Termi i perdorur nuk eshte gabim, sepse me kosovare nuk nenkuptohet nje nenshtetesi tjeter, por nje krahine tjeter, qe ju nda trungut tone etnik, njejte siē perdoret rendom termi "lab", "malesor" etj.T'i bėn dy gabime kritike: kur pėrdor termin "kosovarė" dhe kur thua "nga hiēi". Po t'i shtjelloj shkurtimisht mė poshtė:
1) Termi qė ke pėrdorur nė kėtė temė "kosovarėt" ėshtė shumė i paqartė dhe shumė i papėrshtatshėm pėr kohėn pėr tė cilėn flet. Ky term i pėrket kohėve tė fundit (konkretisht duke filluar nga 1945 kur komunistėt filluan ta injektonin nė popull qėllimisht e masivisht kėtė term e nė vazhdim). Puna ėshtė kėshtu, para se tė vendosej kufiri aty ku ėshtė sot, zona ka qenė njėsh, vazhdimėsi e njėtrajtshme me tradita tė njėjta, zakone tė njėjta, veshje, tė folur, ushqim (flija psh), ta kam fjalėn qė Kukėsi, Dibra, Tropoja, Prizreni, Gjakova, pjesa qė sot vazhdon nė Maqedoni kanė qenė njė krahinė e vetme (nėse mund ta cilėsoj si "krahinė") etj.. Mė pas u vendos kufiri arbitrarisht qė e ndau zonėn pa ndonjė arsye (por se aty i ra maja e lapsit kur i thonė). Pėr shembull Ku, Di, apo Bajram Curri mė shumė "ngjisin" me pjesėn qė ka ngelur jashtė Shqipėrisė se me atė brenda, bie fjala dialekti kuksian ėshtė afėrsisht i njėjtė me dialektin shqiptar nė Maqedoni, ose pėr mentalitetin etj.
E verteta eshte se vendasit i thirrnin qytetaret qe formuan qytetin si "gjakovar" apo "prizerenjan", pra nuk perdorej termi "kosovar".
Mirepo nese e ke nje rrenje nga ajo zone, atehere me duhet te te kujtoj se tema nuk ben fjale per krahinat qe perbejne rrethin e Kukesit, por thjeshte per qytetin e ngritur nga viti 1925 ne buze te dy lumenjve.
Eshte mese e vertete se krahinat qe perbejne rrethin Kukes, kane patur dhe vazhdojne te kene te njejtat tradita, pavaresisht prej ndarjes shume te gjate.
Krahinat qe shtrihen ne anen e djathte te rrjedhes se Drinit te Zi kane te njejtin dialekt, te njejten tradite, te njejtat veshje me pjesen shqiptare qe gjendet sot ne Maqedoni.
Fshatrat qe shtrihen ne pellgun e Lumes, kane te njejtat tradita me ato te zones nga dalja e qytetit te Prizrenit deri ne Vermice.
Mirepo ata qe krijuan qytetin e Kukesit, vinin nga dy qytete me shume tradite te jetes qytetare dhe per rrjedhoje ata sollen nje ndryshim te madh ne jeten e gjithe zones ne fjale.
Eshte njejte sikur ti vendosesh dy korēare ne nje fshat kudo ne Shqiperi dhe une jam i bindur se qysh ate nate ata do te nisin te vendosin rregullin e jetes qytetare, te cilin e trashegojne dhe e mbartin brez pas brezi.
Cili eshte ky rregull i jetes qytetare?
Nis qe nga blerja e prones, njohja e pronesise, vendosjen e piketave te qytetit te neserme me rruge, lulishte, shkolle, dyqane, polici, burg, administrate, taksa, higjene, rend dhe qetesi etj.
E pra ata qytetare qe erdhen nga Gjakova dhe Prizreni, sollen ne vendin e blere ne mes te dy lumenjve, rregullin e jetes qytetare, ndertuan nje qytet te tere nga hiēi, sollen nje mentalitet tjeter per jeten ne bashkesi si: tregetine, transportin, sportin, artin dhe kulturen, higjenen dhe pastertine, gatimin dhe festat, veshjen dhe ceremonite etj.
Ndersa ne kete rast nuk vlen paralelizmi i perdorur, sepse ne nuk shihnim apo degjonim radion dhe televizonin e Prishtines, ngaqe nuk kishim se ēfare te degjonim apo shikonim.Edhe diēka pėr atė pikėn qė dėgjoheshin radio tė Kosovės, flitej pėr Kosovėn, kishte mall etj.. po kėto janė plotėsisht tė vėrteta. Ėshtė shumė normale qė zonat qė ishin kufitare me Kosovėn, e qė kishin njė kufi fiktiv me anėn tjetėr, tė kishin mall dhe dashuri pėr Kosovėn. Gjyshi im pėr shembull lotohej sa herė qė binte fjala pėr Kosovėn, edhe pse (sipas standarteve tė sotme) nuk ishte kosovar, por sepse e donte Kosovėn njėsoj si Shqipėrinė, kishte mall pėr kohėn kur ikte se bashku me babėn e tij me kuaj nė Prizren, Gjakovė e mė tej (pėr herė tė fundit ka qenė nė 1945). Por si gjyshi im ishin gati shumica e atij brezi, tė cilėve kufiri i 1913 dhe ai me gjemba i 1945 i ndau nga lidhjet familjare, nga miqėsitė e vjetra, nga bashkfshatarėt e tyre tė cilėt ngelėn nė pjesėn tjetėr tė kufirit. Ndėrsa pėr radiot dhe kanalet e huaja, gati ēdo zonė kufitare i kapte fshehtazi valėt qė vini nga pėrtej, kėta nga bregdeti italianin, ata mė lart jugosllavin, anej poshtė grekun, e kuksianėt radiot e Kosovės meqė u vinin valėt (siē ndiqej edhe radio Tirana nga krahu tjetėr).
Ne e shihnim veten si nje pjese e pandare e asaj pjese qe ishte ndare dhe kete e shprehnim me ēdo menyre sapo na jipej rasti.
Nuk ishte nje hobi, por ishte nje pjese e jetes, sa edhe qytetarin em te thjeshte po te pyesje asokohe e dinte se ēfare ndodhte ne Kosove, se kush ishin drejtuesit, se ēfare rrugesh apo fabrikash hapeshin, se kush burgosej apo vritej, se cfare kendohej apo luhej ne filma etj.
Edhe ne i ndiqnim ndeshjet e futbollit dhe qyteti yne ishte tifoz kolektiv i Gjermanise, Italise, Hollandes apo Brazilit, mirepo lojtari me i mire ishte per ne Fadil Vokrri, boksieri me i mire nuk ishte Frejzer apo Muhamet Ali por Azis Salihu.
Edhe ne e degjonim Celentanon, mirepo per ne me i mire ishte Sabri Fejzullahu apo Edmond Islami. Se ne radiot italiane ne degjonim San Remon, mirepo per ne me te mira ishin Akordet e Kosoves. Ne i shihnim filmat e kinematografise italiane apo franceze, te cilat jipeshin ne kinemate shqiptare asokohe, mirepo idhulli yne ishte Bekim Fehmiu.
Krijoni Kontakt