Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bunkerët, tani objekte objekte biznesi

    Qindra mijëra bunkerë, të ndërtuar gjatë regjimit komunist, për të luftuar kundër pushtimit imagjinar nga NATO, mbeten ende si relike të paranojës së pashembullt të atij regjimi. Tani ata përdoren për qëllime të tjera.


    "Bunkeri blu" njihet si një nga restorantet e mira të peshkut në plazhin e Durrësit, ku mund të hash pa harxhuar shumë peshk të freskët nga deti. Nga jashtë vetëm forma rrethore, si këpurdhë e restorantit, të sjell ndërmend bunkerët famëkeq. Por bunkeri është atje, brenda. Hapësira e tij është transformuar në guzhinën e restorantit, në vendin ku pastrohet dhe gatuhet peshku i freskët.


    Ëndërrat e këqija dhe lindja e idesë
    Ideatori i ndërtimit të 750 mijë bunkerëve në gjithë vendin, ish-diktatori komunist Enver Hoxha, nuk do ta kishte përfytyruar, as në ëndrrën më të keqe shndërrimin në restorant të një bunkeri. Bashkëshortët Alma dhe Bujar Alma BregasiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Alma Bregasi Brëgasi janë pronarët e restorantit. Ata tregojnë që menjëherë pas rënies së regjimit komunist emigruan në Greqi, ku për disa muaj punuan në një tavernë peshku buzë detit. Ashtu si në atdheun e tyre ishin bunkerët. Ideja lindi...


    "Thamë me njëri tjetrin: pse të mos e shfrytëzojmë bunkerin për të hapur një restorant? Pse të mos ndërtojmë rreth tij një strukturë të vogël, që të punojmë? E hapëm restorantin brenda hapësirës së bunkerit, vendosëm rrotull tij karrige dhe një strehë kashte. Bunkerin e lyem në ngjyrë blu, ngjyra jonë e preferuar, duke ruajtur përmasat dhe formën që ai kishte", shpjegon Alma Bregasi.



    Bunkeri "fat i madh i familjes"

    Brenda pak vitesh me fitimet e tyre blenë dy varka peshkimi, rritën të ardhurat nga shitja e peshkut dhe ndërtuan rreth e qark bunkerit një strukturë prej druri dhe xhami, pasi blenë nga pronari i ligjshëm tokën ku ishte ngritur bunkeri dhe investimii tyre i ri. Bashkëshortërt Bregasi ishin të parët, por jo të vetmit, që bunkerët i panë si një mundësi sipërmarrjeje dhe biznesi.
    "Pas nesh edhe të tjerët i përdorën bunkerët si restorante. Këtu kanë qenë edhe katër bunkerë të mëdhenj që u morën nga qytetarët e Durrësit", thotë Alma. Bunkeri konsiderohet prej saj si fati i madh i familjes, baza nga nisi biznesi dhe prosperiteti ekonomik.me gjersisht .me gjersisht linku
    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...o1kYfoNWtqz-ug

  2. #12
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Dikur behet nje stervitje Shqiptaro-Ruse per te testuar bunkeret.

    asgjesohen mitraljeri dhe ushtaret si qofte Korce.tja shesim gjermanit!!!

    ky ishte budallalleku i xhaxhit qe ne na kujton rinine

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bunkerët si kulturë

    Turistët e huaj që lakmojnë të shohin antikitetin e Apolonisë kanë tashmë dhe një tjetër ofertë turistike. Pjesë e vizitave të tyre nuk janë më vetëm objektet antike të zbuluara nga ekspedita të shumta arkeologjike që kanë gërmuar në këtë vend, që prej arkeologut të famshëm Leon Rei e deri në ditët e sotme, por edhe objekte që deri në vitet 1990 ishin vende grumbullimi armatimesh të rënda dhe trupash ushtarake. Pjesë e këtij “turizmi në kohë paqeje” janë 12 qendra zjarri të përmasave të mëdha, të quajtura ndryshe edhe bunkerë, të ndërtuara gjatë viteve të luftës së ftohtë, së bashku dhe me kalimet e tyre nëntokësore. Këta të fundit ndodhen në njërën prej pikave dominante të Apolonisë së lashtë, përmbi kodrën ku gjarpëron edhe rruga e cituar nga Cezari i famshëm rreth dy mijë vjet më parë, me emrin Arks. Kjo kodër është përdorur si fortifikatë ushtarake që në betejën e Romës së lashtë. Ndërsa më pas, në fillim të shekullit të kaluar, ajo është përdorur si garnizon ushtarak nga ushtria austro-hungareze. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kodra në fjalë ka shërbyer si garnizon ushtarak nga ushtria pushtuese gjermane. Pas çlirimit të Shqipërisë dhe instalimit të diktaturës komuniste, strategët ushtarakë shqiptarë nuk ia ndërruan destinacionin, por ndërtuan rreth viteve 1970 12 bunkerë mbi tokë dhe nën tokë, duke strehuar aty tonelata me armatime të rënda si dhe vendstrehime për ushtarët. Në çdo bunker, në dalje të tij, kanë qenë vendosur kundërajrorë të cilët duke qenë pika më e lartë e zonës së Myzeqesë, ruanin kufirin detar dhe ajror të kësaj zone nga “pushtimi i forcave armike”. Së fundmi, me një vendim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, këta bunkerë janë futur në fondin e objekteve të vizitueshme të Parkut Arkeologjik Apolonia. Sipas drejtorit të parkut arkeologjik, Marin Haxhimihali, gjithçka ka ndodhur me iniciativë të specialistëve të zyrës rajonale. “Arritëm t’i pastronim këta bunkerë nga harrimi. Bunkerët kanë lidhje nëntokësore mes njëri-tjetrit, dhe të dymbëdhjetë ata kanë si hyrje edhe dalje nëntokësore. Turizmi i luftës është tashmë lloji i turizmit më të kërkuar, sidomos nga turistët që duan të dinë mbi gjithçka ka ndodhur në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës dhe sidomos të njohin kulturën tonë ushtarake”- tha ai. Për këtë qëllim do të botohet edhe një guidë speciale për vizitorët e Apolonisë, ku do të zërë vend të veçantë edhe ky masiv bunkerësh. Nëpër bunkerë dallohen qartë gjurmët e viteve të “luftës imagjinare”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •