
Postuar mė parė nga
fegi
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 12 dhjetorit, pėrveē defekteve tė tjera, nė skenėn politike kanė krijuar edhe njė paradoks elektoral, pėr faktin se nga 800 mijė votues sa kanė dalė nė zgjedhje, rreth 250 mija vota, siē thonė zyrtarėt partiakė, janė “kontrabanduar” nga njėra parti-nė tjetrėn.
Tė gjitha subjektet pjesėmarrėse nė zgjedhje, akuzojnė partitė rivale pėr vjedhje tė votave, ndėrsa asnjėra nuk pranon qė edhe njerėzit e saj kanė “mbushur thasėt”.
Sipas deklaratave tė partive politike, AAK-sė, AKR-sė, FER-it, LDK-sė, LDD-sė dhe Vetėvendosje, i janė vjedhur prej 30 mijė deri nė 90 mijė vota, kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovės, por edhe nga partitė tjera. Sipas statistikave, nėse PDK i ka vjedhur tė gjitha kėto vota, atėherė pėr kėtė subjekt nuk ka votuar asnjė qytetar.
Partia Fryma e Re (FER), e cila sipas rezultateve tė KQZ-sė, nuk arriti tė kalojė pragun zgjedhor, thotė se sikur tė mos kishte pasur manipulime, FER do tė fitonte deri nė 7 pėr qind. Nga kalkulimet e kėsaj partie, sipas pėrfaqėsuesit tė kėsaj partie Dardan Sejdiut, FER-it i janė vjedhur pėr rreth 30 mijė vota.
Nga ana tjetėr, Lėvizja Vetėvendosje mendon se i janė vjedhur rreth 60 mijė vota.
Glauk Konjufca, nga kjo lėvizje thotė se nga burimet e saj konsideron se Vetėvendosje do tė kishte fituar 20 pėr qind, pra rreth 8 pėr qind mė shumė, qė i bie rreth 60 mijė vota.
“Pėr kėto shifra ne bazohemi nga disa burime, dhe nga raporte tė ndryshme ndėrkombėtare, tė cilat kanė monitoruar dhe kanė bėrė sondazhe me votuesit”, tha Konjufca, sipas tė cilit, plaēkitėsi mė i madh i votave ka qenė PDK, pastaj LDK dhe AAK.
Edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės konsideron se asaj i janė vjedhur njė numėr i konsideruar i votave. Sipas zyrtarėve tė saj, AAK-sė i janė vjedhur rreth 70 mijė vota. “Besojmė se edhe njėherė kaq sa kemi marrė, do tė kishim marrė, po tė mos kishte pasur manipulime”, tha pėr “Zėri’, Burim Ramadani, sipas tė cilit, kėto tė dhėna janė nxjerrė prej degėve tė AAK-sė nėpėr Kosovė.
Edhe Aleanca Kosova e Re ka bėrė njė llogaritje se sa ėshtė dėmtuar. Sipas Mimoza Kusari Lila, nėnkryetare e AKR-sė, kjo parti ėshtė dėmtuar pėr 5 pėr qind, pra qė i bie se i janė vjedh diku rreth 40 mijė vota. Derisa kėto katėr parti japin shifra se sa janė vjedhur, PDK dhe LDK, nuk japin shifra se sa janė dėmtuar.
PDK gjatė gjithė kohės ka akuzuar LDK-nė se ka vjedhur vota sidomos nė Prishtinė, kurse kjo e fundit akuzon PDK-nė se ka vjedh nė tėrė Kosovėn dhe si pasojė e kėsaj rreth 60 pėr qind e rezultatit tė zgjedhjeve janė tė pasakta.
“Nuk mund tė paragjykojmė se sa vota i janė vjedh LDK-sė, pėrderisa rreth 60 pėr qind e votave janė dyshuese. Vota e qytetarit ėshtė abuzuar, prandaj nuk kemi rezultat tė saktė dhe kėtė e ka bėrė haptazi PDK”, tha pėr “Zėri”, Arben Gashi nga LDK.
Llogaritjet e partive se sa vota u janė vjedhur:
AAK-sė: Rreth 70 mijė vota.
AKR-sė: Rreth 40 mijė vota.
FER-it: 30 mijė vota
Vetėvendosjes: rreth 60 mijė vota.
LDK-sė: 50 mijė
PDK: S’ka bėrė llogari
Krijoni Kontakt