Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Greqi, vritet me plumb shqiptari, të birit i është prerë fyti me thikë

    Vrasin babain shqiptar dhe të birin 2-vjeçar, inskenojnë aksident në Kallamatë

    Kallamata – Mesinia, N.Samaras - E tmerrshme. Por e vërtetë. Një djalë vetëm dy vjeç është masakruar deri në vdekje, pak pasi iu mor jeta frikshëm edhe babait të tij 35 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka për viktima dy shqiptarë, atë e bir, emigrantë në Greqi.

    Korrespondenti i NOA në Greqi, citon burime zyrtare policore që flasin për ngjarjen dhe konfirmoi emrin e prindit, Filip Mezai, 35 vjeç, emigrant shqiptar në Greqi.

    Vogëlushi dhe i ati u gjendën të vdekur në Kallamatë, në orën 18.00 të pasdites së djeshme 29 nëntor 2011.

    Ishte një qytetar ai i cili sinjalizoi policinë duke raportuar se një autoveturë tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë, e përmbysur gjendej buzë rruge në një përrua, në zonën e Arios, te fshati Prati, lokaliteti Piperica, pranë Kallamatës.
    Me të mbërritur, forcat policore kanë gjetur trupat e 35-vjeçarit dhe djalit të tij dy vjeçar.

    Në dukje, fillimisht u dyshua për një aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim të bënim me një vrasje e cila nga autorët ishte “mbuluar” duke provokuar një aksident pas krimi.

    Ekspertiza mjekoligjore sot ka konfirmuar se plagë në kokë i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plagë fatale në fyt, të birit. Ekspertiza tha se plagët ishin pasojë e përdorimit të armëve dhe jo nga aksidenti. Filip Mezai është qëlluar me pistoletë në kokë, kurse të birit i është prerë fyti me thikë.

    Policia duke folur për hetimet, tha se atë e bir ishin vrarë dhe më pas autorët e kishin shtyrë makinën drejt greminës me pasojë përfundimin në përroin aty pranë. Makina kishte ngecur në përrua siç shihni edhe këtë foto, me drita ndezur dhe kjo bëri kalimtarin që ta shohë edhe pse ishte muzg dhe të thërrasë policinë e cila sikundër shihni te foto e dytë, transportoi kufomat për në morg.

    Policia tha se makina ishte pronë e të ndjerit Filip Mezai. Ndërkohë duke konfirmuar se po heton pistën e vrasjes së dyfishtë dhe inskenimit të aksidentit për të mbuluar krimin, theksoi se po merr në pyetje të afërm e të njohur të Filip Mezait.

    Sakaq provat e mbledhura në vendngjarje po analizohen për të zbardhur sa më shumë misterin e krimit monstruoz që këtë radhë nuk kurseu as jetën e vogëlushit dy vjeçar, i cili, vetëm disa muaj pasi erdhi në këtë botë, ka parë një fund të frikshëm të jetës së tij aq të shkurtër.

    Ndërkohë gjendje shoku ka shkaktuar në Kallamatë dhe sidomos në fshatin Plati, ku jetonte familja Mezai, vdekja e dyfishtë. Filipi ka lënë gruan dhe një djalë 11 vjeçar jetim.

    Filipi udhëtonte shpesh për punë dhe nuk qëndronte rregullisht në shtëpi.

    Disa banorë të fshatit Plati, thanë për mediat greke se ata e njihnin djalin 2 vjeçar si të birin e Filipit, por shtuan se disa të tjerë kishin dyshimet e tyre për këtë.

    Policia tha se po e heton këtë dyshim, kurse ka si pistë dhe mundësinë e vrasjes së fëmijës për arsye se ishte dëshmitar në ekzekutimin e të atit.

    Flet vëllai i Filipit

    Korrespondenti i NOA në Greqi citon se vëllai i Filip Mezait dhe xhaxha i vogëlushit të ndjerë, ka folur sot mbi atë që ndodhi: “Jemi të shokuar. Ende s’po kuptojmë asgjë. Nuk e kemi asnjë ide se kush janë vrasësit dhe pse e bënë këtë”.

    Vëllai i Filipit tregon se ai jeton në Argos dhe shton: “Tani jam në Korinth. Kam me vete edhe gruan e vëllait tim”, - thotë vëllai i Filipit duke shtuar se e shoqja e të ndjerit është në gjendje të rënduar.

    Gruaja e të ndjerit nuk flet fare greqisht dhe kishte ardhur në Greqi vetëm në fillim të nëntorit që po mbyllet. “Ajo erdhi këtu që të ndihmojë tim vëlla Filipin në mbledhjen e ullinjve ngaqë kishte nisur sezoni, ashtu siç bënte çdo vit që vinte”, - tregon vëllai i Filipit.

    “Këtë radhë solli me vete edhe djalin e tyre dyvjeçar”, - thotë kunati i gruas së vë dhe shton: “Do të marr dhe nipin tjetër 11 vjeçar e të gjithë bashkë do të kthehemi në Shqipëri. Varrimet do t’i bëjmë atje. Do të ikim sa më shpejt që të mundemi. E të shohim se çfarë do të thotë policia”.

    Sakaq, xhaxhai tregon se nipi i madh i mbetur i gjallë, nuk di ende se çfarë ka ndodhur pasi gjendet në Athinë: “Ai ka shkuar në Athinë ku është shtruar tek Spitali i Fëmijëve sepse po bën ca vizita mjekësore dhe nuk e di që Filipi dhe vëllai i vogël kanë vdekur”.

    Flet shitësi, fqinjë me familje Mezai

    Njjë nga banorët, shitësi i ushqimores në fshatin Plati, tregon se e njeh mirë familjen Mezai dhe Filipin.

    “Ishte një njeri i qetë. Gruaja e tij jetonte me dy djemtë në Shqipëri dhe herë pas here vinte këtu. Vitin e fundit, djalin e madhe e kishte Filipi këtu sepse po bënte ca vizita mjekësore. Gruaja vinte me fëmijët dy herë në vit dhe kjo ka 15 vjet që ndodh. Vijnë për të mbledhur ullinj bashkë me Filipin. E shoqja kishte një muaj që kishte ardhur këtu dhe mblidhte ullinj me vëllezërit e Filipit”.

    Duke u ndalur tek orët e fundit të Filipit, fqinji tregon: “Ai kishte lënë djalin e vogël tek një grua që ta mbante sa ishte në punë. Kur u kthye pasdite nga puna shkoi dhe e mori. Pastaj, ndodhi ajo që ndodhi. Çfarë t’ju them. Kishim dëgjuar gjëra kohët e fundit por çfarë t’ju them”.

    Flet kryeplaku i fshatit

    Jorgos Xhavaras, kryeplak i fshatit Plati, duke folur sot për mediat, tha se kishte 15 vjet që e njihte Filip Mezain.

    “Na u prenë këmbët teksa mësuam se çfarë kishte ndodhur. I gjithë fshati sot vetëm për këtë flet. Ishte një njeri i mirë, i sjellshëm dhe që rendte të kapte ditën e punës kudo që të gjente një punë. Dhe kujdesej shumë për fëmijët e tij”.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    o zot o zot pa fjal si mu be mishi
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kushedi me cfare do jete ngaterruar ... Po shume gjynah femija.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    I zgjidh qeveria keto pune ,mos kini "merak"....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    MOS KA PATUR EDHE MUSHKA QE DININ RRUGEN DERI NE LAZARAT ????
    MOS SHKUNDETE PEMET DHE BININ 7.62MM OSE ARRA COCOSI MODEL 47 ????
    APO NDOFTA AFENDIKOI I KISHTE PELQYER GRUAN DHE PASI IU KA MBUSHUR MENDJEN SE RROGAT E TYRE DO TE ISHIN ME TE SIGURTA NE KASAFORTEN E TIJ DERI NE "KRISTUGJENA" DHE PASTAJ I PAGOI ME ..........
    Aludime te keqia dhe makabriteti kalon caqet e njerzillekut...... POR KUSH E KA BERE O ESHTE NJE QELBESIRE E LINDUR KANIBALE OSE NJE I SEMURE PSIKOPAT.....
    NGUSHELLIME FAMILJAREVE DHE PARA SE TE NDODHE NDONJE HATA TJETER KTHEHUNI ME MIRE NE VATRN TUAJ
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    MOS KA PATUR EDHE MUSHKA QE DININ RRUGEN DERI NE LAZARAT ????
    MOS SHKUNDETE PEMET DHE BININ 7.62MM OSE ARRA COCOSI MODEL 47 ????
    APO NDOFTA AFENDIKOI I KISHTE PELQYER GRUAN DHE PASI IU KA MBUSHUR MENDJEN SE RROGAT E TYRE DO TE ISHIN ME TE SIGURTA NE KASAFORTEN E TIJ DERI NE "KRISTUGJENA" DHE PASTAJ I PAGOI ME ..........
    Aludime te keqia dhe makabriteti kalon caqet e njerzillekut...... POR KUSH E KA BERE O ESHTE NJE QELBESIRE E LINDUR KANIBALE OSE NJE I SEMURE PSIKOPAT.....
    NGUSHELLIME FAMILJAREVE DHE PARA SE TE NDODHE NDONJE HATA TJETER KTHEHUNI ME MIRE NE VATRN TUAJ
    Me teper duket si ekzekutim mafioz ........eshte shpejt te dalim ne konkluzione pa patur rezultate konkrete
    Ngushellime familjareve dhe te ruajne djalin tjeter nese behet fjale per hakmarrje.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Njerez barbare .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Te presesh fytin e nje foshnje e nje engjulli eshte tmerr. Do zoti te kapen kafshet qe kryen ket krim. RIP dy viktimat.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419




    ............

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dikur skuadrat e zeza benin pune, por ce do sot nuk egzistojne qe te pastrojne keto lloj vrasesish, asgje nuk e justifikon vrasjen e njeriut, e aq me pak te nje foshnje.

    sa te rrojme do degjojme.

    ngushellimet e mia familjes

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •