Close

Rezultati i Sondazhit: A ka analiste qe paguhen per te kritikuar kundershtaret politike ?

Votues
2. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • analistet e majte jane te gjithe te paguar per te share PD

    1 50.00%
  • mEDIAT TV TE MAJTA nuk pasqyrojne realitetin

    1 50.00%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Mentor Nazarko ky apollogjet i të Majtës, dhe Gomarica e Bilamit

    Në shkrimin e tij apologjetik dhe obsesiv për të Majtën (dhe jo për herë të parë) me titull ‘’Opozita dhe Udhëheqësi i fundit komunist’, analisti sallak Mentor Nazarko justifikon me çdo mjet dështimin e rradhës të së majtës për të miratuar komisionin hetimor duke u bazuar në dyshime, duke i a hedhur çdo faj e çdo problem të parealizuar maxhorancës qeverisëse.
    Është e vërtetë se në një qeverisje si kjo pa një opozitë konstruktive dhe për më tepër pa një opozitë e cila përpiqet të destabilizojë vendin edhe kështu në vështirsi ekonomike (vështirësi të cilat ndjehen në tërë BE e sidomos tek partnerët tanë tregëtarë), kokëfortësia e opozitës për të hapur njëherë kutitë, njëherë tjetër për të krijuar komision hetimor, herën e fundit për të bërë demonstrata në të rë vendin për herë të dytë e deri në mosbindje civile, i ngjan gomaricës së Bilamit, historinë e së cilës e njeh kushdo që ka lexuar Testamentin e vjetër. Me pak fjalë kjo histori i ngjan shumë realitetit të sotëm ku analistë të ndryshëm i ngjajnë gomaricës së Bilamit e ky i fundit në këtë rast është vetë PS që s’po kupton realitetin e sotëm por përpiqet tua hedhë fajin të tjerëve, faj të cilin e ka vetë ajo për fat të keq.Kur mbreit moavas Balaku i kërkon ndihmë një magjistari me emrin Bilam për të fituar mbi izraelitët me çdo kusht. Bilami i lutet Zotit por Zoti i thotë nuk duhet të mallkosh një popull të cilin unë e kam bekuar. Balaku insistoi por Bilami tha që edhe sikur Balaku të më japë gjithë arin e botës unë nuk e ndihmoj dot sepse Zoti është në anën e izraelitëve (kundërshtarëve të mbretit Balak). Natën e tretë Zoti nuk e lejoi magjistarin Bilam që të shkojë tek mbreti Balak por Bilam-magjistari të bënte ashtu si do ta urdhëronte Zoti. Megjithatë Bilam-magjistari u nis për të shkuar tek mbreti Balak me gomaricën e tij. Në një moment engjëlli i Zotit i zuri rrugën Bilamit të hypur mbi gomaricë, Bilami nuk e pa, por e pa gomarica e cila ndërroi udhë dhe u fut në ara. Bilami e goditi gomaricën për ta drejtuar në rrugë. Gomarica duke parë engjëllin e Zotit që rrinte në mes të rrugës (por të cilin nuk e shihte Bilam-magjistari), u tregua kokefortë dhe nuk ecte, u rras në një mur dhe Bilami vrau këmbën. Nga inati Bilami rrahu gomaricën me egërsi. Atëhere engjëlli i Zotit e zuri komplet udhën, Gomarica kur pa se nuk kishte nga shkonte u ul në gjunjë. Bilami rrahu përsëri egërsisht gomaricën që ajo të çohej e të ectë. Atëhere Zoti i dha Gomaricës aftësinë e të folurit dhe gomarica i flet Bilamit:
    ’Më ke goditur tre herë me pa të drejtë, cfarë të kam bërë?’
    –‘ti po tallesh me mua i a ktheu Bilami i habitur-po të kisha shpatë do të vrisja’.
    Gomarica i përgjigjet:
    ’ ti më njeh mirë sepse ke kohë që më nget. Kur ke qënë ndonjëherë i pakënaqur nga unë?’
    - ‘Asnjëherë’ u përgjigj Bilami.
    Atëhere Zoti i a hapi sytë Bilamit, dhe Bilami pa ëngjëllin që qëndronte në mes të rrugës dhe ra përmbys për ta adhuruar.
    ‘përse e rrahe Gomaricën’.i tha ëngjëlli;
    ‘veprova gabim dhe bëra keq, nuk e dinja se ti më zure rrugën’, u përgjegj Bilami;
    ‘Mirë -i tha ëngjëlli- shko tek mbreti Balak, por vepro vetëm ashtu si të kam këshilluar’.
    Kur vajti tek Mbreti Balak, ai itha se përse u vonua. ‘Ja ku erdha’. Mbreti Balak pasi therri bagëti dha para, u përpoq ta bindte Bilamin të bekonte ushtrinë e tij, por Bilami nuk u korruptua dhe zbatoi porosinë e Zotit dhe bekoi Izraelin mu aty, në mbretërinë e Balakut. Ai tha: ‘S’mund të them asgjë tjetër përveçse asaj që Zoti më vuri në gojë të them’.
    Fabula merret vesh po të vendosësh në vënd të gomaricës-analistët e majtë, Balaku është drejtuesi i PS, Bilami është drejtuesi i PD.
    Nuk mund të mos vësh re me habi dhe keqardhje fraza të thëna e të stërthëna të cilat analisti ynë sallaks kërkon të fajësojë medomeso e në çdo veprim maxhorancën duke harruar se është e majta ajo që është pa program, e përçarë sa më s’ka, plot ish-nomeklaturistë të PPSH dhe militantë apo servilë të tyre, dalja e të cilëve në parlament apo gjetkë vetëm na kujton të kaluarën. Nuk mund të pajtohesh me fraza të tilla të thëna nga ju si analist p.sh,:
    ‘’Duhet të ketë qenë vërtet diçka e madhe ajo që e pengoi zotin Berisha të na e hiqte nga dora këtë fitore historike dhe strategjike, që duke koinciduar me raportin e Dik Martit, do të shkëlqente më shumë si fitore. Aq e rëndësishme ka qenë arsyeja sa e pengoi zotin Berisha të mos dëgjonte as rekomandimet amerikane për zgjidhjen e krizës së zgjedhjeve, të cilat morën forcë të madhe në gojën e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Kantrimen. Praktikisht, Berisha nuk dëgjoi as Europën, as Amerikën të marrë së bashku, dhe ajo çka e ka shtytur duhet të jetë diçka unike, për të cilën ai nuk lëshoi pe para askujt’’.
    E përse ky diz-informim z. Nazarko? çlidhje ka Berisha dhe Maxhoranca me raportin e Dick Martin? Nëse ka patur një njeri të bindur dhe zbatues të strategjisë amerikane në Ballkan dhe në Europë ë më tutje në botë-ai është vetë Berisha, është pikërisht Maxhoranca e cila futi Shqipërinë në NATO, hoqi vizat, bëri kërkesën zyrtare për kandidat në BE, dhe refuzimi i përkohëshëm nuk dot thotë përgjigje negative por një shtyrje pikërisht sepse e majta me politikën e saj anti-integrim dhe anti-BE keq-informon publikun dhe elektoratin saj të majtë duke mos bërë kompromise strategjike për ngjarje kombëtare, dhe përkundrazi duke i hedhur benzinë zjarrit për ti thënë BE se: ’ e sheh? Gjërat këtu nuk shkojnë mirë’.
    Duke mos u mjaftuar me kaq, por përkrahja e të majtës njerëzve anarkistëv (apo më mirë Trockistë) si z. Spartak Ngjela i cili kërkon mos-bindje civile e revolucion, ka distancuar mjaft njerëz përfshi dhe nga elektorati i majtë i cili është mos lesues ndaj politikave aktuale të PS.
    Është e vërtetë gjithashtu që PD dhe maxhoranca që ajo drejton ka bërë gabime, ka patur ngjarje me të vërtetë fatkeqe, por kjo nuk e përjashton të majtën nga përgjegjësia, sepse ngjarjet që kanë ndodhur, mund t’i ndodhnin dhe PS nëse ajo do të ishte në pushtet, për arsye se realiteti dhe keq-qeverisjet e mëparshme, mungesa e eksperiencës, kanë grumbullar një mori problemesh të cilat duhen zgjidhur së bashku e jo duke i a hedhur fajet vetëm njërës palë.
    E kjo nuk ju nderon i respektuar zotëri. Ju nuk mund të shpreheni se z. Berisha është anti –amerikan. Këtë frazë mund ta thotë vetëm një amator.
    Ju gjithashtu nuk mund të shpreheni se:
    ‘Opozita e drejtuar nga Edi Rama, e reduktoi kërkesën e saj themelore nga hapja e kutive, në hetimin e materialeve zgjedhore, duke i marrë ato drejtpërdrejt nga KQZ-ja, e jo duke pritur afatet e Arkivave. Kjo do të thotë se ajo e hoqi prej vetes një pjesë të fajit në moszgjidhjen e krizës. Në fillim të kësaj krize, një kërkesë e tillë dukej plotësisht e realizueshme, ndaj nëse qeveria ka ringrënë vazhdimisht të gjithë premtimet, atëherë fajtorja është ajo’.
    Këto fraza fëminore mund të gënjejnë vetëm ndonjë të huaj, i nderuar z. Nazarko. Ne e dimë se Ju paguheni për të mbrojtur të majtën por deri këtu nuk mendoj se ju nderon.
    Herë tjetër kur të shkruani apo kur të debatoni në televizionet e majta tek të cilat shohim vetëm disa fytyra analistësh apo militantësh që përdredhin fjalët e frazat edhe kur s’kanë çtë thonë, -flisni si analist i mirwfilltë e të paktën tregohuni realist.
    Ashtu si ka thënë me fjalë ndryshe nga ato të Biblës I.Kadare: ’kur gjysma ha gjysmën e tëra s’është më’, ju përkundrazi duhet të debatoni p.sh, se si këto dy grupime të mëdha politike të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe jo të mbroni njërën palë.
    E çfarë dallimi do të kishit me sharës dhe ofendues të zakonshëm të rrugës apo të kafeneve? Ndoshta jeni dhe ju i tillë por hë për hë nuk e besoj.
    Jepini popullit mundësinë e gjetjes së kompromisit dhe mos u bëni ju z. Nazarko një nxitës i mërzitshëm i pasioneve politike të së majtës.

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    cfare dreq sondazhi eshte ky o milet ajde sondazh ajde
    ne radhe te pare ti duhet te kishe shtuar dhe 3 pyetje te tjera ,2 te njejtat qe ke bere por per pekrahsit e pd dhe i treti nje asnjeanes

    dhe e dyta dua te them se te gjithe ata qe dalin ne tv dhe e quajne veten analiste kjo eshte absurde pasi te gjithe ata zotrinjet kane lidhje me partit politike dhe pa lepire kockat e ketyre partive nuk do kishin leke qe te dilnin para kamerave te veshur me armani apo dhe te ken biznese

    si mund ti besosh nje analize qe mund ti beje zheji(ne mos gabohem)kur para 06/09 bertiste sali gerdeci dhe 07/09 na tregon sukseset e sales ,nuk permend me gerdecin

    megjithate me sa shikoje une partia ju ka thene detyra njerzeve te bejne propogande se ndryshe hidhen ne rruge

    temen nuk na u nda kjo lufta e klasave ne ne shqiperi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •