Kristo Frashėri dhe peshorja e rreme
Nga Suzana Kamberi
Replikė emisionit Opinion +
Zoti historian, Kristo Frashėri,
Ju ndoqa me vėmendje pėrgjatė emisionit Opinion + dhe jo rastėsisht m`u shfaqėt nė tribunat e Enver Hoxhės, duke shtrėnguar duart e duke u pėrqafuar me tė. Mė kthyet nė fėmijėrinė time tek shfletoja librin e historisė e shihja emrin tuaj. Mė kot shpresoja se njė ditė, historiani apo dėshmitari, (ndoshta i vetmi qė ka mbetur), do tė zgjohej e do tė rrėfente tė vėrtetat e pathėna dhe tė fshehura thellė nė ndėrgjegjen e tij. E jo vetėm kaq, por edhe atėherė, kur nga gjumi pleqėror apo letargjik, e zgjon njė Fevziu, historiani dhe akademiku na paraqitet me njė peshore!
Si kėshtu, zoti Kristo?
- Qė kur diktatori E. Hoxha u peshoka kaq lehtė, siē e peshuat ju?
- Qė kur krimineli, qė vrau e zhduku cilindo qė su bė vegėl e tij, u vėnka nė peshore?
- Qė kur gjakpirėsi Hoxha na paska qenė i dashur, i dhembshur, ashtu siē thatė ju?
Urrejtja mė mveshi sytė e loti nuk m`u derdh tek tė dėgjoja. Fjala juaj mė shau, mė ofendoi. Fjala juaj pėshtyu njė brez tė tėrė tė humbur nė hidhėrim, njė komb tė tėrė tė pėrndjekur egėrsisht prej dorės mizore tė atij, emrin e tė cilit historia dhe historianėt duhet ta shkruajnė me tė zeza.
Si mund tė quash E. Hoxhėn tė dhembshur, Zoti Historian?
Mos vallė tek ekzekutonte e burgoste?
Mos vallė tek linte foshnja jetime e pleq nė rrugėt e tmerrshme tė internimit?
Ku e patė dhembshurinė e tij?
Kur organizonte fėmijėt e spiunėve komunistė apo kur digjte dhe shkelte ėndrrat e sa e sa qindra fėmijėve tė shkėlqyer, por tė deklasuar?
Ku e patė dhimbjen e tij, zoti Kristo?
Tek ata fėmijė qė prindin e patėn mė shumė nė burg se nė shtėpi?
Pėrgjigjuni Z. Historian:
Ah, po! Ndoshta nuk u treguan tė zgjuar, qė ti vinin njė dryn gojės, siē bėtė ju!...
- Sa keq, sa turp!...
Ju, Zoti Historian, nuk i vutė drynin gojės, por i shėrbyet besnikėrisht E. Hoxhės dhe kastės sė tij!
Ju nuk u morėt me politikė, (siē thoni), por shkruat ato qė deshi politika!
Ju jetuat si jo mė mirė dhe jo mbijetuat, siē ju pėlqen tė thoni!
Askush nuk i mbijetoi diktaturė sė egėr enveriste, pėrveē atyre qė u bėnė urė e atij sistemi kriminal e imoral.
Zoti historian,
Citoj diēka nga fjala juaj: Dolėn nė pah njerėzit pa integritet Po, po, kėshtu ėshtė, mes tyre pa dyshim jeni edhe ju.
Kur vini nė peshore tė tjerėt, ju lutem hipni edhe vetė dhe shihni nga anon peshorja!...
Jua them unė, anon nga P.P.SH., sepse ish-komunist i P.K.SH. smund tju quaj kurrė. Komunistėt e vėrtetė e dėnuan tradhtinė dhe E. Hoxhėn qė mė 41 dhe, o u vranė pabesisht sa s`iu dihej varri, o u dergjėn nė burgjet komuniste. Ndėrkohė, ju luanit rolin e njeriut tė tėrhequr, tė menēur apo edhe tė Historianit.
Komunistėt e vėrtetė dėnuan ndėrhyrjet dhe tezat e Popoviēit e Mugoshės. Dėnuan atė koncept qė ata kishin devizė: - Parti e fortė spastrim e vrasje. Por tė gjitha kėto mėsime i pėrfitoi dhe perfeksionoi nxėnėsi mė i dobėt, E. Hoxha, qė pėr ju ishte njeriu evropian, i ngritur e i shkolluar nė Francėn e kulturės sė madhe. Kujto, Z. Historian: Pėrse u pėrzu nga shkolla franceze E. Hoxha dhe motivacionin?
Kujto ēfarė vuri nė jetė nga Didėroi qė adhuronte apo Hugoi?
Ah, harrova, ju nuk jeni biograf, (kur doni)!
Turp qė kėrkoni dhe tentoni tė pėrzjeni emrat e famshėm tė botės letrare me Kanibalin! Turp!
Zoti Historian! Pėr njė ēast tė vetėm pėrfytyroni sikur tė gjithė ata qė shkarazi iu zure emrin nė gojė gjatė emisionit tė tė dilnin pėrballė. Ēdo tė bėjė Z. Kristo? Do tė fshiheshe -
Besomė; hiri i eshtrave tė tyre ju thėrret. Dhe, ndoshta kėta historianėt e rinj, qė ju i quajtėt zhgaravina, do bėjnė atė qė ju jo vetėm nuk e bėtė, por vazhdoni tiu shėrbeni ende pinjollėve apo trashėgimtarėve tė Enverit. Merrni pėrdore edhe njė tjetėr historian (P. Milon) dhe mos harroni tė ndihmoni znj. Hoxha nė kujtimet e saj qė po i hedh shtruar e shtruar.
Rroni z. Kristo! Rroni pėr tė treguar qė diktatorėt dhe historianėt e oborrit rrojnė gjatė, por pa nder.
Rroni qė tju vlerėsojnė ata qė sjanė askush.
Ju i kthyet krahėt njė zotėrie tė nderuar qė sot sjeton mė, tek tė kėrkoi ndihmė si bashkėkohės i tė vėllait tė pushkatuar!
Ju ironizoni, kur dėgjoni qė filan historian po shkruan diēka qė ju gjoja e dini mė mirė!
Ju vrisni shpresėn qė historia njė ditė mund tė shkruhet pastėr.
Pėr ju ende ska ardhur koha?
Ju justifikoheni se jeni plak, i lodhur dhe i rėnduar nga veshėt.
- Asnjė nga kėto -
Ju vraponi tė flisni (ato qė doni ju) sa nga njėri kanal televiziv, nė njė tjetėr! Rroni Z. Kristo.
Sa dhimbje e mllef kam nė zemėr!
Ah, moj toka e plakur shqiptare! Rrėmbeve nėn dhé djemtė e vajzat me nur dhe mbajte e mbajte mbi supe ata qė bėnė veē hije. Po tani, nga anon peshorja Z. Historian?
Krijoni Kontakt