Alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu.
Vëllau im Nuh Musa, unë të kam thirrë vëlla, kurse ti më thërret Ramazano! A ky është reagimi si këshillë ndaj nji vëllau musliman? Ti më thrit si të duash, se nuk më pengon aspak kjo, por ajo që më intereson është; vetëm se me e sqaruar atë që ke shkruar më sipër, se metëvërtetë paske shum gabime në shprehjen dhe mendimet e tua.
Së pari. Entuziazmi thue se i bën njerëzit e ngutshëm dhe kualiteti nuk bën!
Kualitetin e vërteton vetë materiali që kemi pruar dhe nuk ka të bëjë as me entuziazmin dhe as me materialet e gjata sikur po mendon ti vëllau im Nuh Musa.
Dëshira për lexim të çfardo materiali i shkurtër apo i gjatë ( por me rëndësi është përmbajtja e atij materiali ), është personal dhe jo për të gjithë duhet me qenë njësoj, mbasi ka shumë persona që e mendojnë ndryshe, që nuk ngopen asnjëherë për të përfituar dituri të hajrit. Edhe unë kur shoh se nuk ka hajr në nji material, nuk e lexoj dhe për këtë s’ka përse me diskutuar. Pra mua më intereson përmbajtja e atij materiali dhe jo kuantiteti edhe pse ai material ka nji kuantitet të madh dhe kualiteti nuk mund që të dallohet në kuantitetin, por në përmbajtjen e atij materiali.
Do të isha me mendimin tënd dakord, poqese materiali në fjalë do të kishte gabime ose në kundërshtim me temën, ose në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin. Për këtë të pyeta edhe në postimin e mësipërt se, ku janë gabimet e asaj që kam postuar? Por, mbasi the se nuk ka gabime ( gjë që kjo më intereont më së shumti ), fjalët tjera që i ke thënë janë vetëm se supozime personale dhe nuk kan aspak që të bëjnë me atë si thua ti vëllau im, se të tjerët nuk janë të interesuar.
Ti ke thënë:
Cka mendon, a "shfletosen" keto keshillat qe i ke sjelle ty nga ndonjeri ketu ne forum ???, jo, me siguri se jo.
SubhanAll-llah, o vëllau im, të lutem që të mos i jep shprastirë shejtanin, që të mos ta risë mendjemadhësinë dhe ti mendon se ke nji diturië që nuk e posedon ( atë e din vetëm se All-llahu )! A mos vallë ti e din këtë gjë se të tjerëve nuk ju intereson, që ke bërë vetë pyetje dhe ke dhënë vetë përgjigje? Në rastëse e prisnje përgjigjen nga unë, ajo do të ishte All-llahu e din më së miri !
Ndoshta ti e mendon ndryshe, gjë që nuk dmth se të gjithë do mendojnë ashtu. Sepse, ajo që thue ti se të tjerët nuk e lexojnë, parashtrohet pyetja, nga e din ti? Apo është vetëm se nji supozimi yt? Ti për vehten tënde mundesh me e menduar kështu, por nuk don me thane se edhe të tjerëve me u imponuar dyshime që nuk duhen lexuar këto këshilla, mbasi qenkan pak si të gjata, apo qenkan bërë lëmsh që ti ndoshta si kupton. Për atë që ka nevojë për të mësuar dhe për tu përmirësuar, unë mendoj se këta janë pak dhe etja e tij nuk shuhet kurrë me lexim. Dhe kjo nuk dmth se i ndihmojmë shejtanit, por e kundërta, shejtani i urren ato që mësojnë për fenë e tyre dhe që duan të këshillohen për tu penduar. Ti vëllau ke thënë:
Nuk kam thane se "keshillat" qe i ke sjelle kan gabime !!!;
Arsyet nuk kan te bejne me permbajtjen apo vlerat e keshillave,
Besoj se mjafton kjo që ëhtë thënë më sipër për ta kuptuar thjesht se këshillat janë me përmbajtje përfituese.
Për atë që është thënë nga ti vëllau se…
Gabimi im është se e kam bërë lëmsh me shkrimin (shkronja te mëdhaja e të vogla, të ngjyzura pastaj edhe në ngjyra të ndryshme !!!), këtë nuk e kam menduar se do të ketë këtë efekt negative tek ndonji lexues dhe në të ardhëshmen do mundohem me qenë pak ma i kujdesshëm në këtë aspekt dhe e pranoj këshillën, All-llahu ta shpërbleftë për këtë.
Ti vëllau im ke thënë:
- edhe vet e verteton, se se pari je i interesuar per vetveten tende, dmth. punen qe e ke bere per qellim qe te fitosh "sevape", kush don i lexon, kush nuk don "e theft qafen" sic thot populli. Kjo eshte absolutikisht jashta mesimeve islame !!!
Për këtë që ke thënë më sipër nevojitet pak sqarim, për të qenë më e kuptueshme qëllimi i shkrimit dhe i mendimit.
Sa për vërtetimin tim që kam thënë se, këtë e bëj së pari për vehten time, këtënuk e mohoj kurrë, pse? Sepse qëllimi im është që të përfitoj vetë dhe të tjerët. Më shtye me i bë pyetje vehtes time:
Çfarë dobije do kisha, poqese nuk përfitoj vetë, por përfitojnë vetëm të tjerët?!!!
Kurse, All-llahu s.v.t. na mëson që:
“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? “ ( El Bekare-44 )
Pastaj i kemi edhe disa hadithe kudsi dhe hadithe të tera për këtë qështje, në rastëse insistonu jam i detyrueshëm që t’jua sjell, inshAll-llah.
Sa për atë që thue se është jashtë mësimeve Islame, ndalemi pak këtu dhe po i kërkojmë argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti vëllau im i dashur, se nuk miren përfundimet ashtu pa argumente. A ke ndonji argument për këtë që thue se janë jashtë mësimeve Islame? Ajo që ke sjellur ti për argument, nuk pranohet se nuk ka argument nga Kur’ani dhe Sunneti, ose nga ndonji Dijetar i hakut. Sipas mundësive tua, a mundesh me na pru diçka në lidhje me këtë, se si janë mësimet Islame?!!! Ose për me qenë ma i qartë ku janë gabimet e asaj që thue se janë jashtë mësimeve Islame?!!! Kur argumentin që ta kam sjellur më sipër, flet ndryshe, nga ajo që ke konstatur ti, vëllau im Nuh Musa. Ato gabime personale që i ke ceku ti,për sa i përket shkrimit, unë të kam dhënë të drejtën se ashtu është, por nuk ka të bëjë ajo, aspak me mësimet Islame, mbasi nuk ke pru argument se janë jashtë mësimeve islame, apo, ndoshta un jam gabim?!!!
Prandj të këshilloj që të kesh kujdes në atë thue se çfardo që thuhet pa argument nuk pranohet në Fenë Islame se kështu na mëson All-llahu dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s.!
Sa për hadithin që e ke marru si shembull, nuk ka të bën me këtë që ke thënë ti vëllau im, sepse ajo nuk ka të bën me këtë që është sjellur në këtë temë, po ajo është për ato që bëjnë vetëvrasje.
Besoj se jemi të qartë deri këtu?
Vazhdojmë me pyetjen që ta kam bërë sa i përkt muzikës, edhe këtu vëllau im ke nxituar pak, pse???
Sepse ke sjellur argument që nuk të ka ndihmuar aspak për atë që ke dashtë me thane se muzika për ty qenka hallall!
Ti vëllau im, njëherë më këshillon që; para se me shkruajt duhet të mendosh mirë për atë që duhet me shkruajt, kurse nga ana tjetër ti vetë nuk e respekton këtë.
Hadithi që ke sjellur për argument është i sjellur pa vlerësim të hadithit ( kush e ka thane, prej kujt është transmetuar, a është sahih, apo hasen ose daif dhe së fundi si e kanë komentuar Dijetarët e hakut ? )!
Për hadithin që e ke cekur në postimin tënd:
Puno per kete bote, sikur nuk do te vdesish kurre, puno per ahiretin sikur do te vdesesh neser.
A mundesh ti vëllau im me na tregu, se çka të shtyri ti që e ke marrur për argument këtë hadith se muzika qenka e lejuar dhe na trego se çka ke kuptuar ti nga ky hadith?
Më erdh shumë keq kur e lexova se ke thënë:
Ajo qe e "kenaq" njeriun natyrisht se shte hallal...
Sipas kësaj që thue, unë kuptoj se epshi për ty qenka drejtuesi yt, që të tregon se, çka është hallall dhe çka është harram!
A mundesh me na pru ndonji argument për këtë që ke thënë Nuh Musa?
Në rastëse nuk ke argument ( dhe unë jam sigurtë se nuk ka ), unë të kasha këshilluar që ta përmirësosh vehten tënde dhe mos i le sprazëtirë shejtanit që të bëjë vesvese, se metëvërtetë kjo nuk është prej mësimeve Islame dhe ja po ti sjell argumentet:
All-llahu s.v.t., na thotë:
“ All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë). “( 4-27)
“ E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve…” ( 79-40 )
“ Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë. “ ( 30-29 )
“ Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. “ ( 5-48 )
“ A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës? “ ( 25-43 )
“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. “ ( 18-28 )
“ Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mun dur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! “ ( 23-106 )
“ Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën. “ ( 5-70 )
“A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta? “ ( 47-14 )
“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. “ ( 28-50 )
“ Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë. “ ( 12-53 )
Dhe besoj se e ke të qartë vëllau im se ke gabuar në atë që ke thënë se ajo që e kënaq njerin ( epshin ) na qenka hallall!!!
Të lutem që të kesh kujdes vëllau im se metëvërtetë këtë gjë e dëshiron shejtani, All-llahu na rruajt prej tij.
Ma bën hallall në rastëse e kam tepruar dhe besomë se aspak nuk e kam pasur për qëllime të këqija, por atë e din vetëm All-llahu qëllimin tim dhe vetëm Atij i jam mbështetur, se jam shum i bindur se nuk shpëtoj dot padrejtësisë ( në rastëse e kam bë ) në Ditën e Gjykimit, dhe besomë se e kam frikë All-lahun. All-llahu na rruajt nga mendjemadhësia ( që është nji mëkat madh ), na largoftë nga punët e kota dhe na drejtoftë në rrugën e Tij.
All-llahu s.v.t., na garanton se:
“Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët. “ ( 8-8 )
Dhe së fundi mund të themi se : All-llahu e din më së mirë.
Esselamun alejkum we rhmetullahi we berkatuhu!
Krijoni Kontakt