-
AKR: Behgjet Pacolli, president i Kosoves
Aleanca Kosova e Re (AKR) E Nominon Behgjet Pacollin per President te KOSOVES
http://www.botasot.info/def.php?category=86&id=90806
-
-
hahahhhha srevili i rusises e kopili serbise mire e keni,,,pse jo
-
-
Kush esht Behgjet Pacolli Presidenti i ardheshem i Republikes se Kosoves nje Biografi te shkurter nga Agim M. Doēi

Figura e zotit Pacolli ėshtė shumė joshėse pėr njė shkrimtar dhe gazetar. Ėshtė joshėse nė radhė tė parė, sepse ky njeri i lindurn nė fshatin Marec tė Kosovės, ka pėrshkruar njė rrugė dhe njė karierė prej briznesmeni, qė mund tė themi se ėshtė njė Magelan pėrsa i pėrket vijės sė suksesit dhe gjatėsisė sė saj. Ky njeri me pamjen e njė shkėmbi qė kur fillon tė flasė e ka tė gjithė gurgullimėn e malit dhe tė luginės. Behgjet Pacolli merr frymė me mushkėri ndėrkombėtare. Sepse nga fėmija kėmbėzbathur i fshatit tė lindjes, nga bujku, kopėshtari, malėsori, deri tek oda e burrave ėshtė njė histori mė vehte. Pastaj fillon njė tjetėr histori, nga i riu kosovar nėn ēizmen e Serbisė, ai merr rrugėn mė tėtrishtueshme nė botė, ai merr rrugėt e mėrgimit dhe mėrgimi ka kėngėt dhe poezinė mė tė trishtė tė botės. Ai ka marrė rrugėt e Europės dhe ka lėnė pas fėmijėrinė, adoleshencėn, babanė dhe nėnėn, motrat dhe vėllezrit, madje ka humbur njė dashuri dhe ikėn e ikėn krejt i vetmuar, nė kėrkim tė njė fati, tė njė pėrkrahje. Kėtu starton gjenija dhe talenti i Behgjet Pacollit. Le tė bėjmė kėtu njė shkėputje. Ja pra, kemi nė udhėt e Europės njė tė ri nga Kosova, qė ka vetėm njė gjė nė dorė: tė marri frymė. Ndėrsa sot makinat e firmės sė tij Mabetex lėvizin nė 16 vende europiane, nė tė gjithė Azinė dhe tutje nėpėr oqeane qarkullojnė mallrat e firmės sė tij MABETEX. Biznesi i tij fillon nė Europė dhe mbaron nė Ati e Oqeani. Ai ka avion personal dhe tė gjithė kullat e aeroporteve botėrore mirėpresin zbritjen e tij nga bordi. Pra a mund tė krahasohet ngritja edhe ecja e kėtij tė riu kosovar nė njė kohė kaq tė shkurtėr njerzore dhe nė njė kohė kaq intrigante shekspiriane?
Kėtu shtrihet njė epopé e vėrtetė dhe fare mirė figura letrare dhe fantazia e shkrimtarit tė realizon pėrfytyrimin e Mujit e tė Halilit nga eposi shqiptarė i kreshnikėve, por nė formėn e njė gjigandi ekonomik. Pra kjo ėshtė ekstremisht thithėse dhe joshėse pėr ēdo shkrimtar dhe gazetar. Orėt dhe ditėt e Behgjet Pacollit, nga i riu kosovar nė mėrgim nė personalitet botėror tė biznesit nuk janė si orėt dhe ditėt e miliona shqipėtarve, tė cilėt kanė vegjetuar apo e kanė shtyrė jetėn si u ka ardhur e si tė mundin.
Ky njeri ėshtė produkt i energjisė, shpirtit shpėrthyes, i ekspansionit tė vlerave tė kombit tė vet, qė di tė futet nė nyjet plot rreziqe, plot fantazi tė luftės nė biznes botėror. Nė rastin e Behgjet Pacollit nuk ka rėndėsi asnjė fakt, asnjė thėnije, asnjė akuzė, ka rėndėsi vetėm ajo ēka shihet. Ai ėshtė njė shqiptar nėn drejtimin e tė cilit punojnė me njė mirėkuptim tė plotė dhe bashkėpunim tė shkėlqyer nėpunės e puntorė gjermanė, italianė, rusė, arabė, zviceranė, polakė, sllovenė, anglezė, turq, francezė, brazilianė. Dhe natyrisht tė gjithė e duan, tė gjithė e adhurojnė. Sigurisht, Behgjet Pacolli ka primar puntorėt shqiptarė. Njerzit e vuajtur tė Kosovės, kanė gjetur tek Behgjeti xhaminė dhe kishen bashkė, kanė gjetur besimin dhe frymėzimin, se jeta ėshtė e vėshtirė, por duhet fituar. Asnjė figurė shqiptare nuk mund tė jetė kaq impresionuese, sa ky njeri i cili gjeninė e vet e ka tė pashfaqur, tė palexueshme, e ka siē kėrkohet rezultati nė aritmetikė. Ėshtė njeri shumė i veēantė, qė kėrkon eksplorim psikologjik, faktik, historik, psiqik, social, politik dhe pėrsėri ai mbetet si njė Faraon jo thjeshtė pronash dhe pasurie, por si njė administrues shpirtėrash njerzorė, tė cilėt ka ditur ti shndrrojė nė vlera autoriteti, nė vlera monetare. Bota e brendėshme e kėtij njeriu qė ka kaluar nė urė vdekjet mė tė rrezikshme, nė nyjet intriguese mė fatale, ka mbetur e ēiltėr, e pastėr dhe ashtu si pėr tė gjithė njerzit e shquar ai njėkohėsisht ėshtė shumė i ndjeshėm, shumė fėminor. ėshtė interesant fakti se ky njeri ėshtė i kthyer nga vdekja . Ai ka kaluar njė vdekje klinike dhe ajo ka qenė aq tragjike dhe ėshtė aq e paimagjinueshme kthimi nė jetė, sa qe fare mirė po ti lėsh fre fantaazisė ky njeri duket realisht i mahnitshėm. Pėr tė gjitha kėto mund tė mendosh kur je vetėm, kur ke dėgjuar pėr tė, por mė shumė se kaq njė ajsberg tė vėrtetė mendimi ti krijon kur e takon atė.
Nė Lugano tė Zvicrės nė njė ndėrtesė 6 katėshe luksoze, njeriu i biznesit Behgjet Pacolli ndjehet i lirė, i qetė nė orėn e tij tė punės me fuqinė qė ka peshku nė lundrim tė ujrave tė kaltra. Ky njeri pėr shumkend pėrbėhet nga enigma. Njė stuhi e paparė akuzash u ngritėn kundėr tij dhe tė gjithė ata qė i thurin akuza, qė i orientuan hetimet, qė trilluan skenarin me pėrmasa botėrore nė shtyp, harruan se ishin duke i bėrė kėtij njeriu pikėrisht tė kundėrtėm e asaj qė dėshironin. Ata i bėnė monument. Cili njeri i shquar nuk ka enigmat e tija? A nuk ka enigma biznesi i Sorosit, nuk ka enigma biznesi i Onasisit, nuk ka enigma biznesi i Benzit, ku ska enigma!? Nuk ka enigma jeta e shquar e politikanėve? Padyshim qė po! Po kush dhe pse filluan sulemte kundėr Behgjet Pacollit duke e akuzuar pėr korrupsion me presidentin e Rusisė, ku pėrfshihej dhe nėnpresidenti i Amerikės dhe presidenti i Bankės Botėrore etj. Tamam ato qė duken si akuza shumė tė sofistikuara kanė nganjėherė shpiegimin mė tė thjeshtė, sidomos nė kohė.
E para, akuzat u zbehėn, u tėrhoqėn, u mbyllėn apo u mposhtėn sapo Boris Eltsin e la pushtetin. Pra Eltsin ishte objekti dhe jo Behgjeti! Pėrmes Behgjetit ishte rruga pėr tė rrėzuar Eltsin nga pushteti. Sepse ishte Behgjeti njeriu i vetėm qė ristrukturoi Kremlinin, ku strehohen djajtė dhe engjėjt. Ristrukturoi me para, me mundė, me djersė, me punė. Por ata qė e sulmuan nuk dinin njė shtesė qė i futi nė gabim. Behgjeti nuk e njihte as shpifjen, as kompromisin ndaj dikujt edhe pse me tė thjeshtė kishte marrėdhėnie kontraktuale, marrėdhėnije pune. Por sido qė tė jetė kjo histori rėndėsi ka qė njeriu qė fitoi ėshtė shqiptar! Nė Kosovė dhe nė Shqipėri e dinėtė gjithė se nga njė shqiptar i pasur kanė mirė tė gjithė, kurse nga njė i varfėr ska as vetė i zoti mirė. Sigurisht qė sulmi i sofistikuar nė pamjen e parė, u shfrytėzua nga shumė gazeta, qė pėrgjithėsisht mbanin politika prosėrbe. Sepse ngjarjet nė procesin e pa argumentuar ndaj Pacollit, donin tė rrėzonin kėtė tė fundit nė sytė e opinionit botėror, qoftė edhe pėr tė dhėnė mendimin qė shiko se ējanė shqiptarėt. Ata mund tė pėrmenden vetėm pėr keq! Nga ana tjetėr ndihma dhe kontributi i Pacollit pėr vėllezrit e tij kosovarė, pėr botėn shqiptare tė Kosovės ishin me pėrmasa tė atilla, qė friksuan tė gjithė ataa, tė cilėt ishin kundėr pavarėsisė tė Kosovės dhe sulmin mbi Beogradin. Atėherė kur skuratovėt donin tė nxirrnin gėshtenjat nga zjarri me duart e tė tjerėve dhe prandaj kėrkonin bashkėpunim me Carla Del Ponten, Pacolli gjakėftohsisht pėrballonte invazionin e paligjshėm tė kontroll verifikimeve, bastisjen dhe i habiti e i mahniti akuzuesit me stilin dhe njohjen aq tė thellė pėr tė bėrė vetė avokatinė e tij, mbrojtjen e tij.
Tani qė e gjitha kjo mund tė quhet fundi I njė intrige, Pacolli ka fituar tė gjitha gjyqet me akuzuesit, ai mes tėtjerash ka bėrė njė deklaratė qė e tregon shumė fisnik atė. Ai thotė pėr Carla Del Ponten: Do tja bėj hallall tė gjitha, me njė kusht: tė kapė edhe tė dėnojė kriminelėt e luftės, qė masakruan popullin tim nė Kosovė! Kjo do ti mjaftonte mė shumė se ēdo gjė Behgjet Pacollit. Kjo ėshtė nga ajo deklarata tė cilat zbėrthejnė tė gjithė moralin, botėn shpirtrore, tė njeriut Pacolli tė shqiptarit Pacolli.
Aktualisht Pacolli ėshtė streha e mijra shqiptarėve dhe kėrkush nuk mund tė dalė prej tyre. Qoftė dhe njė i vetėm, qoftė edhe po ta frymzojė shejtani apo djalli qė tė flasin apo tė thotė njė fjalė tė keqe! Idhulli i Behgjetit ėshtė puna, ligji i frymėzimit, morali, qoftė dhe kėshilla themelore e jetės sė tij ėshtė puna, prandaj ka tė ngjarė qė ashtu si ndėrtimet qė ai bėn, ashtu dhe rikonstruksionet gjigande qė ai bėn, tė cilat do tė jetojnė mijėra vjet dhe ai bashkė me krijesėn e tij MABETEX do tė mbetet gjithmonė i pranishėm dhe pa kufizim kohe.
Kur ndahesh prej tij mendon tė njetėn gjė. Pacolli ėshtė shqiptar, ėshtė kosovar, ėshtė pjesa e truallit qė e ēeli shekullin e 21-tė me liri dhe triumf nga njė pushtim kanibalesk sllav. Ku ta dish, njerėz si Behgjeti janė paralajmėrues tė ngjarjeve tė mėdha. Sa larg, sa lart, ka ecur ky njeri. Kur ndahesh prej tij vetėm njė shprehje mund tė thuash: Sa mirė qė ėshtė shqiptar ky njeri!
AUTORI
Agim M. Doēi
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt