
Postuar mė parė nga
guri79
Ish-komandanti i UĒPMB-sė mbron Kurtin, sulmon Xhemajlin
Publikuar: Sot, mė 26 dhjetor 2010
Preshevė, 26 dhjetor - Lideri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njėherėsh nėnkryetar i Komunės sė Preshevės dhe ish-komandanti i UĒPMB-sė, duke reaguar, tė dielėn, ndaj prononcimit tė kreut tė Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli, i cili akuzoi Albin Kurtin pėr lidhje me
shėrbimin sekret serb, deklaroi pėr Koha Ditore se shpreh shqetėsimin e tij pėr kėtė akt. "Jam i detyruar tė reagoj nė deklaratat monstruoze-sharlataneske tė kreut tė Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli, i cili pa as edhe njė fije turpi, natyrisht edhe pa fakte, sepse ato nuk ekzistojnė gjėkundi, nxjerr nė opinion tė dhėna pėr Lėvizjen Vetėvendosje dhe pėr aktivistin e parė tė saj, Albin Kurtin. Ėshtė po ky Muharrem Xhemajli, theksoi Rexhepi, ai, i cili njė muaj mė parė nuk pranoi tė mė japė njė vėrtetim-dokument pėr mbrojtjen e nėntė shqiptarėve nga Presheva, qė pėr 15 muaj rresht janė para Gjykatės serbe pėr krime lufte nė Beograd, vėrtetim-dokument tė cilin pa asnjė problem mundeshin tė ma jepnin dhe e kishin atė tė drejtė, dhe i cili do ti ndihmonte shumė djemve tanė. Kėtė vėrtetim-dokument u detyrova ta kėrkoj nė degėn e OVL-sė sė UĒK-sė nė Gjilan, atje mezi e mora edhe atė pas tri ditė lutjeje, shpjegon Rexhepi, duke shtuar se Muharrem Xhemajli nė kėtė rast punoi nė dėm tė nėntė djemve shqiptarė dhe nė dobi tė Gjykatės serbe.
Orhan Rexhepi ėshtė caktuar nga familjarėt e nėntė tė arrestuarve shqiptarė pėr pėrcjelljen e procesit gjyqėsor pėr sė afėrmi.
Krijoni Kontakt