-
90 vjet nga krijimi i spitalit
GSH
QSUT, 90 vjet nga krijimi i spitalit
» Dėrguar mė: 19/12/2010 - 13:27
Esmeralda Keta
Qendra spitalore universitare "Nėnė Tereza" ka mbushur dje 90 vjet qė nga krijimi i saj. Me rreth 50 mijė pacientė qė trajton ēdo vit dhe mbi 2 milionė analiza laboratorike, kjo qendėr, sipas ministrit tė Shėndetėsisė, Petrit Vasili ėshtė njė institucion qė prodhon shėndet. Nė ceremoninė e rastit tė zhvilluar gjatė ditės sė djeshme kreu i Shėndetėsisė shqiptare ka deklaruar se QSUT-ja ėshtė njė shembull pėr tė gjithė vendin.
QSUT
Fillimisht si spital ka funksionuar nė vitin 1920, nė njė godinė tė vogėl qė ndodhej nė krah tė Bashkisė sė Tiranės, ndėrsa ėshtė zhvendosur nė njė godinė tė vėrtetė nė vitin 1932, pikėrisht ku ndodhet drejtoria e kėtij institucioni nė ditėt e sotme. Qė nga fillesat nė godinėn e vogėl tė vitit 1920 kanė kaluar plot 90 vjet, dhe tashmė qendra universitare spitalore "Nėnė Tereza", ėshtė kthyer nė njė qendėr reference dhe shembull tė mirė pėr tė gjithė institucionet shėndetėsore nė Shqipėri. Nė ceremoninė e rastit, e cila ėshtė zhvilluar gjatė ditės sė djeshme ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili, e ka cilėsuar kėtė institucion si mė tė rėndėsishmin nė vend, por edhe nė rajon, duke e etiketuar si njė prodhues tė shėndetit. "QSUT-ja mbetet njė nga institucionet mė tė rėndėsishme nė vend, i cili nuk e ka ndalur kurrė ritmin e tė ecurit pėrpara. Falė vullneteve dhe aftėsive tė stafit nė kėtė institucion, janė realizuar edhe ndėrhyrjet, tė cilat kanė qenė tė pamundura, por mė pas janė kthyer nė realitete dhe nė shėrbim pėr pacientėt. Nė kėtė spital ėshtė prodhuar shėndet", - ka pohuar ministri i Shėndetėsisė. Sipas tij, duhet tė vlerėsohen me mijėra persona, tė cilėt kanė dhėnė ndihmėn e tyre pėr tė arritur deri nė kėtė moment kur e gjithė popullata gjen shėrbim tė specializuar dhe mjekė tė kualifikuar. Ndėrkohė qė drejtori i QSUT-sė, Saimir Ivziku ka pohuar se ky institucion nė tė ardhmen do tė jetė nė krah tė pacientit duke i ofruar tė gjitha shėrbimet e nevojshme. "Dua tė falenderoj tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė sukseset e kėtij institucioni. Kjo edhe me investimet qė po kryhen nė kėtė qendėr, duke i ofruar pacientit aparatura tė fjalės sė fundit" - ka nėnvizuar Ivziku.
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt