Se shpejti do ti dali libra,dhe mundesh me ble,ate liber.Pore problemi ashte se duhur blemur ende pa u botue.Sepse ashtu duhet shkaku i kopijimeve te librit.2 milon libra duhet te botohen se paku,mirepo tue pa se si shiten dhe vjedhen autorsit,ateher dihet mir.
Bato!
Pak iperbolike do te thosha BATO, megjithese per sa i perket asaj qe thua se nuk merren vendime ne kete rast bashkohem me mendimin tend.Jam i sigurt që 70% e pjesëmarrësve në këtë konferencë, edhe pse kanë tituj të ndryshëm shkencorë, janë gjysmanalfabetë dhe nuk e njohin mirë gjuhën zyrtare dhe gramatikën. E di që shumica nuk e beson këtë, por sikur të ishte e mundur të merreshin të gjithë në provim një e nga një, do ta shihnit që është kështu siç thashë.
Pjesemarres nga Shqiperia nuk kishte pervec drejtuesve.............
Disa nga pjestaret ne konference(te pakten) jane kokat e shqipes, por nuk mjafton te arrijne ne vendime, duhen $, kohe dhe perkrahje nga qeveria/te(perfshi Kosoven) per te marre vendime, besome, jane ne gjendje disa prej pjesemarresve te sjellin shkencerisht shqipen ne nivelin e duhur te shekullit te ri, kjo duhet te behet dhe do te behet. Po, shqipja kerkon rikonstruksion, sepse shume nga vlerat e saj jane lene ne harrese, pak rendesi kane arsyet, jane duke i'u nenshtruar ndryshkut te viteve, dikush duhet te marre persiper inisiativen e pasurimit dhe intelektualet jane te ndergjegjshem se u takon atyre detyra kombetare dhe historike e pasurimit dhe rinjehesimit te saj te plote, kete radhe pa asnje ndalese ideologjike.
Po nuk investuam nuk do te kemi rezultat.
Kjo me pelqeu
12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
Me qenese ra fjala
Emri punëtor në shumës bën punëtorë. Në të dy numrat, zanoret ë nuk shqiptohen dhe lexohen puntor. Çfarë duhet të bëjmë, numrin njëjës ta bëjmë puntor dhe numrin shumës ta bëjmë puntora? - sikur ta bejme puntor dhe shumsin psh.. kjo haet... po këngëtar si do ta bëjmë po mendohem, do te duket si kinesce..provoje.
Paqe!
Konferenca Shkencore: "Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit" ndër konkluzionet përfundimtare theksoi:
''Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme''.
dhe eshte i mirekuptuar e pranuar nga te gjithe shqiptaret.
Sa per perpjekjet per ndryshimin e standartit, apo zevendesimin e tij me dialektin geg, kjo do te ishte marrezi dhe ATENTAT NDAJ GJUHES E KOMBIT TE UNIFIKUAR SHQIPTAR. Ata qe bejne keto perpjekje kullosin ne grazhd te huaj. Kete e kane kuptuar me mire se kushdo gjuhetaret kosovare te cilet ende e kane lirine te neperkembur dhe qe u kullon gjak. Ata dhane nje shembull te shkelqyer atdhetar kur u distancuan nga keto ''kurthe'' paçka se janë më gegë se kushdo tjeter.
Gjuha letrare moderne shqipe i ka te ngjizura dhe mund te marre nga te dy dialektet, por kurrsesi te deformohet, pasi na kthen 50-vjet prapa.
Qe ka funksionuar nuk ka dyshim besoj. Nje standard duhej patjeter se nuk mund te ekzistoje nje shtet me disa versione gjuhe. Por edhe duhet te shqyrtohet dhe permiresohet vazhdimisht, se njerezimi ecen perpara, Shqiperi ecen perpara, dhe gjuha duhet te beje te njejten gje.1) Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.
2) Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.
Kunder ketyre dy pikave. Mbase shkronja "ë" mund te rishqyrtohet per ndonje fjale te vecante, por ne asnje menyre nuk duhet te kete ndryshime te pergjithshme per rolin e shkronjes ne gjuhen shqipe.3) Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.
4) Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të
përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.
Sa per shkronjen e madhe, mendoj se eshte ajo qe ka thene edhe Bato qe po synohen te behet nje njehesim me gjuhen angleze ku ka shume konflikte me shqipen ne lidhje me perdorimin e shkronjes se madhe. Nese behet fjale me verte per kete, me duket nje ulje per gjuhen shqipe qe te imitoje te tjerat dhe te filojn ti shkruajme ditet e jave, muajt apo edhe "Unë" me te madhe.
Dakort me keto dy pika. Shqipja ka gjithmone vend per permiresim dhe pasurim. Nese ka shprehje apo fjele gege qe kane nje kuptim me te qarte se ajo ne standard, apo ka fjale qe nuk ekzistojne fare ne standard, atehere domosdoshmerisht qe duhen futur ne gjuhen standarde shqipe.5) Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.
6) Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.
Nuk e di nese eshte e nevojshme qe te rregullohet ndonje rast i vecante, por nuk besoj se shqiptaret ne pergjithesi kane probleme me shumesin. Perjashtime do kete patjeter se po flasim per gjuhe dhe jo per matematike. Jo cdo gje eshte krijuar me laps e me leter e me nje plan te qarte se nuk ka filluar shqipja ne vitet 70.7) Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një
saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e
përjashtimeve të shumta.
Paskajorja ekziston ne standardin shqip, por edhe nese futet ajo gege besoj se nuk eshte ndonje ndryshim dhe aq i madh se ajo perdoret gjeresisht ne gjuhen e folur. Mbase per emertimin e foljeve, eshte me e qarte paskajorja gege. Une se shof si problem edhe keshtu sic eshte, por nese mund te behet dicka qe do ta permiresonte sadopak gjuhen shqipe, atehere le te behet.8) Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.
9) Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës.
10) Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare.
11) Në konferencë u shfaqën edhe shumë mendime e teza të veçanta lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Konferenca dëshmon se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.
12) Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
Mesimdhenia gjithashtu duhet permiresuar vazhdimisht se kohet ndryshojne, mentaliteti i studenteve ndrysheon dhe mjetet dhe mundesite per mesimdhenie shtohen vazhdimisht.
Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën eshte gjithashtu dicka shume pozitive, por shpresoj qe ky keshill te mbushet me njerez qe njohin me se miri gjuhen shqipe dhe jo te behet sa per te kaluar rradhen e per te dhene ca rroga e fonde.
Arbën Xhaferri ''Mbi përdorimin e standardit te gjuhes shqipe"
Te nderuar, ne rast se keni medyshje po ju paraqes mendimet e nje personaliteti:
te njohur te politikave unifikuese mbareshqiptare
Citim:
Hë për hë për shqiptarët i vetmi ind koheziv kombëtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirëpo, kohët e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerëz jokompetentë, të pavetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Siç thotë gjuhëtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veçmas në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës, pas ekzaltimit të natyrshëm me idenë e pavarësisë së Kosovës janë shtuar zërat për kodifikimin e një gjuhe të re, që do të ishte bazë për krijimin e identitetit të ri kombëtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavët. Pjesa dërmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnë të folmet lokale në dëm gjuhës standarde. Është e habitshme sesi gazetarët i japin rëndësi gjuhës standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnë ndaj gjuhës standarde shqipe. Ky është fenomen i ri, që nuk përputhet as me interesin as me përcaktimet kombëtare më të hershme ose të sotme të elitës politike dhe intelektuale kosovare.
Per me teper mund t"i referoheni sajtit
http://vargmal.org/dan2104
Në këtë betejë të rrënimit të indit të vetëm koheziv kombëtar, të gjuhës standarde shqipe më të zëshëm janë sidomos ata që nuk kanë kompetenca shkencore gjuhësore, as kapacitete politike vendimmarrëse. Kjo kategori e njerëzve tradicionalisht kanë vuajtur nga sëmundja e egzoglosisë. Për ta gjuha shqipe nuk ka qenë asnjëherë e mjaftueshme për t’i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre “të thella”. Në kohën e Jugosllavisë ata shpeshherë përdornin gjuhën serbe për t’i shprehur opinionet e tyre, ndërkaq sot shërbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundër gjuhës standarde është konstatimi se kjo gjuhë është imponuar nga sfera e politikës duke mos ditur faktin elementar se çdo gjuhë standarde dhe e kodifikuar është projekt politik që quhet planifikim gjuhësor. Çdo popull modern në botë për ta rritur kohezionin e brendshëm dhe për ta lehtësuar komunikimin e ndërsjellë e standardizon gjuhën, në përputhje me interesin kombëtar dhe përmes vendimmarrjes politike.
Popujt më modernë të botës kanë arritur t’i standardizojnë gjuhët e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, përfunduar me greqishten dhe hebraishten. Këta popuj, ndonëse jetojnë në katër anët e botës, ndonëse kanë të folme të ndryshme, dallime të mëdha kulturore, megjithatë kanë arritur që ta imponojnë përdorimin e gjuhës standarde në administratë, në mediume dhe në sfera të tjera publike.
Në këtë mënyrë këto kultura kanë krijuar një strumbullar të përbashkët, që e forcon identitetin e tyre kombëtar.
Refuzimi i respektimit të gjuhës standarde është në fakt mbulimi i injorancës gjuhësore si dhe projekt me elemente antikombëtare.
Popujt modernë, anglezët, francezët, gjermanët, hungarezët etj, kanë krijuar komisione shtetërore, që kontrollojnë procesin e planifikimit gjuhësor, procesin e depërtimit të huazimeve dhe të zhvillimit gjuhësor në përgjithësi.
Nga ky përcaktim bën përjashtim vetëm bota sllave, e cila në funksion të ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhësor, krijimin e kombeve me veçori artificiale gjuhësore, saqë janë krijuar konteste të ndryshme, siç është rasti ndërmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes.
Nga aspekti gjuhësor, çdo dialekt, çdo e folur mund të kodifikohet dhe të standardizohet. Kjo varet nga përcaktimet politike dhe kombëtare. Në Kosovë ekzistojnë tendenca të ndrojtura për një aventurë të këtillë që nuk përkon me traditën, interesat dhe përcaktimet e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Fatmirësisht, në Maqedoni ku shqiptarët janë të liruar nga idetë, projektet shtetformuese, tendenca të këtilla nuk ekzistojnë. Në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët janë të kategorizuar si pjesë e popullit shqiptar, kështu që ata vazhdojnë ta ndjekin me fanatizëm rrugën e kombformimit. Në mediumet elektronike shqiptare në Maqedoni nuk vërehen fare tendencat për mosrespektim të gjuhës standarde shqipe. Madje, është arritur që në Maqedoni zyrtarisht të festohen datat historike të rëndësishme për shqiptarët, siç është 22 Nëntori dita e miratimit të alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe.
Procesi i shtetformësisë në Kosovë duhet të ketë një limit të caktuar që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të vlerave kombformuese.
Ka ardhur koha që përdorimi i gjuhës unike, standarde shqipe të mbrohet me ligj, të formohen komisione shtetërore që do ta mbikëqyrin zbatimin e tij. Është momenti i fundit që Kuvendi i Kosovës, ai i Shqipërisë t’i dalin zot gjuhës standarde shqipe, indit të vetëm koheziv kombëtar. Këtë gjithsesi do ta bëjë edhe Sobrania e Maqedonisë...
Krijoni Kontakt