Arrestohet Bedri Krasniqi, i dyshuar për vrasje policësh
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes Bedri Krasniqin i cili tash e sa vjet po kërkohet nga organet e drejtësisë, për shkak të arratisjes nga burgu.
Ai akuzohet për krim të organizuar dhe së fundi dyshohet se ka lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina, që u lirua nga rrëmbyesit kohë më parë, raporton RTK.
Bedri Krasniqi, 30 vjeçar nga fshati Turjakë i Komunës së Pejës, është një ndër të dyshuarit kryesorë për vrasjet e 2003-tës të pjesëtarëve të SHPK-së Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.
Krijoni Kontakt