Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 72
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    e more mjeran ketu verdikti i popullit ka fol e jo krimi por keni koh ju te vajtoni edhe 4 kater vite rresht
    Ti llapo je njeri i sherbimeve serbe.
    Nuk je Llapjan per ket jom shum i sigurt po edhe sikur te jesh e qe edhe mund te jesh por njeri nuk je e nuk behesh.
    Ti je nji person i pacipt ,je masha e dreqit e gjithqa tjeter veq shqiptar nuk je.
    Verdikt i popullit e quan me kualicion faqezish e maskarenjesh pore asese kualicin shqiptaresh qe punojn ne te mir te ketij vendi.
    Kshtu e keni ju shqiptaret e djallit sa edhe dikure qanit per Titon e besa edhe per milloshin .
    Une gjithnji jom e do mbetem shqiptar i arsyshem dhe nuk e njellos emrin e as familjen time per interesa te ngushta ta lavdroj ke do qoft,nuk jom bothlepirs as i shkaut, siq ishe ti ,e as i atyre qe vjedhin voten e lir .
    Ti ke strategji djalli ,kjo shifet ne postimet tuaja ,je nji perqares i llojt te veqant djallezor .
    Patriotizmi i juaj esht ti mbetesh besnik ideologjis titiste e shkavelliste.
    Ti gjer dje shaje Pacollin,Ramushin e Rugoven .Ti je nji serb qe din ti prekesh aty ku shqiptaret jon me te ndjeshmit..pra ne lirin .
    Ky esht qellimi i yt qe fatkeqsish po ke sukses .
    Me mjeshtrin dinake, duke u fshehur si nji milingon ateher kur duhet te dukesh ,
    Pse o injoran hesht para ralitetit dhe kush te ka mesuar te jesh kaq antishqiptar .
    Juve e di se me bisht po e doni Thaqin pore e verteta esht krejt ndryshe .
    Si sju vie turp te njellosni gjithqa shqiptare dhe as nji her nuk e ngrite zerin ,kure Evropa haptas po kritikon Thaqin tuaj dhe qeverin tuaj hajdute.
    Po more i marr a mendo se kshtu duke llomatur Kosova do behet ashtu siq e deshen njerzit e saj me te mir.
    Mendo se Evropa ua prish terezin,jo more llapkmagji ajo e ka kuptuar se ky Thaqi esht diktator dhe dihet se ku ata e kan vendin.
    Me qeveri te tilla nuk meret Evropa .
    Mose deshe ta them se e ke mir ku nga prizmi jaj Kosoven e do ne miqsi me gjungllen dhe jo me Evropen e qytetruar.
    Hajt more kodosh se kom kaluar me antishqiptar se ty.
    Koha do te deshmoj.. se ky popull dikur do flas, edhe pse do jet von pore do shifet e zeza dhe e bardha.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Hm aq shume jane banalizuar keto tema,sa qe eshte e tepert te bisedohet per ta,po te gjykojme mbi opinionin e antarve te partive,na del se çdo opinin i tyre niset nga referenca partiake ,qe keto antare simpatizojne,pra nisur ky gjykim na del puna ,qe per ne shqiptaret askush nuk bene, asnje parti ,asnje lider i saj...!Ky non-sens i mbshtetur ne paragjykime dhe ne logjiken e perjashtimit te tjetrit nuk ndjell asgje te mire,perveçse rrmuje dhe anarshi e cila mund te jete fatale per kosoven ,nese partite nuk ngriten mbi interesa partiake dhe sa me pare formojne qeverine....
    Po me ata qe me dy kembet shkelin demokracin si mund te shpresohet me tej.
    Po vetem sa per te pas qeveri ..qfar na duhet.
    A nuk u treguan deshtak gjer tani ,dhe tani qfar pret prej tyre veq anarkis.
    Kta matrapaz jon te porositur nga Milloshet e shkinis qe te tregojn para bote se shqiptaret nuk bejn dot shtet.
    Tamam kta po i dhen preteks Evropes te flasi dhe kshtu Kosova po behet peng i ktyre qe plot gojen e kan demokraci ,porne fakt jon diktator dhe as gje me pak apo me shum.
    Te shkelesh mbi vullnetin e popullit dhe te frymosh sipas derigjimeve nga lar esht me keq se te jetosh nen nji rezhim Enverist.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Ti llapo je njeri i sherbimeve serbe.
    Nuk je Llapjan per ket jom shum i sigurt po edhe sikur te jesh e qe edhe mund te jesh por njeri nuk je e nuk behesh.
    Ti je nji person i pacipt ,je masha e dreqit e gjithqa tjeter veq shqiptar nuk je.
    Verdikt i popullit e quan me kualicion faqezish e maskarenjesh pore asese kualicin shqiptaresh qe punojn ne te mir te ketij vendi.
    Kshtu e keni ju shqiptaret e djallit sa edhe dikure qanit per Titon e besa edhe per milloshin .
    Une gjithnji jom e do mbetem shqiptar i arsyshem dhe nuk e njellos emrin e as familjen time per interesa te ngushta ta lavdroj ke do qoft,nuk jom bothlepirs as i shkaut, siq ishe ti ,e as i atyre qe vjedhin voten e lir .
    Ti ke strategji djalli ,kjo shifet ne postimet tuaja ,je nji perqares i llojt te veqant djallezor .
    Patriotizmi i juaj esht ti mbetesh besnik ideologjis titiste e shkavelliste.
    Ti gjer dje shaje Pacollin,Ramushin e Rugoven .Ti je nji serb qe din ti prekesh aty ku shqiptaret jon me te ndjeshmit..pra ne lirin .
    Ky esht qellimi i yt qe fatkeqsish po ke sukses .
    Me mjeshtrin dinake, duke u fshehur si nji milingon ateher kur duhet te dukesh ,
    Pse o injoran hesht para ralitetit dhe kush te ka mesuar te jesh kaq antishqiptar .
    Juve e di se me bisht po e doni Thaqin pore e verteta esht krejt ndryshe .
    Si sju vie turp te njellosni gjithqa shqiptare dhe as nji her nuk e ngrite zerin ,kure Evropa haptas po kritikon Thaqin tuaj dhe qeverin tuaj hajdute.
    Po more i marr a mendo se kshtu duke llomatur Kosova do behet ashtu siq e deshen njerzit e saj me te mir.
    Mendo se Evropa ua prish terezin,jo more llapkmagji ajo e ka kuptuar se ky Thaqi esht diktator dhe dihet se ku ata e kan vendin.
    Me qeveri te tilla nuk meret Evropa .
    Mose deshe ta them se e ke mir ku nga prizmi jaj Kosoven e do ne miqsi me gjungllen dhe jo me Evropen e qytetruar.
    Hajt more kodosh se kom kaluar me antishqiptar se ty.
    Koha do te deshmoj.. se ky popull dikur do flas, edhe pse do jet von pore do shifet e zeza dhe e bardha.
    une ju kam tregue edhe ne disa tema tiera qe kini koh tash edhe 4 kater vite te ankoheni te shani te ofendoni te vajtoni me lopt e pa lot etj.eshte koha e vajtimeve per ju kjo periudh 4 kater vjeqare
    prandaj qka pres une prej teje ndryshe perpos keshtu qka ke shkarravit tu me sha e ofendue e genjye
    hajt mos u merzit se 4 kater vite shkoin shum shpejt per ne po mendoi se per ty e disa si ti kan me ju ba 4 shekuj haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    [QUOTE=Llapi;2954632]une ju kam tregue edhe ne disa tema tiera qe kini koh tash edhe 4 kater vite te ankoheni te shani te ofendoni te vajtoni me lopt e pa lot etj.eshte koha e vajtimeve per ju kjo periudh 4 kater vjeqare
    prandaj qka pres une prej teje ndryshe perpos keshtu qka ke shkarravit tu me sha e ofendue e genjye
    hajt mos u merzit se 4 kater vite shkoin shum shpejt per ne po mendoi se per ty e disa si ti kan me ju ba 4 shekuj haaaaaa[/QUOTE


    Kater vjet shkojn sa hora, juve sju ka ber von 100 vjet e sdo behet kurre ,
    Gjithnji keni qen bothlpires e kshtu do vdisni injorant e tradhtar te kombit.
    Kosova ka patur edhe me perpara qeveri e ministri po kan qek kukullaqeveri si kjo tani e Hashhajnit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 19-12-2010 më 07:06

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Kejt kadal, kadale po shkon.
    Tash muslimanet ne qeveri, vaj halli per do do.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Koalicion i pritshem

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511


    Unazat e Koalicionit

    Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli pinë kafe bashkë të shtunën në “Rings” dhe folën për krijimin e Qeverisë së re. Ata shprehën gatishmërinë për të qenë bashkë në Qeveri, por thanë se me këtë punë do të merren seriozisht pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kryetari i PDK’së tha se takimi shënon vetëm fillimin e bisedimeve. E, Kryetari i AKR’së deklaroi se e do Presidencën, mirëpo këtë ende nuk ia ka bërë të ditur Thaçit.


    Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, dhe Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, janë dakorduar në parim që të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

    Të shtunën, dy liderët partiakë pinë kafe bashkë dhe folën për kompozimin e Qeverisë së ardhshme, por u pajtuan që seriozisht me këtë çështje të merren vetëm pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

    “Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ”, thuhet në njoftimin e PDK’së

    “Për më tepër, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen e saj euro-atlantike”, theksohet në komunikatë.
    Për këtë takim ka njoftuar edhe AKR e Pacollit.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, janë takuar sot në një vend publik në qendër të Prishtinës dhe me atë rast kanë diskutuar edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, thuhet në njoftimin e Koalicionit Kosova e Re AKR.

    Kryeministri Hashim Thaçi, në një prononcim për Express, tha se negociatat për formimin e Qeverisë vetëm sa kanë filluar.

    “Ky takim thjeshtë shënon nisjen e bisedimeve për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës”, ka thënë Thaçi, të shtunën.

    Ndërkaq, lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Express të shtunën, ka sqaruar detajet e takimit, duke thënë se me Thaçin nuk ka arritur ndonjë marrëveshje. Ai ka thënë se takimi i tij me Thaçin nuk shënon edhe fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit. Pacolli madje e ka quajtur takimin me kreun e PDK’së “të rastit”.

    “Ne sot rastësisht jemi takuar para syve të botës në “Rings”, kemi pirë kafe bashkë, unë Gjeneral Ceku, ai dhe Hajredin Kuçi”, ka thënë Pacolli.
    “Ne kemi biseduar për veprimet që duhet të bëhen dhe kemi konkluduar se duhet të presim rezultatet dhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ne do të bisedojmë. Do të bisedojmë edhe me PDK’në dhe në këtë rast është kushti që të formohet një Qeveri funksionale, një Qeveri e ndershme, një Qeveri prej njerëzve me duar të pastra, prej profesionistëve. Kjo ka qenë krejt. Nuk jemi marrë vesh për asgjë, nuk ka qenë takim oficial, ka qenë takim i rastit”, ka thënë ai.

    Pacolli nuk e ka fshehur se kur të nisin bisedimet, ai ka ndërmend ta kërkojë postin e Presidentit të Kosovës.

    “Do të jetë shumë vështirë të bisedohet për atë për arsye se ne synojmë ta udhëheqim Presidencën, për arsye se i kemi të gjitha kushtet. Ne kemi punuar edhe në të shkuarën për këtë dhe më mirë se na askush nuk do ta udhëhiqte”, ka thënë ai.

    Kreu i AKR’së thotë se do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, nëse krijohet hapësirë e mjaftueshme për Koalicionin Kosova e Re, por ka thënë se ende nuk ia ka bërë të qartë Thaçit kërkesën për të marrë Presidencën.
    “Jo, ne nuk kemi biseduar për këtë, nuk kemi shkuar më tutje. Besoni, ka qenë takim i rastit, por kemi folur që ne mund t’ia nisim bisedave dhe të bëjmë marrëveshje nëse krijohet hapësirë për ne”, ka thënë Pacolli.
    Pavarësisht problemeve dhe vërejtjeve që kanë bërë partitë për procesin zgjedhor dhe rivotimit që do të ndodhë më 9 janar, bisedimet për krijimin e koalicionit tashmë janë duke u zhvilluar.

    Burime të Express thonë se edhe diplomatë perëndimorë me ndikim janë përfshirë fuqishëm në këtë proces.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka dalë e katërta sipas rezultatit preliminar të zgjedhjeve, pritet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
    Kjo parti tashmë ka dhënë sinjale që nuk e mohon një mundësi të tillë.
    Zyrtari i lartë i AAK’së, Daut Haradinaj, ka mohuar se gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar negociata me drejtuesit e PDK’së për krijimin e qeverisë së re, por nuk ka mohuar mundësinë që ato të ndodhin.

    “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata për një qeveri të mundshme pa u bërë të qarta pozicionet politike. Fillimisht duhet të dihet se si do të duket Kuvendi i Kosovës. Ne jemi skeptikë me këtë përbërje të Kuvendit për shkak se zgjedhjet kanë qenë në nivelin më të ulët të mundshëm”, ka thënë ai. /express/

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511


    Iniciatori i rrëzimit të Qeverisë synon Presidencën

    Prishtinë, 19 dhjetor – Koha Ditore, sot gjërsisht elaboron takimin e djeshëm ndërmjet Thaçit dhe Pacollit. Sipas gazetës, pretendenti për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shfrytëzuar ditën e parë të vikendit për të filluar zyrtarisht negociatat për formimin e koalicionit qeverisës.
    I pari me të cilin i ka hapur letrat ka qenë Behgjet Pacolli, presidenti i partisë, e cila e kishte iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë, para afro dy muajsh. Thaçi e Pacolli kanë zgjedhur që bisedën të mos e bënin në zyra, por në njërin nga restorantet mu në qendër të Prishtinës.
    Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Hajredin Kuçi e Agim Çeku. I pari zëvendëskryeministër në largim dhe nënkryetar i PDK-së, ndërsa i dyti, ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate.
    Takimi i katërshes është bërë publik nga selia e PDK-së, por është konfirmuar edhe nga vetë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
    “Të dy liderët e partive politike respektive (Thaçi e Pacolli v.j) kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga PDK-ja.
    Thuhet se ata janë zotuar se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, dhe për t’i siguruar Kosovës të ardhmen e saj evroatlantike. Por nga PDK-ja nuk është sqaruar nëse krerët partiakë kanë biseduar për oferta dhe kërkesa konkrete rreth ndarjes së pushteteve. Pacolli e ka pranuar se në takimin e parë nuk është folur për ndarje të resorëve të caktuar institucionalë, ashtu siç nuk e ka mohuar se AKR-ja vazhdon të mbetet e palëkundur nga kriteret për të bashkëqeverisur me të tjerët. Kriter bazë, ai ka thënë se është marrja e garancisë që qeveria e re do ta implementojë planin ekonomik të AKR-së. Si parakusht tjetër për të hyrë në bashkëqeverisje, sipas tij, do të jetë edhe pastërtia e profesionalizmi i njerëzve që do t’i drejtojnë institucionet qendrore.
    “Ne pranojmë të punojnë vetëm me njerëz që kanë duar të pastra, që janë profesionalë dhe që e duan të ardhmen e këtij vendi, e jo me njerëz që kanë të kaluar të dyshimtë dhe të përfshirë në afera të ndryshme. Kjo për faktin se ne dëshirojmë që aty ku hyjmë të dëshmojmë efektivitetet”, ka deklaruar Pacolli, një bisedë telefonike.
    Ndonëse, zyrtarë të lartë të PDK-së, një ditë më herët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që AKR-ja ta merrte përsipër drejtimin e Kuvendit të Kosovës, presidenti i kësaj partie, e ka pranuar haptas se nuk ka preferenca për kryeparlamentar.
    “Ne jemi të interesuar për presidencë dhe për ministri të caktuara. Posti i kryetarit të Kuvendit nuk është në fokusin tonë”, ka thënë ai.
    Pacolli e ka parë të udhës që të bëhet një ndryshim edhe në konstelacionin e ministrive.
    “Ne e shohim të nevojshme që Ministra për ekonomi dhe financa të ndahet në dy pjesë: në atë të ekonomisë dhe në atë të financave. Po ashtu konsiderojmë se Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit të ndahet në dysh: në atë të transportit dhe në atë telekomunikacionit”, ka theksuar Pacolli.
    Ai nuk ka parapëlqyer të komentojë se si janë pritur nga Thaçi këto qëndrime të tij, por ka paralajmëruar se pozicionet mes palëve mund të qartësohen gjatë bisedimeve që priten të zhvillohen në të ardhmen. /koha/
    (Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....po hajde pra urime ....suksese me tutejshme....

    e kurse ju tjerat parti ....mundeni me ja fut gjumit te perjetshum .....sweet dreams...

  10. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511


    Kuçi: Ka mbetur vetëm të ndahet “kulaçi” ministror PDK - AKR

    Prishtinë, 19 dhjetor – Ende ka shumë paqartësi rreth marrëveshjes ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçit dhe atij të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, rreth koalicionit për në Qeverinë e ardhshme. PDK-ja,nëpërmjet komunikatës, të lëshuar pas takimit, praktikisht lë për të kuptuar se është arritur marrëveshja për koalicion, ndërkohë që Behgjet Pacolli, të shtunën në një intervistë të dhënë për RTK-në nëpërmjet telefonit nga Zvicra e mohon se është arritur ndonjë koalicion. Ai mbrëmë ka demantuar pohimet e plasuara nëpër medie se është arritur marrëveshja për koalicion ndërmjet PDK-së dhe AKR-së për ta formuar qeverinë e re të Kosovës.
    Ndërko, sipas RTK-së, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se është arritur marrëveshja në parim, por ende nuk janë përcaktuar për ndarjen e ministrive. /koha/

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •