Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kryeministri i Malit të Zi, Gjukanoviq, jep dorëheqjen

    Gazeta Express | 21/12/2010 |

    Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se tërhiqet nga ky funksion dhe se do të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet.


    "Dua t'ju njoftoj se kam marrë vendim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit", ka thënë të martën Gjukanoviq.


    Zevendesuesi I tij, sipas të gjitha gjasave do të jetë zëvendësi i tij aktual dhe ministri i Financave, Igor Luksic. Ndërkaq, qeveria e re do të mund të zgjidhej deri në fund të vitit, me përbërje pak a shumë të njëjtë. Largimin e tij Gjukanoviq e arsyetoi publikisht, me dëshirën e tij për t'iu mundësuar "institucioneve që të zhvillohen, e jo që vazhdimisht të jenë nën hijen e një kryeministri të fuqishëm, i cili gjithnjë i zgjidh problemet vetë". Gjukanoviq po ashtu ka theksuar se dëshiron që të ofrojë një hapësirë për kuadrot e reja, por edhe të pushojë sepse jeta e tij private ka vuajtur mjaft në këto 20 vitet e fundit.


    "Gjukanoviq po tërhiqet në momentin kur BE dhe SHBA po kërkojnë nga Mali i Zi rezultate të matshme të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Mund të supozohet se, në fakt, ai nuk dëshiron të jetë kryeministër në kohën kur do të arrestohen njerëzit me të cilët ka të ngjarë që njihet, sepse nuk është fshehtësi që ai ka krijuar lidhje me njerëz që ose cilësohen si kontroversë, ose janë pjesëtarë të nëntokës, me disa prej të cilëve madje ka edhe raporte miqësore", i sqaroi për gazetën serbe 'Blic' Nedjeljko Rudovic, kryeredaktor i gazetës podgoricase 'Vijesti', motivet e vendimit të Gjukanoviq.


    Sipas Rudovic, disa prej bartësve të funksioneve publike në Mal të Zi gjithashtu do të mund të jenë subjekt hetimi, ngase në ato poste janë emëruar falë Gjukanoviqit, për të cilin vlen parimi se miqësia është ligj edhe më i madh sesa vetë ligji.


    "Qeveria e re, në krye me Luksic, do të ketë shumë më tepër shanse për përmbushjen e shtatë kritereve të Brukselit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Si rrjedhojë, edhe DPS do të ketë shanse shumë më të mëdha që të ruaj pushtetin. Vetëm në këto rrethana Gjukanoviq mund të jetë i qetë se dikujt nga policia dhe prokuroria, që nuk vuan nga 'autocensura', nuk do të interesohet edhe për lëvizjet e tij. Plus, që në këtë mënyrë edhe vetë biznesi i tij privat do të mund të llogaris në një mbështetje të mëtutjeshme të qeverisë", thekson Rudovic.


    Nga ana tjetër, ai është i vetëdijshëm që më nuk mund t'iu shmanget kërkesave të Washingtonit dhe Brukselit, por edhe se nuk ka më hapësirë për simulim të reformave - siç bënte deri më tani - pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim një BE. Kjo, ngase tash e tutje ky përparim varet vetëm nga rezultatet konkrete në fushën e sundimit të ligjit.



    Ndryshe, Gjukanoviq ishte për gjashtë herë rresht në poste të ndryshme shtetërore - pesë herë si kryeministër dhe një herë si president i Malit të Zi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-12-2010 më 18:42
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Cudi ,se ai lloj posti githe e dim qe osh shume i omel .lol

    sic duket i paska mush mire bankat e ishujve karaibe.
    Against all odds..

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga B.Jack Lexo Postimin
    Cudi ,se ai lloj posti githe e dim qe osh shume i omel .lol

    sic duket i paska mush mire bankat e ishujve karaibe.
    Mbase edhe i ka mbushur bankat para, por mua tjetër më ka bërë përshtypje te Gjukanoviqi. Pëkundër shumë të këqijave që ka bërë, kur ka ardhur në pyetje çështja e njollosjes së Malit të Zi, i ka shkrepur dikund nga thellësia një fije ndërgjegje se është turp të vësh veten mbi atdheun!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Thumbs up Millo Gjukanoviq dha dorëheqje

    Podgoricë, 21 dhjetor - Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha të martën se tërhiqet nga ky funksion.

    “Dua t’ju njoftoj se kam marrë vendim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit“, ka thënë Gjukanoviq, njoftojnë agjencitë nga Podgorca.

    Gjukanoviq, që ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet, ka thënë në një konferencë për gazetarë se do të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet.
    Nuk janë njoftuar hollësi për motivet që shtynë Gjukanoviqin të japë dorëheqje, të paralajmëruar qysh muaj më parë.

    “Po largohem me ndërgjegje të pastër dhe me kokën lartë, i kënaqur me ato që kam bërë”, ka deklaruar ai.
    Opozita thotë se Gjukanoviq la postin e kryeministrit nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka paralajmëruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.
    Pasardhësi i Gjukanoviqit, Igor Llukshiq, der tash ka ushtruar funksionin e nënkryeministrit dhe të ministrit të Financave.
    TV e Malit të Zi bën të ditur se Llukshiq do të bëjë ndryshime në qeveri.
    Edhe nënkryeministri malazias, Svetozar Maroviq, ka konfirmuar se do ta braktis qeverinë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •