Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lightbulb Manipulimet dalin në “shesh”

    Jeton Llapashtica | 25-12-2010 12:29 CET Procesi i rinumërimit të votave në më se 40 për qind të vendvotimeve në tërë vendin ka nxjerrë në pah manipulimet e shumta që janë bërë në ditën e zgjedhjeve. Parregullsitë më të mëdha kanë të bëjnë me mospërputhjen e numrit të votave të kandidatëve me atë të partisë, ngase kandidatët kanë numër shumë më të madh të votave krahasuar me partinë.

    Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmeti, thotë se nga më shumë se 760 vendvotime sa janë gjithsej, deri të premten në ora shtatëmbëdhjetë janë rinumëruar votat e 360 vendvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime për t’u rinumëruar.

    “Deri më tani kur është duke u bërë rinumërimi, parregullsitë më të mëdha janë ato që kanë të bëjnë me votat e kandidatëve të cilët kanë më shumë vota sesa partitë politike, çka do të thotë se në formularët e përputhjes së të dhënave të rezultateve në krahasim me formularët e kandidatëve, kandidatët kanë më shumë vota sesa partitë”, thotë Ahmeti.

    “Posa të përfundojë procesi i rinumërimit, do t’i dërgohet raporti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të dalë me vlerësimin e procesit të rinumërimit”, sqaron ai. Sipas tij, formularët që do të rezultojnë me përmbylljen e suksesshme të procesit të rinumërimit mund të futen në sistemin e të dhënave dhe përfshirjen në rezultatet e përgjithshme, ndërsa për “fatin” e formularëve “problematikë” do të vendosë KQZ-ja.

    Rinumërimet e votave të 40 për qind të vendvotimeve ka ardhur pas vendimit që ka marrë Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili është bazuar në parregullsitë e ndryshme që kanë përshkuar zgjedhjet.

    Drejtuesit e partive politike në vend besojnë se fajin për këtë situatë e kanë komisionarët që kanë manipuluar me vota dhe me emrat e kandidatëve si dhe Ligji për zgjedhjet, i cili mendohet se lejon manipulime të ndryshme.

    “Tërë këto parregullsi kanë ndodhur për faktin kryesor se Kosova është një zonë zgjedhore, ndërsa të pesë kandidatët, të përzgjedhurit e secilit votues kanë konkurruar në disa vende”, thotë zëvendëskryetarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari-Lila.

    Ajo thotë se shumë shpesh rezultati është varur nga vullneti i komisionarëve, të cilët kanë vendosur rezultate sipas preferencave të tyre dhe jo ai i votuesve, ndërsa përveç kësaj, sipas saj, manipulime ka pasur edhe në raportet parti me parti.

    Kusari-Lila thekson se organet shtetërore urgjent duhet të ndërmarrin hapa në raport me komisionarët, pavarësisht se cilit subjekt politik i takojnë ata.

    Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramdani, thotë se komisionarët duhet të dalin para drejtësisë për “trazirat” që kanë shkaktuar më 12 dhjetor.

    “Absolutisht duhet të ndëshkohen komisionarët, çdo kund ku është vërejtur. Dihet se kush janë komisionarët dhe ata duhet të ndiqen penalisht, sepse kjo është vepër penale”, thotë Ramadani, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë edhe me komisionarët e AAK-së, nëse kuptohet se kanë pasur “gisht” në keqpërdorime.

    Sipas Ramadanit, fakti se vërehen dallime në mes të numrit të votave të kandidatëve dhe partive politike është tregues i qartë se ka pasur manipulime edhe brenda partive.

    “Ne nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë vlerësim, por nëse kjo është e vërtetë, domethënë ka pasur manipulim të brendshëm”, shprehet ai.

    Por, për gazetarin Imer Mushkolaj, për situatën e krijuar faji është edhe tek partitë politike, që sipas tij, kanë bërë lloj-lloj manipulimi me komisionarët e tyre.

    “Këtu faji është ekskluzivisht i partive politike dhe dallavereve që kanë bërë komisionarët mes vete. Në fakt, përpos që komisionarët janë shitur nga një parti në partinë tjetër, por gjithashtu e kemi pasur edhe fenomenin që komisionarët janë shitur brenda partitivë, nga njëri kandidat tek tjetri”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se në të ardhmen komisionarët duhet të jenë “të trajtuarit” e gjyqësisë.

    Ndryshimi i ligjit, shpëtimi i vetëm

    Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, thotë se për të evituar situata të ngjashme në të ardhmen, ligjvënësit e legjislaturës së ardhshme duhet të merren me Ligjin për zgjedhjet dhe ta ndërrojnë atë.

    “Shumë seriozisht edhe KQZ-ja edhe Kuvendi i ardhshëm i Kosovës duhet të fillojnë të punojnë për ndryshimin e ligjit dhe ndarjen e Kosovës në zona, në mënyrë që secili kandidat të garojë në zonën e vet”, thotë ajo, duke shtuar se me ligj të ri secila zonë do të kishte përfaqësim në
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    AS llukashenko nuk ka pas zgjedhje ma te dobta se tonat

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    PER ARIANIN TB

    Ta kisha kshilluar qe te merret me liderin etyre i cili ende nuk i nderporet sherbit sekrete serb bashkpunimin me ta dhe qelata e kombit shqiptare me ata te cilet e djegen kosoven dhe i maskruan me qindra shqiptare ,,s eper vota kjo eshte pune evogel,,po qka ti bejmi juve dhe bashkimt te juaj me serbin,,,siq ju po thoni me shqiperin po shqiperija nuk eshte ne rende dite po per juv e eshte serbja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •