Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Gravura e 1533 Endrra e Vojsavė Kastriotit

    Gjashtėdhjetepese vjet mbasi ndėrroi jetė Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli nė Augsburg tė Gjermanisė libri i Marin Barletit me titull “Des Allerstreytparsten und theuresten Fürsten und Herrn Georgen Castrioten, gennant Skanderbeg, Hertzogen zu Epiro und Albanien etc. ritterliche Thaten, so er zu erhalten seiner Erbland, mit den tursckischen Kaysern in seinem Leben glucklich begangen”. Kjo vepėr, botuar nga Heinrich Steiner dhe pėrkthyer prej Johannes Pinicianus, kishte posė tjerash edhe gravura e gdhendje nė dru prej piktorėve tė njohur gjermanė Breu, at e bir; pėrkatėsisht Jörg Breu Plaku [1475(80)-1537] dhe Jörg Breu i Riu [1510-1547]. Sot gravurat e tyre gjykohen si kryevepra artistike nė llojin e vet. Breu Plaku, mbahet ndėr piktorėt e mėdhej gjermanė tė kohės, dhe, nė suazėn e Augsburgut, i cili nė Pesėqindėn ish ndėr qytetet mė kamėse t’Europės, ai konsiderohet i tė njėjtit nivel me piktorin tjetėr bavarez Hans Holbain Plakun, duke u renditė edhe mes kontribuesve kryesorė nė ngjizjen e artit tė Shkollės sė Danubit. Nxėnės i tij qe i biri, Breu i Riu, i cili kulturėn artistike, marrė nė studion e t’et, e pėrkreu falė njė qėndrimi nė Venedik nė moshė tė re. Ky do tė bėhej nga vizatuesit mė tė mirė nė Gjermani si dhe ndėr pėrfaqėsuesit zėmėdhej tė Renesansės’ Vonė gjermane, anipse veē njė pjesė e vogėl e veprės tij ia mbėrriti gjer ndėr ne. Mes punimesh qė i dhanė famė tė pėrbotshme, hyjnė edhe ilustrimet qė pat vizatė sė bashku me tė jatin: Lufta e Peloponezit e Tuqididit dhe Histori e Skėnderbeut e Barletit (me titullin e lartemnuar).
    Pa u zgjatė rreth ilustrimeve mbresėlėnėse tė Breu-ve, pasi ato meritojnė vėmendjen e njė punimi doktorature nė laminė e kritikės sė artit, po ndalemi tė njera syresh titulluar “Der Traum von Skanderbeg Mutter” ase “Andrra e nanės sė Skanderbegut”. Kemi tė bėjmė me njė gravurė tė gdhendur nė dru, e cila i pėrnjihet Jorg Breut tė Ri, e qė i referohet episodit tė mirėnjohur tė ėndrrės sė Vojsavės kur ajo ish shtatzanė me Gjergjin. Ja ēfarė rrėfen pėr kėtė Barleti tek “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis” (1508-1510): “…nuk mendoj se duhet lėnė mėnjanė ajo qė unė e mora krejtėsisht si njė ēfaqie mrekullie dhe qė u profetizua prej shumė njerėzve, mbi lavdinė e kėtij njeriu, megjithėse e di mirė se shumė vetė s’do t’a pėrfillin fare, si fort tė ngjashme me pėrrallat e vjetra. Thonė, pra, se kur Vojsava mbeti me barrė me tė, pa nė ėndėr se lindi njė dragua aq tė madh, sa qė mbulonte gjithė Epirin, kokėn e shtrinte ndėrmjet kufijve tė turqve, tė cilėt i pėrpinte me gurmazin e vet tė gjakosur, ndėrsa bishtin e mbante nė det ndėrmjet kufijve tė krishterė dhe sidomos tė shtetit tė Venedikut. Gjoni, me t’iu rrėfyer ėndrra, nga qė ajo nuk ishte njė punė qė tė hetohej me anė rropullish apo qė kėrkonte pėr shpjegues Apollonin, e qetėsoi me gėzim tė madh tė shoqen dhe profetizoi me lehtėsi se prej saj do tė lindte njė burrė i pėrmendur nė luftė e nė vepra, i cili do tė ishte armiku mė i rreptė i turqve dhe njėkohėsisht kapedani i tyre mė fatbardhė, mbrojtės i fesė sė krishterė...” (fq. 54 e botimit shqip).
    I njinjishėm nė stil me rrėfimet e franēeskanėve tanė, Barleti hedh nė kronikėn e tij mbi bāmat e Skanderbegut kėtė legjendė urbane qė qarkullonte prej shumė njerėzve nė Arbėninė e shek XV, pra fanitjen e drangoit nė ėndrrėn qė kish parė zonja e parė e Arbėnisė, Vojsavė Tripaldina. Askush nuk di tė thotė nėse legjenda kish zėnė fill nė gjallmėni tė heroit apo qe sendėrgjuar mė pas gjatė shndrrimit tė tij nė mit. Porse diēka ėshtė e sigurtė: e ashtuquajtura andėrr e nanės sė Skanderbegut kėrthndezi jo veē ndėrgjegjen e gjindjes epirote, pra shqiptare, por edhe imagjinatėn e humanistėve europianė, tė cilėt, si ishin kthyer sėrish rrėfenjave tė antikitetit, gjenin n’atė fanitje njė domethėnie parake.
    Mu pėr kėtė arėsye, ka mė tepėr tė ngjarė qė hipoteza e formimit tė kėsaj legjende urbane tė ketė ndodhė nė hullinė e shndrrimit tė heroit nė mit. Periudha kur jetoi Skėnderbeu ėshtė njė periudhė tjetėrsimesh tė pazakonta jo vetėm nė Ballkan, por nė krejt Europėn, ndonėse nė kahe tė kundėrta; ndėrkohė qė Ballkani, si rezultat i aneksimit turk tė provincave tė tėra, kridhej nė terr e ēapitej drejt mortit, Europa tjetėr po e shkundte supesh mesjetėn e gjatė dhe po hynte nė epokėn rrėzėllitėse tė Rilindjes. Kėshtu nėn dritėn e kėsaj rilindjeje, europianėt rivlerėsuan veprat e antikitetit greko-romak, e tok me to, gjithė trashėgiminė mitologjike qė zinte fill nė gadishullin tonė. Ky mjedis multikulturor e liberal i dha zemėr Barletit-prift tė ndėrkallte nė “Historinė” e tij legjendat popullore Arbano-Maqedone me mitet klasike Iliro-Epirote. Tashmė, bestytni pagane dikur tė anatemuara, kishin marrė sėrish prestigj, ndaj dhe ishin nė rend tė dites rrėfenjat e origjines sė Ilirėve prej gjarpėrit Kadmus a drangonit totemik, apo kallxime mbi lindjen e Lekės sė Madh nga shtatzania e Olimbisė me bollėn. Ballkani veēanėsisht kish mbetė ai truall ku ngushėllohej legjenda popullore me mitologjine klasike, dhe sidomos trojet ku rronin arbėneshėt paraqiteshin si rezervate orale kryengulėta tė trashėgimisė antike.
    Kjo kish bėrė qė kensa (qenia mitologjike) e quajtur drangua a dragua, pavarėsisht tjetėrsimit, riformulimit dhe rendit tė ri ikonologjik qė kish pėrcaktuar shtrirja e krishterimit mbi popujt paganė t’Europės, tė ruante nė trojet arbėnore njė konotacion pozitiv, madje tejet pozitiv. Popujt e veriut dhe perėndimit e patėn humbė kėtė valencė nė kohėn e krishterizimit tė keltėve, saku arbėnorėt - ndėrmjet njė procesi mesjetar konfuz mes tipareve tė drangonit dhe atyre tė kulshedrės - ja kishin dalė, por vetėm aty nga fillimi i kohės sė re, ta ruanin vlerėsimin pėr drangonin duke ia ngjeshė cilėsitė negative pikėrisht kulshedres. Kėtu lind dhe ngaterresa e europianėve ndaj tipareve autoktone tė drangonit nė kulturėn arbėnore. Skanderbegu i Barletit njohu botime tė shumta nė Europe, edhe Gjermani, por shpesh nė botimet e mėpasshme, imtyra (miniatura) e episodit tė “drangonit”, e cila qe pėrshfaqė nė botimin e parė, qysh nė kapitullin nistor tė librit, si element i rėndėsishėm narrativ, do tė mungonte. Krishterimi, tashmė i reformuar, e kish degdisė drangonin tė personifikonte djallin ase forcat e sė keqes. Kjo ka sjellė pėr rrjedhim edhe ngatėrresa ikonografike, gjė qė i ka shpėne me siguri edhe botuesit e edicionit anglez qė imtyrėn e Barletit ku paraqitet njė drangua (Gjergji i vogėl) duke luajtur me orėt, a engjėjt e tij mbrojtės, ta zėvendėsojnė pa e vrarė mendjen me njė imtyrė tjetėr, nė dukje tė ngjashme (drangua + fėmijė), por krejt e pakuptimtė nė kumtin qė pėrcjell (njė drangua qė gėlltit fėmijėn e vogėl?!!).
    Ai qė e rikėndelli “ndodhinė” e ngjizjes sė Gjergj Kastriotit, qe pikėrisht editori i njohur gjerman, i shek. XVII, Vincenz Steimeyer (1587-1667), i cili e pėrkapi ilustrimin e Jörg Breu II dhe e shfaqi atė bashkė me ilustrime tė tjera artistėsh tė mėdhej nė pėrmbledhjen “Newe künstliche Wohlgerissene und in Holtz geschnittene Figuren…”, tė publikuar nė Frankfurt me 1620. Ky dhe libra tė tjerė kėsodore qarkulluan shumė nė mjediset e piktorėve tė barokut dhe neoklasicizmit duke motėrzuar elemente tė kėtyre ilustrimeve nė njė sėrė pikturash me pėrmbajtje tė ndryshme nė shekujt e mandejmė, por edhe duke mbajtė gjalle, ndėr tjera, mitin e heroit historik tė Arbėnisė tashme nė sundimin e huaj osman.
    Nė gravurė, interieri i dhomės paraqitet mjaft ekzotik dhe ėshtė i pėrshkruar nė detaje tė imta. Ndonėse me shije gjermanike, vihet re pėrpjekja e Breut pėr tė dhėnė njė mjedis sa mė oriental, ēka bėn ferk nė jastekėt e shumtė dhe damasqet e bollshėm. Nė kėtė interier, artisti nuk vizatė asnjė dritore, duke theksuar kėshtu kumtin e intimitetit tė dhomės, por m’anė tjetėr, pėr tė shmangė ndjesinė e angėshtisė, pamja gjanohet falė imazhit tė “andrrės” si vegim mes reve. Drangoni-Skanderbeg - krejt besnik ndaj rrėfimit tė Barletit - ka shkapėrcyer ngushticėn e Dardaneleve dhe po zharit qytetet e Turqisė, ndėrsa bishti i gjatė ruan trojet e Arbėnise apo Epirit. Skena ėshtė paraqitė mjaft saktė. Si nje imtyrė brenda grafikės sė pėrgjithshme ajo ėshtė e pasur nė detaje dhe, me dinamikėn e saj luftarake pėrēon njė atmosferė tė kundėrt me atė tė kuadrit tė madh ku sundon njė qetėsi hipnotike.
    Vojsava vetė, ėshtė duke fjetė nė njė shtrat tipik mesjetar, nė tė ashtuquajturin krevat me baldahin. Karakteristikė e shtretėrve mesjetarė ėshtė se ato vendoseshin ngritas nga toka nėpėrmjet njė bazamenti tė drunjtė (kalthedėr) mbi tė cilin pushonte krevati. Nė kėtė kuptim, struktura e shtratit ėshtė shumė e ngjashme me atė qė Carpaccio ka paraqitė nė tė famshmen “Andrra e Shėn Ursulės” me 1495. Kėshtu, nė shtratin e Vojsavės ka dy kėmbė shkallė pėr tė mberritė podin, i cili shėrben posė tjerash edhe si arkė e nuses ku vendoseshin teshat e pajės (si kudo nė Europėn e kohės, ashtu si nė Shqipėrinė e 40-50 vjetėve mė parė). Krevati pushon mbi njė tapet nė stil oriental i cili e mbulon krejt bordurėn e podit.
    Natyrisht klima e dizajnit tė brendshėm tė kthinės ėshtė ajo e fillimit tė Pesėqindės, pasi vihet re stili i manierizmit nė dekor, stil qė shumė shpejt do t’i hapte rrugė barokut europian tė Gjashtėqindės. Vula e manierizmit nė gravurė vėrehet nė konstruksionin e drunjtė qė mban tendėn e dytė tė brendshme tė baldahinit: njė strukturė arkitekturore e pėrbėrė nga dy krahė tė lakuara, qė pėrmbyllet me njė bajse (mbėshtetėse), mbi tė cilėn qėndron njė Eros i vogėl.
    Shtrati, i natyrės princėrore, nuk ėshtė i dimensionit martesor, kjo pasi gruaja nė prak tė lehonisė ėshtė tėrhequr nė alkovėn vetanake nė vigjilje tė lindjes. Sipas traditės, normalisht mbi kryet e shtratit do duhej tė qe gdhendur a pikturuar stema e Tripaldinėve, fisit maqedon (asokohe = shqiptaro-bullgar) nga i cili Vojsava duket se kishte origjinėn, por nė mungesė tė njė informacioni tė saktė mbi heraldikėn e familjes saj, piktori ka preferuar ta lerė kaptellin tė zbrazet. Ben pershtypje sakaq nje shujke (embleme) fisnikerore ne paretet e arkes se vogel te pajimeve tė ēmuara qė ndodhet nė kėmbėt e shtratit, shujkė qė nga sa duket pėrvijzon fleur de lis-in e anzhuinėve. Nėse kjo shenjė ėshtė trill i mjeshtrit piktor apo jo, kėtė nuk mund ta vėrtetojmė.
    Dhoma nuk ka imazhe tė tjera, fjala vjen ikona a fugure tė shenjta dhe kjo me qėllim qė shikuesi tė pėrqėndrohet kryesisht nė fanitjen onirike tė drangonit si narracion qendror i kompozimit. E vetmja fugure antropomorfe ėshtė engjėlli i vogėl me hark nė dorė nėn tendėn e baldahinit, por ai nuk ėshtė orė, as engjėll mbrojtės. Ėshtė njė prendush (eros) i vogėl qė tė bie ndėr mend kupidet e Raffaellos tek “Triumfi i Galatesė”. Vendosja e tij aty ėshtė me funksion tė pastėr simbolik; nė pozicion zhgjetues, ai pėrthekon idenė se shtatzania e gruas sė re aristokrate ėshtė fryt i njė dashurie pasionante ndaj bashkėshortit tė saj, Gjonit Kastriot.
    E si nė ēdo danik femėror, bri murit, mbi njė tavoline a komó, janė vendosur takėmet e tualetit: peshtafi i stolive, pasqyra doracake, broka e kristaltė, njė taulare (ēinķ), krehėri dhe me gjasė, njė lidhėse (kjo e fundit nuk shquhet mirė). Komoja nuk shfaqet, pasi ėshtė e mbuluar me njė plaf tė gjatė, por si zakonisht nė atė epokė, nėn syzat e vogla pėr imtėsirat, ajo kishte dy flegra qė hapeshin dhe mbulonin tasin e tė dalmit jashtė (element ky qė i ka dhėnė WC sė sotme termin delikat tualet).
    Pėr tė dhėnė idenė brenda kornizės sė ėndrrės, Breu huazon simbolikėn e tufės sė reve. Teknika e bartjes vizuale pėrmes skenash qė zhvillohen brenda shtjellės sė njė reje, pėrdorur jo shpesh atė periudhė, do bėhej tipike e shek XX nė ilustrimet e skenave tė imagjinuara nė comics. Nė fakt pėrdorimi i shtjellės sė reve, atė kohė kishte njė konotacion tė fortė religjioz, pasi shumė shpesh Tėnzot apo Zoja e Papėrlyeme nė paraqitjet e tyre artistike shoqėrizoheshin nga retė, nė simbolikė tė qiejve tė amshuar. Ky truk piktoresk, asokohe ende nė fillesat e tij, do tė funksiononte sidomos me skulpturėn e barokut njė shekull mė pas. Breu arrin nė kėtė mėnyrė dy rezultate: nga njėra anė i jep Andrrės sė Vojsavės trajtat e njė ndodhie gati hyjnore dhe nga ana tjetėr ja del tė ndajė nė hapsirė dhe kohė dy skenat e dramės: Fjetjen e Vojsavės dhe Fanitjen e Drangonit. Ai e shndėrron kėsisoj kėtė diptik nė dy ngjarje, krejt ndryshe kėsaj here nga “Andrra e Shėn Ursulės” sė lartpėmendur ku Fjetja dhe Fanitja zhvillohen nė tė njėjtin mjedis. Ky thjeshtim narrative nga ana e Breut bėhet pėr faktin se nėse Carpaccio mund tė abstragonte nė temėn e tij fetare aq tė njohur nga bashkėkohėsit fanatikė, ai nuk mund tė luante me episodin e panjohur tė zotneshės Tripaldinė.
    Vetė Vojsava, me krahėt e lėshuar, fle nė pozicion tė shlirėt, gjysm’e mbuluar, mbėshtetė mbi nėnkrejca palė-palė, qė rėndom rregullojnė qėndrimin komod tė shtatzanave. Dekolteja e rrobės sė saj, shfaqet enkas mjaft dukshėm: pėr tė nxjerrė nė pah tiparin themelor tė saj nė atė moment: atė tė amėsisė.
    Portreti i gruas sė re, ėshtė pėrshfaqja e parė e imagjinuar e Vojsavės nė art. Ajo paraqitet kėtu me tė njėjtėn fisnikėri formash sikundėr portretet e aristokracisė sė lartė mitteleuropiane qė Breu jep ca mė vonė nė Stemarin e tij. E konceptuar nė njė atmosferė positive in dolce attesa, kryet e gruas qarkohet nga njė pėshtjellėse flokėsh e cila mė tepėr se skufje ėshtė njė kurorė nė ngjasim tė larit. Kjo ėshtė krejt e pazakontė. Normalisht do ish e panevojshme pėr njė grua tė flinte me defme nė krye, tė cilėn nė mesjetė gratė aristokrate e mbanin rėndom gjatė ditės. Breu pra e “kurorėzon” gruan shtatzane ante tempus. Me kėtė element tė thjeshtė ai na jep, “pėrpara kohe” pra, edhe idenė se Vojsavė Tripaldina-Kastrioti ėshtė e shenjuar tė jetė Nana Mbretneshė e Regjėnisė sė Arbėnit. Nuk duhet harruar se nė Europėn e Pesėqindės mbizotėron njė konfuzion i vėrtetė nė perceptimin e Skanderbegut herė si njė domine e herė si nje rex, regis.
    Nė perfundim mund tė thuhet se kjo ėshtė njė grafikė madhėshtore, ndėr mė tė bukurat e bėra rreth motit tė madh tė Arbėnit, ndėr tė rrallat qė futen nė intimitetin epokal tė pallateve princėrore tė Arbėnit, e qė pa retorikė tė drejtpėrdrejtė na sjell njė kumt tė ri, njė kumt mitik: Ne jemi ngjizė si etni dhe kemi rilindė si komb nėn shenjėn e Drangoit.

    Artan Shkreli - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ketu eshte nje foto e kesaj gravure

    http://www.flickr.com/photos/kintzertorium/3665459138/
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •