Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    LUTJE TË ZGJEDHURA


    Lutjet nga Kur'ani:

    - "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)

    - "O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)
    - "Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)

    - "dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)

    - "O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)

    - "Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)

    - "Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)

    - "Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)

    - "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)

    - "O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)

    - "Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)

    - "Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)

    - "O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)

    - "O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)

    - "Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)

    - "Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)

    - "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)

    - "Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)

    - "Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë". (El-Mu'minun: 109)

    - "Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)

    - "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)

    - "Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)

    - "O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)

    - “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” 2:201

    - “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47

    - Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126

    - "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” 18:10

    - "Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" 60:4

    - “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 6:162 AMIN!



    Lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam

    - "Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.

    - “Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.

    - “Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”.

    - “All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”.

    - “All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi a.s. është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

    - “All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”.

    - “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.

    - “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.

    - “All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

    - O All-llahu im, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmerinë, faljen dhe mjaftueshmërinë.

    - O ndryshues i zemrave, perforcoje zemrën time në fenë Tënde.

    - O All-llahu im, Ti që je kthyes i zemrave, zemrat tona kthei në nënshtrimin Tënd.

    - O All-llahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dunjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen rehati nga çdo e keqe.

    - O All-llahu im, kërkoj të më mbrosh nga ndërprerja e dhuntisë Tënde, nga largimi i faljes Tënde, nga ardhja e papritur e dënimit Tënd dhe hidhërimit Tënd në çdo gjë.




    Lutje tjera të dobishme:

    - O Allah na hap dyert e Mëshirës Tënde!

    - O Allah na zbut sytë me lotë të besimit!

    - O Allah na zbut zemrat tona me ëmbësli të imanit!

    - O Allah mi lidh veprat e mira në zinxhirë të pazgjidhur për të cilat do të kapem!

    - O Allah, më jep mëshirën dhe faljen Tënde, të kërkoj shpëtim nga çdo mëkat dhe përfitim nga çdo punë e mirë, të kërkoj xhenetin dhe shpëtimin nga zjarri i xhehnemit! O Allah, na i përmirso rezultatet e të gjitha punëve tona, na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi i botës tjetër! O Allah na jep frikë ndaj Teje aq sa të na largojë nga kundërshtimi yt, na jep bindje ndaj Teje aq sa të na çojë në xhenetin Tënd, na jep besim tek Ty aq sa të na lehtësojë vështirësitë e kësaj bote! O Allah na gëzo me dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë deri sa të jemi gjallë.

    - O Allah, na jep një pjesë devotshmërie ndaj Teje që të na shërbejë si degë midis nesh dhe mëkateve tona. Na jep një pjesëz bindjeje ndaj Teje që të na bëjë të hyjmë në Xhennetin Tënd, dhe një pjesëz imani që i bën fatkeqësitë e kësaj bote të na duken të lehta. Na bëj të shijojmë bekimet e dëgjimit, shikimit dhe fuqisë sonë për sa kohë Të na dhurosh jetë...

    - All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo. Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet.

    - "All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e veprave të mira), ma forco imanin, m'i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m'i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet. All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s'duket dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të ma mbrosh moralin, të ma ndriçosh zemrën, të m'i falish mëkatet dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t'i pranosh të mirat (që i veproj) dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin". (Përmbledhje e lutjeve – ua rekomandoj për Natën e Kadrit)


    - O Allah, bëje pjesën më të mirë të jetës sime fundin e saj, punët e mia më të mira punët e fundit dhe ditët e mia më të mira, ditën kur do të takoj Ty! O Allah më jep një jetë të begatë, një vdekje të qetë dhe kthim jo të turpshëm tek Ti! AMIN.

    - O All-llah, ma mundëso të vdes me fjalën La ilahe ilAllah, Muhammed resulullah

    - Allahu im na kthe te Ti në mënyrën ma të mirë… me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. AMIN

    - O Allah, të lutem për të mirat për të cilat të është lutur pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam, ndërsa kërkoj ndihmën Tënde prej të këqijave prej të cilave ka kërkuar ndihmë edhe pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam. Ti ofron ndihmë dhe i plotëson duatë. Nuk ka fuqi as pushtet pos fuqisë dhe pushtetit të Allahut."

    - Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

    - All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua.


    Lus All-llahun e Madhërishëm qe te na i fal mekatet dhe të na i pranojë adhurimet tona, namazet, lutjet, dhikrin dhe çdo vepër të mirë! AMIN!


    Kur je gëzuar lavdëroje All-llahun,
    Kur je në vështirësi lutju All-llahut,
    Kur je qetë adhuroje All-llahun,
    Kur ke dhimbje beso All-llahun, dhe
    Në çdo moment falënderoje All-llahun.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Shtatë gjërat që sjellin dashurinë ndaj Zotit


    - Një: Njohja e begative të Allahut që Ai i ka vendosur mbi robërit e tij. Këto begati (jane aq të shumta)sa nuk mund të numërohen apo të llogariten.


    Allahu thotë: "Nese ju i numëroni begatitë e Allahut ju nuk do te jeni te afte ti numeroni ata. "[14:34] Zemrat natyrisht kanë dashuri për ata që bëjnë mirë atyre vet.

    Dashuria për begatitë është nga aspektet e përgjithshme të falenderimit për dikend i cili ka vendosur një begati. Eshtë thënë që falenderimi është në zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.

    -Dy: Dija për Allahun, emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij. Njeriu që e njeh Allahun e don Ate.

    Kushdo qe e do Ate i bindet Atij. Kushdo qe i bindet Allahut eshte i nderuar nga Ai. Kushdo që është i nderuar nga Allahu, Ai do ta mbaje ate afër Tij. Kushdo që mbahet prej Tij ka mirëpritur shpërblimin e këndshëm.


    -Tre: Dituria e veçantë që vjen nga meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës dhe ate që Allahu e ka krijuar.

    Në Kur'an gjenden shumë përmendje të shenjave të Allahut që tregojnë Madhështinë, Fuqinë, Madherinë, Perfeksionin, Shkëlqesinë, Meshiren... e Tij dhe emrat e Tij te bukur gjithashtu Atributet e madheruara.

    Kur dituria e dikujt per Allahun eshte e fuqishme dashuria per Te eshte gjithashtu e fuqishme dhe dashuria per t'iu bindur Atij eshte gjithashtu e fuqishme.


    -Katër: Mundi i të vepruarit drejt Allahut, me sinqeritet dhe pastërti duke shkuar kundër dëshirave personale. Kjo është një punë që bëhet shkak që Allahu ta begatoje një rob dhe kur Ai begaton robin, robi e don Ate.

    -Pesë: Shtimi i permendjes së Allahut (dhikrit). Kur një person don dikend ai e kujton ate më shpesh.

    Dhe përmes perkujtimit të Allahut zemrat e njerëzve qetësohen. Edhe njëra nga shenjat e të pasurit dashuri për Allahun eshte përkujtimi i Allahut, nga zemra dhe gjuha e personit.


    -Gjashtë: Recitimi i shpeshtë i Kur’anit dhe meditimi për kuptimin e tij, e në veçanti për ato ajete që përmbajnë emrat, atributet dhe veprat e Allahut. Për dashurinë ndaj kësaj vepre Allahu do ta udhëzoje robin ta doje Allahun dhe Allahu ta doje ate.

    -Shtatë: Përkujtimi i asaj që është përmendur në Kur’an dhe në sunnetin e Pejgamberit duke i premtuar besimtarëve se do ta shohin Zotin e tyre në xhenet dhe takimin me Te në ditën e Bollëkut. Gjë që do sjelle definitivisht tek personi dashurinë për Allahun.



    Imam Rexhep Ibën Hanbeli

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Shkruar nga Ibn Kaj-jim


    Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...






    Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El-Vabilus-Saj-jib".

    Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë:

    "Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të...
    Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë:
    "Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në "Suf-fe" në Medine. U ngrit në këmbë e tha:

    "Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
    Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...
    Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.

    Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...
    E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

    Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...
    E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

    Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...
    E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...!

    E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

    Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)... Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!
    E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.

    Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte...
    E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.

    Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit...
    E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

    Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij...
    E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: "O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta."E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

    Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...
    E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

    Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesë...
    E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut!


    Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
    E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij.

    Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
    E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

    Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit...
    E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.


    Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...
    E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.

    Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...
    Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...
    E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

    Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
    Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej...
    E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

    Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit...
    E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...!
    E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia "La ilahe il-lAll-llah" (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne
    Xhenet."


    Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith, dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë: "Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë hadith.", pra e ka konsideruar të saktë.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Vezullim nga Perlat e Diturisë

    Autor: Shejkhul-Islam Ibn Kajim el-Xheuzije

    Burimi: “Miftah Darus-Se’ade”




    Nuk është e barabartë Dituria me Injorancën


    Për sa i përket vlerës së diturisë dhe njerëzve të dijes, Allahu Subhanehu ue Te’ala e ka mohuar barazinë midis njerëzve të dijes dhe njerëzve të tjerë, ashtu sikurse Ai e mohoi barazinë midis njerëzve të Xhenetit dhe njerëzve të Xhehenemit.

    Allahu i Lartësuar ka thënë:




    “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” [Zumer :9 ]

    Ai ka thënë gjithashtu:



    “Nuk janë të barabartë banorët e Zjarrit me banorët e Xhenetit.” [Hashr :20]

    Kjo tregon vlerën e lartë të njerëzve të dijes dhe fisnikërinë e dalluar që kanë ata.


    Urtësia është Dituri



    Allahu i Lartësuar dëshmon për atë të cilit i është dhënë dija se Ai i ka dhënë atij një mirësi shumë të madhe:

    Allahu i Lartësuar thotë:



    “Ai i dhuron Hikmen (urtësinë) atij që Ai dëshiron; dhe atij të cilit i është dhënë Hikmeti, vërtet që i është dhuruar mirësi e bollshme.” [Bekare, 269]

    Ibn Kutejbe dhe shumica e dijetarëve kanë thënë: “Urtësia është të qënurit tek e Vërteta dhe të vepruarit duke qenë në përputhje me të. Dhe ajo është dija e dobishme dhe veprat e mira.”



    Dituria është Mirësia më e Madhe



    Allahu i Lartësuar i ka dhënë shumë të mira dhe virtyte të Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar ka bërë mirësinë më të madhe që ia ka dhënë atij Librin dhe Hikmen (Urtësinë, e cila është Suneti i tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Allahu i mësoi atij atë që ai nuk e dinte.

    Allahu i Lartësuar ka thënë:



    “Allahu të ka zbritur ty Librin (Kur’anin) dhe Hikmen (Urtësinë) dhe të mësoi ty atë çfarë ti nuk e dije. Dhe gjithnjë e më e madhe është Mirësia e Allahut mbi ty (O Muhammed).” [Nisa, 113]

    Mirësia e Diturisë të detyron që ta falenderosh Allahun


    Allahu i Lartësuar u kujtoi robërve të Tij besimtarë këtë mirësi dhe Ai i urdhëroi ata që të jenë falenderues dhe që ta përkujtojnë Atë për mirësitë që u ka dhënë.

    Allahu i Lartësuar ka thënë:




    “Po kështu, Ne ju kemi sjellë në mesin tuaj një të Dërguar nga vetë ju duke ju shpallur Vargjet Tona, duke ju pastruar ju, duke ju mësuar ju Librin (Kur’anin) dhe Hikmen (Sunnetin, rrugën e Pejgamberit), duke ju mësuar juve atë që nuk e dinit. Kështu pra, më kujtoni Mua (me falje, lavdërime etj), (që) Unë t’ju kujtoj ju dhe jini falënderues ndaj Meje (për Mirësitë e Mia të panumërta mbi ju) dhe kurrë mos u bëni mosmirënjohës ndaj Meje e të më mohoni.” [Bekare, 151-152]



    Dituria është Mirësi në këtë Botë


    El-Hasen [el-Basri] ka thënë për thënien e Allahut të Lartësuar:



    “Zoti ynë! Na jep në këtë botë atë që është e mirë…” [Bekare, 201]

    “Ajo është dija dhe ibadeti.”

    Dhe për sa i përket thënies së Allahut:



    “...të mira edhe në botën tjetër…!” [Bekare, 201]

    “... ai është Xheneti.”

    Ky është një nga shpjegimet më të mira për këtë ajet.

    Vërtet, mirësia më e madhe në këtë botë është dija dhe veprat e mira.

    Esselamun alejkum.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    30 këshilla islame për gratë


    E'udhu bil-lahi minesh shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim

    30 këshilla motrave muslimane

    1. Pakushtësisht besoi All-llahut si Zot të Vetëm, i cili të ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i fundit i Zotit.
    2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen ndonjë fatkeqësi, duro.
    3. Frikësoju vetëm All-llahut dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.
    4. Kërko nga All-llahu falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t'i përsërisësh gabimet.
    5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i përshkruan All-llahut shok). Çdo vepër që e bën, bëje vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë All-llahut me këtë lutje:
    "All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh
    dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e njoh"
    6. Shpesh përmende All-llahun, se Ai është me ata që e përmendin.
    7. Dije se All-llahu vëzhgon çdo hap tënd.
    8. Beso se krijesa të All-llahut janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë urdhërat që ua jep All-llahu.
    9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.
    10. Agjëroje ndër muajin Ramazan (kjo është gjithashtu një kushtet për të të qenë muslimane), ndërsa ditët që të ngelin paagjëruara agjëroi sa më shpejtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit.
    11. Çdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë:
    "Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
    (Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit)
    12. Lexoje Kur'anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit u) sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur'anin.
    13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.
    14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë shkencë.
    15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
    16. Buzëqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, që të shtohet dashuria dhe mëshira mes jush.
    17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
    18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.
    19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi.
    20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
    21. Kurre mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi.
    22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë.
    23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.
    24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët (islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë trupore (trupi humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetëshëm).
    25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.
    26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi.
    27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë "të ndytë", sa më pak shiqo filma dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend.
    28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën.
    29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të Lajmëtarit të All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).
    30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe vajzat tjera.

    Me All-llahu është suksesi dhe vetëm Atij i lutemi që të na bëjë prej tyre që e respektojnë Atë, se vetë Atij i përket Sundimi në Tokë dhe në Qiell.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    O ju vëllezër muslimanë! O ju motra muslimane! Ju dua për hir të All-llahut dhe ju këshilloj që të kini frikë All-llahun s.v.t., që të mos i ushqeni jobesimtarët me ndërhyrjen e juaj në komunitetin e tyre dhe ja hapni derën atyre që të futen edhe ata këtu që tu njëllosim me fjalët e tyre të kota në komunitetin musliman.

    Hapni sytë të ballit dhe ato të zemrës, mendoni për më tej, se ata nuk ju fuejnë vetëm ju që qaseni tek ata, por fyejnë të gjithë besimtarët, ku edhe më tepër ju fyejnë Zotin tuaj dhe të Dërguarin e Tij, me Librin E All-llahut, me nënat tona ( gratë e Pejgamberëve ) dhe çka ju vjen para mendjes së tyre.

    A mos vallë, nuk ju ka shkuar ndonjiherë ndër mend, se ndoshta ju jeni shkaktarë që ata ofendojnë muslimanët?

    A mos vallë, nuk ju ka shkuar ndonjiherë ndër mend, se ndoshta ju do bëheni shkaktarë që ata ju ofendojnë Krijuesin e Gjithësisë dhe të Dërguarin e Tij?

    Pasha All-llahun, kini frikë All-llahun dhe mos ma mirni për keq këtë këshillë, se e di se është pak si e hidhët, por jua them se dua që të jem dëshmitar para All-llahut s.v.t., që jua thashë atë që më shkoi ndër mend mua dhe të mos jam unë ai fajtori i kësaj që ndodhet në këtëforum ( ofendimet, sharjet, talljet me fenë tuaj, etj. ).

    Distancohuni nga ata, që ju ofendojnë dhe mos ju ren shejtani, se gjoja ata ta ndrojnë mendjen e tyre dhe të jenë nga ata të shpëtuarve, ja se çka ju thotë All-llahu në Kur’ani Famëlartë:

    “ Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë. “ ( Teube, 80 ).

    “Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. “ ( Bekare, 272 ).

    “ "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! “ ( Ali Imran, 73 ).

    Mbasi ata janë zullumqarë, ata All-llahu nuk ju mundëson udhëzimim, ja se çka thotë All-llahu:

    “E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë. “ ( Ali Imran, 86 ).

    Ju ju tregoni Kur’anin atyre, po dijeni se ki Kur’ani është sjellur vetëm për të devotshmit dhe për ata që kanë mendjen e shëndoshë. Edhe për kët e kemi fjalën e All-llahut s.v.t., ku thotë:

    “Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit. “ ( Ali Imran, 138 ).

    “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. “ ( Junus, 57 ).

    “ Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë. “ ( Nahl, 64 ).

    “ Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët. “ ( Nahl, 89 ).

    “Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues. “ ( Zumer, 23 ).

    Pra, ne të mundohemi që të flasim në Komunitetin Musliman dhe ata poqese duan që të marin mësim, për të qenë të shpëtuar, atëherë le të urdhërojnë në Komunitetin Musliman me pendim tek All-llahu s.v.t., dhe atëherë, ne jemi të detyruar, që të japim kontributin tone, që të jemi shkaktarë ( sebep ) për të fituar sevape nga Mëshiruesi, inshAll-llah. Përkundrazi, hyrja në komunitetet e tyre, vetëm se jua shton urrejtjen për të gjithë ne, sepse ata ndjekin epshet e tyre dhe për ato epshi është Zoti i tyre dhe nuk ka argument që I bindën ata, përveçse ndarja prej kësaj bote.

    All-llahu na e shtoftë durimin, na rruajtë nga çdo krijesë e Tij zullumqare, na e shtoftë dijen e hajrit, na bëftë që të jemi prej të shpëtuarve, na dhashtë përfundimin e mire, na mundësoftë që të jemi prej banorëve të Xhennetit, na e shtoftë bereqetin në këtë botë dhe në botën tjetër, të na rruaj nga fitnet që po na rrethojnë në kohët e tashme, na mundësoftë që të jemi të gjithë bashkë në Xhennetin Firdevs. Amiiiiin.


    Ju përshëndes me përshëndetjen më të dashur që ndodhet në tokë dhe në qiell, me atë përshëndetje që na ka urdhëruar Krijuesi që të përshëndesim me “ Selam alejkum” .

    Nga vëllau I njuaj në Islam, Ramazani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-01-2011 më 08:04

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    400 këshilla dhe udhëzime islame

    • Sinqerisht dhe në tërësi dorëzoju Allahut xh.sh. në të gjitha qëllimet dhe ruaju nga hipokritët në fjalë dhe në vepra.
    • Ndiqe sunnetin e të Dërguarit të Allahut xh.sh me fjalë, me vepra dhe me sjelljen tënde të tërësishme.
    • Frikësohu nga Allahu xh.sh. dhe vendos në mënyrë të paluhatshme se do t’i kryejsh të gjitha urdhërat e Tij dhe të largohesh nga gjithçka që e ka ndaluar.
    • Sinqerisht pendohu Allahut xh.sh. dhe lutu për faljen (bën istigfar)
    • Le të jetë Allahu xh.sh. në mendjen tënde në të gjitha veprimet.
    • Në tërësi dorëzoju rregullave fetare, ngase vetë Islami është marrë nga fjala arabe :" Istisla ” – përkushtim, dhe mos u mundo që me mendjen tënde t’i njohish të gjitha, sepse mendja ka kufij përtej të cilëve nuk mund të kalosh, ashtu siç ka shikimi largësinë e fundit gjer te e cila arrin dhe nuk kalon.
    • Shoqërohu me njerëzit e ditur (alimë) dhe sillu bukur ndaj tyre dhe përpiqu, t’i duash dhe të shërbehesh me diturinë e tyre. Të gjitha këto ua bën shprehi edhe f ëmijëve tuaj, ngase dijetarët janë pasardhës (trashigimtarë) të të dërguarve të Allahut xh.sh.
    • Dëgjoj vazet (ligjëratat) dhe shërbehu me to.
    • Të vërtetën pranoje nga secili dhe ruaju nga kokëfortësia dhe mendjemadhësia.
    • Besimi (itikad) përshtate me Kur’anin dhe synnetin dhe ruaju besimit dhe fjalëve, që shpiejnë jashtë fesë.
    • Beso fuqimisht në Allahun xh.sh. , melekët e Tij, Librat ( e Tij), Pejgamberët dhe ditën e Gjykimit, dhe se gjithçka çka ndodh bëhet me lejen dhe caktimin e Allahut xh.sh.
    • Mos ndiq verbërisht askë deri sa të mos e vërtetosh drejtësinë e saj për të cilën të thërret.
    • Kur’anin mos e komento sipas mendimit tënd, por mbështetu në të dhënat burimore të tefsirit
    • Bëhu i durueshëm me arritjen e diturisë dhe mësoji të tjerët, sepse më i miri është ai që kërkon diturinë dhe i mëson të tjerët.
    • Bleje Rijadusalihin, librin për Muhammedin a.s. (Nurul-Jekinga Hudariu) dhe librin për zikrin (El-ezkar) nga imam Neveviu.
    • Shmangiu literaturës pornografike dhe librave, të cilat janë në kundërshtim me mësimin Islam.
    • Bëhu gjithnjë i pari në vepra të mira për të cilat do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin e të gjithë atyre, të cilët marrin shembull në ty.

    MBI PASTËRTINË

    1. Në toalet (banjo) hyn me këmbën e majtë. Para hyrjes thuaje: “eudhu bil-lahi mineshejtanirraxhim” dhe në të, mos fol asgjë. Dil me këmbën e djathtë dhe thuaj dovën tjetër:”Gufranek”.
    2. Shmangu nga kryerja e nevojës në rrugë dhe hiqe atë ku pushojnë njerëzit ngase ajo I shqetëson ata.
    3. Mos u kthe nga kibla e as në anën e kundërtë prej saj gjatë kryerjes së nevojës, kur gjendesh jashtë lokaleve.
    4. Largohu kryerjes së nevojës në këmbë, që të ruhesh nga urina.
    5. Pastrohu pas nevojës së vogël me ujë ose gurë (në mungesë të ujit) përdorë letër, ose me njërën dhe me tjetrën çka është edhe më mirë.
    6. Mos e përdorë dorën e djathtë për pastrimin e hundës, larjes pas nevojës, as për çfardo pune tjetër të ndyrë, por përdore dorën e majtë.
    7. Synetoj djemtë e tu sa janë ende të vegjël, sepse të bërit synet është një nga rregullat islame.

    MBI ABDESTIN

    1. Ruaje abdestin, përsërite dhe mundohu të jesh vazhdimisht me abdest.
    2. Mos bjer në gjumë (të flesh) pa abdest
    3. Para abdestit thuaje bismilahin.
    4. Pastroje dhëmbët me misvak (brushë) me rastin e çdo abdesti dhe para kryerjes së namazit.
    5. Me rastin e abdestit laje-shpërlaje mirë gojën dhe hundën, përpos nëse agjëron.
    6. Laji mirë të gjitha pjesët e trupit, kaloje dorën nëpër mjekërr dhe ndërmjet gishtave të duarve dhe të këmbëve dhe plotësoje abdestin tënd.
    7. Gjithnjë fillo me dorën e djathtë.
    8. Lage (jepi mes) tërë kokës.
    9. Veshët laj mirë nga ana e mbrendshme dhe e jashtme.

    MBI GUSLIN

    1. Mos i lejo vetës, gruas e as fëmijëve të vonojnë pastrimin pas xhunubllëkut sa do të vonoheshin në kryerjen e namazit ose ta lënë krejt.
    2. Mos hyn në xhami deri sa je në xhynyb, përveç sipas nevojës vetëm në kalim dhe mos u lejo grave tua të hyjnë derisa janë në hajs ose nifas.
    3. Mos ia zbulo pjesët e turpshme tjetërkujt dhe ndaloj të tjerët në mënyrë të mirë.
    4. Mos i lejo gratë tuaja të shkojnë në banjo publike (në bazene ose plazhe- hamame), sepse atje sigurisht zbulohen para të tjerëve
    5. Merr abdest para larjes (në banjo).
    6. Pastroje me ujë çdo pjesë të trupit tënd.
    7. Laje me ujë kokën tënde me njetin e guslit, pastaj krahun e djathtë dhe të majtë nga tri herë.

    MBI NAMAZIN

    1. Mundohu të përsëritësh me muezinin ashtu siç përcillet ajo në sunnet dhe mos lejo të merresh me ndonjë bisedë, me çfarëdo pune ose ibadet tjetër deri sa të këndohet ezani.
    2. Bjer salavatë për të dërguarin a.s. pas ezanit dhe lexoje duanë (lutjen) të cilën ai e ka lexuar (du’aulveseleti)
    3. Pas ezanit mos dil nga xhamia, me prijashtim kur ke ndonjë nevojë të domosdoshme.
    4. Rregullisht këndoja ezanin vetvetës nëse nuk je në xhami.
    5. Ikametin thuaje për secilin farz.
    6. Pas ezanit dhe ikametit lute Allahun xh.sh. të dhurojë çka dëshiron nga gjërat e kësaj bote dhe të ahiretit për vete dhe për gjithë muslimanët e tjerë.
    7. Ndihmo muslimanët në ndërtimin e xhamive në vendet ku ato janë të nevojshme, dhe përkrahi me punën tënde përsonale dhe materiale.
    8. Nderoj xhamiat dhe hyn në to me këmbën e djathtë, ruaju nga çfarëdo papastërtije, dhe përmbaju normave të njohura të mirësjelljes. Mos fol gjëra të pahijshme dhe të panevojshme, mos vrapo, mos qesh, mos u zemëro dhe nga ato dil me këmbën e majtë.
    9. Mos pështyj në xhami as në drejtim të kiblës, por në faculetë dhe mos u paraqitë në të për gjërat e humbura nga nderimi ndaj saj.
    10. Mundohu që namazin ta kryejsh në kohën e duhur, me xhemat në xhami, e sidomos jacinë dhe sabahun.
    11. Mos e shtyjë faljen e namazit, përveç kohës së caktuar.
    12. Pas sabahut dhe pas iqindisë mos fal nafile, përpos namazeve me shkak
    ( te cilat kryhen në raste të veçanta).
    13. Rri më gjatë në vendin ku e ke falë sabahun dhe iqindin!
    14. Sa më gjatë qëndro në xhami gjatë kohës tënde të lirë në ibadet dhe në lexim.
    15. Mos ha çka do qoftë nga ajo që ka erë të pakëndëshme siç janë hudra, qepa ose prazi(purrini), dhe mos pi duhan t’i bezdisësh të tjerët.
    16. Anëtarët e shtëpisë tënde urdhëroj të kryejnë namazin, sepse namazi është një ndër themelet më kryesore - më të rëndësishme të besimit.
    17. Këshilloj gratë tuaja që namazin t’a kryejnë në shtëpi.
    18. Fëmijët tuaj urdhëroj që namazin ta kryejnë që nga mosha shtatë vjeqare kurse për namaz i detyron nga mosha dhjetë vjeqare. Këtë mos e kupto si asgjë që pastaj të përgjigjesh.
    19. Atij, që nuk bën namaz nga familja jote, ose kushdo tjetër, sqaroja rëndësinë e namazit, vlerat e tij, shpërblimin dhe kryerjen e tij dhe tregoj se ç’e pret atë që nuk bën namaz.
    20. Rregullisht fali synnetet (para dhe pas farzit).
    21. Nafilet kryeji në shtëpinë tënde.
    22. Rregullisht kryeje namazin “duha”, i cili falet pasi që ngrihet diell, e gati deri në mesditë më së paku dy , e më së miri tetë rekate.
    23. Pas namazit farz rregullisht ngreh tesbih.
    24. Për namazin e natës (kijamul-lejl) përgatitu duke u përmbajtur ndaj kësaj bote, ngrënies së tepërt dhe fjetjes pasdite.
    25. Rregullisht thuaji duatë e përcjellura besnikërisht para fjetjes dhe pas zgjimit.
    26. Flej me abdest duke përmendur Allahun xh.sh dhe duke pasur për qëllim të zgjohesh në namazin e natës.
    27. Namazin e natës kryeje rregullisht dhe për të zgjoje bashkëshorten dhe fëmijët.
    28. Fal namaz me rastin e errësimit të Diellit dhe Hënës.
    29. Secilit musliman falja namazin e xhenazes.
    30. Fal namazin istihare për çdo punë të rëndësishme dhe thuaje dovën të cilën I Dërguari a.s. e ka preferuar për namazin istihare.
    31. Namazin kryeje me xhematë!
    32. Ke kujdes në rreshtimin e safave, ngjeshjen dhe radhitjen e namazlinjëve-falësve njëri me tjetrin dhe plotësimin e zbrazëtirave.
    33. Nxito i pari në saf, por pa i shtyrë të tjerët.
    34. Rregullisht thuaje dovën para fillimit të namazit (subhaneken) thuaj “amin” me imamin dhe thuaje dhikrin e njohur në ruku dhe sexhde.
    35. Qetësohu plotësisht në ruku, sexhde në qëndrimin pas rukusë dhe në qëndrimin ndërmjet dy sexhdeve.
    36. Kurrsesi mos kalo para atij, i cili falet.
    37. Vendos diçka para vetës që të jetë “sutra” (mbrojtja), nëse falesh në vendin, ku kalojnë të tjerët.

    MBI NAMAZIN E XHUMASË

    1. Në xhuma nisu sa më herët, ndërsa nëse e dëgjon ezanin përgjigju menjëherë.
    2. Rregullisht pastrohu të premten (për shksk të xhumasë) verës dhe dimrit.
    3. (Për) Çdo javë prej thonjtë dhe pastroj, ngase islami është fe e pastërtisë.
    4. Për xhuma erësohu dhe vesh rroba më të mira.
    5. Ruaju nga të shtyrit nëpër safa.
    6. Kurrsesi mos fol derisa imami jep vaiz.
    7. Përpiqu që për çdo të premte të thuash suren Kehf.
    8. (Dërgoj) Sjell sa më shumë salavatë, në Pejgamberët a.s. në virgjilie të së premtes dhe të premten.

    MBI SADAKANË

    1. Bëhu bujar dhe ruaju nga koprracia, sepse Allahu xh.sh. është bujar dhe i do dorëdhënësit
    2. Zekatin, të cilin e ke farz shpërndaje, dhe mos u bë dorështrënguar (koprac) ndaj atyre që e meritojnë.
    3. Nëse të ndodhë qfarëdo fatkeqësie ose varfërie, mbështetu në Allahun dhe kurrsesi mos lejo që me zemër të mbështetësh në krijesat e Tij.
    4. Nëse dikush të ofron diç dhe e sheh se nuk është me gjithë zemer nga ai, mos e merr atë.
    5. Bëne shprehi të ndash (shpërndash)sadakë dhe mos nënçmo (zhvlerëso) çkado qoftë nga sadakaja (sado e vogël qoftë ajo).
    6. Ndaje nga ajo që të është më e dashur: “Nuk do t’ia arrini qëllimit derisa të mos ndani nga ajo që u është e dashur” (Imran -92).
    7. Sadakanë vullnetare (shtesën) shpërndaje fshehtas, kurse zekatin, i cili të është farz jepe haptazi kështu që njerëzit të mund marrin shembull prej teje.
    8. Gjatë ndarjes jepu përparësi të varfërve nga familja jote dhe atyre që janë fetarë (besimtarë).
    9. Jepi hua çdo kujt, i cili të kërkon, nëse e sheh se është e nevojshme.
    10. Shtyje afatin e pagesës atij, i cili të ka borgj dhe nëse s’është në gjendje që me kohë ta kthejë borxhin edhe ia zvogëlo borxhin (një pjesë ia bën hallall – ia fal).
    11. Pasurinë tënde shpërndaje për qëllime të ndryshme mirëbërëse, siç është ndërtimi i xhamive dhe përhapja e diturisë, sepse ajo bie në sadakanë për të cilën rrjedh shpërblimi gjithnjë dhe nuk ndalet derisa dikush shërbehet me të.
    12. I lejo bashkëshortes tënde që edhe ajo të mund të shpërndajë sadaka nga pasuria jote.
    13. Njoftoje bashkëshorten tënde që most ë ndajë asgjë nga ajo, që nuk ia ke lejuar.
    14. Ushqej dhe u jep ujë të tjerëve dhe mos nënçmo asgjë nga veprat e mira (sado që të duken ato të pavlefshme).
    15. Falënderohu për çdo të mirë e cila të bëhet dhe shpërble bërësin e saj me dua që Allahu xh.sh. t’i dhurojë çdo të mirë.

    MBI AGJËRIMIN

    1. Muajin Ramazan agjëroje për Allahun xh.sh. duke shpresuar fort në shpërblimin e Tij.
    2. Ke kujdes të mos e prishësh asnjë ditë të Ramazanit pa arsyetim të vërtetë.
    3. Netët e Ramazanit kaloi në ibadet, e sidomos natën e Kadrit (lejletulkadrin).
    4. Agjëroje gjashtë ditë të muajit Shevval.
    5. Agjëroje ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem (Dita e Ashureve).
    6. Agjëro muajin Shaban aq sa ke mundësi.
    7. Agjëro të hënën dhe të enjten.
    8. Agjëroj ditët e bardha të secilit muaj, e ato janë dita e 14-të dhe e 15-të e muajve hixhri.
    9. Bëje me dije bashkëshorten tënde të mos agjëroj nafile në prezencën tënde, përpos me lejën tënde.
    10. Shtyje syfyrin deri në momentin e fundit, kurse ngutu me iftarin sapo të vijë koha e tij, përpos kur është koha e vranët (ai, i cili nuk ka orë ose vakti).
    11. Bën iftar me hurm, e nëse nuk gjen, atëherë me ujë.
    12. Bën iftar dhe ha ushqim hallall.
    13. Ftoj fqinjët dhe të njohurit në iftar, ngase Ramazani është muaj i bujarisë dhe i madhështisë.
    14. Përmbaju rregullave të agjërimit: mos përqesh, mos gënje dhe mos fol (rrëfe) gjëra të panevojshme.
    15. Përpiqu të mos e lësh itikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!
    16. Sadakulfitrin (vitrat) ndaje me gjithë dëshirë dhe me gjithë zemër.
    17. Natën në virgjilie të dy Bajrameve, kaloje në namaz dhe ibadete tjera të namazit!
    18. Tekbirët thuaj me zë, sa më të qartë në ditën e Bajramit dhe në ditët e tesherikut!
    19. Kurbanin preje për çdo vit nëse ke mundësi.
    20. Nga kurbani mos shit asgjë.

    MBI HAXHIN

    1. Haxhin dhe umrën kryeje menjëherë nëse ke mundësi dhe mos i lerë për më vonë. Mundohu t’i përsëritësh kur ke mundësi (të jesh në gjendje).
    2. Me rastin e haxhit shoqërohu me të dituritë që të të udhëzojnë në kryerjen me rregull të ceremonive (rregullave ) të haxhit.
    3. Pendohu sinqerisht për të gjitha gabimet dhe para se të nisesh për në haxh kthej të gjitha borxhet!
    4. Në rrugën për haxh ndaj sa më shumë!
    5. Ke kujdes (ruaju) që haxhin të mos e kryeni me pasurinë haram!
    6. Umrën kryeje në Ramazan!
    7. Gjatë kohës së haxhit tekbiret thuaj me zë të madh!
    8. Derisa je në Mekke bën sa më shumë tavaf rreth Qabes dhe preke Haxherulesveldin dhe skajin e Qabes para tij, nëse ke mundësi.
    9. Ruaju rrëmujës me njerëz që të mos e lëndosh dikë, ose të mos lëndohesh nga dikush!
    10. Pi sa më shumë ujë zemzemi!
    11. Bën sa më shumë vepra të mira gjatë ditëve të haxhit (10 ditët e dhulhaixhes)!.
    12. Përgatitu për Arefat ashtu (në atë mënyrë) që të pastrosh në tërësi gjoksin tënd nga urrejtja e kujtdo qoftë dhe nga sëmundjet e tjera shpirtërore!
    13. Mundohu, që gjuajtjen e gurëzve dhe të gjitha ceremonitë tjera të t’i në kohën e caktuar.
    14. Mos iu lejo femrave tua që vetë (personalisht) të udhëtojnë në haxh ose kudo tjetër, përpos me burrin e vet ose me dikë nga të afërmit e vet.
    15. Vazhdo (mundohu) që sa më shumë namaze të kryesh në haremin e Mekkes, Medines dhe në Kuds (Mesexhidul – aksa)!
    16. Mos e zemëro askë nga banorët e Mekkes dhe Medinës në asnjë mënyrë e as mos u frikëso nga nderimi i banorëve të këtyre dy qyteteve të ndershme!
    17. Nëse kthehesh nga rruga mos hyn në shtëpi i paparalajmëruar ose natën përpos nëse më parë i lajmëron ata të shtëpisë.

    MBI XHIHADIN

    1. Bëhu trim ngase Muhammedi a.s. shpesh i bënte dua Allahut xh.sh. që ta mbrojë nga frika (ligështia).
    2. Mos u nis në xhihad para se të marrësh leje nga prindërit e tuaj!
    3. Nëse Allahu xh.sh. të nderon në xhihadin, ruaje fort pozitën tënde në të cilën je vendosur!
    4. Allahun xh.sh lute të të dhurojë shehadetin (të vritesh si shehid në rrugë të Tij).
    5. Mundohu të bësh sa më shumë vepra të mira (siç është agjërimi dhe dhikri) derisa je në xhihad dhe gjithsesi të gjithë ua kthe borgjet sepse borgjet nuk do t’i falen as shehidit.
    6. Gjithsesi mësoje gjuajtjen dhe përdorimin e të gjitha llojeve të armëve dhe mos lejo që këtë ta lësh për më vonë dhe ta harrosh.
    7. Mos merr në në shenjë ndonjë krijesë të gjallë!
    8. Nijeti për xhihad duhet të jetë i sinqertë, dhe mos lejo të luftosh për ndonjë shpërblim ose për famë.
    9. Mos ik nga fronti ngase kjo është nga mëkatët më të mëdha.
    10. Kurrsesi mos përvetso për vete çkadoqoftë nga plaçka e luftës, para se ajo të ndahet zyrtarisht.
    11. Nëse nuk do të jepet (ofrohet) rasti për xhihad (luftë) vazhdimisht mbaje nijetin dhe dëshirën për xhihad në rrugën e Allahut xh.sh. kështu që të mos shkosh nga kjo botë me një nga vetitë e munafikut.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 08-01-2011 më 08:03

  8. #18
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Selamu alejkum,

    o vellau im,

    Tipike per disa musliman, te cilet sa po kane filluar te meren me fene e Allahut, eshte sjellja e tyre ndaj tejereve. Nevojen qe e ndjejn ata musliman ne zemrat e tyre, mendojn se duhet patjeter tua percjellin edhe njerezve ne rreth, e tash ngase ekziston intereneti, kjo dukuri dyqish shfaqet sikur me qene e shfrenuar. Pra, duke e shkelur nje nder rregullat parimtare te fese islame, qe eshte te "tepruarit", autore te ketyre veprave me shume zhyten ne deme se ne hajr. Nuk e di une se ty vet a e ke kuptuar se kush eshte shejtani. Ti ke mbush ketu nje faqe me "keshilla", ne nje menyre aq monotone, aq sterile, saqe une mendoj se as NJE ANETARE i ketij forumi nuk ka mare kohe te lexoj me shume se dy a tre reshta. A nuk ja arin pra shejtani qellimit ???....po, ja ka arijt, dhe mu ne kete ke ndihmuar ti perzonalisht.

    Nese deri sot ke lexuar 1 liber, lexoj edhe nja 10 tjere, e nese i lexon ato 10 tjeret, mundohu te arrijsh te 100 libra e me shume, dhe pastaj kanosju perseri ketyre "keshillave" dhe do te veresh gabimet qe ke bere.

    Nga gjithe keto keshilla i vetmi qe ndjen hajer je ti perzonalisht, qe me kete veper e kenaq epshin tend (e ke kryer obligimin ndaj Allahut, se ke dhene keshillat per fene tjereve ne dispozicion !!!). Entuziazmi i shtin njerezit edhe te kalojn kufijt, keshtuqe behen te verber ne veprat e tyre.

    Une mendoj se kjo keshilla ime ndaj teje eshte shume me e vlefshme, se gjith ato "copy paste" qe i ke bere ti....

    paqe
    albanish by nature

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Selamu alejkum,

    O vellau im, Ramazani.

    Tipike per disa musliman, te cilet sa po kane filluar te meren me fene e Allahut, eshte sjellja e tyre ndaj tejereve. Nevojen qe e ndjejn ata musliman ne zemrat e tyre, mendojn se duhet patjeter tua percjellin edhe njerezve ne rreth, e tash ngase ekziston intereneti, kjo dukuri dyqish shfaqet sikur me qene e shfrenuar. Pra, duke e shkelur nje nder rregullat parimtare te fese islame, qe eshte te "tepruarit", autore te ketyre veprave me shume zhyten ne deme se ne hajr. Nuk e di une se ty vet a e ke kuptuar se kush eshte shejtani. Ti ke mbush ketu nje faqe me "keshilla", ne nje menyre aq monotone, aq sterile, saqe une mendoj se as NJE ANETARE i ketij forumi nuk ka mare kohe te lexoj me shume se dy a tre reshta. A nuk ja arin pra shejtani qellimit ???....po, ja ka arijt, dhe mu ne kete ke ndihmuar ti perzonalisht.

    Nese deri sot ke lexuar 1 liber, lexoj edhe nja 10 tjere, e nese i lexon ato 10 tjeret, mundohu te arrijsh te 100 libra e me shume, dhe pastaj kanosju perseri ketyre "keshillave" dhe do te veresh gabimet qe ke bere.

    Nga gjithe keto keshilla i vetmi qe ndjen hajer je ti perzonalisht, qe me kete veper e kenaq epshin tend (e ke kryer obligimin ndaj Allahut, se ke dhene keshillat per fene tjereve ne dispozicion !!!). Entuziazmi i shtin njerezit edhe te kalojn kufijt, keshtuqe behen te verber ne veprat e tyre.

    Une mendoj se kjo keshilla ime ndaj teje eshte shume me e vlefshme, se gjith ato "copy paste" qe i ke bere ti....

    paqe

    Alejkum selam, ti vëllai Nuh Musa.

    Paske nxituar pak në gjykimin tënd.

    E para: Ku e din ti, se jam fillestar në fe?

    A mos vallë e din gajbin?! Ki kujdes për kët ë thue, se metëvërtetë nuk je tu këshilluar dikë, por je tu kritikuar, pa me pru asnji argument.

    E dyta: A teprim të duket ti, të këshillosh vehten dhe të tjerët?

    SubhanAll-llah o vëllau im, me të vërtetë ti e ke tepruar pak, se nuk ke pru asnji argument nga KurÇani dhe Sunneti se qenka e tepruar të këshillosh të tjerët. Ne nevojën që e ndjejmë për Dinin Islam, nuk e kemi cekur askund, se duam patjetër t'jua përcjellim të tjerëve, por j'ua përcjellim atyreve që duan ta marrin të vërtetën dhe ta lënë të kotën dhe hiç ma tepër, pastaj e drejta e tyre është se a e lexojnë krejt, apo hiç, ajo nuk na takon ne që ta dimë. Çdo gjë që bën ( mirë apo keq ), për vehte e bën dhe jo për të tjerët.

    E treta: A mundesh vëllai me na tregu se ku i kemi shkelur regullat parimtare të Fesë Islame, se jam kurioz me e ditë?

    Metëvërtetë, paske folur pa me e matur fjalën, se asnjëherë nuk kam pasur për qëllim që të shkel rregullat e Fesë që e kam përqafuar dhe lus All-llahun s.v.t., që në rastëse kam gabuar të më falë, sepse ne jemi që gabojmë dhe pranojmë gabimet aty ku ato gabime argumentohen me Kur'an dhe Sunnet, përndryshe i refuzoj ato, mbasi nuk më përkasin mua.

    E katërta: Më trego njiher o vëlla, se ku e ke fjalën, kur thue se shejtani i mallkuar ja ka arritu qëllimit?!!!

    A mos vallë e ke për këshillat që i kemi postuar, janë për ta kënaqur shejtanin? Tregomë ku është nji këshillë q ë e kemi thanë se jemi duke e kënaqur shejtanin, mbasi ne jemi fillestarë, kurse ju vëllai qenkeni i dituri ( ki kujdes vëllau në Rijanë )?

    Nuk na e ke pruar argumentin për atë akuzë që e ke bërë dhe pasha Alll-llahun të kërkoj prej teje argument vetëm nga Kur'ani dhe Sunneti, për atë akuzë që e ke ngritur, duke thënë se e kam ndihmuar shejtani për ti arritur qëllimet e veta!

    Ke thënë se në këshillat ka gabime, do të ishte më e mira për ty që ti parashtroje gabime, se sa të akuzosh vëllaun tënd me fjalë banale. Se nji musliman i devotshëm nuk vepron ashtu si ti, përveçse e këshillon për gabimin ku është bërë, pastaj e shohim se pse ka gabim dhe ku është argumenti? Nuk dua që të kritikoj në të njëjtën mënyrë si ti vëllau Nuh Musa, por të këshilloj që radhës tjetër, këshillomë nu them që nuk dua të jem i këshilluar, por bjeri argumentet dhe mirësevjen këshilla, se All-llahu s.v.t. dhe Pejgamberi s.a.v.s., na ka mësuar se " KËSHILLA BËN DOBI " dhe jo si the ti vëllau se e kemi ndihmuar shejtanin.

    Dhe së fundi, mbasi e mban vehten se din aq shum për Islamin, unë kisha nji pyetje për ty o vëllai, se a mundesh me më treguar se çka thotë Feja Islame për muzikën: A është e lejuar apo është e ndaluar? All-llahu ta shtoftë dijen e hajrit ti dhe mua. Amiiin.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  10. #20
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Alejkum selam, ti vëllai Nuh Musa.

    Paske nxituar pak në gjykimin tënd.

    E para: Ku e din ti, se jam fillestar në fe?

    A mos vallë e din gajbin?! Ki kujdes për kët ë thue, se metëvërtetë nuk je tu këshilluar dikë, por je tu kritikuar, pa me pru asnji argument.

    E dyta: A teprim të duket ti, të këshillosh vehten dhe të tjerët?

    SubhanAll-llah o vëllau im, me të vërtetë ti e ke tepruar pak, se nuk ke pru asnji argument nga KurÇani dhe Sunneti se qenka e tepruar të këshillosh të tjerët. Ne nevojën që e ndjejmë për Dinin Islam, nuk e kemi cekur askund, se duam patjetër t'jua përcjellim të tjerëve, por j'ua përcjellim atyreve që duan ta marrin të vërtetën dhe ta lënë të kotën dhe hiç ma tepër, pastaj e drejta e tyre është se a e lexojnë krejt, apo hiç, ajo nuk na takon ne që ta dimë. Çdo gjë që bën ( mirë apo keq ), për vehte e bën dhe jo për të tjerët.

    E treta: A mundesh vëllai me na tregu se ku i kemi shkelur regullat parimtare të Fesë Islame, se jam kurioz me e ditë?

    Metëvërtetë, paske folur pa me e matur fjalën, se asnjëherë nuk kam pasur për qëllim që të shkel rregullat e Fesë që e kam përqafuar dhe lus All-llahun s.v.t., që në rastëse kam gabuar të më falë, sepse ne jemi që gabojmë dhe pranojmë gabimet aty ku ato gabime argumentohen me Kur'an dhe Sunnet, përndryshe i refuzoj ato, mbasi nuk më përkasin mua.

    E katërta: Më trego njiher o vëlla, se ku e ke fjalën, kur thue se shejtani i mallkuar ja ka arritu qëllimit?!!!

    A mos vallë e ke për këshillat që i kemi postuar, janë për ta kënaqur shejtanin? Tregomë ku është nji këshillë q ë e kemi thanë se jemi duke e kënaqur shejtanin, mbasi ne jemi fillestarë, kurse ju vëllai qenkeni i dituri ( ki kujdes vëllau në Rijanë )?

    Nuk na e ke pruar argumentin për atë akuzë që e ke bërë dhe pasha Alll-llahun të kërkoj prej teje argument vetëm nga Kur'ani dhe Sunneti, për atë akuzë që e ke ngritur, duke thënë se e kam ndihmuar shejtani për ti arritur qëllimet e veta!

    Ke thënë se në këshillat ka gabime, do të ishte më e mira për ty që ti parashtroje gabime, se sa të akuzosh vëllaun tënd me fjalë banale. Se nji musliman i devotshëm nuk vepron ashtu si ti, përveçse e këshillon për gabimin ku është bërë, pastaj e shohim se pse ka gabim dhe ku është argumenti? Nuk dua që të kritikoj në të njëjtën mënyrë si ti vëllau Nuh Musa, por të këshilloj që radhës tjetër, këshillomë nu them që nuk dua të jem i këshilluar, por bjeri argumentet dhe mirësevjen këshilla, se All-llahu s.v.t. dhe Pejgamberi s.a.v.s., na ka mësuar se " KËSHILLA BËN DOBI " dhe jo si the ti vëllau se e kemi ndihmuar shejtanin.

    Dhe së fundi, mbasi e mban vehten se din aq shum për Islamin, unë kisha nji pyetje për ty o vëllai, se a mundesh me më treguar se çka thotë Feja Islame për muzikën: A është e lejuar apo është e ndaluar? All-llahu ta shtoftë dijen e hajrit ti dhe mua. Amiiin.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Selam alejkum,

    Ramazano, ma ben hallal nese e ndjen veten te ofenduar !!!, aty nuk e kam pat qellimin. Thjesht, vereht kudo ne bote, jo vetem tek muslimanet, por aman ne vecanti te muslimanet, qe entuziazmi i ben njerezit te ngutshem. E aty ku ka ngutesi nuk ka shume "kualitet" te themi.

    Qellimi i ketij forumi edhe i gjith tjereve, eshte te nxit ne diskutime, qe njerezit te njihen me se miri, pra, ne fund te kene ndonje dobi. Menyra se si i arrihet ketij qellimi nuk eshte "kuantiteti" i materialeve qe sillen, por kualiteti i tyre.

    Nuk ka dyshim se ne cdo "keshille" qendron mesimi islam, por, ai mesim nuk ka vlere, nese "askush" nuk e lexon dhe keshtu nese askush nuk nxjer asnjo dobi nga ai. Nuk kam thane se "keshillat" qe i ke sjelle kan gabime !!!; kujdes. A nuk eshte nje hadith i pejgamberit alejhi selam ku thot se "do te vij nje kohe, ne te cilen cdo shtepi do te ket nje kuran, por do te ze vendin me te bukur te shtepise e do te qendroj atje pa mos u shfletosur asnjeher" ???

    Cka mendon, a "shfletosen" keto keshillat qe i ke sjelle ty nga ndonjeri ketu ne forum ???, jo, me siguri se jo.

    Arsyet nuk kan te bejne me permbajtjen apo vlerat e keshillave, por jane thjesht te netyres "teknike". Njeriu nuk ka kohe te miret me ta, se jane teper te gjata, te shkruara ne nje menyre te lodhshme (shkronja te medhaja e te vogla, te ngjyzura pastaj edhe ne ngjyra te ndryshme !!!) dhe pa rrend apo perkufizim te domethenjes, nuk kan nderlidhje kausale njera me tjetren, jane lamc !!!, por arsyeja me e rendesishme eshte, intuicioni, motivi i publikimit te tyre !!!

    Duke e ditur se ne kete nenforum me se shumti sillen "muslimanet", eshte paksa e paqarte nje tentative e tille, gje, qe mua me la te "medoj", se ti perzonalisht e ndjen si "obligim" kete veprimin qe e ben, per te fituar "sevape", sepse ju ofron "njerezve" nje material qe ata nuk kan mundesi ta sigurojn, ose nuk kan kohe ta hulumtojn. Nese i ke sjellur qe "jomuslimanet" te informohen, me preteksin qe te nxitish interesin e tyre per islamin, atehere kjo "metode" eshte e gabuar, sepse nuk ka efektin e vet, pra, per te nxit interessin eshte i pashmangshem "kualitet" e jo "kuantiteti".



    Ja "argumentet":

    Shejtani ja ka arrijt qellimit,

    - nuk ka barazpeshe midis kohes qe shpenzon dhe dobise, per arsyet teknike qe i permenda me larte (monotonia, steriliteti i materialit, mungesa e didaktikes, kognicioni).

    - edhe vet e verteton, se se pari je i interesuar per vetveten tende, dmth. punen qe e ke bere per qellim qe te fitosh "sevape", kush don i lexon, kush nuk don "e theft qafen" sic thot populli. Kjo eshte absolutikisht jashta mesimeve islame !!!

    - nxitja per te fituar sevape ben qe te "mbulohet" forumi me kesi lloj temash, te cilat diskutimet me vlere i dytesojn, i largojn. On Top rrijn cdohere temat pa vlere "pedagogjike".

    - nuk shihet qarte se cili parim i fese po permbushet, perhapja e islamit ?, forcimi i besimit ?, nxitje per mireqenje ndernjerezore ?


    Kjo i ngjan atij luftetarit te devotsheme trim, per te cilin pejgamberi alejhi selam tha se eshte banor i xhehenemit (larg koft, nuk e kam fjalen per ti ramazan !!!, mere kete vetem si shembull per punet e kota, edhe nese nijeti eshte i paq), edhe pse ai ishte me i guximshmi, i pari ne beteje, dhe ai i cili vrau me se shumti armikun...............me ne fund nga dhimbja e madhe qe i shkaktonin plaget e vrau vetveten se nuk i duronte dot (nje verzion tjeter thot, qe mos ti bjere armikut ne dore !!!).............. i pyetur pejgamberi alejhi selam per kete, se pse perfundoi keshtu tha: nuk pati durim !

    Argumenti me i forte ne islam eshte ky: SABRI !!!, cdo gje i perket Allahut. Njeriu nuk mund te ndryshoj asgje, ai eshte vetem sebep. E nese deshiron te jesh sebep per tjeret ne rrugen e Allahut, atehere ulu dhe kujtohu para se ti marrish hapat e ardhshme, se cka don, ku don me shku, dhe cila eshte rruga me e drejte, me e shpejte me e sigurte dhe me e dobishme. Per Allahun jane vetem namazi, ramazani dhe kurbani, ketu nuk ka gjasa per "gabime", mirepo, ne hapat tjera duhet shum kujdes me pat, sepse me nijetin te besh mire, me ne fund sjell demin !!!

    paqja qoft me ty


    PS: sa per muziken:

    Nje hadith i pejgamberit alejhi selam thot:

    Puno per kete bote, sikur nuk do te vdesish kurre, puno per ahiretin sikur do te vdesesh neser.

    Muzika eshte "pjese" e perditshmerise se njerezise, kete njeriu e ka shpikur per "kenaqesine", te cilen Allahu e "urdheron". Nuk parashtrohet pra pyetja se muzika a eshte hallal apo haram. Kjo nuk i hin ne pune Allahut, por eshte ceshtje e fikh'ut, e jurisprudences islame, apo, ne gjuhen e sodit, ceshtje e qeverive, te cilat kane per detyre mireqenjnen sociale dhe duhet ti peshojn gjerat e dobishme dhe te demshme. Shume leht mund te karakterizohet muzika e demshme dhe e dobijshme. Ajo qe e "kenaq" njeriun natyrisht se shte hallal, ajo qe i sjell dem shoqerise eshte haram. Shum gje e thjesht !!!

    Ose me shkurt: kur teprohet Hallahi shnderohet edhe ai ne Haram. Ki barometer vlen per gjithe hapat e njeriut.

    Shpresoj se me kupton.
    albanish by nature

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •