A ishte mbiemri Barleti pseudonim i Marin Beēikemit?!
Botimit i Historisė sė Skėnderbeut nga Marin Beēikemi(Barletit).
Ilia S. Karanxha
Dy shqiptarė nė fillimet e editorisė veneziane
Tė datosh veprėn e parė tė Historisė tė Skėndėrbeut do tė thotė tė krijosh njė koncept krejt tė ri mbi autorin e vėrtetė tė saj gje e cila hap prespektiva tė reja e shumė mė tė pasura pėr shkencėn albanollogjike.
Nga momenti kur doli punimi shkencor i Francesc Pall mbi Marin Barletin(1938) nė shkencėn shqiptare nė lidhje me vitin e botimit tė Historisė tė Skėnderbeut nuk ka pasur asnjė lloj polemike. I vetmi historian qė vlen tė pėrmėndet kėtu ėshtė Fan Noli i cili kur botoi punimin e tij tė parė mbi Skėndėrbeun(1921) vendosi kufirin 1510 para tė cilit vepra kishte parė dritėn e botimit edhe pse nuk e kishte pasur shumė tė qartė as vendin dhe as vitin e botimit tė veprės tė Barletit. Arsyeja? Gjon Muzaka nė testamentin e tij ishte influencuar nga Barleti.
Punimi shkencor i F. Pall solli njė kontribut shumė tė ēmuar nė krijimin e profilit intelektual tė humanistit tonė. Nė lidhje me datėn e botimit tė veprės ishte i pari qė pėrcaktoi aty njė fakt tepėr tė rėndėsishėm duke shėnuar vitin 1508 para tė cilit nuk mund tė ketė asnjė lloj pretendimi mbi botimin e saj. Arsyeja? Nė librin (kapitullin) e dytė tė Historisė, Barleti flet pėr ngjarjet e ndodhura nė Himarė nė janar -shkurt tė kėtij viti tė cilat janė dokujmentuar edhe nga Marino Sanudo nė Diarii (vol. 7, col. 286). Pra ky fakt (ka edhe tė tjera) ėshtė i mjaftueshėm pėr tė injoruar gjithė supozimet e mundėshme qė studiues tė djeshėm apo tė sotėm, tė cilėt nuk njohin as veprėn e Historisė tė Skėndėrbeut dhe as studimet albanollogjike, shtyhen tė sugjerojnė me hamėndie, shpesh edhe me qėllime dashamirėse, data pėr njė botim tė hershėm tė veprės me emrin Marin Barleti prift shkodran. E keqja ėshtė kur dikush nga njė pozitė akademike vihet t'i mbledhė kėto sugjerime e t'i paraqase si hulumtime me vlera shkencore mbi gjoja “debatin” e historianve nė lidhje me botimin e Historisė tė Skėnderbeut.
Mirėpo studimi i F. Pall pati anėn e dobėt se me biografinė e tij tė hamendiesuar u pajtua me njė Marin Barlet tė panjohur dhe krejt jashtė ambientit tė rilindjes italiane. Pranoi pa asnjė vėshtrim kritik si studimin e Apostol Zenos(1753) qė kishte veēuara Barletin nga Beēikemi po ashtu edhe sugjerimin, le tė themi pėrsėri dashamirėse, tė F. Nolit mbi influencat e Muzakės nga vepra e Historisė tė Skėnderbeut. Bile albanologu rumun pėr ta pėrforcuar mė tej mendimin e F. Nolit solli si provė tė ashtuquajturėn vepra e tretė e Marin Barletit Pėrmbledhje mbi jetėn e papėve dhe perandorve (Compendium...1555)me anė tė sė cilės vėrtetonte me anė tė letrės dedikatore drejtuar Pietėr Ėngjėllit, vdekur mė 1512, botimin e Historsė sė Skėndėrbeut para kėtyre datave pra para vitit 1510. Me qė pėrmbledhja (Compendium..) e jetės sė papėve e perandorvė vazhdonte edhe pas vitit 1513 por nga duar tė tjera u hipotizua edhe vdekja e Marin Barletit aty nga viti 1512. Lėmshi kėshtu u mpleks shumė keq dhe me kėto rezultate tė karakterit vetėm filologjik u azhornua gjithė historiografia shqiptare.
Vdekja hipotetike e Marlin Barletit
Tre elementė: testamenti i Muzakės, letra dedikatore e Marin Barletit derjtuar Pietro Ėngjėllit dhe vdekja hipotetike e Marin Barletit aty nga viti 1512/1513 ēimentuan vitin 1510 para tė cilit vepra Historia e Skėnderbeut kishte parė dritėn e botimit.
Njė Marin Barleti, pa datėlindje e datėvdekje, pa nėnė e pa babė, pa motra e pa vėllezėr, dhe mbi tė gjitha pa njė rreth intelektualėsh tė kohės qė ta njihnin e t'i njihte, humanistė qė ta kishin lėvduar apo ta kishin qortuar pėr veprėn e vet, sa mė parė ta vdisnim aq mė pak talashe krijonte. I vetmi bashkėkohės i Marin Barletit qė kishte hedhur njė gjysėm ide mbi veprėn e Historisė tė Skėnderbeut duke ja atribuar Marin Beēikemit ka qėnė Paolo Xhovio(1483-1552). Kjo ide e vakur u eleminua pa shumė kujdes nga eruditi venecian Aposol Zeno e prej kėtu shkenca shqiptare historiografike e filologjike, para se tė lindėte si e tillė, ishte spostuar nė njė rrugė tė shkretė.
Ndonjė mendim i ndryshėm (Dh. Shuteriqi, F. Babinger ) jashtė korit unanim tė historianve tanė nuk prekėn strukturėn bazė tė konkluzioneve tė paracaktuara fillimisht nga Noli e tė pėrforcuara mė tej nga F. Pall. Kjo situatė anakronike e ngurtėsuar reflektohet sot nė tekstin e Historisė tė Shqipėrisė botim i Akademisė tė Shkencave(Tiranė 2002, vol. I, f. 485-490) dhe po kjo mendėsi reflektovi sė fundi nė nismėn e Dot. Aurel Plasarit nė shtator- tetor 2010 mbi mbajtjen e njė konference shkencore mbi Barletin e mbi tė gjitha mbi 500-vjetorin e botimit tė Historisė sė Skėndėrbeut me qė viti 2010 ishte edhe viti i fundit qė na kujtonte kėtė jubile tė shquar(Shih: Rikthim tek Barleti ēka pasur tė vėrtetė dhe trillim pėr Skėnderbeun. Gazeta Standart 20.09.2010).
Fakti i regjistrimit tė kėsaj vepre gati nga tė gjitha katalogėt e bibliotekave tė huja, apo nga shumica e tyre, nė mėnyrė hipotetike apo pėr traditė si njė botim i viteve 1508-1510 nuk mund tė jetė kurėsesi njė argumet apo njė provė qė mund tė kundėrshtojė studimet mbi kėtėtė ēėshtje.
Njė pėshtjellim nė shkencėn shqiptar
Nga sa pamė mė sipėr del e qartė qė gjithēka ėshtė bazuar vetėm nė analiza historiografike e filologjike ku i vetmi element i pakundėrshtueshm mbetet viti 1508 para tė cilit vepra nuk mund tė jetė botuar. Gjithe rezultatet e tjera janė shumė pak bindėse dhe mund tė shndrohen objekt diskutimesh. Nė lidhje me tė gjitha argumetat e sipėrpėrmėndura kemi folur nė veprėn Barleti apo Beēikemi? Njė pėshtjellim nė shkencėn shqiptar (Tiranė, Kumipres 2010 ) ndėrsa nė veēanti pėr veprimtarinė fallsifikuese tė familjes Ėngjėlli nė mes tė shek. XVI e pėr veprėn Compendium... shih shkrimin Si e fallsifikuan historinė Ėngjėllorėt(Milosao 24.X.2010)
Pėrsa i pėrket mendimt tė Nolit pėr influencėn e Muzakės nga vepra e Barletit nuk mund t'i vemė asnjė faj mbasi mendimi i parė qė lind tek njė historishkrues ėshtė ai qė njė vepėr e madhe si Histroia e Skėndėrbeut influencon por edhe gjeneron shumė vepra tė tjera fakt ky i mirėnjohur qė reflektovi pėr shekuj me radhė nė gjithė historiografinė kastriotiane. Ja pra Noli nuk kishte si ta shikonte aty pėr aty testamentin e Gjon Muzakės si njė pėrjashtim nga regulli e tradita historiografike. Lėmshi u ngatėrua mė tej kur Noli nė ribotimet qė i bėri studimit tė tij pėr Skėnderbeun shtoi se Muzaka ishte influencuar edhe nga Dhimitėr Frėngu. Kėshtu dy veprat e para mbi jetėn e bėmat e Skėndėrbeut u kapėrxyen para vitit 1510.
Me njė analizė mė tė kujdesshme filologjike nuk ėshtė vėshtirė tė provohet e kundėrta e pohimit tė Nolit. Pra nuk ėshtė Muzaka ai qė mori nga Barleti por e kundėrta e saj. Ballafaqimi bėhet kryesisht nė lidhje me humbjen e komandantėve tė Skėndėrbeut nė betejėn e Vajkalit si dhe nė fjalėt pėr trajtimin ēnjerzor tė robėrve nga ana e sulltan Mehmetit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 21-03-2011 mė 16:49
A ishte mbiemri Barleti pseudonim i Marin Beēikemit?!
Ilia S. Karanxha
Botimit i Historisė sė Skėnderbeut nga Marin Beēikemi(Barletit). (Vėshtrim historiografik-filologjik)
Pa u zgjatur nė analiza e arsyetime tė imta historiografike viti 1510 bile edhe nga pikėpamja filologjike me pak mė shumė kujdes mbi testamentin e Muzakės merr tė njėjtėn vlerė qė ka viti 1508 para tė cilit nuk mund tė ketė pasur asnjė botim tė Historisė tė Skėnderbeut. Gjon Muzaka paraqitet kėshtu i pari shqiptar qė ka folur pėr meritat e Skėnderbeut nė njė dokument qė merrte karakter zyrtar e ligjor duke ja dėrguar atė Venedikut dhe me pretendime pėr veprim mbi bazėn e strukturės tė shtetit konglomerat feudal shqiptar para pushtimit turk .
Shtojmė kėtu dy fakte tė tjera plotėsuese tė njė rėndėsie parėsore. Sė pari: asnjė studim nė Shqipėri nuk ka marrė nė konsideratė aspektet editoriale, tipografike dhe ikonografike tė Historisė.. qė lidhen me veprimtarinė e editorit tė saj, Bernardino de Vitali. Sė dyti : asnjė historian brenda apo jashtė Shqipėrisė nuk ka menduar se prapa emrit Marin Barleti prift shkodran fshihej profesori i retorikės nė Universitetin e Padovės Marin Beēikemi i cili jetoi deri mė 1526 dhe pėr shkrimin e Historisė tė Skėnderbeut u bazua nė dokumentat e arkivit tė Venedikut punė qė zgjati pėr disa vjet.
Princ Essling e renditi Historinė e Skėnderbeut nė kapitullin e veprave padatė tė botuara nė periudhėn 1500-1525 (I.er Quart du XVIe Sičcle). Bėri komente mbi pėrmbajtjen e ksilografisė nė frontespicion e veprės e mė tej shton se ksilografia dhe zbukurimet e gėrmave nistore janė komplet njė prodhim venecian(les bois et les initiales dont il est orné étant de facture toute vénitienne). Nė lidhje me editorin Bernardino de Vitali i cili kishte firmosur kėtė vepėr vetėm me gėrmat e para tė emrit tė tij shkruan se ai ushtroi profesionin e vet edhe nė Romė nga 1508 deri 1522 (Bernardino Vitali qui a signé de ses seules initiales plusieurs livres sortis de son atelier exerēa ą Roma de 1508 ą 1522. Nė: Prince d'Essling: Les livres a figures vénitiens...Seconde parte, II, 1909, ff. 526-527; 530-531.) Tė njėjtėn ide e gjejmė tė shprehur edhe nga Tammaro De Marins nė enciklopedia e madhe Treccani (1949, vol. XXXV, f. 460) vetėm se kėtu shtohet se gjatė periudhės 1508-1522 njihen nga De Vitali edhe botime veneciane mė 1516-1518.
Nė fakt Bernardino de Vitali gati gjithė veprimtarinė e tij e ka zhvilluar nė Venedik. Ka qenė nė Romė mė 1507 pėr botimin e veprės sė madhe Gjeografia tė Ptolemeut dhe nė ribotimin qė ju bė po kėsaj vepre nė colophon mbeti pėrsėri e njėjta datė por thuhet se doli mė 1508 nė Romė. Nė vitin 1509 kemi gjetur tė botuar njė vepėr tė tij nė Napoli e firmosur pėrsėri vetėm me germat e para tė emrit: p. B.V.V. (d.m.th. per Bernardinus Venetus de Vitalibus) ndėrsa mė 1521 boton njė vepėr nė Rimini. Rikthehet nė Romė nė maj tė vitit 1522.
Kėshtu i pari qė hodhi idenė e botimit tė kėsaj vepre mė 1522 i bie tė jetė Frederick John Norton(1904-1986) nė veprėn e tij mbi editorėt italianė nė periudhėn 1501-1520 (Italian printers 1501-1520, London: Bowes & Bowes 1958, p. 160) Nė lidhje me Vitalin mbi argumentin qė na intereson ne ai shkruan: Mė 1520 tipografia e tij veneciane mbeti pėrsėri papunė, dhe mund tė ketė qenė pastaj ose nė njė vizitė tė fundit nė Romė mė 1522 qė ai shtypi nė atė qytet jetėn e Skėnderbeut tė Barletit.
Nė kėtė deklaratė telegrafike Norton nuk jep shpjegime mirėpo shumė bilioteka tė tjera e katalogė kanė marė pėr bazė pohimin e tij dhe veprėn e Historisė tė Skėnderbeut e referojnė si njė botim tė vitit 1522 ose afėr vitit 1520 (Shih: Early sixteenth centery printed books 1501-1540 in the Library of Leuven faculty of theology/ edited by Frans Gistelinck & Maurits Sabbe. Louven: Bibliotheek Godgeleerdheid: Uitgeverij Peeters. 1994. Ose nė: Harvard College Library departament of printing and graphic arts catelogue of books and manuscripts. Part II: Italian 16th Centery Books. Compiled by Ruth Motimer, 1974) Deklaratat e dikujt se gjithė historianėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė paskan rėnė dakord pėr botimin e Historisė nė periudhėn 1508-1510 mbeten jashtė ambientit shkencor evropian.
Nė mbėshtetje tė idesė tė Nortonit ka njė sėrė argumentesh qė flasin nė favor tė saj. Sė pari duket pa kuptim por njėkohėsisht edhe mjaft e guximshme ideja e Bernardino de Vitali qė tė merrte rrugėn nga Venediku pėr nė Romė pėr tė botuar vetėm njė letėr tė humanisit dalmat Marko Maruli(1450-1524) e pėr mė tepėr nė njė format tė vogėl dhe vetėm me 8 faqe (Epistola domini Marci Maruli Spalatensis ad Adrianum VI pont. Max...). Duhet tė kemi parasysh kėtu se Roma nė pranverėn dhe verėn e vitit 1522 u pėrfshi nė njė situatė anarkije tė plotė pėr shkak tė pakėnaqėsisė qė solli zgjedhje e papės tė ri jo-italian. Vjedhjet, grabitjet, pėrdhunimet e vrasjet ishin nė rend tė ditės dhe mungonte ēfarėdo lloj autoritet i pushteti laik apo fetar pėr ndalimin e tyre. Nė qershor tė po kėtij viti shpėrtheu aty edhe njė epidemi kolere.
Tė dyja veprat si letra e Maruli-t po ashtu edhe Historia e Skėndėrbeut kanė njė fill logjik tė pėrbashkėt qė i bashkonte. Njėra ishte thirrje qė i bėhej papės Adriani VI pėr bashkimin e forcave kristiane kundra invazionit turk qė marshonte nga Ballkani drejt Evropės, tjetra ishte njė model i kėsaj lufte tė bėrė nga princi Shqiptar Gjergj Kastrioti Skėnderbe.
Kėtu mund tė shtrohet ēėshtja nė se Bernardino de Vitali kur mbėrriti nė Romė e kishte tė shtypur librin e Historisė tė Skėnderbeut apo e shtypi mbas marrjes sė lejes d.m.th. pas 1 majit 1522 kur u botua letra e Maruli-t. Kushtet pėr njė punė tipografike normale nė Romė siē e pamė ishin krejt tė pa pėrshtatshme pastaj leja duhet tė jetė nxjerr mbi bazėn e njė teksti tė shtypur pra qė ekzistonte materialesh. Kėshtu kopjet apo kopjen e parė ai duhet ta kishte me vete qė kur ishte nė Venedik pra para majit tė vitit 1522 dhe kėtu nuk ėshtė pėr tė pėrjashtuar mundėsia qė puna tė ketė vazhduar pėrsėri nė Venedik edhe pas marrjes tė lejes. Sidoqoftė para gushtit tė vitit 1522 siē do ta shikojmė mė tej gjithēka kishte marrė fund.
Krijoni Kontakt