Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Hadithi i sipërpërmendur, ku Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë se shoku i mirë është sikurse shitësi i miskut (një lloj i veçantë i parfumit, një nga më të mirët), do të thotë se ju ose do të merri diç nga ai, ose së paku do ta merrni me vete aromën e këndshme me vete. Pra nga shoku i drejtë ju mund të merrni vepra të mira ose këshilla të drejta nga shembulli i tij, duke iu bindur Allahut, sepse edhe ai vepron kësisoj dhe ju përkrah në këtë, duke ju urdhëruar për të mirë dhe duke ju ndaluar nga e keqja, si dhe duke përfituar karakteristika dhe cilësi e dije të dobishme. Ose nëse ai vëren se imani juaj po dobësohet do t’ju këshillojë dhe do t’ju ndihmojë.

    Një shembull të tillë mund ta gjejmë tek pejgamberi, salallahu alejhi ve selam, i cili ishte i pastruar nga mëkatet. Ai nuk u largua nga Meka derisa e zgjodhi shokun që do ta shoqëronte në rrugën që do ta ndërmerrte. Ebu Bekri, radiallahu anhu, pranoi që ta shoqëronte pejgamberin, alejhi selam, për hixhret, mirëpo pejgamberi e urdhëroi që te priste derisa Allahu ta lejonte për një gjë të tillë. Kjo tregon se fakti pse Ebu Bekri do ta shoqëronte pejgamberin, alejhi selam, për hixhret ishte zgjedhje nga Allahu, e që ishte një zgjedhje e duhur dhe e bekuar, për çka Allahu flet në Kur’anin fisnik:

    "Në qoftë se ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), është Allahu që vërtet e ndihmoi atë, kur mohuesit e dëbuan. I dyti prej tyre, kur ata ishin në shpellë, i tha shokut të tij (Ebu Bekrit r.a.):'Mos u mërzit. Me të vërtetë Allahu është me ne'". (9:40)

    Pejgamberi, alejhi selam, tha:

    "Me të vërtetë Allahu është me ne", e nuk tha:"me mua", meqë Ebu Bekri e kishte ndihmuar pejgamberin, alejhi selam, në themelimin e Dinit (fesë) të Allahut, kështu qe ai morri të drejtën që të përkrahet nga Allahu gjithashtu. Ebu Bekri - një shok besnik dhe i mirë, që ishte në gjendje në çdo kohë të sakrifikonte çdo gjë për hir të Allahut dhe që të jetë në shërbim të të Dërguarit të Allahut, me gjakun e tij, pasurinë e tij, djersen e tij, lotët e tij, dhe çdo gjë që ai posedonte e dha për hir të Allahut. Ebu Bekri es-Siddik, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe ai qoftë i kënaqur me Allahun, Halifja i parë pas pejgamberit, alejhi selam, dhe shoku i tij më i ngushtë, më i miri nga ummeti i tij, për ne është një shembull se si është shoku i mirë, që është si parfumi i shitësit.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #32
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Këshilla për ata që nuk janë të fejuar



    Martesa është një nevojë fiziologjike për të cilën njeriu normal ( të cilin Allahu subhane we teala e ka krijuar pa të meta ) ka nevojë për të,andaj duke e pasur parasysh këtë njeriu patjetër anon kah gjinia e kundërt ( mashkulli kah femra,ndërsa femra kah mashkulli ).

    Allahu subhane we teala këtë anim e ka organizuar në mënyrën më të mirë dhe më efikase e ajo është martesa.

    Allahu subhane we teala ka nxitur për martesë e gjithashtu edhe Resulullahu,sal-All-llahu alejhi ve sel-lem,në hadithe.

    Pejgamberi,sal-All-llahu alejhi ve sel-lem,ka thënë:

    “O ju rini ai prej juve që ka mundësi të martohet le të martohet,sepse nëse martoheni kjo do t’iu ndihmojë që më tepër t’i ruani shikimet dhe organet tuaja e ai që nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë atëherë le të agjëroj për arsye se agjërimi për të do të jetë një frenim i madh.” (Buhariu,Muslimi,Ahmedi)

    Pejgamberi,sal-All-llahu alejhi ve sel-lem,ka thënë:

    “Nëse ju vjen (për fejesë)ai,me moralin dhe fenë e të cilit jeni e kënaqur,martohuni me të. Nëse nuk e bëni këtë,atëherë ndodhë çorodi dhe çrregullim i madh në tokë.”

    Meqenëse martesa është një vendim shumë serioz dhe njëri nga më të rëndësishmet në jetën tonë,atëherë për këtë duhet të kemi shumë kujdes edhe në zgjedhjen e bashkëshortit.

    Duhet të zgjedhim për bashkëshort një burrë besimtar dhe me moral të mirë e nuk duhet të pranojmë atë të cilin nuk i kushton rëndësi fesë dhe sjelljen nuk e ka të mirë.

    Për këtë arsye ky vendim duhet të merret me një shkallë të lartë të vëmendjes dhe të kujdesit.

    Mirëpo,para zgjedhjes së bashkëshortit duhet pasur parasysh këto pika:

    1.) Duaja.

    Kërko nga Allahu subhane we teala ndihmën e Tij dhe udhëheqjen e Tij drejt asaj që është më e mirë për ty në kërkimin e bashkëshortit për të ardhmën.

    Fal namaz istihare ( namazi i cili falet për ta lutur Allahun subhane we teala që të bëjë zgjedhjen më të mirë për ty ) dhe qëndro e durueshme në të derisa Allahu subhane we teala të të forcojë në vendimin tënd dhe mos merr vendim të parakohshëm.

    2.) Këshillohu me zemrën tënde.

    Dëgjo se çfarë thotë shpiri yt, zëri yt i brendshëm të cilin Allahu subhane we teala ta ka dhuruar për partnerin tënd të mundshëm.

    Pra, dëgjoji tik-taket e zemrës tënde dhe mos dil kundër vullnetit tënd.

    3.)Para vendimit përfundimtar, në suaza të lejueshmërisë, njihe sa më mirë partnerin tënd potencial.

    Pa e shkelur ligjin islam të të vetmuarit,mundohu që të kuptosh natyrën e partnerit, çfarë e bën atë të posaçëm, çfarë është temperamenti i tij, kultura dhe inteligjenca e tij...etj.

    4.) Bisedo me njerëzit të cilët e njohin të zgjedhurin tënd të ardhshëm.

    Kuptohet, duke zgjedhur vetëm ata të cilëve do t’u besosh.

    Mos të jenë ata vetëm të afërmit e tij sepse ata mund të fshehin diç, me qëllim që të bëjnë nder.

    Gjithashtu mos pyet vetëm për besimin e tij,karrierën,prejardhjen,por edhe për gjëra të tjera të rëndëshishme si p.sh; si sillet ndaj gjinisë së kundërt, ndaj njerëzve të tjerë, në çfarë marrëdhënie është me prindërit e tij, pastaj për planet e tij në të ardhmen, etj.

    5.) Mundohu të kuptosh sa më shumë për familjen e tij,për marrëdhëniet më prindërit, vëllëzërit, motrat dhe me shoqërinë.

    6.) Mundohu të kuptosh se çka pret partneri yt nga ti dhe martesa juaj në të ardhmen.

    Edhe kjo pikë duhet të analizohet në mënyrë të qartë me qëllim të përfundimit pozitiv, e kurrsesi të anashkalohet e pastaj të bëhet burim i disharmonisë në martesë.

    Në qoftë se ke turp të parashtrosh këso pyetje, atëherë këtë le ta bëjë dikush i besueshëm për ty.

    7.) Mëso si është botëkuptimi i tij ndaj Islamit dhe a i përgjigjet botëkuptimit tënd. A pret nga ti të bësh gjëra të cilat nuk i ke bërë deri atëherë.

    8.)Mos nxito.


    Shumë martesa kanë dështuar në saje të asaj se partnerët në nguti, nuk i kanë ndërmarrë të gjitha verifikimet të cilat janë të cekura më lart.


    Lusim All-llahun s.v.t. që t'jua lehtëson të rinjve tanë dhe ti bën prej atyre që të kenë lumturi në fejesën dhe martesën e tyre, si dhe lumturi në këtë dunja dhe në ahiret. Dhe na e mundësoftë të gjithëve Xhennetin Firdevs inshAll-llah.

    Amin.

    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 12-03-2011 më 18:42
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •