Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Glass: Mos i shkatërroni Bunkerët, gjermanët u penduan!

    Një nga studiuesit gjerman të arkeologjisë, Emily Glass ka në fokus të masterit “bunkerët shqiptarë’, si reliktet unike të Luftës së Ftohtë dhe komunizmit.

    MAPO: Ju po studioni tezën tuaj të Masterit për bunkerët e Shqipërisë, në një kohë kur qytetarët shqiptarë tashmë as qe i perceptojnë më si pjesë të realitetit të tyre! Pse zgjodhët këtë temë?
    Emily Glass: Unë e kam zgjedhur këtë temë pasi gjatë këtyre 8 vjetëve gjatë së cilave kam vizituar në mënyrë periodike Shqipërinë, jam bindur që këta bunkerë janë relikte unike e Luftës së Ftohtë dhe e komunizmit në vendin tuaj. Mendoj se është shumë normale që pasi ke jetuar kaq gjatë me to dhe je rritur i rrethuar prej tyre, të mos i dallosh më, duke qenë se janë tashmë pjesë e pandashme e ambientit që rrethon vendin tuaj. Mirëpo ato janë zakonisht objekti i parë që vihen re nga sytë e çdo turisti. Edhe në Angli ne kemi bunkerë disa nga Lufta e Parë Botërore, të tjerat nga Lufta e Dytë, por shumë prej tyre tashmë janë shkatërruar dhe nuk kemi kaq shumë sa në vendin tuaj. Arsyeja tjetër pse unë po i studioj ka të bëjë edhe me tezën time të Masterit, e fokusuar mbi “Arkeologjinë Historike dhe Botën Moderne”. Në këtë tezë janë shumë të rëndësishëm elementët e historisë së afërt, si për shembull bunkerët, të cilët unë i trajtoj si pjesë e peizazhit dhe gjeografisë, si pjesë të konfliktit, si elementë ushtarakë por edhe si pjesë të një identiteti. Duke u fokusuar kështu në atë nocion të ri të arkeologjisë së sotme që quhet “Arkeologjia Kontemporane”. Ndonëse në Shqipëri ka një shumëllojshmëri bunkerësh, si ato të vegjlit në formën e kërpudhave, ato më të mëdhenj që kanë shërbyer për strehimin e tankeve apo ato të tjerat të ndërtuara në formën e tuneleve, unë do të fokusohem vetëm tek bunkerët e llojit të parë, pra ata të vegjlit në formën e kërpudhave, pasi mendoj se ka më shumë histori personale njerëzore të lidhura me to, e me ushtarët që I kanë ndërtuar dhe përdorur, se me bunkerët e tjerë. Mendoj se këto bunkerë kanë një lidhje më të fortë mes së kaluarës dhe aktualitetit shqiptar.
    MAPO: Si mund të jetë një bunker objekt i studimit të arkeologjisë?
    Emily Glass: Arkeologjia studion të kaluarën dhe njerëzit që e kanë jetuar atë. Ata të cilët kanë jetuar e kanë punuar në një periudhë të caktuar historike – ndaj në këtë kontekst edhe bunkerët me gjithë historinë e tyre janë pjesë e këtij studimi. Kushdo mund të kuptojë aq shumë nga Shqipëria dhe për shqiptarët që nga vitet 70-të edhe pa u konsultuar me dokumente historikë apo duke folur me njerëz, por thjesht duke parë e studiuar bunkerët! Ne mund t’i studiojmë bunkerët si pjesë e një kulture materiale shqiptare, e duke i trajtuar ato për nga mënyra se si janë shpërndarë anekënd vendit, apo duke parë grafitet e vizatuara së fundmi në to, apo duke lexuar mbishkrimet e datave apo njerëzve mbi to. Dhe e gjithë kjo praktikë është shumë e ngjashme me mënyrën se si ne studiojmë shumë site të tjera mesjetare apo edhe romake. Për të patur konkluzione të qarta ne duhet që të studiojmë strukturat e këtyre bunkerëve dhe t’i krahasojmë pastaj me mbetje të tjera materiale të të njëjtës periudhë. Me bunkerët ka edhe një plus tjetër: që ne mund të flasim me njerëzit dhe mund të kemi edhe një perspektivë antropologjike të lidhura me përvoja jetësore të vetë njerëzve që në një moment apo në një tjetër me siguri kanë histori që lidhen me bunkerët. Mund të krahasojmë pastaj rezultatet edhe me artikuj apo informacione të tjera të shkruara dhe kësisoj mund të kemi një rezultat të mirëfilltë shkencor. E gjithë kjo është pjesë e asaj që ju përmenda më lart, arkeologjisë kontemporane e cila 10 apo 15 vjetët e fundit është bërë e rëndësishme në Angli.
    MAPO: Na tregoni ndonjë moment interesant gjatë punës suaj studimore me bunkerët…
    Emily Glass: Gjatë gjithë kohës së studimit kam kuptuar se çdo bunker mund të të tregojë historinë e një njeriu dhe se çdo njeri mund të ketë një histori të vetën për bunkerin! Kam biseduar me shumë njerëz në lidhje me bunkerët, që nga ushtarakë deri te fëmijë të cilët në një mënyrë apo në tjetrën kanë mundur të krijojnë lojëra të ndryshme në bunker, apo dhe me njerëz të tjerë që kanë mundur të kenë ndonjë përfitim nga bunkerët duke i përdorur ato shpesh si magazine për objekte të ndryshme materiale. Kam komunikuar edhe me njerëz që bunkerin e kanë parë si një formë të rehatshme izolimi dhe intimiteti! Interesante në të gjithë këtë kontekst është ndryshimi i përdorimit dhe i perceptimit të bunkerëve nga një periudhë kohore në tjetrën. I gjithë ky ndryshim, në vetvete tregon ndryshimet strukturore, shoqërore, ekonomike, sociale dhe politike të vendit tuaj.
    Një histori gazmore: teksa po pikturonim disa bunkerë në Ksamil, na ofrohet një person dhe na pyet se pse po e bënim atë gjë. Pastaj na tregon se disa herë ai ishte strehuar në ato bunkerë duke pritur me pamje nga Korfuzi që “grekët të vinin”. Ishin kohëra të vështira dhe kohëra shpresash për njerëzit e thjeshtë. Na tregoi se në njërin prej atyre bunkerëve kishte pritur me orë e orë të tëra që nga Korfuzi të vinin grekët, të cilët nuk erdhën asnjëherë… Epo, kjo është jeta (qesh)…
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Do ti qe mire e ka. Harron shpejt mileti

  3. #3
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Edhe per mua shume bunkere nuk duhet te ishin prishur, ja qe u prishen.
    https://www.behance.net/robberysk1100

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shume interesante ky studim i ketij arkeologu gjerman;gjiithmon dalin njerez qe mendojn krejt ndryshe. ne te ardhmen leqe nukduhet prishur por duhet patur meshir duhet gjetur menyra se si te ruhen per te ardhmen athua se si do te shikohen pas 5000 vite ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #5
    Edhe në Danimarkë ka bunkerë nga Lufta e Dytë Botërore, të cilët i kanë ndërtuar gjermanët për t'u mbrojtur nga sulmet eventuale angleze.

    Disa janë ashtu kot fare, por në njërin nga ata që e kam vizituar ishte muze.

    Edhe në Shqipëri, ndonjëri prej tyre mund të bëhet kafene që do të ishte shumë atraktiv për vizitorët e huajt.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Mendoj që nuk duhen prishur, por besoj se vetë koha do t'i prishë.

    Betoni nuk është si guri dhe nuk i qëndron shumë kohës.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    C'eshte kjo logjike absurde, qe nje i huaj na servir per mosprishjen e qindramijra bunkereve qe i rendojne tokes shqiptare? Paskemi nevoje per arkelogji te tille absurde, sikur ata bunkere paten nje funksion dikur dhe do i flasin historise se ardhshme? Mund te lihen shume pak, disa dhjetra e keta shume jane. Kjo logjike absurde mund te vazhdoje keshtu me ca pallate me tulla te tipit sovjetik qe ngjajne sot me germadha te nje kohe qe i ngushtoi njerezit te banonin ne kuti shkrepse, sic shprehet figurshem shkrimtari Kongoli. Paska vend toka shqiptare per te tilla relike shemtuese? Keta pallate duan dinamitin qe nga themelet, sikurse disa lloj veprash industriale te asfiksuara, qe po kalben nga koha pa kurfare funksioni. S'ka pse toka shqiptare te mbaje te tilla "vlera" arkeologjike per te ardhmen, sikur te kene vlera arti, apo historike. Vete historia shqiptare ne shekuj eshte muzeu me i madh arkeologjik, qe flet vete per gjendjen absurde te shkaktuar si nga te huajt, ashtu dhe nga vete shqiptaret. Te huajt le te na shikojne tashme ne ndryshimin dhe transformimin e domosdoshem, per t'ju deshmuar se ne jemi sa shkaterrimtare, aq dhe ndertues, sa te roberuar me vetveten, aq dhe liridashes dhe demokraci dashes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #8
    Mondi, cfare konkretisht po ruan populli shqiptar nga e kaluara pervec urrejtjes patollogjike qe ka ndaj vetes dhe te tjereve? Ne ka nje gje per te cilen populli shqiptar dallohet eshte SHKATERRIMI, qe nga qendra arti e kulture, e deri te mjedisi ku nuk kane ngelur me pyje se i prene te gjithe.

    Kjo zonjusha nuk besoj se po e shikon ne cfare gjendje kane ngelur muzeumet qe tregojne vlerat e antikitetit shqiptar e jo me ca bunkere qe mbas 90-es u kthyen ne banjo publike.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mondi, cfare konkretisht po ruan populli shqiptar nga e kaluara pervec urrejtjes patollogjike qe ka ndaj vetes dhe te tjereve? Ne ka nje gje per te cilen populli shqiptar dallohet eshte SHKATERRIMI, qe nga qendra arti e kulture, e deri te mjedisi ku nuk kane ngelur me pyje se i prene te gjithe.

    Kjo zonjusha nuk besoj se po e shikon ne cfare gjendje kane ngelur muzeumet qe tregojne vlerat e antikitetit shqiptar e jo me ca bunkere qe mbas 90-es u kthyen ne banjo publike.

    Plotesisht dakort INFINYTY. kemi shkaterruar e vazhdojme te shkaterrojme vlera ne emer gjoja te antivleres dhe te vleresojme vlera vertet antivlerat. Fatkeqesi per ne vertet.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga pikpamja ushtarake bunkeri eshte nje shpikje e njeriut per tu mbrojtur.
    dhe eshte nje mjet mbrotes i mrekullueshem.
    ushtari ne bunker ndihet psikologjikisht shum me mire se ne mes ferrave apo ne nji kanal apo i shtrire diku neper mezhda.
    ushtari ne bunker eshte zot i terrenit kurse kundershtari i zbuluar eshte gjah i lehte per tu shpartalluar.
    bunkeri nuk eshte shpikje e enverit as e oficereve shqiptare.
    te tjere para nesh i kan shpikur e ndertuar e perdorur.

    pra nuk eshte keq te kesh bunkere kur ekziston rreziku i nje agresioni nga jashte.

    mirpo bunkeri do njerun brenda sepse pa kte ska kuptim e as vlere.
    po ky njeriu qe do hyj ne bunker kush duhet te jete.

    duhet te jete nji ushtar-qytetar qe e do vendin e tij.
    nje qytetar qe ne kte vend ka ndertuar nje jete te mire me dinjitet dhe kur hyn ne bunker e ka te kopsitur mir ne mendje se aty do mbroj femijen e vet te dashuren gruan mamane babane shtepine lopet delet kalin balkonin e bukur ku pi caj me miqt e bahcen me lule e arat me vreshta e magazet plot me kallamoq e kotecat me derra e pula etjetj..

    qeveria e enver mehmet ramizit veretet i beri bunkeret e i vuri ku duhen e ku sduhen..po njeriun qe do mbronte nga bunkeri vendin e tij.. a e beri?

    jooo..
    pse..
    arsyet e kesaj joooo-se i kemi shpjeguar me kohe..

    prandaj bunkeroizma vate dëm..

    qe mos ta zgjas.. mjafton kjo video qe i shpjegon te te tera..
    ja cfar prodhoj sistemi envero ramizoist kokodhimoist.. ed rucist..






    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •