Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Do të ndërtohet xhami e re në Tiranë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka thyer më në fund heshtjen për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë.

    E hëne 15 Nëntore 2010 13:27

    Një ditë para se të festohet dita e Kurban Bajramit, ose Bajrami i Vogël, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka premtuar se do të jepet leja për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, e kërkuar prej vitesh nga besimtarët myslimanë për shkak të mungesës së ambienteve për të kryer ritet fetare.
    "Bashkia e Tiranës uron gjithë qytetarëve myslimanë Kurban Bajramin. Kemi gati planin e punës për realizimin e Xhamisë së re të kryeqytetit. Ky qytet duhet ta ruajë dhe ta promovojë tolerancën si një shembull që na takon ta përcjellim brez pas brezi” u shpreh Rama.
    “Bashkia e Tiranës uron gjithë qytetarëve myslimanë Kurban Bajramin.Shpresoj me gjithë zemër që nga bashkëpunimi ynë të lindë një xhami e re që të jetë brenda aspiratave dhe dëshirave të komunitetit” përfundoi Rama.”, tha Rama para pak momentesh./start/
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    Tema i takon nenforumit Shtypi i dites
    Revolution 1848

  3. #3
    Meeeeeeeeeeee ne fuuuuuuuuuuuuuuuuuund !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!



    Megjithate,

    Manifestimi i Bajramit do te behet ne hapesira te hapura.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Meeeeeeeeeeee ne fuuuuuuuuuuuuuuuuuund !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!



    Megjithate,

    Manifestimi i Bajramit do te behet ne hapesira te hapura.
    Ska xhami ne Ballkan qe nxen 30 mij besimtar. Xhamia e re duhet te ndertohet ne qender, duhet te jet me e madhe dhe te jet jo vetem xhami por qender Islamike.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ska xhami ne Ballkan qe nxen 30 mij besimtar. Xhamia e re duhet te ndertohet ne qender, duhet te jet me e madhe dhe te jet jo vetem xhami por qender Islamike.
    Eshte nje e tille ne Elbasan, nese nuk gaboj quhet pavioni 17
    Revolution 1848

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ska xhami ne Ballkan qe nxen 30 mij besimtar. Xhamia e re duhet te ndertohet ne qender, duhet te jet me e madhe dhe te jet jo vetem xhami por qender Islamike.
    Xhamia e re do të ndërtohet në një sipërfaqe të konsiderueshme prapa pallatit të kulturës.
    Në ditët në vijim do të hapet konkurs ndërkombëtar për projektin e xhamisë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Zbulohet xhamia në Projektin Francez

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama u kishte premtuar besimtarëve myslimanë ndërtimin e një xhamie të re në qendër të kryeqytetit. Premtimi i Ramës ishte mbështetur te Plani Francez për qendrën e Tiranës, i cili prashikonte ndërtimin edhe të një objekti kulti në qendër të kryeqytetit, duke plotësuar trikëndëshin e kulteve të tre feve kryesore.

    E shtune 20 Nëntore 2010 23:38
    Lajmi i mirë i dhënë për besimtarët myslimanë, një ditë para festës së Kurban Bajramit, ishte hedhur poshtë nga ministri.
    Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e quajti si një gënjeshtër për qëllime elektorale dhe se në vendin ku është premtuar ngritja e xhamisë janë parashikuar kulla dhe një qendër tregtare. Por ndërtimi i xhamisë së re për besimtarët muslimanë ishte parashikuar që në projektin francez për qendrën e Tiranës. Në rregulloren për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës, të miratuar në 2004, nga kryetari i KRRTRSH-së, ishkryeministri Fatos Nano dhe kryetari i KRRTsë Tiranë, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, ndërtesa e re e kultit për besimtarët myslimanë ka numrin 12. Rregullorja teknike ishte hartuar në zbatim të Studimit Urbanistik të Qendrës së Qytetit të Tiranës, nga studio franceze "Architecture Studio", kontraktuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 672, dt. 07.10.2003 dhe që fitoi konkursin ndërkombëtar urbanistik të organizuar nga qyteti i Tiranës në Korrik
    2003. Në të ishin parashikuar të gjitha zhvillimet e ardhshme në qendrën e Tiranës, duke mos përjashtuar as selinë e re të Kuvendit të Shqipërisë, në po atë vend, ku e kishte planifikuar edhe konkursi I zhvilluar tre vite më parë, në pjesën e pasme të Ish-Komitetit Qendror të PPSH-së
    Xhamia e re e Tiranës mban numrin 12 në projektin francez për qendrën e Tiranës. Sipas të dhënave teknike lartësia e ndërtesës do të jetë 18,8 metra, e njëjtë me Pallatin e Kulturës. Minareja mund ta kalojë këtë lartësi maksimale, por duhet të mbetet më e ulët se minareja e Xhamisë së Ethem Beut dhe se Kulla e Sahatit. Në veri dhe lindje të saj nuk do të ketë ndërtesa ngjitur, ndërsa me numër 6, më në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi. Në krahun e majtë të xhamisë, në perëndim do të vijojnë njëra pas tjetrës, numër 7(a,b,c), tre ndërtesa me destinacion qendër tregtare, të përbëra nga galeri që shikojnë nga qyteti, nga një zone dyqanesh dhe kalime këmbësorësh, me imazhin e Covent Garden-it në Londër. Qendra tregtare do të ketë një hyrje nga Sheshi "Skënderbej" dhe një hyrje të prapme nga unaza e parë. Larg, në veri xhamia do të ketë përballë hotelin "Tirana International" (numri 11) dhe sipas studimit francez Kulla e hotelit do të ketë efekt të madh mbi Sheshin "Skënderbej". Studimi planifikon t'i japë kësaj godine madhore një pamje të re, në mënyrë që të reflektojë këtë përtëritje të sheshit të Tiranës.
    Në jug të xhamisë do të jenë një varg kullash (1f ,g, i, j), me lartësi katër kat dhe kulla 1g është parashikuar të ndërtohet në vendodhjen aktuale të Teqes të Helvetinjve, objekt kulti, që duhet riformuluar si hapësirë e re brenda kullës duke marrë një tjetër vlerë./shekulli/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sic e kuptova planin urbanistik , xhamia duhet te jet ketu dikund :



    Te shofim a do te realizohet.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #9
    Edhe kisha greke qe s'ka çfar te bej ne tiran, eshte me ne qender se kjo xhami qe qenka 500 metra larg sheshit !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    toka eshte e Sejdis dhe jo e Edit,nejse hallall xhamine

    mesoni pak nga myslimanet e Shqiperise, qe ta urojn bajramin me gote rakie

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •