Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaçi në Ditën e Pavarësisë

    E Diel, 17.02.2008 17:05

    I nderuari Kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuari President
    Të nderuar mysafirë,
    Bashkëqytetarë të nderuar;

    Këtë ditë e kemi pritur gjatë.

    Shumë njerëz kanë dhënë kaq shumë për ta bërë realitet këtë ditë të pavarësisë.

    Sot, ne nderojmë ata që na kanë nderuar neve me sakrificën e tyre.

    Ne i mbajmë mend emrat e tyre ndërsa kujtimin për ta do ta ruajmë përgjithmonë në zemrat tona. Ne jemi mirënjohës miqve dhe aleatëve tanë në vend dhe jashtë vendit të cilët na kanë ndihmuar të mbërrijmë deri këtu.

    I përshëndes të gjithë ata që janë sot këtu me ne ndërsa atyre që janë duke na shikuar në këto momente, u shpreh mirënjohjen më të thellë në emër të popullit tim.

    Kjo ditë erdhi, e nga sot e tutje Kosova është krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirë.

    Familja ime, sikurse tuajat dhe të gjitha familjet në tërë Kosovën nuk u luhatën kurrë dhe nuk e humbën asnjëherë besimin në ne.

    Besimin në zot, drejtësi dhe fuqi.

    Duke filluar më vëllanë që la familjen e tij dhe shkoj për të luftuar, nga bujku që la tokën e tij pa mbjellë, nga burrat dhe gratë që hapën portat e tyre dhe mësuan fëmijët tanë, e deri tek studentët të cilët u ngritën dhe thanë ‘mjaft’.

    Të gjithë atyre që janë kthyer për të ndërtuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre: ‘ne nuk humbëm kurrë besimin në ëndrrën se një ditë ne do të qëndrojmë në mësin e shteteve të lira të botës.

    Të gjithë ne së bashku e sollëm Kosovën në këtë moment -dhe të gjithë duhet te jemi shumë, shumë krenarë.

    Ashtu sikur prindërit dhe gjyshërit e mi që më mësuan mua për sakrificë, se çka do të thotë të jesh i lirë, nga ju kërkoj që të flisni me fëmijët, nipat dhe mbesat tuaja që t’ua shpjegoni domethënien e ditës së sotme.

    Barteni këtë rrëfim tek brezat tjerë për gëzimin dhe krenarinë që ndiejmë ne sot dhe mos harroni asnjëherë t’ua përkujtoni atyre që t’i kujtojnë sakrificat e mëdha të brezave që ishin para nesh.

    Kosova, në vitet e ardhshme, do të përballet me shumë sfida.

    Por, asnjë sfidë nuk do të na zmbraps nga ecja jonë përpara në një frymë të bashkuar të një populli të bashkuar.

    Sfidat tona, që nga ekonomia, arsimi dhe shëndetësia, infrastruktura dhe integrimi evropian, janë sfida të mëdha, por nuk mund t’u bëjnë ballë frymës pozitiover të qytetarëve tanë dhe fatit tonë.

    Kosova, populli dhe territori, janë bashkuar sot në një moment historik për t’i përmirësuar jetërat e çdo qytetari brenda kufijve tanë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

    Shpresat tona nuk kanë qenë asnjëherë më të mëdha.

    Ëndrrat tona janë të pakufishme.

    Sfidat para nesh janë të mëdha por asgjë nuk mund të na ndalë nga ecja jonë përpara drejt çasteve historike të cilat historia i ka ndarë për ne.

    Sot, e gjithë bota është me ne-ne po behemi pjesë e barabartë e botë demokratike.

    Deri tash kemi bërë shumë për të garantuar zotimin tonë para komuniteteve.

    Në këtë ditë historike dëshiroj ta konfirmoj gatishmërinë tonë politike për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve dhe për të përmirësuar raportet midis tyre në Kosovë.

    Kushtetuta dhe ligjet tona do ta pasqyrojnë këtë së bashku me një strategji ndërinstitucionale në të gjitha nivelet e shtetit.

    Këto zotime tonat do të mishërohen në tri elemente kryesore:

    E para, garantimi i fuqishëm dhe i pakthyeshëm me ligj i të drejtave të barabarta të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë;

    E dyta, krijimi i mekanizmave të përhershëm për të garantuar që komunitetet të luajnë një rol të plotë dhe aktiv në zhvillimin e së ardhmes së vendit tonë;

    dhe e treta, është përgjegjësia jonë për të marrë masa efektive dhe të menjëhershme për të siguruar që zotimet tona të rezultojnë në ndryshime pozitive për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, e në veçanti për pjesëtarët e komuniteteve.

    Kushtetuta jonë parasheh që Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

    Nuk ka hapësirë për frikësim, diskriminim ose trajtim jo të barabartë për askënd.

    Çdo praktikë diskriminuese do të çrrënjoset nga institucionet tona shtetërore.

    Në vend të kësaj, të gjithë pajtohen se shumëllojshmëria sjell përfitime pozitive për të gjithë.


    I nderuari Kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuari President
    Të nderuar mysafirë,
    Bashkëqytetarë të nderuar;

    Kosova po e shpall pavarësinë e saj në përputhje me Propozimin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit.

    Pavarësia e Kosovës shënon fundin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Zbatimi i dispozitave të Ahtisarit të cilat janë inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës janë prioritet nacional për ne.

    Kuvendi i Kosovës do të miratojë të gjitha ligjet kryesore që dalin nga dokumenti i Ahtisarit në ditët në vijim.

    Kosova çmon rolin të cilin e ka luajtur OKB-ja në rindërtimin e Kosovës dhe të ndërtimit të institucioneve tona.

    Presim të punojmë me OKB-në për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin demokratik.

    Gjithashtu, ne mirëpresim misionin e ri ndërkombëtar të udhëhequr nga Bashkimi Evropian i cili do të na ndihmojë në zhvillimin tonë demokratik dhe do ta mbikëqyr zbatimin e planit të Ahtisarit.

    Me këtë rast, dua t’i siguroj fqinjët tanë se Kosova do të bëjë çmos që të vendos dhe mbajë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje.

    Ne aspirojmë të kemi raporte të mira të ndërsjella në interesin e përbashkët edhe me Beogradin me besimin se kjo është në interesin tonë të përbashkët.

    Që nga sot, Kosova do të jetë shtet demokratik dhe shumë-etnik i të gjithë qytetarëve të saj, në rrugëtimin e saj të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike.

    Ju faleminderit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fjala e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi

    E Diel, 17.02.2008 17:38

    Kosova po e hap sot një faqe të re të historisë dhe po e ndërron hartën politike të Evropës. Duke lënë pas kujtimet e hidhura të urrejtjes e të konflikteve tragjike, ne po hyjmë në epokën e pavarësisë, të paqes dhe të përparimit të vendit tonë.

    Paqe dhe liri të vërtetë mund të ketë vetëm midis të barabartëve. Kosova e pavarur do të jetë atdheu i qytetarëve të barabartë e të lumtur, duke u ngritur mbi themelet e vlerave më të mira të traditës së saj dhe sipas parimeve të demokracisë moderne.

    Brezi i sotëm i Kosovës ka privilegj të veçantë për kthesën e madhe historike, që i bën nder, por bashkë me të ka edhe përgjegjësinë e lartë të ndërtimit demokratik e evropian të atdheut të vet dhe të brezave që do ta trashëgojnë.

    Zotimi ynë solemn për Kosovën shtet demokratik, është kontrata me qytetarët e saj dhe partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, është premtimi i përkushtimit jetësor për vlerat më të përparuara e themeltare të shoqërisë së sotme njerëzore.

    Kosova, asnjëherë në jetën e saj nuk ka pasur miq sa ka sot, por nesër do të ketë edhe më shumë. Kultura dhe rendi demokratik, shteti ligjor, përkushtimi paqekrijues, fqinjësia e mirë dhe fryma e dialogut, respektit dhe besimit, do të jenë baza e zgjerimit të miqësisë dhe bashkëpunimit e partneritetit.

    Shfrytëzoj këtë rast solemn, të shpreh ndjenjën e përuljes së popullit të Kosovës ndaj gjithë atyre që u flijuan në altarin e lirisë së Kosovës.

    Me respekt të veçantë përshëndes gjithë miqtë tanë, që me përkushtim ndihmuan Kosovën në çastet vendimtare dhe historike. Populli shqiptar dhe qytetarët e Kosovës do t’u jenë mirënjohës përjetë.

    Në këtë ditë të shënuar, ndihem i nderuar të përshëndes përfaqësuesin e familjes së madhe Jashari, zotin Rifat Jashari. Familja Jashari është përfaqësuese e gjithë flijimeve për liri të popullit shqiptar, është institucioni më shumë se moral që ka dhe do ta ketë Kosova.

    I nderuar zoti President i Kosovës
    I nderuar zoti Kryeministër i Kosovës
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës
    Të nderuar përfaqësues të prezencës ndërkombëtare në Kosovë
    Të nderuar miq dhe të ftuar
    Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe bashkatdhetarë, kudo të ndodheni

    Zonja dhe zotërinj

    Kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe të gjithë ata që po na përcjellin kudo në botë në këto çaste, duke ju dëshiruar mirëseardhje në këtë seancë solemne.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran

    Prishtinë, 17 shkurt - Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Deklaratën e Pavarësisë duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në botë. Nga dita e sotme vendi ynë quhet Republika e Kosovës, e cila është shprehje dhe mishërim i aspiratave të shumë brezave për liri dhe pavarësi. Pro deklaratës votuan 109 deputetë të pranishëm në sallë nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nuk ishin të pranishëm deputetët serbë. Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.

    Kuvendi i Kosoves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklara e familjes JASHARI per Pavaresine e Kosoves

    Familja e komandantit legjendar Adem Jashari, bashke me Murat Jasharin, djalin e kesaj familjeje, priten plot emocion Deklaraten e Pavaresise. Familja e cila me pas u be simbol i rezistence se armatosur kunder regjimit serb u shpreh se shpallja pavaresise se Kosoves eshte nje ndjenje kombetare dhe me kete po hapet edhe nje kapitulli i ri qe do te jete krenari dhe pergjegjesi.
    kryefamiljari Jashari tha se brezi qe po e perjeton pavaresine e vendit eshte brez i arte, i cili edhe do ta ndertoje Kosoven e re.

    Duke mos e harruar te kaluaren e familjes se tij dhe te familjeve te tjera te deshmoreve qe rane per lirine dhe shtetesine e Kosoves, Murat Jashari tha se e vetmja gje qe mund t’u thote qytetareve te Kosoves ne keto momente eshte urime dhe e gezofshim pavaresine.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryeministri Berisha përshëndet pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së saj


    Sapo përjetuam si shqiptarë momentin më solemn të kombit, do të thosha ditëlindjen e vërtetë të tij.

    Deputetët e Kosovës votuan pavarësinë e vendit të tyre, duke shënuar kështu nxjerrjen dhe vendosjen e Kosovës në brigjet e lirisë, shpresës, dinjitetit dhe integrimit europian, pas një udhëtimi 600 vjeçar sakrificash sa asnjë komb tjetër në histori.

    Kjo ditë, ky moment detyron çdo shqiptar të përulet me nderimin më të thellë para lumenjve të sakrificave mbinjerëzore që shqiptarët e Kosovës bënë për liri, dinjitet dhe pavarësi, të përulemi para lumenjve të sakrificave që ata bënë për të shpëtuar kombin. Edhe një herë, dua të theksoj sot se luftuan ata, ishin kryengritjet e mëdha gjigante të fillimit të shekullit të kaluar që e bënë Shqipërinë të pavarur dhe bënë që kombi ynë të mbijetojë si një komb i pavarur në njërën pjesë të tij.

    Për 90 vjet, ata përjetuan regjimin më të egër kolonial dhe nuk u mposhtën, por mbajtën të gjallë besimin tek liria, dinjiteti dhe e ardhmja.

    Sot, ne përulemi me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesit të Kosovës moderne europiane, komandantit legjendar Adem Jashari, simbolit më të ndritur të qëndresës dhe sakrificës kombëtare për liri e dinjitet, para dhjetëra e mijëra djemve e vajzave të Kosovës që mbushën rrugët e malet e saj për të mbrojtur nderin e dinjitetin kombëtar.

    Ne përulemi me nderimin më të thellë para atyre burrave e grave të botës së lirë të Kongresit Amerikan e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të Britanisë së Madhe, të Francës, Gjermanisë, Italisë, Parlamentit Europian që në ditët më të vështira qëndruan në anën e lirisë së një kombi të shtypur.

    Ne përulemi para NATO-s, Aleancës më të shkëlqyer të historisë së të gjitha kohërave, që bëri të mundur këtë ditë, punës së jashtëzakonshme që ka bërë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

    Ne, shqiptarët, nuk mund të shpërblejmë ndryshe veçse duke çelikosur aty ku jemi, në Shqipëri, në Kosovë, ato parime të mëdha për të cilat ata na mbështetën.

    Akti i pavarësisë së Kosovës e bën Ballkanin më të lirë e më të drejtë se kurrë. Parlamentarët e Kosovës firmosën me votën e tyre fundin e një gadishulli që bazohej në hegjemoninë e një kombi ndaj kombeve të tjera dhe çelën përfundimisht kapitullin e një rajoni të kombeve të barabartë, të kombeve që punojnë për një projekt të përbashkët, për integrimin europian dhe në NATO, të kombeve të vendosur të lënë mbrapa armiqësitë e konfliktet dhe të ndërtojnë bashkëpunimin, miqësinë dhe të ardhmen e përbashkët.

    Pavarësia e Kosovës e bën kontinentin tonë më të drejtë, sepse i jep fund një prej padrejtësive më të mëdha, të realizuar në fillim shekullin e kaluar.

    Me këtë rast, përshëndes udhëheqjen e Kosovës, Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, deputetët dhe qeverinë, si dhe të përqafoj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë, në të cilën ne ndajmë të njëjtin gëzim.

    Dua të garantoj se qeveria shqiptare do të japë të gjithë ndihmesën e saj për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për suksesin e plotë të këtij akti madhor jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë Ballkanin, për konsolidimin e atij dokumenti që gjeti mbështetje universale, dokumentit të Presidentit Ahtisaari.

    Shqipëria në ditët që vijnë do të bashkërendojë të gjitha qëndrimet e veta me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeveritë e vendeve mike të Bashkimit Europian.

    Shqipëria beson se hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve dhe siguron kombin serb, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e mëdha të Bashkimit Europian se ne do të bëjmë çdo përpjekje për paqen, stabilitetin dhe integrimin rajonal.

    Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur,

    Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklarata e Presidentit Topi në përshëndetje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    17 shkurt 2008

    Unë përshëndes deklaratën e institucioneve të Kosovës, mbi bazën e të cilës Kosova shpall sot pavarësinë e saj!

    Dita e sotme është një ditë historike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe fqinjët e saj, sepse përfundimisht korrigjon gabimet e rënda historike që janë bërë në këtë pjesë të Evropës.

    Sot është një ditë e lumtur, ditë e madhe dhe me shumë emocion për të gjithë Kosovën, për popullin e saj, për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata ndodhen, sot është dita e festës më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Më së fundi ata do të kenë të gjithë bashkë shtetin e tyre më të ri në Botë dhe do të gëzojnë së bashku ata frytet e këtij shteti të ri evropian.

    Ky çast është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe fqinjët e saj, rajonin tonë dhe Evropën, sepse zgjidh përfundimisht hallkën e fundit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ngërçin e fundit politik, ushtarak e diplomatik si dhe krijon një hapësirë demokracie, sigurie, paqeje dhe stabiliteti afatgjatë.

    17 shkurti 2008, ajo minutë historike që është fryt i kurorërizimit të përpjekjeve dhe sakrificave madhore, përbën fillimin e një epoke të re besimi reciprok dhe shprese në të ardhmen, në të gjithë Evropën, duke lënë përfundimisht pas, kohën e luftërave ndëretnike të përgjakshme, kohën e genocidit dhe spastrimeve mbi baza etnike, kohën e kombeve të privilegjuara e të nënshtruara. Kjo është fitorja më e madhe e demokracisë në Evropën Lindore që nga rrëzimi i Murit të Berlinit.

    Në këto çaste, ne kujtojmë me respekt dhe nderojmë veprën e të gjithë atyre që luftuan, sakrifikuan, dhanë jetën dhe gjakun e tyre, burrat, nënat dhe motrat kosovare, për realizimin e këtij akti historik.

    Sot, Kosova dhe gjithë institucionet e saj falenderojnë të gjithë aleatët e rëndësishëm ndërkombëtare, të cilët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin e tyre serioz gjatë gjithë procesit të përfundimit të statusit të pavarësisë së Kosovës.

    Dëshiroj sot, të përshëndes të gjithë qytetarët e Kosovës dhe politikanët e saj, në mënyrë të veçantë Presidentin e Kosovës, zotin Sejdiu, Kryeministrin zotin Thaçi, Kryetarin e Parlamentit, zotin Krasniqi, të cilët po dëshmojnë përgjegjësi, dinjitet, maturi, kulturë, koncepte evropiane në procesin e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, duke provuar se, e ardhmja e këtij shteti të ri është në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    Këtë ditë, të gjithë duhet të përshëndesim rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar, i cili është kontribuesi më i madh për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon, i cili mbështeti të gjitha proceset e rëndësishme integruese euroatlantike dhe demokratike në rajon e në Evropë, duke u bërë një partner i besueshëm i NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sot, është dita e së ardhmes së Kosovës, dita e së ardhmes për Shqipërinë, për të gjithë rajonin dhe për Evropën e Bashkuar.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    George W. Bush: Kosova e pavarur, stabilitet për rajonin

    Sipas Presidentit amerikan e diela per kosovaret "është një shans që i jepet Kosovës për t’u bashkuar me Evropën dhe kjo do të sjellë stabilitet në rajon".

    Presidenti amerikan Bush eshte shprehur sot ne favor te pavaresise se Kosoves nen mbikqyrjen nderkombetare. “ Ne jemi pro pavarësisë, por nën mbykqyrjen e ndërkombëtarëve. Jam prekur nga fakti se Qeveria e Kosovës ka deklaruar vullnetin e saj dhe dëshirën për të mbështetur të drejtat e serbëve në Kosovë", theksoi kreu i Shtepise se Bardhe.Sipas Associated Press, duke folur qe nga Tanzania ne Afrike ku Bush po zhvillon nje tur gjashte ditor, presidenti amerikan ka deklaruar se eshte ne interesin e vete serbeve qe te mbeten te drejtuar ne Europe.

    Bush shtoi se “Populli serb duhet gjithashtu ta dije se ata kane nje mik, Ameriken”. Ky eshte nje tjeter sinjal se SHBA mbeshtet shtetin e ri te Kosoves dhe do te jete ashtu sic eshte parashikuar nder vendet e para qe do ta njohe shtetin e ri. Sipas Presidentit amerikan e diela per kosovaret "është një shans që i jepet Kosovës për t’u bashkuar me Evropën dhe kjo do të sjellë stabilitet në rajon".

    Mbeshtetjen per pavaresine Bush e deklaroi edhe gjate vizites se tij te pare historike ne Tirane . Ne fakt SHBA konsiderohet si vendi mik qe shpetoi popullin e Kosoves, ne kete dite te madhe te pavaresise, flamuri i dyte qe valvitet ne Kosove pervec atij kuq e zi, eshte flamuri amerikan.

    BALKANWEB
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DioGuardi: Pavarësia, plotësim i aspiratave shumëvjeçare shqiptare

    Intervistoi Isabela Çoçoli
    16-02-2008

    Presidenti i Lidhjes qytetare shqiptaro-amerikane, Joseph Dioguardi, thotë se askush nuk duhet të trembet nga pavarësia e Kosovës. Ajo i shërben stabilitetit të rajonit, është në të mirën e Serbisë për t'u integruar në Bashkimin Evropian, dhe natyrisht është plotësimi i aspiratave shumëvjeçare të shpiptarëve. Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me idealet dhe institucionet amerikane, thotë ish-kongresmeni amerikan, dhe u shërben interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

    Zëri i Amerikës: Zoti DioGuardi, pritet që Kosova të shpallë pavarësinë të djelën më 17 shkurt. Si e prisni këtë zhvillim?

    Joseph DioGuardi: Isha atje rreth një vit më parë duke menduar për një zgjidhje përpara zgjedhjeve në Serbi, por nuk ishte e thënë të bëhej. Por të paktën, në atë kohë e dinim se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku gjithashtu shkova për vizitë, ishin të përgatitura për të qënë të parat që do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, qëndrim që e shikoj edhe tani. Çfarëdo që të bëjë tani Serbia, mua më duket se Kosova ndodhet në duar të sigurta për shkak të punës të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, që duke punuar së bashku për më shumë se 20 vjet, hodhëm themelet për këtë. Ishin Kongresi Amerikan, ishin burra si Tom Lantos, senator Biden, kongresmeni Hayden, Gilman, njerëz të cilët vazhdimisht i thoshin Departamentit të Shtetit se politika ndaj popullit shqiptar në ish-Jugasllavi dhe në Kosovë duhej ndryshuar.

    Zëri i Amerikës: Disa ish diplomatë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se pavarësia e Kosovës do të ishte në dëm të interesve të Shteteve të Bashkuara në raport me disa fuqi rajonale dhe botërore. Kjo frikë është shprehur edhe nga disa analistë të çështjeve ballkanike. Cili është mendimi juaj?

    Joseph DioGuardi: E vetmja gjë që do të dëmtonte interesat tona do të ishte vazhdimi i destabilizimit në rajon dhe jo pavarësia e Kosovës. Për shumë vjet dhamë argumenta për këtë çështje, janë bërë shumë seanca dhe hartuar rezoluta nga Kongresi. Seanca e parë në vitin 1990 zgjati rreth 5 orë. Në të mori pjesë dhe zoti Rugova, senatori Pell dhe kongresmani Lantos. Një vit më vonë në senat diskutuan senatori Pell dhe senatori Biden dhe më vonë, ky problem u diskutua nga njerëz të tjerë shumë të rëndësishëm në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, duke mos harruar kongresmenin Gilman dhe paraqitëm argumente se ajo që shkaktonte destabilizimin e rajonit ishte mënyra se si shqiptarët ishin trajtuar nga serbët prej ndoshta 100 vjetësh dhe padyshim pas vdekjes së Titos. Unë personalidht, si një kongresmen i ri në atë kohë, kam paraqitur argumenta në mesin e viteve 1980 se që nga viti 1981 deri në vitin 1989 janë përndjekur nga policia e kontrolluar nga serbët rreth 600 mijë shqiptarë. Kjo ishte përpara se Millosheviçi të merrte pushtetin. Pas marrjes së pushtetit nga Millosheviçi situata u keqësua edhe më shumë. Ajo që ne kuptuam ishte se Serbia nuk synonte ta trajtonte shumicën shqiptare si qytetarë të barabartë dhe ky ishte shkaku i fillimit të problemit. Ashtu siç rrodhën ngjarjet që nga mesi i viteve 80-të e deri nga fundi i viteve 90-të ne e pamë fare qartë se nuk kishte shpresë për pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve, jo sepse shqiptarët nuk donin, por nuk ishte dëshira e serbëve për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të barabartë dhe tani shqiptarët po veprojnë si ne 230 vjet të shkuara, kur shpallën pavarësinë nga Mbreti Xhorxh i Katërt i Anglisë dhe më pas u njohëm si shtet.

    Zëri i Amerikës: Pavarësia shpallet, cili është hapi tjetër, si do të mbijetojë ky shtet i ri i sapokrijuar në Evropë, veçanërisht në dy tri vitet e para?

    Joseph Dioguardi: Shumë punë. Dhe komuniteti shqiptar duhet të punojë akoma më shumë në të ardhmen, sepse pavarësia ka nevojë për zhvillimin ekonomik, për punësimin e rreth 500 mijë të rinjve. Kur je shtet duhet t’i shërbesh njerëzve të tu për nevojat jetësore, të përditshme. Tani fjala është se si do të sigurohen investimet. Së pari, tani ne mund t’i drejtohemi Bankës Botërore, të cilën nuk mund ta bënim më parë, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky është vetëm fillimi i ndërtimit të një infrastrukture të re, si sistemi i ri telefonik, energjitik e kështu me radhë. Pastaj do të shihet afrimi i investitorëve privatë si shqiptaro-amerikanë, hebrej-amerikanë, të cilët vlerësojnë se shqiptarët mbrojtën secilin prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shohin se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë burime natyrore për t’u shfrytëzuar, të cilët, meqë ra fjala, përbëjnë të njejtin vend sepase kufijtë janë artificialë. Kështu do të na duhet të punojmë shumë dhe kemi filluar.

    Zëri i Amerikës: Për sa i përket Serbisë. Udhëhqësit e saj e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre kategorik kundër pavarësisë së Kosovës. Si do të integrohet Serbia në dinamikën ballkanike dhe më tej, me krijimin e shtetit e ri të Kosovës si një lojtar me zërin e tij në skenën e Ballkanit?

    Joseph Dioguardi: Më vjen shumë keq për popullin serb. Ai nuk meriton të ketë qeveritë që ka pasur e që kanë luajtur me ngulm kartën e ultranacionalizmit. Ajo që ata duhet të kuptojnë është se bota është duke shkuar drejt integrimit, veçanërisht Evropa është duke shkuar drejt bashkimit për shkak të problemit ekonomik që përballemi. Mendimi im është se serbët duhet të kuptojnë se ata duhet të bëhen pjesë e rëndësishme e Evropës dhe ata mund të jenë të tillë, dhe jo të dëgjojnë Rusinë e cila po e përdor tani Serbinë për interesat e saj gjeopolitike. Serbia duhet të konsolidohet si demokraci dhe serbët duhet të shqetësohen për të ardhmen tyre, e cila duhet të jetë si një shtet demokratik i mbështetur parime ekonomike jo komuniste dhe të integrohet në Evropë. Kjo bëhet duke filluar nga shkalla e parë që është t’u njohësh shqiptarëve atë që meritojnë, pavarësinë.

    Zëri i Amerikës: A do të ishte e drejtë të parashikohet se zhvillimet pas pavarësisë në Kososë do të provojnë se mbështetësit e pavarësisë kanë patur të drejtë dhe skeptikët do të shikojnë një tjetër tabllo nga ajo të cilës i janë trembur?

    Joseph DioGuardi: Pa dyshim, sepse ajo që po ndodh është se ne po përmbushim një nga principet më të rëndësishme të ligjit ndërkombëtar. Quhet vetëvendosje. Kur ke një koncentrim njerëzish, si në Kosovë ku rreth 2 milionë shiptarë vendosin se qeveria nuk i përfaqëson ata, është shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit që thotë se kur një grup njerëzish janë të shtypur, kanë të drejtë ashtu si 13 kolonitë e Amerikës, të mos pranojnë tiranin, që për Kosovën ka qenë regjimi komunist serb që nuk donte të kthehej në demokraci dhe më pas, Millosheviçi që kishte si qëllim krijimin e Serbisë së madhe pas shpinës së popullit shiptar. Mendimi im është se ajo që po ndodh është e drejtë, duhet të respektohet dhe Serbia do të ketë përfitimet e veta nga kjo situatë. Një gjë mund të them për shqiptarët. Ata punojnë shumë. Emigruan pa asnjë gjë dhe shiko çfarë bënë në Amerikë dhe Evropë. Të njëjtën gjë ata do ta bëjnë në Ballkan. Mendoj se motori ekonomik i Ballkanit do të jenë 7 milion shqiptarët, 3.5 milion në Shqipëri dhe 3.5 milion jashtë kufinjve duke përfshirë 2 milion në Kosovë. Ata do të punojnë së bashku si një bllok ekonomik dhe për 20 vitet e ardhshme do të provojnë se kufijtë janë të parëndësishëm. E rëndësishme është të krijosh vende pune dhe mirëqënie. Edhe Serbia do të përfitojë nga kjo.

    Zëri i Amerikës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kadare: Po na ndodh diçka e madhe, që ndodh rrallë në jetën e popujve

    Paris/Prishtinë, 17 shkurt Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare shpalljen e sotme të pavarësisë së Kosovës e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për historinë tonë dhe një ditë jashtëzakonisht të madhe. "Është e pamjaftueshme, duket e zbehtë, jo në gjatësinë e kësaj dite, domethënë gjuha është e zbehtë, e papërgatitur për një ngjarje kaq të madhe, që vjen njëherë në disa shekuj. Ne të gjithë po e përjetojmë këtë gjë dhe e kemi të vështirë ta shprehim, por kjo nuk na pengon ta ndjejmë në thellësinë më të madhe të saj", u shpreh sot Kadare për RTK. Duke vlerësuar zhvillimet pas deklaratës së pavarësisë, Kadare tha se liria është parimi më i madh dhe më sublim në botë dhe fakti që dita e sotme kudo në të gjitha mediat botërore ndiqet me një lloj ndjenje gati të shenjtë. Kjo, siç tha ai, ka lidhje me faktin se populli i Kosovës, bashkë me gëzimin e tij po i tregon gjithë botës, përkatësisht po i rikujton edhe njëherë se s'ka gjë më sublime se liria. "Popujt që kanë atë ndonjëherë jo që harrojnë, por ndoshta nuk e çmojnë aq sa ata që e përjetojnë për herë të parë, si të thuash është modeli i përjetshëm i lirisë që i pret të gjithë dhe kështu shpjegohet kjo ditë, dhe sidomos sot gjithë bota është e elektrizuar dhe e ndjek si asnjëherë tjetër këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën. Ne kemi parë shumë shtete që janë themeluar këto dhjetë vitet e fundit, por asnjëri prej tyre, asnjë shtet i ri nuk ka pasur këtë eksitim ndërkombëtar, këtë ndezje siç të thuash, këtë emocion të krijuar dhe po krijon sot në gjithë planetin tokësor Kosova. Është vërtetë një gjë e mrekullueshme, shqiptarët e Kosovës e patën këtë fat". Kadare tha se ka raste kur e drejta ka humbur në këtë botë, ka raste kur popujt nuk kanë fituar dot. Andaj ai tha se duhet kujtuar të gjithëve për ta çmuar më tepër këtë që ndodhi me popullin e Kosovës, sepse mund të mos ndodhte në qoftë se nuk do të ngriheshin shqiptarët me armë për lirinë, në qoftë se nuk do të kishim mirëkuptim me aleatët perëndimorë. "Pra e thashë këtë gjë që të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm që kjo që po ndodh është një fat i madh, fati nuk erdhi sigurisht nga qielli, por erdhi nga vetë populli i Kosovës, erdhi nga miqtë tanë amerikanë, evropianë dhe miqtë tanë kudo që janë në botë. Prandaj të jemi pra të ndërgjegjshëm që është një fitore tepër, tepër e madhe dhe ta çmojmë thellësisht këtë që po ndodh, të ndërgjegjshëm që po na ndodh diçka e madhe, që ndodh rrallë në jetën e popujve", tha në fund të deklaratës së tij Kadare dhe ua uroi këtë kremte të gjithë shqiptarëve në Kosovë, siç u shpreh, "me një dashuri të madhe të jashtëzakonshme".
    Albo nuk është në linjë Shto Reputacionin e Albo Raporto Mesazhe të Pahijshme Përgjigju Duke Cituar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Moj Vlore e bukur te paçim, qe nderove Hashim Thaçin

    5 mars 2008

    Themi Tushe , Pashko Camaj


    Lulkuqja e Pamvaresise



    Vlora jone heroike,vendlindja e atdhetareve tane te medhenje Ismail Qemali e Selam Musai,qyteti i shpalljes se Pamvaresise dhe i ngritjes se flamurit tone kombetar,kuq e zi me 28 nentor 1912,ka qene gjithmone krenaria dhe djepi i patriotizmit shqiptar.Populli i saj vlonjat patriot ka zhvilluar gjate tere historise luftra te vazhdueshme dhe beteja legjendare kunder te gjithe okupatoreve tane shekullor sllav,grek,turq e tj,dhe ka fituar gjithmone kunder tyre..Me luften e tij te gjate e titanike,ai ka dhene nje kontribut te madhe e te rendesishem, edhe ne krijimin e shtetit shqiptar me 1920 dhe clirimin e tij nga pushtuesit nazi-fashist ne luften e dyte boterore.Gjate kesaj periudhe,ai ka sakrifikuar bijte e tij me te mire,duke e vene gjakun e tyre ne themelet e Shqiperise dhe te lirise se saj,per te cilen sot Vlora dhe c’do vlonjat kane te drejte qe te mburren dhe levdohen me nje krenari te ligjeshme.E gjithe toka e Vlores eshte e mbushur me lapidar te deshmoreve dhe heronjeve tane,qe kane dhene jeten e tyre trimerisht per liri,por gjaku i djemeve te saj ka skuqur dhe vaditur,c’do pellembe te trojeve shqiptare,duke shkruar keshtu nje histori te ndritur e te lavdishme per mbar kombin tone.Veprat dhe aktet heroike te bijeve te Vlores u bene burim frymezimi per te gjithe popullin tone trim,i cili e ka paguar shume shtrenjte lirine e tij. Ne te njejten kohe populli vlonjat ka respektuar dhe vleresuar shume edhe sakrificat dhe gjakun e derdhur nga bijte e tjere te kombit shqiptar,duke i bere ata nderi dhe krenaria e Vlorse,i ketij qyteti te bukur bregdetar,qe tashme eshte bere i dashur per c’do shqiptar.Ky akt patriotik e atdhedashurie flete qarte per kulturen,traditat e shkelqyera dhe unitetin e madhe qe ka i tere populli yne,i cili di ti nderoi djemte e tij dhe vepren e tyre, ne sherbim te kombit,ashtu sic e meritojne.

    Shpallja e Zotit Hashim Thaci(komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves”UCK-se”),qytetar nderi i Vlores,gezoi pa mase vet vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret,ne Mal te Zi,Kosove,Serbi,Maqedoni,Greqi(Cameri) dhe diaspore.Te mbrekulluar nga ky lajme,qe na e dhane vellezrit tane trima vlonjat,tani ne prag te pamvaresise se shumepritur te Dardanise edhe krijuesit tane ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e perjetuan ate me nje gezim te vecante dhe nxituan te shkruajne me penen tyre vargjet e e para,duke ja kushtuar UCK-se, Drenices,Vlores,Kosoves dhe djemeve te popullit tone,qe kryen akte te larta heroizmi e trimerie.Ja si e pershkruan ne poezine e tij “Hashim Thaci nder i Vlores” krijuesi i apasionuar Andi Pojani:

    Hashim Thaci nder i Vlores

    -----------------------------------

    O djema per jete u pacim

    Me lavdi e mbushet Vloren

    Kur nderuat Hashim Thacin

    UCK-ne dhe gjithe Kosoven

    Kete shqiponje te Daradanise

    Qe s’duroi do’t roberine

    Por me pushke i ra Serbise

    Per ti sjelle popullit lirine

    Djali trim nga Drenica

    Komandant i UCK-se

    Qe luftoi si Azem Galica

    Kunder shkive te pa bese

    Por si bace Ise Buletini

    Qe se ndau alltine nga dora

    Ashtu mbeti dhe Hashimi

    Dhe mbi serb ja beri fora

    Per mbi varre te Adsem Jashareve

    O betua si qe moti

    Edhe trojet e te pareve

    Me barot dhe arme i mbrojti

    Si degjoi lakenjte kur llapen

    As pallavrat paqesore

    Se me shkjaun rrinin naten

    Thurnin plane djallezore

    Keta i thane dhe terroriste

    Qe ta ndiqnin neper bote

    Enverist dhe komunist

    Qe s’arriti ti njohe do’t

    Komunist te Titos ishin

    Te ushqyer me pabesi

    Per Kosoven detyre kishin

    Qe ta linin nen Serbi

    Serb,udebashe e tradhetare

    Nga shpina e tij s’u ndane

    Gati rrini per ta vrare

    Ngado shkonte ky luan

    U perballe c’do dite me ndjekjen

    Kunder saj u lodhe pa mase

    Por e mundi gjithmone VDEKJEN

    Qe kudo i shkonte pase

    Por si shqipe ju ngjite malit

    Kur nga vatra e perzune

    Dhe me djemte e Adem Jasharit

    Qe ketej LIRINE e prune

    Shtrigat shpifin dhe tani

    Asnjehere nuk pushojne

    Kete pune bejne perseri

    Se per kete i paguajne

    Hashim Thaci nder i Vlores

    Dhe i tere kombit tone

    I Shqiperise edhe Kosoves

    Do te jete ky djal gjithmone

    Rrofshe moj Vlora heroike

    Sokoleshe ke qene c’do here

    Vec me trimat mbete mike

    U ke bere respekt e ndere

    Se keshtu moj Vlore te dua

    O lulekuqe e PAMVARESISE

    Ta pacim per jete hua

    Qe nderone djemte e LIRISE



    Djemte qe sollen Pamvaresine.

    E meriton plotesisht kete respekt te madhe Hashim Thaci nga ky qytet ,pasi emri i tij i bene nder dhe e zbukurone me shume sheshin e Pamvaresise, i jepe shkelqim e ngjyra te zjarrta,si ne ato dite te medhaja nentori te vitit 1912,kur kreshniku i Kosoves me dy alltija dhe heroi ipopullit Ise Buletini,puthte flamurin dhe betohej para tij,duke derdhur te gjitha lotet e gezimit te shqiptareve ne kete vend teper te shenjte te kombit tone.

    Hashim Thaci lindi dhe u rrite ne Drenicen e lavdishme,ne nje familje me tradita te medha patriotike dhe u edukua me ndjenjat e dashurise ndaj popullit e atdheut,duke akumuluar gjithmone e me shume urrejtjen kunder okupatorit barabar serbo-sllav,qe kryente vazhdimisht krime c’njerzore ndaj shqiptareve ne Kosove,Mal te Zi dhe Maqedoni.Ai eci gjithmone me vendosmeri ne gjurmet e patrioteve tane te medhenje si Azem Galica,Idriz Seferi, Dede Gjon Luli,Cerciz Topulli,Mihal Grameno,Kostandin Kristoforidhi,Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa Buletini,Hasan Prishtina,,Shaban Polluzha e tj dhe e ndoqi me besnikeri kete rruge, duke e vazhduar me tej vepren e tyre,ne sherbim te popullit te Kosoves dhe te kombit ..Ne nje periudhe teper te veshtire dhe te mbushur plote me rreziqe,ndonse ne moshe te re, Hashim Thaci,u fute me guxim ne rrjedhat e veprimtarise se tij poliktike,per te kryer detyren dhe obligimin e vet qe i takonte,si bire i ketij populli,qe po vuante prej qindra vjetesh i shtypur dhe i roberuar. Shume shpejt ai u njohe me atdhetar e patriot te shquar brenda e jashte Kosoves,me te cilet punoi vazhdimisht pa u kursyer,per te mbrojtur popullin e pa fajshem,ndaj te cilit po ushtrohej gjenocid mesjetar.I rrezikuar seriozisht nga UDB-ja dhe rrjeti agjenturor i spiuneve te saj qe ndodhej kudo,per ti shpetuar burgosjes dhe likujdimit fizik,ne rrethana te pa vullneteshme,e teper te dhimbeshme,ai u detyrua qe ta lere Kosoven e tij te dashur dhe te largohet ,neper shtete te nderyshme te Europes.Jashte atdheut ne mergim,se bashku me shoket e vet,ai punoi perseri intensivisht,duke e demaskuar ashper shtetin fashist serb dhe kliken e tij gjakatare te Milloshevicit,qe e kishin kthyer Kosoven ne nje kasapane te vertete, ne mes te Europes,e cila e shikonte kete tragjedi dhe paturpesisht e miratonte,me heshtjen e saj prej varri.Por edhe ne perendim terroristet e UDB-se e ndoqen ate kudo nga pase dhe i organizuan prita e kurthe te vazhdueshme,per ta vrare,atentate,te cilat fale zotit,shkathtesise dhe shokeve te tij qe e mbrojten me besnikeri,nuk u realizuan kurr.Patrioti i zjarrte nga Drenica,Hashim Thaci,duke pare se krimineli psikopat sllav me emrin Milloshevic filloi hapur fushaten e masakrave dhe spastrimin etnik ndaj shqiptareve,ai nuk priti shume,por se bashku me shoket e tij formoi menjihere Ushtrine e Lavdishme Clirimtare te Kosoves(UCK-ne),u betuan para flamurit kombetar dhe filluan luften kunder diktatures serbe.Ai nuk pati kohe qe te degjonte leksionet dhe teorite paqesore e mashtruese(te pregatitura ne Beograd),qe servirnin spiunet,tradhetaret dhe antishqiptaret,por i injoroi ato dhe i doli Serbise perpara me ushtrine e vet, dhe e goditi e gjakosi armikun vazhdimisht.duke mbrojtur popullin e tij.Komandanti Hashim Thaci me zgjuarsi,shkathtesi e trimeri te rralle e udhehoqi UCK-ne drejt fitoreve te medha,pasi ai perdori nje strategji e taktike te shkelqyer,jo vetem ne fushen ushtarake,por edhe ne ate politike,ku ai u shqua si nje diplomat i klasit te larte dhe e bindi perndimin e opinionin perparimtar boteror qe te mbronin popullin shqiptar nga dhuna serbe.Se bashku me shoket e tij,lider te lavdishem te Ushtrise Clirimtare te Kosoves,si Azem Sylaj,Fatmir Limaj,Xheladin Gashi,Ali Ahmeti,Xhavit Haliti e shume te tjere, ai perballoi e zgjidhi me sukses te gjitha problemet,qe duktoi ajo kohe e situate e veshtire dhe me ndihmen e aleateve e miqeve te medhnje te popullit tone,Zotit Bill Klinton dhe Toni Blejer,arriten te bejne realitet,fitoren me te madhe historike,duke e cliruar Kosoven pergjithmone nga okupatori shekullor serb dhe shkaterruar perfundimisht Perandorine barabare sllave te jugut me emrin Jugosllavi.

    Ky eshte Hashim Thaci,djaloshi shtatlarte e bukurosh i Drenices legjendare,me shikim te mprehte shqiponje ne maje te bjeshkes,me pamjen magjike prej aktori star e famoz hollivudian,me mendje te kthjellte e temperament gjithmone te qete,qe befasoi dhe beri per vete jo vetem mbretereshen e paqes dhe kryediplomaten boterore,Magdalen Albright e perndimin,por ne te njejten kohe ai luajti me shume aftesi edhe rolin kryesor ne dramen dhe filmin me te bukur ne bote(luften e Kosoves)duke i sjelle popullit te tij lirine.Te gjithe jemi duke pritur me padurim minutat e fundit qe Kryeministri yne i nderuar dhe Komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, zoti Hashim Thaci,ta filloje sa me pare ne Prishtine,festen e madhe te Pamvaresine.Zoti e bekofte Pamvaresine e Kosoves, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet tane euro-perndimor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •