se dhe familjeve te tyre privilegjet dhe imunitetet e njejta qe i gezojne anetaret e stafit administrativ dhe teknik dhe familjet e tyre sipas Konventes se Gjeneves per Marredheniet Diplomatike.

    Neni 5 Zvogelimi dhe skadimi i mandatit te Perfaqesuesit Civil Nderkombetar

    5.1 Bazuar ne rekomandimet e PCN-se, Grupi Drejtues Nderkombetar do t’i percaktoje standardet per shqyrtimin periodik te mandatit te PCN-se dhe do ta zhvilloje nje shqyrtim te plote te kompetencave te PCN-se jo me vone se dy vjet pas hyrjes se fuqi te kesaj marreveshjeje, duke synuar ngushtimin gradual te fusheveprimit te kompetencave te PCN-se dhe shpeshtesise se intervenimeve te tij/te saj.
    5.2 Mandati i PCN-se do te skadoje atehere kur Grupi Drejtues Nderkombetar te konstatoje se Kosova i ka permbushur kushtet e kesaj marreveshjeje.

    Neni 6 Bashkepunimi

    6.1 Autoritetet e Kosoves do te bashkepunojne plotesisht me PCN-ne, edhe ne cilesine e tij/te saj si PSBE, dhe me organizatat dhe akteret e tjere nderkombetare, me qellim te zbatimit te suksesshem te te gjitha aspekteve te kesaj marreveshjeje. Mosbashkepunimi nga ana e autoriteteve te Kosoves do te perbeje shkelje te kushteve te kesaj marreveshjeje, siç parashihet me nenin 2.1 te ketij aneksi.
    6.2 Autoritetet e Kosoves duhet ta mundesojne asistencen e nevojshme per PCN-ne, ne cilesine e tij/te saj si PSBE, me qellim te realizimit te suksesshem te detyrave te tij/te saj, perfshire, sipas nevojes, ofrimin e mbeshtetjes logjistike dhe administrative.

    SHTOJCA X
    MISIONI EVROPIAN PeR POLITIKA Te SIGURISe DHE MBROJTJES

    Neni 1 Mandati dhe kompetencat

    1.1 MEPSM-ja, nen udheheqjen e Perfaqesuesit Special te Bashkimit Evropian (PSBE-se) do t’i ushtroje kompetencat e PSBE-se, siç eshte percaktuar ne nenin 2.3 te aneksit IX te kesaj marreveshjeje.
    1.2 Kryesuesi i MEPSM-se do ta marre persiper menaxhimin e operacioneve te perditshme te misionit.
    1.3 MEPSM-se dhe personelit te tij do t’i ofrohen privilegjet dhe imunitetet e njejta me ato qe jane parapare me nenin 4.6 te aneksit IX te kesaj marreveshjeje.

    Neni 2 Struktura

    2.1 Kryesuesi i MEPSM-se do te caktohet nga Keshilli i Unionit Evropian.
    2.2 Kryesuesi i MEPSM-se mund te themeloje çfaredo pranie qe ai/ajo e konsideron te nevojshme, si ne nivelin qendror, ashtu edhe ne ate lokal, per sigurimin e jetesimit te plote te elementeve te sundimit te ligjit qe parashihen me kete marreveshjeje.
    2.3 MEPSM-ja do ta kete nje zinxhir te unifikuar komandues.

    Neni 3 Bashkepunimi

    3.1 Kosova do t’ia ofroje MEPSM-se tere ndihmen e nevojshme per realizimin efikas dhe te efektshem te detyrave te tij, perfshire, sipas nevojes, ofrimin e mbeshtetjes logjistike dhe administrative.


    ANEKSI XI
    PRANIA USHTARAKE NDeRKOMBeTARE

    Neni 1 Objektivat

    1.1 Prania ushtarake nderkombetare (PUN-ja) do te jete pergjegjese per:

    a. Ofrimin e sigurimit nga rreziqet e jashtme per Kosoven, derisa institucionet e Kosoves te mund ta marrin pergjegjesine;
    b. Ofrimin a nje mjedisi te sigurt dhe te siguruar gjithandej territorit te Kosoves, ne nderlidhje me PCN-ne dhe nen mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves, deri me ate kohe kur institucionet e Kosoves te mund ta marrin pergjegjesine, nga rasti ne rast, per detyrat e sigurise qe kryhen nga PUN-ja;
    c. Mbikeqyrjen dhe mbeshtetjen, me ndihmen e te tjereve, e themelimit dhe trajnimit te Forces se Sigurise te Kosoves (FSK-se). Kjo do te perfshinte vleresimin e se kaluares se pjesetareve te saj per ta siguruar profesionalizimin; perpjekjet per ta siguruar perfaqesimin e duhur etnik dhe te drejten e shqiptimit te sanksioneve per sjelljet e papershtatshme te pjesetareve te FSK-se, ne koordinim me PCN-ne;
    d. Verifikimin e perputhshmerise me aspektet ushtarake te sigurise te parapara me kete marreveshje;
    e. Mbeshtetjen dhe koordinimin e afert te aktiviteteve me PCN-ne, si dhe ofrimin e keshillave ushtarake PCN-se;
    f. Ofrimin e ndihmes dhe keshillave perkitazi me procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike.

    1.2 Ne suaza te mjeteve dhe aftesive dhe derisa detyrat te mund t’u lihen te tjereve ne kuader te programeve per te cilat duhen rene dakord, PUN-ja do t’u ofroje ndihme autoriteteve lokale dhe PCN-se ne sa vijon:
    a. Reagimin ndaj ekstremisteve te dhunshem;
    b. Sigurimin e lirise se levizjes;
    c. Mundesimin e kthimit te refugjateve
    d. Konfiskimin, shkaterrimin e armeve pa autorizim ndermarrjen e masave mbrojtese ne kete drejtim;
    e. Mbrojtjen e lokacioneve te caktuara fetare dhe kulturore;
    f. Zhvillimin e detyrave te monitorimit te kufijve sipas kerkeses dhe,
    g. Ofrimin e mbeshtetjes, nga rasti ne rast, Bashkesise nderkombetare dhe organizatave civile per implementim, ne permbushjen e mandateve te tyre perkatese.

    1.3 PUN-ja do ta mbeshtese zhvillimin e strukturave dhe ekspertizes ne Kosove per sigurimin e kontrollit efektiv civil dhe menaxhimin e FSK-se, ne veçanti ne sferat e zhvillimit strategjik, planifikimit te forces, menaxhimit te personelit, planifikimit, programimit dhe buxhetimit (PPB-se) dhe ushtrimit te planifikimit dhe prokurimit, ne pajtim me nenin 2.4 te aneksit IX te kesaj marreveshjeje.
    1.4 PUN-ja do ta mbikeqyre dhe monitoroje FSK-ne dhe do te kete autoritet ekzekutiv mbi te, derisa PUN-ja, ne koordinim me PCN-ne, te konstatoje se kjo force eshte e veteqendrueshme dhe e afte t’i kryeje detyrat qe i jane caktuar ne perputhje me standardet nderkombetare.
    1.5 PUN-ja do te vazhdoje t’i zbatoje praktikat e vena ne funksion te Komisionit te tanishem te Perbashket per Implementim me Republiken e Serbise. Me kalimin e kohes, veprimtarite e Komisionit te Perbashket per Implementim do te behet pjese e nje Komisioni te Perbashket Ushtarak te ri qe do te perfshije autoritetet nga Kosova dhe Serbia, ne kuader te te cilit do te trajtohen çeshtjet ushtarake dhe te sigurise me interes te perbashket.
    1.6 PUN-ja, ne koordinim me PCN-ne, do t’i percaktoje masat per krijimin e mirebesimit midis FSK-se dhe institucioneve te mbrojtjes te Serbise.
    1.7 Ne planin me afatgjate, PUN-ja do te mbetet e angazhuar me FSK-ne per te ofruar keshilla, nepermjet te cilave do te synohet integrimi i metejme ne strukturat euroatlantike te sigurise dhe perfshirja e elementeve nga kjo force e sigurise ne misione me mandat te percaktuar nderkombetarisht.
    1.8 PUN-ja do t’i zhvilloje operacionet e saja nen autoritetin e Keshillit Veriatlantik dhe do t’i nenshtrohet drejtimit dhe kontrollit politik te tij, nepermjet zinxhirit komandues te NATO-s. PUN-ja do ta kete nje zinxhir komandues te unifikuar.

    Neni 2 Pushteti dhe kompetencat

    2.1 Ne permbushjen e pergjegjesive te PUN-se, kryesuesi i PUN-se do ta kete autoritetin, pa iu nenshtruar nderhyrjeve apo marrjes leje, qe te beje çfaredo qe ai/ajo e konsideron te nevojshme apo te duhur, perfshire perdorimin e forces ushtarake, per ta mbrojtur PUN-ne dhe personelin tjeter te caktuar dhe per t’i permbushur pergjegjesite e saja. Kryesuesi i PUN-se eshte autoriteti final ne kete sfere sa i perket interpretimit te atyre aspekteve te marreveshjes qe i referohen PUN-se.
    2.2 PUN-ja do t’i kete kompetencat si vijon:
    a. Te drejten per t’i permbushur pergjegjesite e saja ashtu si e konsideron me vend, perfshire perdorimin e te forces se nevojshme kurdo qe kerkohet dhe pa iu nenshtruar ndonje sanksionimi, nderhyrjeje apo nevoje per te marre leje nga dikush tjeter;
    b. Te drejten per te ushtruar liri te plote dhe te papenguar te levizjes ne tere territorin e Kosoves, me çdo kusht;
    c. Te drejten per ta rivene kontrollin e menjehershem dhe te plote mbi hapesiren ajrore (apo pjeseve te saja), nese kerkesat ushtarake e diktojne kete. Kryesuesi i PUN-se duhet te sigurohet qe Autoriteti i Aviacionit i Kosoves te informohet ne teresi per ndonje vendim te tille;
    d. Te drejten per te zhvilluar hetime ne objektet dhe sherbimet qe nderlidhen me permbushjen e detyrave te saja;
    e. Te drejten per ta aprovuar dhe mbikeqyrur, ne koordinim me PCN-ne, themelimin e te gjitha forcave jopolicore dhe atyre qe lidhen me sigurine qe propozohen nga Kosova.
    f. Te drejten per te ndermarre veprime qe i konsideron te duhura per ta mbeshtetur mandatin e saj ne perputhje me kete marreveshje.

    2.3 Kosova do t’ia ofroje PUN-se statusin, privilegjet dhe imunitetet qe tash i jane ofruar KFOR-it sipas Rregullores 2000/47 te UNMIK-ut.
    2.4 Ne te gjitha rastet, autoritetet e PUN-se do te mbahen nen shqyrtim dhe, pas konsultimeve me palet relevante dhe vendimit te Keshillit Veriatlantik, do te mbareshtohet si duhet, nga rasti ne rast, perderisa institucionet e Kosoves t’i zhvillojne kapacitetet e tyre dhe t’i shtojne kompetencat dhe pergjegjesite.

    ANEKSI XII
    AGJENDA LEGJISLATIVE

    Neni 1 Legjislacioni qe duhet te miratohet gjate periudhes se tranzicionit


    Kuvendi i Kosoves duhet t’i miratoje zyrtarisht ligjet e nevojshme per implementimin e kushteve te kesaj marreveshjeje gjate periudhes se tranzicionit prej 120 diteve, te cilat duhet te konsiderohen si te miratuara nga Kuvendi dhe do te vihen ne zbatim menjehere diten e pare pas perfundimit te periudhes se tranzicionit. Legjislacioni i tille duhet te perfshije, por jo edhe te kufizohet me ligjet si vijon:
    1.1 Ligjin per zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale;
    1.2 Ligjin per veteqeverisjen lokale;
    1.3 Ligjin per kufijte komunale;
    1.4 Ligjin per themelimin e zonave te mbrojtura;
    1.5 Rregullat e punes, apo amendamentet e nevojshme te saj, qe konsiderohen te nevojshme per permbushjen e kushteve te kesaj marreveshjeje me perfundimin e periudhes se tranzicionit, perfshire, ne veçanti, rregullat e punes qe kane te bejne me mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te komuniteteve dhe pjesetareve te tyre.

    Neni 2 Legjislacioni qe duhet te miratohet gjate periudhes se tranzicionit dhe pas saj

    Kuvendi i Kosoves mund t’i miratoje zyrtarisht ligjet te tjera gjate periudhes se tranzicionit per t’i permbushur kushtet e kesaj marreveshjeje, te cilet, nese aprovohen, do te konsiderohen si te miratuara nga Kuvendi dhe do te vihen ne zbatim menjehere diten e pare pas periudhes se tranzicionit. Legjislacioni i tille, perndryshe, do te miratohet si çeshtje paresore pas perfundimit te periudhes se tranzicionit dhe do te perfshije, por nuk do te kufizohet me si vijon:
    2.1 Ligjet qe kane te bejne me te drejtat e komuniteteve dhe pjesetaret e tyre;
    2.2 Ligjin per themelimin e Keshillit te Sigurimit te Kosoves;
    2.3 Aktin e Aviacionit Civil;
    2.4 Amendamentet e Rregullores se Kuvendit per themelimin e Komisionit per Mbikeqyrje te Sigurise te Kuvendit;
    2.5 Ligjin per financat lokale;
    2.6 Ligjet qe kane te bejne me ndarjen e kompetencave dhe çeshtjet e tjera ne sektoret si vijon:
    2.6.1 Arsimin;
    2.6.2 Kujdesin shendetesor;
    2.7 Ligjin per Forcen e Sigurise te Kosoves;
    2.8 Aktin per sherbimin e Forces se Sigurise se Kosoves;
    2.9 Aktin per Sherbimin Policor te Kosoves;
    2.10 Ligjin per themelimin e Agjencise Vendore te Inteligjences te Kosoves;
    2.11 Ligjin per nenshtetesine Kosovare;
    2.12 Ligjin per Simbolet Kombetar dhe festat zyrtare
    2.13 Ligjin per demshperblimet
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    PADREJTESITE THEMELORE
    Mospermendja eksplicite e rekomandimit te shkeputjes se sovranitetit te Serbise mbi Kosove, len happesire per t’u kuptuar si vazhdimesi e ketij sovraniteti. Per shkak se, aktualisht, permes Rezolutes 1244 Serbia e ruan sovranitetin nominal mbi Kosove. Procesi i negociatave ka qene dhe eshte duke ndodhur ne kuader te ombrelles politike- legale te kesaj Rezolute. Keto propozime te Ahtisaarit jane propozime ne kuader te Rezolutes 1244, dhe si te tilla ato definojne ‘autonomine e zgjeruar’ te Kosoves.



    Neni 1.2 – Kosoven e definon si shumesi te komuniteteve. Shqiptaret dhe serbet konsiderohen komunitete anipse shqiptaret jane mbi 90% e serbet 6%. Pra, sipas pakos se Ahtisaarit, shqiptaret ne Kosove nuk jane as popull, e as komb.

    Neni 1.3 – Njerezit ne Kosove kjo pako i quan ‘banore’ e jo qytetare. Qytetari eshte burim e sovranitetit ndersa ‘banor’ eshte status qe mund ta fitojne edhe refugjatet. Ne po trajtohemi si refugjate ne shtepine tone!

    Neni 1.6 – Gjuhe zyrtare ne Kosove eshte shqipja dhe serbishtja. Kjo eshte shume me teper sesa qe kane shqiptaret ne Maqedoni e lere me se shqiptaret ne Luginen e Presheves te cilet jane te shtypur dhe rende te diskriminuar. Neni 1.8 – Nuk lejojne as kerkesen per bashkim me ndonje shtet apo ndonje pjese te shtetit tjeter. Pra, kufizim drastik nga jashte.

    Neni 1.10 – Tregon se ne Kosove do te sundoje bashkesia nderkombetare, e jo populli e qeveria e sa. Po ashtu, ne kete nen parashihet qe Kosova t’i beje ftese bashkesise nderkombetare per kete! Neni 2.1 – Nuk permendet fare Konventa per te drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

    Neni 4 – Kur flitet per kthimin e refugjateve dhe te zhvendosurve nuk merret parasysh fare kolonizimi serb pergjate shekullit XX. Pakoja na e fshin historine!

    Neni 6.2 – I trajton ne menyre te privilegjuar komunitetet joshumice.

    Neni 7 – Te trashegimia kulturore dhe fetare konkretisht flitet vetem per Kishen Ortodokse Serbe.

    Neni 7.2 – Kisha Ortodokse quhet Kisha Ortodokse Serbe. Per me teper personelit dhe klerikeve iu ofrohen privilegje dhe imunitet! Imunitet mund te kene vetem figurat politike. Jo ato fetare!

    Neni 7.3 – Trason rrugen per ndertimin e korridoreve qe do te nderlidhnin objektet fetare mes vete.

    Neni 8 – Kosova quhet vetem Kosove e Serbia quhet Republika e Serbise. Neni 8.1 – Politika fiskale dhe buxheti do te jene nen mbikeqyrje te FMN-se dhe PCN-se.

    Neni 8.2 – Flet per borxhin qe do t’i alokohet Kosoves, e nenin 8 asnje fjale per demet dhe humbjet qe Serbia i ka shkaktuar Kosoves gjate luftes dhe para saj.

    Neni 8.5 – Obligon Kosoven qe te adresoje çeshtjet per kompensim te prones. Ciles prone? Kujt t’ia kompensoje?

    Neni 9.6 – Parasheh shperberjen e TMK-se pasi qe ajo na i paska permbushur objektivat!

    Neni 10.4 – Parasheh perdorimin e menjehershem te mekanizmit te shumices se dyfishte. Ne menyre qe kushtetuta te votohet ne Kuvend, obligohen konsultimet e duhura me komunitetet joshumice (serbet), qe nenkupton se ata duhet ta pranojne kushtetuten. Si do ta quaje Kosoven kushtetuta? Nese shtet te pavarur, atehere u dashka te pajtohen edhe serbet? Ata nuk do te pajtohen. UNMIK-u ka toleruar instrumentalizimin e tyre prej Beogradit.

    Neni 13.4 – Ve ne pah se serish duhet t’iu deshmohemi nderkombetareve per te marre pergjegjesi ne fushen e sigurise. Ky eshte racizem! Liria nuk eshte çeshtje meritokratike. Liria te takon pa kushte.

    You can visit Albin Kurti's Forum here!

    Levizja VETEVENDOSJE
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Ketu kurkund nuke shkruen se jemi konun KOLONI E SERBIS PLOT 80 vjet.ZOTI ashte dhe POPULLI DESHMITARE.Sa njerez u vrane,sa u mbyten ,per 120 vjet,krejte keto jane deshmi.te ulesh ne nji parlament ku kolonistit i jep 10 vende pa zgjidhje te votave te popullit,edhe 10 vende pakicave tjera qe u treguen soidare me kolonista ,ashte apsurde.dhe tashe pase zgjedhjeve 7 parlamentare tjer te kolonistave ,bajne 27,dhe kjo ashte barazi me 25 %.Grupi i unitetit,pdk ldk dhe aak jane konun ne keto bisedime.per ate gjeneratat qe do te vijne,do te ju MALLKOJNE,te gjithe juve qe Shpallet kolonin prape koloni .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po e dim more pro-sllavet e vetfundosjes
    se kjo u dhemb juve ma se shumti Shpallja e pavarsis
    per ket qe ta pengoni sa te keni fuqi u ka krijue serbija juve dhe po ju paguen
    por do tu shkoi huq mundi edhe juve edhe serbis
    sa te jen gjall Hashim Kryeçlirimtari juve do tu vi hakesh haaaaaaaa
    hajde qfar planesh kini tash per vitin e ri
    qfar trazirash po paralajmroni
    per qfar po u pregadit nena e juaj serbi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

    Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

    Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

    Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

    Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

    Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

    Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

    Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

    Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

    Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

    Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

    Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

    2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

    3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

    5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

    6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

    8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

    9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

    11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

    12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

    Kuvendi i Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •