O ju që po talleni me Fenë e All-llahut!
Ju këshilloj me disa ajete të Kur'anit Kerim, se çka po i pret ata që tallen me Fenë e All-llahut s.v.t.!
Ja çka thotë All-llahu për ju që po talleni:
" O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë. " ( 5-57 ).
" Për ata që ruhen (për besimtarët) s'ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t'ju përkujtojmë në mënyrë që të ruhen edhe ata (që tallen). " ( 6-69 ).
" E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?" ( 9-65 ).
" Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë. " ( 9-79 ).
" S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen. " ( 15-95 ).
" Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. " ( 21-2 ).
" Por ti je i habitur, e ata tallen. " ( 37-12 ).
" Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të. " ( 47-3 ).
Dhe në fund mun ta përfundojmë me këtë ajet:
" E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. " ( 83-34 ).
Krijoni Kontakt