Nder te tjera Kukesi yne ka qene shume i njohur per traditen e prodhimit te lekures dhe te kepuceve.
Nuk ka pas qytet tjeter ne Shqiperi qe ka prodhuar dhe ka veshur kepuce me luksoze deri ne vitet '90.
Nder te tjera Kukesi yne ka qene shume i njohur per traditen e prodhimit te lekures dhe te kepuceve.
Nuk ka pas qytet tjeter ne Shqiperi qe ka prodhuar dhe ka veshur kepuce me luksoze deri ne vitet '90.
Me lehte eshte te thuash se a mund ta besh nje renditje te qyteteve ku nuk ka kosovare ne Shqiperi.
Mirepo Kukesi (jo ky i tashmi) ka qene nje qytet i krijuar nga qytetaret e Kosoves, ne dallim nga zonat tjera dhe ata i dhane atij nje identitet deri ne kohen kur qyteti i meparshem u mbyt nga liqeni i hidrocentralit te Fierzes, per ti lene vendin nje qyteti monster e pa identitet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-12-2010 mė 17:04
Gjeniu i medias ne shqiperi i lindur nga prinder kosovare , Une i njofe disa kusherinje te keti Dritan Hoxhes ketu ku une jetoj jan nga prizereni edhe ky Dritani sa ishte gjalle i vizitonte shpesh
Personazhi 40-vjeēar, i lindur nė Kukės mė 20 shtator 1968, u vendos prej vitesh nė Tiranė. Familja e tij banoi fillimisht nė Laprakė, aty ku biznesmeni kaloi edhe fėmijėrinė e tij nėn kujdesin prindėror tė Zyrasė, nėnės sė tij, ndėrsa babai, Fiqiri Hoxha, vdiq nė moshė tė re. Fėmijėria dhe rinia e Dritan Hoxhės ishte e ngjashme me atė tė bashkėkombėsve tė tij, e mbushur me problemet dhe hallet e zakonshme tė ēdo shqiptari. Nė kohėn kur Shqipėria ndodhej ende nėn regjimin diktatorial, Dritan Hoxha bie nė sy pėr pasionin e tij ndaj teknologjisė. Biznesmeni ishte bashkėshorti i Vjollcės dhe babai i katėr fėmijėve, tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djalit Itan Hoxha, qė lindi njė vit mė parė.
Biznesmeni
Vitet ‘90 e gjetėn Dritan Hoxhėn nė fillimet e njė biznesi qė do tė njihte mė pas vetėm rritje, fuqizim e zgjerim. Qė nė atė kohė, 40-vjeēari qė humbi jetėn dje u identifikua si pronari i kompanisė sė kafes “Lori Kafe”. Duke qėndruar mė pas nė tė njėjtėn fushė tė veprimtarisė tregtare, ai e zgjeroi mė tej aktivitetin e biznesit, duke futur nė treg edhe njė markė tjetėr tė kafes sė importuar “Illy Cafe”. Aktiviteti tregtar nė kėtė fushė dhe karakteri ambicioz i biznesmenit, e orientuan atė drejt projekteve mė tė gjera dhe mė tė fuqishme. Nė shkurt 1998, Dritan Hoxha themelon radion “Top Albania”, e cila hyri nė transmetim duke aplikuar standardet mė tė larta teknologjike krahasuar me vendet mė tė pėrparuara tė Ballkanit. Pas veprimtarisė sė suksesshme nė drejtimin e “Top Albania”, biznesmeni Dritan Hoxha nė vitin 2001 themelon televizionin privat “Top Channel”. Pėrmes sinjalit tokėsor dhe mė pas edhe nė satelit, ky televizion gjeti shtrirje gjeografike gradualisht nė tė gjithė Shqipėrinė dhe mė pas i kaloi kufijtė e saj. Kompania mediatike “Top Media” nėn drejtimin e Dritan Hoxhės, u dallua pėr investimin e teknologjisė bashkėkohore teknike tė konsideruar edhe si “revolucioni mediatik” nė industrinė televizive nė Shqipėri.
Media
Pas investimeve nė krijimin dhe zgjerimin e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” nė vitin 2005, Dritan Hoxha bėhet promotor i hyrjes nė Shqipėri tė platformės sė parė tė transmetimit televiziv dixhital. Pėrmes platformės “Digit Alb” filloi transmetimin e njė seri kanalesh televizive, fillimisht nė sinjal tokėsor dhe mė pas nė atė satelitor. Pas kėtyre investimeve nė industrinė mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi mė tej aktivitetin e tij edhe me njė gazetė tė pėrditshme “Shqip”, dhe mė pas edhe me prodhimin dhe futjen nė qarkullim tė telefonit tė parė celular nė Shqipėri, qė njėkohėsisht ofronte edhe shėrbimin e televizorit tė lėvizshėm. Megjithatė nė tė gjithė veprimtarinė e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti tė cilit biznesmeni i pėrkushtohej mė shumė, ishte televizioni “Top Channel”. Njė sigėl me tė cilėn biznesmeni 40-vjeēar qė humbi jetėn dje nė orėt e mėngjesit, kishte filluar tė identifikohej gjithnjė e mė shumė prej vitit 2001, kur pėr herė tė parė ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.
Figura te shquara qe kane lindur, rritur dhe jetuar ne Kukes:
Akademiku i ndjere Gazmend Zajmi.
Piktori i njohur Rexhep Ferri http://sq.wikipedia.org/wiki/Rexhep_Ferri
Atdhetari Tahir Zajmi.
Familja e aktorit Bekim Fehmiu.
Qe lexim shume i kendshem kjo tema, vetem kete koment doja te lija... por ce do qe e prishet kur shtuat shkrimin mbi Dritan Hoxhen.
Tani Dydrinas, respekte pėr temėn sė pari. Unė kam njė damar nga Kukėsi, kam njėrin gjysh kuksian, edhe pak a shumė e njoh historinė e zonės (nuk pretendoj tė jem ekspert, po kryesoret). Kur lexova kėtė temėn tėnde (titullin), u bėra kurioz tė shihja kush na qenka ky qytet qė qenka ndėrtuar nga hiēi nga kosovarėt, e sinqerisht u befasova kur pashė Kukėsin.
T'i bėn dy gabime kritike: kur pėrdor termin "kosovarė" dhe kur thua "nga hiēi". Po t'i shtjelloj shkurtimisht mė poshtė:
1) Termi qė ke pėrdorur nė kėtė temė "kosovarėt" ėshtė shumė i paqartė dhe shumė i papėrshtatshėm pėr kohėn pėr tė cilėn flet. Ky term i pėrket kohėve tė fundit (konkretisht duke filluar nga 1945 kur komunistėt filluan ta injektonin nė popull qėllimisht e masivisht kėtė term e nė vazhdim). Puna ėshtė kėshtu, para se tė vendosej kufiri aty ku ėshtė sot, zona ka qenė njėsh, vazhdimėsi e njėtrajtshme me tradita tė njėjta, zakone tė njėjta, veshje, tė folur, ushqim (flija psh), ta kam fjalėn qė Kukėsi, Dibra, Tropoja, Prizreni, Gjakova, pjesa qė sot vazhdon nė Maqedoni kanė qenė njė krahinė e vetme (nėse mund ta cilėsoj si "krahinė") etj.. Mė pas u vendos kufiri arbitrarisht qė e ndau zonėn pa ndonjė arsye (por se aty i ra maja e lapsit kur i thonė). Pėr shembull Ku, Di, apo Bajram Curri mė shumė "ngjisin" me pjesėn qė ka ngelur jashtė Shqipėrisė se me atė brenda, bie fjala dialekti kuksian ėshtė afėrsisht i njėjtė me dialektin shqiptar nė Maqedoni, ose pėr mentalitetin etj.
Shkurt zona nė dy anėt e kufirit Shqipėri-Kosovė ka qenė kompakte para se aty tė vendosej kufiri, e nė vitet '20 s'mund t'i thoje njerėzve tė njėrės anė "kosovarė" e tjetrės "shqiptarė", ose e anasjellta etj... Prandaj kur thua qė Kukėsi u themelua nga kosovarėt se si mė tingėllon.
2) Kukėsi nuk erdhi nė eksiztencė nė vitet '20 nga kosovarėt siē po i quan, ka datime shumė mė tė hershme qė aty ka qenė vendbanim, dikur njė katundth, mė vonė njė fshat, mė pas njė fshat i madh, qytetth etj.. po "hiē" ska qenė. Kjo "u ndėrtua nga hiēi" ėshtė deklarim shum pompoz dhe jo edhe aq real me sa e njof unė Kuksin. Fakti qė Kukėsi u bė "qytet" pas vendosjes sė kufijve ėshtė si rezultat i lėnies jashtė kufinjve tė Shqipėrisė tė dy qyteteve qė mbaheshin si pika referimi nga tėrė krahinat e zonės, Prizerenit dhe Gjakovės. Meqė kėto dy qytete ngelėn jashtė, atėherė vetvetiu zona do tė krijonte njė pikė tjetėr referemi brenda kufinjve, dhe ky na ishte Kukėsi.
Edhe diēka pėr atė pikėn qė dėgjoheshin radio tė Kosovės, flitej pėr Kosovėn, kishte mall etj.. po kėto janė plotėsisht tė vėrteta. Ėshtė shumė normale qė zonat qė ishin kufitare me Kosovėn, e qė kishin njė kufi fiktiv me anėn tjetėr, tė kishin mall dhe dashuri pėr Kosovėn. Gjyshi im pėr shembull lotohej sa herė qė binte fjala pėr Kosovėn, edhe pse (sipas standarteve tė sotme) nuk ishte kosovar, por sepse e donte Kosovėn njėsoj si Shqipėrinė, kishte mall pėr kohėn kur ikte se bashku me babėn e tij me kuaj nė Prizren, Gjakovė e mė tej (pėr herė tė fundit ka qenė nė 1945). Por si gjyshi im ishin gati shumica e atij brezi, tė cilėve kufiri i 1913 dhe ai me gjemba i 1945 i ndau nga lidhjet familjare, nga miqėsitė e vjetra, nga bashkfshatarėt e tyre tė cilėt ngelėn nė pjesėn tjetėr tė kufirit. Ndėrsa pėr radiot dhe kanalet e huaja, gati ēdo zonė kufitare i kapte fshehtazi valėt qė vini nga pėrtej, kėta nga bregdeti italianin, ata mė lart jugosllavin, anej poshtė grekun, e kuksianėt radiot e Kosovės meqė u vinin valėt (siē ndiqej edhe radio Tirana nga krahu tjetėr).
***
lol Dritan Hoxha ka qenė gollobordas (ose goran, diēka e tillė), nė Kukės ka lindė por kanė qenė tė ardhur. Tani juve na e paskeni bėrė me prindėr "kosovarė", ēfarė nuk lexon nė internet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 22-12-2010 mė 19:17
Life's too short to remove USB safely.
Kukesi para 1920 ishte thjesht nje fushe e vogel mes Drinit te ZI e atij te Bardhe me shtepite e Elezve dhe Zeneleve te vendosur ne shpatet perballe kesaj fushe. Ne vendin ku sot qendron Kukesi (i vjeter) nuk ka pase gje. Ardhja e 500 familjeve nga Gjakova dhe Prizreni beri qe te lindte ky qytet ne kete fushe mes dy Drinave, duke bashkuar dhe keto lagje te Elezve e Zenelve ne harten e qytetit. Si fillim qyteti ishte pothuajse krejtesisht i perbere nga gjakovare e prizrenjane qe blene tokat aty dhe ndertuan shtepi e infrastrukturen e qytetit. Kjo terhoqi dhe familje lumjane dhe gorane te cilat filluan te blejne toka ne qytetin e ri te sapondertuar dhe filluan te ndertonin dhe ata shtepi. Me 1925 shpallet qytet dhe qender prefekture.
Prandaj dydrinasi thote qe u ndertua nga hici, pasi ato dy lagje qe ishin ne shpatet perballe Kukesit nuk mund te merren si fshati apo qyteti i meparshem. Edhe sot ke disa shtepi e toka te mbetura nga keto dy lagje dhe jane vecante Kukesit te vjeter.
Kukesi u be qytet pasi qindra familje gjakovare e prizrenjane u detyruan te emigronin per t'i shpetuar represionit serb dhe jo ngaqe u vendos kufiri dhe na u be pike referimi. Po te mos ishte ky emigrim, sot Kukesi nuk do ekzistonte fare as si emer.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 22-12-2010 mė 19:42
Krijoni Kontakt