AKR nuk e kushtëzon partnerin e koalicionit për emrat e ministrave
Aleanca Kosova e Re nuk është në gjendje, madje as e interesuar të kushtëzojë partnerin e koalicionit për emrat e ministrave që ai ose ata ofrojnë- ka thënë nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, në një prononcim për Epokën e Re, pas deklarimit të Mimoza Kusari-Lilës në KTV se nuk do të jetë “në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj”.
“Çështja e koalicionit ende nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Ka qenë vetëm një takim i presidentit Pacolli dhe kryeministrit në dorëheqje z. Thaqi, në të cilin është biseduar për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e mëtejmë. AKR shumë shpejtë do të mbajë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet çështja e koalicioneve, natyrisht pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, AKR është e interesuar që në çfarëdo koalicioni të sigurojë implementimin e programit të saj, porse “nuk është në gjendje, madje as e interesuar të kushtëzojë partnerin e koalicionit për emrat e ministrave që ai ose ata ofrojnë”.
Ai ka pohuar se secili nga partneret e koalicionit vendos për emrat që i propozon për ministra dhe garanton për kredencialet e tyre morale dhe profesionale, ndërsa ka thënë se AKR do të bëjë nominimin e kandidatëve për poste ministreriale që janë në nivel ne çdo aspekt. /Telegrafi/
Kusari: Nuk dua të jem në qeverinë ku është Limaj
Aleanca Kosova e Re (AKR) vazhdon të insistojë se është larg nga arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Në një emision televiziv, Mimoza Kusari - Lila deklaroi mbrëmë se pa plotësimin e kritereve të saj, AKR-ja nuk hyn në qeveri. Kryesori është që në qeverinë e re të mos ketë ministra, persona, që janë nën hetime.
"Ju nuk do të jeni pjesë e një qeverie me ministër Fatmir Limajn"?, ishte një pyetje që iu shtrua asaj në emision.
"Po, e saktë është! Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve", ka thënë Kusari - Lila.
Ajo tha se duhet pritur rivotimin më 9 janar, në mënyrë që të flitet konkretisht për formimin e qeverisë së re.
http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=0&id=94525
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Paremando Aleati Potencial I Pdk-s Akr Mimoza Kusari Lila Akuzon Per Hajni Nje Minister Te Pdk-s Haahaha Kjo Dihet Se Hashimi Nga Mos Mundesia Te Gjej Aleat Lut Akr-n E Pacovit Ne Kaulicion Kur Dihet Se A X Nje Parti Nuk Dewshiron Te Hy Me Te Ne Qeveri Bile Tash Edhe Minoritetet Sllave Serbe Nuk Duan Te Hyn Me Te
Per qfar muslimanesh e ki fjalen o alamet kalamaj ,mose esht ky muslimonllak kukullash apo ..
Muslimani lere qe nuk do pranoj hajnit e premtimet boshe te Hashim qafirit por as emrin sduan tia permendin veq kure hyjm ne qenef si me punen tende qe ke hap ket tem me plot shantazhe e genjeshtra te soit MIllosheviqist.
Po ata qe i bashkohen kti hajni as pik muslimanizmi skan ne zemrat e tyre.
Po ky thaqi do i bashkoi kta muslimant e tu e peshkopit Artemije do i jap privilegjin e Hogj Kusurit tiu jep ders,
Ahahahaha hiq spo mundet ky thaqi yt me e mar veten edhe pse nja 280,000 vota i vodhi .Turp per ata qe e shofin shpin e fqiut qe po digjet e hesht ,,lere me tuajen o djalo .me avash se ka dardha mbas bisht.
PDK s’pranon kushte
Fatmir Limaj thotë se partia e tij nuk do të pranojë kushtëzime kur të bisedohet për krijimin e Qeverisë re. Në këtë mënyrë, ai i dha përgjigje zëvendëspresidentes së AKR’së, Mimoza Kusari-Lila, e cila pohoi se nuk do të pranojë të hyjë në një Qeveri me të. Nënkryetari i PDK’së e cilësoi atë si të katapultuar në politikë dhe ia kujtoi se ka fituar vota sa krejt AKR’ja.
Nga Shpend Limoni më 22 dhjetor 2010 në ora 07:54
Fatmir Limaj dërgoi një porosi të martën. Ai tha se partia e tij nuk do të pranojë kurrfarë kushtëzimesh në bisedimet për krijimin e Qeverisë së re. Në këtë mënyrë, Nënkryetari i PDK’së i dha përgjigje Zëvendëspresidentes së AKR’së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo deklaroi një ditë më parë se nuk do të pranojë të jetë pjesë e një qeverie, në të cilën do të ishte edhe Limaj, ministër aktual i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, i cili është duke u hetuar nga EULEX’i.
“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për KTV.
Limaj, ndërkaq, në një prononcim për Express, porositi Zëvendëspresidenten e AKR’së që të mos merret me PDK’në.
“Së pari, në demokraci vlen vullneti i popullit dhe, së dyti, është një parim në demokraci - jo kushtëzimeve, aq më tepër kur vijnë nga njerëz që kanë probleme me vetë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, gjuha e zyrtares së AKR’së është e papranueshme për Partinë Demokratike të Kosovës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
AKR nuk e kushtëzon partnerin e koalicionit
Aleanca Kosova e Re nuk është në gjendje, madje as e interesuar të kushtëzojë partnerin e koalicionit për emrat e ministrave që ai ose ata ofrojnë. ...
Postuar: 09:10:58 / 22.12.2010
Keshtu ka deklaruar nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, në një prononcim për Epokën e Re, duke demantuar keshtu Mimoza Kusari-Lilën, e cila pati deklaruar se nuk do të jetë “në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj”.
“Çështja e koalicionit ende nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Ka qenë vetëm një takim i presidentit Pacolli dhe kryeministrit në dorëheqje z. Thaci, në të cilin është biseduar për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e mëtejmë. AKR shumë shpejtë do të mbajë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet çështja e koalicioneve, natyrisht pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Gashi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Koalicione edhe me deputetë
Postuar: 8:43 / 21.12.2010
Partia Demokratike e Kosovës beson se koalicioni i ardhshëm qeverisës do të ketë 75 vota në Parlament.
Kryeministër nuk vihet në dyshim se do të jetë Hashim Thaçi, por partia e tij nuk flet edhe për detajet tjera që do të çonin në formulën e re qeverisëse në vend, shkruan gazeta Zëri.
Ndërkohë, edhe partia e vetme e përfshirë deri tani në konsultime me PDK-në, AKR-ja shpreson që postin e presidentit ta marrë për liderin e saj, Behgjet Pacolli. Por, ajo që aktualisht u mungon analizave dhe llogaritjeve të PDK-së, është sigurimi i numrave për të qeverisur vendin.
Përderisa, PDK-ja ka refuzimin e LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së për formulën e re qeverisëse, sfida kryesore për PDK-në dhe Thaçin mbete jo vetëm të sigurojë 61 votat e domosdoshme, por edhe një qëndrueshmëri të qeverisë së ardhshme.
Ndërsa zyrtarisht nuk konfirmohet, jozyrtarisht flitet për nisjen e bisedimeve ndërmjet PDK-së dhe deputetëve të caktuara brenda LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes që ata t’i bashkohen PDK-së në qeverinë e ardhshme.
Një mundësi e tillë PDK-së ia mundëson edhe ana ligjore, pasi që në Kosovë mandati i përket deputetit dhe jo partisë.
Me një taktikë të tillë politike, PDK synon jo vetëm krijimin e numrave të domosdoshëm, por edhe një qeveri më stabile. /Telegrafi/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
pjes nga Intervista e Pacovit dhan BBC
Në intervistën e Behgjet Pacollit për BBC-në
Unë jam njeri konstruktiv dhe nuk i ik takimit me askënd. Në këtë kuadër e kam takuar edhe kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçin dhe jemi pajtuar, në parim, për mundësinë e një qeverie të koalicionit. Por asgjë më shumë”, ka theksuar Pacolli.
Ai shton se takimin e radhës e kanë lënë pas datës 9 janar, duke theksuar se “nuk kemi biseduar për ndarjen e qeverisjes e as që kemi pasur më shumë se sa një takim të zakonshëm që është realizuar në një vend publik”.
Ndërkaq, sa i përket deklarimit të zëvendëspresidentes së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, Pacolli thotë se qëndrimi i saj ndaj Limajt është krejtësisht personal, dhe jo partiak.
“Është qëndrim yni që ne të kemi koalicion me njerëz me duar të pastra. Por ndaj zotit Limaj nuk është dëshmuar akoma asgjë dhe akoma nuk ka ndonjë vendim gjyqi. Kështu që deklarata e zonjës Kusari ku përmendet edhe emri i zotit Limaj, është qëndrim personal i saj dhe jo i partisë”, ka theksuar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Limaj: AKR nuk mund të vë kushte, AAK-ja më e afërt
Prishtinë, 22 dhjetor - Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, i është përgjigjur pohimeve të nënkryetares së AKR-së, Mimoza Kusari – Lila, se kjo parti nuk bën koalicion nëse në qeveri hyjnë ministrat nën hetime. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Limaj ka thënë se AKR-ja nuk mund të vë asnjë kusht,sepse nuk e ka fituar besimin e popullit dhe është përgjysmuar në votime. “Mimoza Kusari-Lila nuk mund t’i vë kushte askujt jashtë partisë së saj. Ajo edhe në AKR u fut me kushte, duke thënë se do të hyjë nëse largohet Makolli apo Gashi. Asaj mund t’ia plotësojë dëshirat Pacolli, jo ne”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se nuk do të pranohet as programi ekonomik i AKR-së, sepse nuk ka marrë votat e qytetarëve të Kosovës. Siç është shprehur ai vetë ka marrë 100 mijë vota, sa e gjithë partia AKR. Limaj ka pohuar se preferon që qeverinë ta bëjë me AAK-në e Haradinajt, duke pohuar se ka shumëçka që i lidhë këto dy parti. Gjithashtu, ka kërkuar hetime vendore për raportin e Dick Martyt, që e ka vlerësuar si skandaloz.
Krijoni Kontakt