Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    HRW: Basha u mor personalisht me vendburgosjet ilegale në Veri të Shqipërisë

    Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams: "Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë".


    Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka deklaruar se më 4 prill 2008 i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë.
    Në një dokument të vetë HRW-së, thuhet se organizata i ka kërkuar Berishës dhe Thaçit, hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
    Në këtë dokument të HRW, rihidhet dritë edhe mbi aktivitetin e z. Lulzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm, në hartimin e dosjeve në hetimet për këto krime ku spikat e ashtuquajtura "shtëpi e verdhë".
    "Ministri Basha duhet t'i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme të transferimeve ndërkufitare", - thotë në këtë dokument Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch.
    Më përpara ishte antropologu peruan, Jose Pablo Baraybar, që foli mbi rolin e z. Basha në këtë hetim si përkthyes në udhëtimin klandestin të z. Baraybar në Veri të Shqipërisë për hetimin e dosjes së krimeve të supozuara, në qendër të të cilave ishte "shtëpia e verdhë".


    Më poshtë një pjesë e përkthyer nga dokumenti i HRW-së, i cili mund të lexohet i plotë në origjinal në adresën http://www.humanrightsdefence.org/of...premature.html

    Human Right Watch
    05 May 2008 13:38

    Human Rights Watch ka pohuar se kanë dalë në dritë informacione shtesë në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë 1998-1999.
    Qeveritë kosovare dhe shqiptare duhet të hapin një hetim të pavarur dhe transparent për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. "Akuzat serioze kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimet e tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës", - tha Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga viti 1993 deri në vitin 2000. "Qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës mund të tregojnë angazhimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit duke zhvilluar hetimet e duhura".
    Më 4 prill 2008, Human Rights Watch i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke i kërkuar hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
    Shtatë shqiptarë etnikë, të cilët shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të intervistuar veç e veç, dhanë detaje rreth pjesëmarrjes së tyre, apo si dëshmitarë okularë të transferimit të të rrëmbyerve dhe të burgosur nga Kosova drejt Shqipërisë.
    Sipas informacionit, individët e rrëmbyer janë mbajtur në magazina dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë edhe objekte në Kukës dhe Tropojë. Në krahasim me të burgosurit e tjerë, disa nga burimet thanë se disa nga të burgosurit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga mjekët dhe nuk janë rrahur asnjë herë. Këta individë të rrëmbyer - një numër i panjohur - thuhet se u transferuan në një shtëpi të verdhë brenda apo rreth qytetit të Burrelit.


    Shumica e viktimave ishin serbë, të cilët ishin zhdukur pas ardhjes së forcave të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë. Por të burgosur të tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe vende sllave.
    "Të dhënat mbi trafikimin e organeve janë mbresëlënëse, por ende shumë larg nga të qenit të plota", - tha Abrahams, - por është fakt se qindra njerëz janë raportuar të jenë zhdukur pas luftës. Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, duke nisur hetime serioze me mbrojtjen e përshtatshme të dëshmitarëve".
    Sipas informatave të marra nga ICTY, trupat e disa prej individëve të rrëmbyer janë varrosur pranë shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Hetuesit e gjykatës dhe të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), të shoqëruar edhe nga një prokuror shqiptar, inspektuan shtëpinë në shkurt 2004. Shtëpia është lyer me ngjyrë të bardhë, por, në një fotografi dukej një rrip i verdhë në bazë të shtëpisë.
    Në afërsi të shtëpisë hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura në kirurgji - shiringa, garza, çanta pikoj dhe shishe me ilaç që përdoret si qetësues i muskujve, i cili përdoret shpesh në kirurgji. Duke përdorur një sprai kimik, ekipi gjeti dëshmi dhe gjurmë gjaku në muret dhe dyshemenë e njërës prej dhomave. Në dhomë ndodhej një drejtkëndësh 180 centimetra i gjatë dhe 60 centimetra i gjerë, në të cilin nuk kishte asnjë gjurmë.
    Human Rights Watch foli veç e veç me dy persona, të cilët ishin të pranishëm gjatë vizitës së hetuesve të ICTY dhe të UNMIK-ut në shtëpinë pranë Burrelit. Të dy këta njerëz vërtetuan historinë ashtu siç u tha në librin e Del Pontes.


    Human Rights Watch ka marrë gjithashtu një kopje të raportit zyrtar të UNMIK-ut të përpiluar më 4 dhe 5 shkurt 2004, i cili titullohet "Shqyrtimi dhe vlerësimi mjeko-ligjor në Shqipëri". Sprai kimik i quajtur Luminol, thotë raporti, zbuloi gjurmët e gjakut në dy dhoma, duke përfshirë edhe një vend në një kënd të drejtë në dysheme, e cila "tregon se kjo sipërfaqe ka qenë e mbuluar nga një objekt drejtkëndësh." Në një shtrat lumë pranë shtëpisë, hetuesit gjetën një qese intravenoze, shiringa dhe shishe ilaçesh bosh, të cilat janë mbledhur si prova.
    Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi më 16 prill se hetuesit e ICTY dhe të UNMIK-ut kishin parë akuzat dhe kishin vizituar shtëpinë pranë Burrelit, por se ata "nuk mund të vërtetonin akuzat dhe nuk kishte asnjë bazë tjetër ligjore, mbi të cilën mund të vazhdojnë hetimet e Gjykatës". E pyetur, zëdhënësja tha se hetuesit arritën në përfundimin se "nuk ka prova të besueshme", për të vërtetuar akuzat.
    "Mbledhja e provave të besueshme për të nisur një ndjekje penale dhe mbledhja e dëshmive që shtojnë dyshimet janë dy gjëra të ndryshme, dhe provat e gjetura pranë Burrelit shtojnë dyshimet", - tha Abrahams. "Mandati i Gjykatës mbulon vetëm krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur, i cili përfundoi më 12 qershor 1999. Rrëmbimeve të dyshuara dhe krime të tjera u zhvilluan pas kësaj date. Kjo ishte një pengesë e mëtejshme për të ndjekur një hetim."
    Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, hodhi poshtë akuzat e Del Pontes, duke i cilësuar ato si "imorale" dhe "shpifëse".
    "Ministri Basha duhet t'i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare", - tha Abrahams. "Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë."
    (në origjinal: "Minister Basha should take the allegations more seriously because he knows from his own experience that there is credible evidence of cross-border transfers," - Abrahams said. - "He worked for the tribunal and the Justice Department at UNMIK after the war, and personally investigated reports of detention facilities in northern Albania." )
    Human Rights Watch tha se nuk kishte kryer hetimet e veta në lidhje me informacionet, por vetëm ka parë raportet e paraqitur nga ICTY. Gjithashtu, HRW ka folur me dy njerëz, të cilët ishin të pranishëm gjatë hetimit në Burrel. Por u vu në dukje numri i madh i personave të zhdukur nga lufta në Kosovë - shqiptarë, serbë dhe grupe të tjera etnike.
    Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë serbe për të ndihmuar në zgjidhjen e fatit të rreth 1500 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Human Rights Watch ka dokumentuar largimin e trupave të shqiptarëve nga 10 vende në Kosovë në vitin 1999. Qindra janë rivarrosur më pas në varre masive brenda Serbisë, përfshirë edhe një bazë të përdorur nga ana e policisë speciale.
    "Qeveria serbe ka të drejtë të ankohet për rrëmbimet dhe transferimet e serbëve në Shqipëri", - tha Abrahams. "Por, ajo ka dështuar të bashkëpunojë mjaftueshëm për të hedhur dritë mbi numrin shumë herë më të madh të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur nga lufta."


    Basha, loja me deklaratat e Baraybarit

    Antropologu Jose Pablo Baraybar tha tri ditë më parë në një intervistë për gazetën zvicerane "Le Temps" se, pasi ka marrë informacionet e para mbi dosjen e "shtëpisë së verdhë", është përpjekur të futet pa mandat ligjor kontrolli në Veri të Shqipërisë. Në udhëtimin e tij, ai ishte shoqëruar nga një përkthyes që më vonë u bë ministër në Shqipëri, Lulzim Basha.
    "Për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, unë kalova kufirin si turist, në një makinë banale (të zakonshme). Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY). Më pas, ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se gjithë kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen...", - thoshte mes të tjerash në intervistë z. Baraybar.
    Deklaratat e tij shkaktuan një furtunë kaotike deklaratash dhe kundërdeklaratash në Tiranë. Z. Basha tha se nuk e njihte antropologun peruan dhe nuk kishte punuar asnjëherë në jetën e tij si përkthyes i Baraybarit. Mediat pranë qeverisë, u përpoqën të anashkalonin rolin e z. Basha në këto hetime, duke u përqendruar në faktin, nëse ai kishte hyrë apo jo fizikisht brenda "shtëpisë së verdhë". Fakti, nëse Basha ishte futur apo jo në shtëpi, apo kishte shkuar deri te gardhet e fshatit ngjitur, rezulton i parëndësishëm në hetimet e denoncuara nga antropologu me përvojë.
    I pyetur nga media shqiptare pas deklarimeve të z. Basha, z. Baraybar tha se qëllimi i tij ishte pikërisht hetimi për "shtëpinë e verdhë" dhe ai ishte shoqëruar në udhëtim nga përkthyesi Basha.
    "Hymë në veriun shqiptar me një Land Rover me targa britanike. U prezantuam si punonjës firme rrugësh dhe folëm me banorët... Z. Basha ishte përkthyesi ynë... Ai e di për çfarë bëhet fjalë, këto gjëra nuk zgjidhen me parulla nacionaliste", - tha z. Baraybar pas deklaratave të Bashës.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #2
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Baraybar: Ju rrëfej udhëtimin me Bashën

    Reagimi i antropologut peruan José Pablo Baraybar pas deklarimeve të Bashës dje që 'nuk ka qenë përkthyes i zotërisë gjatë hetimeve për krimet e luftës së Kosovës'. Baraybar: "Ndihem i zhgënjyer nga reagimi i z.Basha"



    "Hymë në veriun shqiptar me një Land Rover me targa britanike. U prezantuam si punonjës firme rrugësh dhe folëm me banorët...Z.Basha ishte përkthyesi ynë.. Ai e di për çfarë bëhet fjalë, këto gjëra nuk zgjidhen me parulla nacionaliste"


    "Basha ka qenë përkthyesi ynë në atë udhëtim". Këtë tha dje i pyetur nga Shekulli, antropologu peruan José Pablo Baraybar, pas deklaratave të z.Basha që nuk ka qenë asnjëherë përkthyes i zotërisë në fjalë dhe se e njihte vetëm së largu pasi "mban mend që ai ishte një person që ishte marrë në punë për të ndihmuar në procesin e identifikimit dhe ekzaminimit të eshtrave".
    Por z.Baraybar, këmbëngul se e njeh mirë Bashën:
    "...Lulzim Basha ka qenë me mua në një vizitë që bëmë në Kukës dhe rrethina, për të parë bazën e UCK-së në Kukës dhe një indikacion, se në fshatin Bicaj mund të kishte pasur njerëz të varrosur. Ishim me një Land Rover me targa britanike, dhe kam idenë që duhet të ketë qenë pranvera e 2003-it. Pas Kokësit u nisëm për në Bicaj, dhe folëm me disa fshatarë. Basha ka qenë përkthyesi im në atë udhëtim, -tha dje në mbrëmje për Shekullin, z.Baraybar.


    Më tej, ai shprehet: "U prezantuam si punonjës firme rrugësh, dhe folëm me fshatarët, që na u përgjigjën për gjëra të Luftës së Dytë Botërore apo diçka e tillë, dhe se nëse vjen serbi në Shqipëri prapë e përzëmë. Basha tha se mbase duhet të largoheshim, pasi fshatarët do mendonin se ne nuk ishim firmë rrugësh".
    Sipas antropologut me përvojë, reagime si ai i z.Basha, - nuk ndihmojnë.
    "Ajo që mund të them është që zhgënjehem nga reagimi i Bashës kur thotë që këto gjëra janë shpifje. Ai ka qenë në dijeni të hamendësimeve / akuzave për sjellje të serbeve dhe shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri pas lufte për shkak të punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo nuk do të thotë se këto hamendësime / akuza ishin të vërteta, por as se ishin gënjeshtra. Vetëm një investigim i plotë mund të japë vulën përfundimtare në to. Prandaj ai nuk duhet të thotë menjëherë se këto janë gjëra që nuk kanë ndodhur dhe absurditete, dhe të përdorë parulla nacionaliste, sepse ai e dinte se për çfarë bëhej fjalë" - përfundon z. Baraybar /Shekulli/
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po ky Basha guimpleni PD si mbiu xhanem e u ngjit ne majat e politikes.
    Nje i trembur ka qene qe i ri nje cun mamaje qe nje grup holandezesh qe kishin ardhur ne Tirane per nje mision tip mjeke pa kufi e moren te perkthente se dinte anglisht.
    Dhe po ata e ndihmuan qe te bente letra holandeze dhe aktualisht per familjen e vet e ka hequr shtetesine shqiptare.
    Do jete ingranuar me felliqesira te tilla dhe e kane shperblyer duke e katapultuar ne maje te poltikes ne krah te vemjes serbe Sali.
    Se ska mundesi tjeter qe pa pike kontributi ne PD te dilte aq shume mbi uje.
    Dhe mbi uje eshte edhe sot ku tallet me fatkeqet ne Shkoder me shtabe te menderosura ndihmash.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Dhe po ata e ndihmuan qe te bente letra holandeze dhe aktualisht per familjen e vet e ka hequr shtetesine shqiptare.
    po me ligj nje qe ska shtetesi shqiptare mund te behet minister?
    ca eshte basha tani
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ca eshte basha.. piet goldushi i ed ruc-ushit..

    eshte burri me i madh nder shqiptaret sot per sot..

    sepse ne koh rekord i solli shqiptareve gjera qe vec ne enderr i kan menduar guximtaret..

    futi vendin ne Nato..
    ju solli shqiptareve lirine e levizjes..
    ka forcuar rendin.. shum me mire se ne gjitha kohet..

    eshte nje orator e diplomat e politikan qe imponon respekt tek nderkombetaret..

    eshte kenaqsi per cdo atdhetar qe sheh se sa mire e me dinjitet na prezanton Lul Basha ne cdo tryeze diplomatike..

    Kur e do puna xhentelmeni Lul Basha di dhe te pervesh cizmet e te zhytet llucrave e baltrave e ujrave.. e tu coj vocrrakve buk e uj e veshje..

    Vec asaj i lidhin dy pjeset e Kombit me nji RRUGE te MADHE.. me Udhen e KOMBIT..

    Luli eshte lavdia jone..

    Luli eshte Krenaria jone..

    Por e dime dhe se Lulin ton te dashur e te mire E urrejne kulisheria e atyre qe u dallun vetem per ate se diten tja nxijne jeten shqiptareve 50 vjet rresht e po e pengojne vendin ne kto 20 vjet me djallezine e felliqesine e tyre..


    ki eshte luli mo .. me qe nuk e dije..

    24 ore ne dite-nate prej me se 8 vjetesh.. shefi juaj qelbaniku ed ruc.. shtrydh trut e veta e te komitet qendrorasve.. se si te intrigoje shpife e djallezoje kunder Lulit Ton te mrekullueshem..

    po ja hng m.unë.. so selia roze si shiki ne villat e prishtines e bordelot e golemit..



    ..





    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-12-2010 më 15:53

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ca eshte basha.. piet goldushi i ed ruc-ushit..

    eshte burri me i madh nder shqiptaret sot per sot..

    sepse ne koh rekord i solli shqiptareve gjera qe vec ne enderr i kan menduar guximtaret..

    futi vendin ne Nato..
    ju solli shqiptareve lirine e levizjes..
    ka forcuar rendin.. shum me mire se ne gjitha kohet..

    Luli eshte lavdia jone..

    Luli eshte Krenaria jone..

    ..
    Të kam thënë mos pi se nuk mban dot por jo që jo ti, urdhëro tani si flet përçart.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o brar a ja ke morr ne goje mthuj se nuk i tregoj njeriu
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Lereni mo se eshte skizofren ai.
    Ai eshte mister word salad (Z.Llafesallata) ketu ne sit
    Eshte tipari me percaktues word salad per skizofrenet.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po ky Basha guimpleni PD si mbiu xhanem e u ngjit ne majat e politikes.
    Nje i trembur ka qene qe i ri nje cun mamaje qe nje grup holandezesh qe kishin ardhur ne Tirane per nje mision tip mjeke pa kufi e moren te perkthente se dinte anglisht.
    Dhe po ata e ndihmuan qe te bente letra holandeze dhe aktualisht per familjen e vet e ka hequr shtetesine shqiptare.
    Do jete ingranuar me felliqesira te tilla dhe e kane shperblyer duke e katapultuar ne maje te poltikes ne krah te vemjes serbe Sali.
    Se ska mundesi tjeter qe pa pike kontributi ne PD te dilte aq shume mbi uje.
    Dhe mbi uje eshte edhe sot ku tallet me fatkeqet ne Shkoder me shtabe te menderosura ndihmash.
    ke degjuar emrin mafia ti shoku...mafiozet ngjitin shkallet e karrieres ne menyre te shpejt,por ata harrojn se ashtu si ngrihen do bien ,dhe pas renies dhimja esht e pa imagjinueshme ...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    sikur akuzat te ishin per vrasjet politike ne shqiperi dhe kosove kjo do te duhej te hetohet se kto vrasje kane ndodhe!!

    dik marti me kete raport i mbulon krimet e verteta dhe cmonton interesimin nga pistat e verteta del te thashethemet kunder te cilave thaci pa ngrit padi fare eshte fitimtar!!

    kjo vertetohet shume lehte se ky pamflet eshte i pabaze dhe e inkriminon drejtesine
    sepse aty nuk flitet per gjera reale por imagjinare dhe me tendence ligdashese!!

    per krimet e renda dhe vrasjet e verteta qe i dijm te gjithe nuk flet dik marta!!
    nuk flet per vrasjen e ministrit te mbrojtjes ahmet krasniqi!!

    nuk flet per vrasjen e azem hajdarit!!
    nuk flet per vrasjen e gazetarit ali uka!!

    nuk flet per kidnapimin , zhdukjen e remzi hoxhes!!
    nuk flet per vrasjen e ilir konushevcit!!

    raporti i dik martes nuk meriton vemendje fare se ne cdo rrafsh e amniston krimin
    dhe vendos vemendjen ne thashetheme e perralla shpifjesh dhe asgje tjeter!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •